Nga Richard Pendlebury
Ndërkohë që delja e zezë monstruoze e tyre duket se është 20 mijë lega nën Detin Arab, tani është koha për biznes në familjen e paragjykuar të Bin Ladenëve.
Për shumicën e tyre, por jo për të gjithë- puna kryesore është që të bëjnë para.
Ndërsa fama e keqe e Osamës ka bërë që biznesi të zhvendoset nga SHBA e Britania, kohërat e mira kanë vijuar diku tjetër. Porti i Xhedas në Arabinë Saudite ka shërbyer si zyra qendrore e biznesit për kompaninë e familjes së tij, Saudi Binladin Group, me një sukses të jashtëzakonshëm në fushën e ndërtimit.
Ndërkohë, Zvicra ka qenë streha e shumë prej pasardhësve të familjes së madhe Bin Laden pas viteve të vështira që pasuan 11 Shtatorin.
Tani lind pyetja se kush do mbajë zi për Osamën. Shumë miq të tyre thonë se ata shpresojnë që me vdekjen e tij të mbyllet një kapitull në histori. Pa shaka.
Më poshtë është një foto e vitit 1971 ku 14 vjeçari Osama shfaqet me një pjesë të familjes së tij prej 50 e ca fëmijësh gjatë pushimeve në Suedi. Ajo tregon se sa perëndimore është si familje ajo.
Ata ishin fëmijët e Sheik Muhamed Bin Laden, një emigrant nga Jemeni që ishte vendosur në Arabinë Saudite. Lidhjet me mbretin saudit e kishin ndihmuar të krijonte një pasuri të madhe duke fituar projekte të ndryshme në Mekë, Medinë e Jeruzalem.
Muhamed u martua 22 herë.
Avioni ku udhëtonte ai u rrëzua dhe djali i edukuar në Millfield, Salemi, i zuri vendin.
Salem ishte mik i ngushtë gjithashtu me mbretin saudit. Ai kishte lidhje biznesi me presidentin e ardhshëm amerikan, Xhorxh Bush, përmes një ortaku të përbashkët, të quajtur Xhejms Bath. Disa teori konspirative thonë se ishte qeveria amerikane që lejoi 13 anëtarë të familjes Bin Laden të largohen nga Amerika pak pas 11 Shtatorit.
Njësoj si babai i tij, edhe Salem vdiq në një aksident ajror në Teksas në vitin 1988. Ai u pasua nga vëllai i edukuar në Majemi, Bakr, i cili drejton edhe aktualisht kompaninë.
Shfaqet shumë rrallë në publik dhe shihet si figura më e rëndësishme në qytetin e Xhedah.
Një dyzinë me vëllezër e gjysëm- vëllezër të Bin Laden janë pjesë e bordit të kompanisë dhe ndihmojnë punën e saj. SBG, kompania e familjes Bin Laden, mendohet se vlen disa miliarda euro.
Ata kanë aksione edhe tek kompanitë gjigande Microsoft dhe Boeing, përmes një filiali të tyre në Gjenevë, të quajtur Saudi Investment Company. Ajo drejtohet nga një prej gjysëm- vëllezërve të Osamës, të quajtur Jeslam Bin Laden.
Ai është qytetar i Zvicrës dhe është një nga njerëzit më perëndimorë në familje. Megjithatë as ai nuk i afrohet bijës së tij, Vafah Dufur, e cila studionte në Columbia Law School në kohën kur xhaxhai i saj goditi Kullat Binjake.
Ajo ka pozuar në të brendshme për revistën GQ dhe duket njeriu më pak i prekur nga radikalizmi i Osamës.
Gjenerata e tretë e Bin Ladenëve është e mbushur me figura kontrastuese. Mes tyre është djali i katërt i Osamës, Omari, që ka jetuar me babanë në kampet e Al Kaedas në Sudan e Afganistan.
Por ai hoqi dorë nga Al Kaeda dhe është martuar me një dizajnere nga Britania.
Asnjë nga personat e sipërpërmendur nuk është avokat i terrorizmit.
Por një numër i djemve të Osamës janë përfshirë thellë dhe mund të jenë një rrezik që terrorizmi i Osama Bin Laden të trashëgohet.
Një prej djemve të tij, Kalidi, u vra në aksionin e ditës së diel.
Një tjetër thuhet se është vrarë gjatë sulmeve ajrore amerikane, por radikalët thonë se është gjallë.
Por pa dyshim, personi që mendohet se do pasojë të atin është Hamzai. Tani mendohet se është 19 vjeç, por ekziston një foto e tij kur ishte 14 vjeç, me një kallashnikov në dorë.
Ai thuhet se ka marrë pjesë në disa beteja me forcat e sigurisë në Pakistan.
Në një tjetër video, Hamzai shihet me rroba ushtarake, duke kënduar himne për trimërinë e babait të tij. “Të luftosh amerikanët është baza e besimit,” këndon ai.
Nga disa cilësohet si “Princi i Kurorës”. Ai u implikua në vrasjen e lideres së Pakistanit, Benazir Buto, e cila më përpara kishte paralajmëruar se ai kishte në plan ta vriste.
Pjesa tjetër e familjes Bin Laden duket se do vijojë të bëjë para, por të paktën një degë do mbetet e përgjakshme.
Një pjesë e familjes Bin Laden. Në rreth, Osama 14 vjeçar
Mbesa e Bin Laden pozon në të brendshme
Djali i Osamës, Hamzai
Comments are closed.
Si ka mundesi qe nga nje familje e tille te dali terroristi me i famshem ne bote? te rritesh me kulturen pro perendimore dhe te vdesesh si terrorist? vetem ne skenare filmash mund te ndodhi!!!!!!!!?
Tani mbas vdekjes se bin ladenit duhen gjetur dhe azgjesuar dhe ata qe do ta pasojne ne kauzen e tij qofte kush te doj po nuk u luftuan qe tani ata do behen nje rrezik i madh per mbare boten lufte deri ne fund kunder kesaj organizate fame keqe qe ndryshoj shekullin e 21.
mendoj,se sherbimet antikrim amerikane,por dhe me gjere,kane nje kontroll te plot mbi trashegimtaret e B.Laden,me shqip ,ndjekin hap pas hapi veprimet e tyre,keshtuqe, kush ngre krye,thjesht zgjedh fundin e tij,qe eshte i sigurt,pra vdekjen!!!!Amerika njehere e pesoj,,,,tani e tutje,cdo gje eshte e kontrolluar…..
Saliun nuk po e shof ne kete foto….
Ka ken me dhi
Nga foto duket nje familje me nivel te larte ekonomik por edhe kulturor, me ben pershtypje rruga qe ndoqi Bin ladeni , si ka mundesi qe nje djale i rritur ne nje familje te tille per me teper qe ka qene dhe pjesetar i sherbimeve sekrete amerikane , te devijoj ne te atilla ujera?