Ambasadorët e SHBA, BE e OSBE: Të shpallen me shpejtësi rezultatet

17 Maj 2011, 10:53Politika TEMA

Tre ambasadorët, ai amerikan, Arvizu, ai i OSBE, Volfart dhe ai i KE, Sekui, dolën me një deklaratë në lidhje me shpalljen e rezultateve.

“Qytetarët duan dhe meritojnë qartësi rreth rezultatit të zgjedhjeve. Është thelbësore që rezultatet zyrtare paraprake të hidhen në tabelë me kujdes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe të shpallen me shpejtësi”, thuhet në deklaratë.

Sipas ambasadorëve është tepër e rëndësishme që procedurat për zgjidhjen e ankesave të jenë të qarta dhe të jenë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore të Shqipërisë, përfshirë Kodin Zgjedhor.

“Presim që të dyja palët të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të respektojnë plotësisht procesin demokratik”, thanë ambasadorët.

10 komente në “Ambasadorët e SHBA, BE e OSBE: Të shpallen me shpejtësi rezultatet”

  1. lumturia says:

    Nese ambasadoret negociojne me PROBLEMATIKUN E Fjales HUMBJE,per te pranuar numerimin e fletushkave te gjendura ne kuti te tjera,pasi 4 milion shqiptare me fryme pezull dhe ata bashke numeruan votat per kryetar bashkie pikerisht ne kuti te vena dispozicion per kete vote, do te jete tallja e fundit e Berishiut me te gjithe…Eshte njelloj si pas ndeshjes se Futbollit, pasi ka mbaruar,skuadra humbese te kujtohet qe pa dashje harroj te fuste ne loje ate qe ben gol ne porte por kur ska lojtar e poriter ne fushe….Ironi….Fatkeqesi…..Deshtim…troc…SALA tregon edhe para diplomateve se Ligjin e perdredh si i do menderja dhe shpik ligj ne koken e tij edhe kur ate se gjen gjekundi…Ne fillim te ketij precedenti ne numerim eshte vendos te shpallen te pavlefshme, por pasi shampanja mbeti pa kurorezuar me shije ftoreje…doli idjoti qe ben gol pa portier…

  2. o says:

    nqs do te kishte fituar basha rezultati do te dilte me shpejtesi rrufeje dhe nuk do ishte nevoja fare te luteshin ambasadoret.duket qaret qe fitorja e kundershtarit i vjen hidhur dhe nuk duan ta pranojn.si ta pranojn ato i pret burgu me radhe nga i pari ke i fundit.

  3. do te thuhet e verteta nje dite says:

    Zgjedhjet e 8 Majit ne Shqiperi vertetuan dhe nje here se politika shqiptare me shoke nga jasht, e ka kthyer boten e korrupsionit e krimit NE INSTITUCION.
    Zoterinj Ambasadore,Ju lutem shume ,si qytetar i ketij populli te stervuajtur e te vrare ne vite, na ndihmoni,duke i dhene fund kesaj loje politike te ndyreshqiptare qe eshte bojkotuar me kohe nga populli i vet.Keto hijena dhe mostra te politikes tone qe kane mbjelle vetem korrupsion e krim ne te kater pushtetet,keto 20 vjet, duhen larguar e ndeshkuar.
    Kryeprokurorja ne Hage kerkoi arrestimin e Gadafit dhe te bashkepuntoreve te tij,per krime kunder popullit te pafajshem libian dhe une nepermjet Jush kerkoj qe Gadafet e politikes shqiptare qe i kane shkaktuar mijra viktima te pafajshme dhe plage aq te medha popullit te vet, te hetohen nga kryeprokurorja e Hages, per korrupsionin e krimet e tyre qe na kane shkaktuar dhe po na shkaktojne cdo dite.Ketyre hijenave i duhet treguar vendi sa me shpejt,pa shkaktuar me gjakderdhje.Ato me kete lloj politike qe po vazhdojne t`i servirin popullit te tyre,kerkojne lufte civile, dhe kjo gje u vertetua me 21 janar te ketij viti, qe fal nderhyrjes tuaj , e ndalet ate.
    Zoterinj ambasadore, Ne shqiptaret nuk kemi nevoje qe te udhehiqemi me nga politika mostra te se keqes,ku njeri thote ne mes te Zerit te amerikes,S`KA BIR KURVE QE ME HEQ MU NGA KOLLTUKU, dhe tjetri thote DO TE VRAS 3,30, 300,3000… pra sa ti doj qejfi atij,njerez te pafajshem qe dalin ne demostrate per buken e gojej,per qetesi, per drejtesi per liri, per te ardhmen e vet dhe te femijeve te tyre dhe jo per politiken mafioze.
    Zoterinj Ambasadore, Ju lutem shume ,kontriboni kulturen tuaj demokratike dhe te vendit tuaj edhe tek Ne ne Shqiperi.E gjithe ajo pjese e ndershme e popullit shqiptar qe perbem shumicen derrmuese te tij mbi 70%, qe ka kohe qe nuk mer pjese ne votime, i ka syte nga JU dhe kerkon mbeshtetjen tuaj sepse kerkojme te jetojme si njerez dhe jo si kafshe,ashtu sic na servir politika jone.
    Ju lutem bejeni kete per hir te se drejtes,ne respekt e mirenjohje te LIRISE E DEMOKRACISE.

    1. plaku says:

      do te thuhet e verteta nje dite,
      Mor mik kisha keto gjera _
      – I zoti e nxjerr gomarin nga balta dhe jo ambasadoret e huaj.
      – Per sa kohe qe populli nuk ngrihet me dimostrata te fuqishme si ne Egjypte, ambasadoret e huaj,per hir te paqes ne rajon, i japin me teper rendesi STABILITETIT dhe jo DEMOKRACISE ne Shqiperi.
      – Kur do te kuptojme se, ambasadoret e ndryshem jane derguar ne Shqiperi ( si ne te gjithe boten ) per te mbrojtur interesat e vendeve te tyre ne Shqiperi, kjo eshte me se normale ne rregullat e lojes diplomatike ne gjithe boten dhe jo te na qeverisim ne.
      – Je nje vend i vogel i cili historikisht mund te mbijetoje vetem ne se lidhet me fuqi te medha, kujto Turqine, Italine, Bashkimin Sovjetik, Kinen dhe tani USA. Ne harten gjeopolitike te botes eshte mire qe jemi lidhur me USA.
      – Me keto gjera qe ben Sala bota shkruan se shqiptaret nuk jane ne gjendje te vet-qeverisen dhe kujtojne Protektoratin e Prinz Vidit.
      – Akoma niveli aresimor kulturor i nje pjese te elektoratit eshte i ulet. Kete pjese te elektoratit e njef Sala me mire se Edi, dhe i ben hismetin me genjeshtrat e tij bombastike . Fan Noli ne 1924 tha : ” Edhe nje here fatin e ketij vendi e vendosi opinga ( jo ne kuptimin e keq te fjales ).
      – Pse Gorbacovi pati sukses ne Bashkimin e tij me reformat dhe babai i tij politik Hrushovi jo. Sepse populli rus ne kohen e Hrushovit nuk ishte ne ate nivel qe ti kuptonte reformat e Hrushovit.
      – Zgjedhjet ne Tirane dolen afersisht 50 me 50. C’fare do bej Edi i shkrete. A eshte gati populli i Tiranes qe te ngrihet dhe te beje nje lufte civile ?

  4. miklo says:

    Zoterinj ambasador te shteteve demokratike mos e lini kafshen te talletakoma .Jepeni hapur mendimin tuaj mos i lini rruge manipulimeve.Nuk duam me te flisni me dorashka .Me shpellaret duhet te flase e verteta pa etikete. Flisni se do te jeni me te besueshem. Mos e masakroni popullin.

  5. Neorealizmi says:

    Demagogjia e Sales doli zbuluar dhe perpara nderkombetareve. Dyfytyresia e tij nuk ekziston me. Ka vetem fytyren e vertete te mashtruesit. Mbas mashtrimit te kosovareve, nderkombetareve dhe pjeses me te madhe te popullit shqiptar, premtimet e tij rriten gjithmone e me shume si ne numra dhe ne ngjarje.Nuk i ngelet rol tjeter per te luajtur. VETEM ROLI I KARTES SE DJEGUR.

  6. tironci says:

    berisha drejt fundit te tije .. pritej kjo gje nga ky njeri ……

  7. Lugat says:

    Vetem plumbi paska mbetur me te vertete. Shpresoja qe kalimi do behej ndryshe, por me keta fare race nuk qenka e shrkuar te ndodh keshtu.

  8. Epirioti says:

    Kam shkruar ne kete dritare komentesh para dy javesh(nese Merua e ka arkiven mund ta shpalos fare kollaj), se Sali Berisha do humbase zgjedhjet ne menyre te turpshme dhe nuk do pranoj rezultatin me justifikimin se, “nuk me lane te manipuloja me shume, aq sa te me duhet edhe fitorja”, me konceptin normal qe karakterizon klanin e tij mafioz te ardhur, te mbajtur me manipulim te shpallur boterisht.
    Salibani nuk do i pranoj rezultatin e Tiranes pasi aty eshte hedhur leku me i madh ndonjehere ne zgjedhje, eshte vrare per te vjedhur, eshte vjedhur dhe manipuluar aq shume sa ishte limiti qe perseri nuk i jep asnje e asnjehere me fitore. Salibani po perpiqet te beje presion europianeve qe ne kembim te njohjes se rezultatit, nderkombetaret te mos pranojne presionin e opozites per zgjedhje te parakohshme, metode normale kjo ne bote me nje rezultat kaq te thelle.Ai e di shume mire se institucionet demokratike ne mbare boten perendimore e kane te qarte skenarin e mepasshem, ndaj i dele dhe i paraprine ndonje presioni per te dhene doreheqje dhe zgjedhje te parakohshme. Nga ana tjeter, Salibani i harxhoi dhe konsumoi edhe te fundit renegat te PS qe vazhdonin ti sherbenin nen rogoz, Kastriot Islamin me shoke(ne fakt Kastriot Islami eshte produkt i Salibanit qe nga 2005 e deri tani, kujtoi shkeljen e ligjit qe Ilirjan Celibashi beri pas takimit 2 oresh ne zyren e tij me Kaçin dhe pas ofertes qe Kaçi i beri Salibanit per devotshmeri dhe shperblim ne te ardhmen).
    E treta dhe kryesorja eshte humbja e Salibanit ne veri, duke i nxjerre bojen mashtrimit 20 vjecar se ai po perpiqej te ndihmonte veriun duke vjedhur jugun. Ketu Salibani ndjen humbjen e dinastise se tij ne menyre perfundimtare, por jo vetem kaq, ai ndjen edhe eren e fillimit te ndeshkimit ligjor ndaj gjithckaje ai ka grabitur dhe realizuar ne kurriz te shqiptareve dhe ceshtjes shqiptare.
    Si nje pjelle agjenturore e kujtdo qe ka mesyr Shqiperine ne keto vite, ai e di shume mire se faqet e turpit te historise per te tashme po shkruhen me fakte dhe deshmitare, me figure dhe me ze.

  9. Ndoc sukaj says:

    ,,Te me falin zoterinjte e nderuar Ambasadore,, po me duket ,,absurde,, nje kerkese si kjo.Sale Berisha nuk mundet te shpalle rezultatin permes ,,gojes ,, se Ristanit pasi ,,skuadrat,, e kerkimit te votave te Lulit nuk kane perfunduar ,,punen ne te gjithe territorin e Tiranes.Ato po kerkojne kudo ,,anes Lanes,, ne ,,maje te thanes,, ne Laprake e deri ne Divjake neper ,,Kutia,, ne valixhe e neper Kusia kudo ku mund ta kete hedhur voten njerezia.Dhe kane te drejte pasi ata jane,,betuar,, gjate fushates elektorale se nese si mjaftojne votat per tu shpallur fitues ,,Laiv,,me transparence do ti kerkojne votat dhe do ti gjejne per te mbajtur premtimin e ,,madh,,Blu Albania ,Blu Tirana,, duke u ndihmuar nga Ilir Meta ,Hysni Milloshi e deri tek Fatos Nano.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje