Kasano bëhet baba, lind Kristofer

14 Prill 2011, 10:43Sport TEMA

Sulmuesi i Milanit, Antonio Kasano, nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në karrierën e tij si futbollist. Por, nga ana tjetër, duket se gjërat po i shkojnë mirë në familje. Ditën e sotme, milanisti është bërë baba, pas djalit të tij, të cilin e ka quajtur Kristofer. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Milanit në internet. “Të gjithë milanistët dhe të pasionuarit e futbollit, i japin urimet e tyre futbollistit”, thuhet në faqen zyrtare të Milanit.

Lini një Përgjigje