Champions, Barcelona hyn në histori

13 Prill 2011, 11:06Sport TEMA

Barcelona e Pep Guardiolës vazhdon që të vendosë rekorde. I fundit ka të bëjë me Ligën e Kampioneve, ku, me fitoren dhe kualifikimin e arritur ndaj Shaktarit, Barcelona arriti që të kalonte për të katërtën herë radhazi në gjysëmfinalen e këtij kompeticioni. Barcelona në fakt ka qenë në gjysëmfinale në sezonin 2007-2008, kur drejtohej ende nga holandezi Frenk Rajkard( u eleminua nga Mançester Junaited), kampione në sezonin 2008-2009, pikërisht ndaj Junaited, në gjysëmfinale sezonin e kaluar, kur u eliminua nga Interi i Murinjos dhe sërish në gjysëmfinale këtë sezon. Siç bën me dije e përditshmja spanjolle “Marca”, këtë gjë e kanë arritur vetëm tre ekipe të tjera në historinë e Ligës së Kampioneve: Reali i Madridit, kampion në vitet 955 al 1960, Interi, kampion në 1963-64 dhe 1964-65, pastaj gjysëmfinaliste në 1965-66 dhe finaliste 1966-67 dhe në fund, Juventusi i viteve ’90, kampion në sezonib 1995-1995, zëvendës kampion në dy sezonet e ardhshme dhe gjysëmfinalist në sezonin 1998-99.

Lini një Përgjigje