Presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, ka konfirmuar faktin se klubi kryeqytetas synon që të marrë gjatë merkatos së verës mesfushorin e kombëtares shqiptare, kosovarin Lorik Cana. Lotito ka thënë se tashmë ka ngarkuar Igli Taren, i cili është drejtor sportiv tek Lacio, që të bindë Canën për të ardhur në Romë. “I ka ngarkuar Tares detyrën që të sjellë Canën në Romë, pasi ai do të ishte i nevojshëm si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje. Kemi nevojë për një lojtar si Cana, i fortë fizikisht dhe me eksperiencë”, ka thënë presidenti i Lacios. Ky i fundit ka shtuar se Lacio do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme që të marrë Lorik Canën. “Mesfushori shqiptar kërkohet nga shumë klube, por unë do të isha i lumtur që sezonin e ardhshëm ta shihja të luante për ne. Tare është duke u marrë drejtëpërdrejtë me këtë çështje. Kërkesa e Gallatasarait është e lartë, por po punojmë që të gjejmë një zgjidhje. Jemi duke punuar dhe Cana sezonin e ardhshëm mund të luajë për Lacion”, ka thënë Lotito për “Corriere dell Sport”.