A është gjallë Gadafi? Lideri libian shfaqet në TV, por gazetarët hedhin dyshime për videon

12 Maj 2011, 10:34Politika TEMA

Kolonel Gadafi u shfaq në një televizion libian mbrëmë në një përpjekje për të zhdukur fjalët që qarkullojnë se ai është vrarë ose më së paku plagosur gjatë një sulmi ajror.

Herën e fundit ai kishte dalë në TV më 30 prill, përpara se koalicioni të vriste në një sulm ajror djalin e tij, Saifin, dhe tre nipa, që ishin në vilën e tij në Tripoli.

Por mbrëmë Gadafi u shfaq në televizion duke takuar disa liderë fisnorë në një hotel të Tripolit.

Një nga liderët fisnore i thoshte Gadafit që do të fitosh, kurse kamera fokusohej në një ekran në mur, ku transmetonte televizioni qeveritar. Kamera fokusonte datën për të treguar se video ishte regjistruar të mërkurën.

Por gazetarët e vendosur në të njëjtin hotel thonë se disa dhoma u mbyllën gjatë ditës për një aktivitet, por ata nuk kanë parë Gadafin të vinte aty. Në të shkuarën, ai mbërrinte në hotel nga një staf shumë i madh shoqëruesish.

Lini një Përgjigje