Bosnja do luajë ndeshjen me Shqipërinë, FIFA heq pezullimin

12 Prill 2011, 17:27Sport TEMA

Bosnja do luajë ndeshjet e mbetura për kampionatin evropian 2012. FIFA ka caktuar një ekip emergjence me zyrtarë, të cilët do të drejtojnë federatën boshnjake. “Një komitet prej gjashtë personash me personalitete boshnjakë është ngritur për të normalizuar situatën. Komiteti do ketë efekt të menjëhershëm,” thuhet në deklaratën e FIFA-s, duke vijuar më tej se Bosnja do luajë ndeshjet e mbetura më 3 qershor kundër Rumanisë dhe me 7 qershor kundër Shqipërisë.

 

Lini një Përgjigje