Kombinati përballë Laprakës

17 Maj 2011, 11:17Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Pavarësisht se kë do të shpallë fitues në Tiranë KQZ-ja, mund të thuhet me plot gojë se votimi përfundoi në një barazim të pastër statistikor mes Ramës dhe Bashës. Gjykuar si nga niveli i pjesëmarrjes, ashtu dhe nga shpërndarja e votave mes këtyre dy kandidatëve, rezulton se, për të arritur te barazimi statistikor i 8 majit 2011, tiranasit nuk do të kishin fare nevojë të votonin – mjaftonte të llogaritej vota e 2009-ës për partitë që aktualisht mbështesin Ramën apo ato që aktualisht mbështesin Bashën dhe do të dilte pothuaj fiks rezultati i sotëm mes Ramës e Bashës.
Nga trendi i përgjithshëm i Tiranës devijuan vetëm dy njësi bashkiake: Njësia 6, me qendër në lagjen Kombinat, dhe Njësia 11, me qendër në Laprakë.
Partitë që aktualisht mbështesin Bashën, në vitin 2009, kishin në Njësinë 6 një avantazh prej rreth 500 votash. Në 8 maj 2011, Rama jo vetëm që e eliminoi këtë disavantazh, por edhe doli rreth 600 vota para Bashës. Pra, rikuperoi rreth 1100 vota krahasimisht me 2009-ën. Me fjalë të tjera, meqënëse kjo njësi ka qenë bastion i LSI-së (kishte rreth 2200 vota në 2009), rezultati i 8 majit tregon se vota e LSI-stave kombinatas të 2009-ës u nda sot mes Ramës e Bashës. Dhe kjo gjë u pasqyrua pak a shumë edhe në rezultatin për Kryetarin e Njësisë 6.
Dhe tani le të shkojmë në Laprakë. Partitë që aktualisht mbështesin Bashën, në vitin 2009, kishin në Njësinë 11 një avantazh prej rreth 1700 votash. Në 8 maj, Basha jo vetëm që e ruajti këtë avantazh, por edhe e thelloi me rreth 1000 vota. Dhe kjo njësi rezultoi si njësia me rritjen më të lartë të pjesëmarrjes, krahasimisht me vitin 2009. Me pak fjalë, rezultati i njësisë 11 tregon se votuesit e bastionit të së djathtës iu përgjigjën ftesës së Bashës më masivisht se kudo tjetër në Tiranë.
Në njësitë e tjera, me devijacione të vogla, u përsërit rezultati i vitit 2009. Miti për pjesëmarrjen tejet të lartë në votim të Komunës së Parisit dhe Selitës (pjesë të Njësisë 5) nuk u materializua. Ai u krijua nga një raportim i gabuar paraprak i KQZ-së rreth pjesëmarrjes (nga 66% që raportoi KQZ-ja doli realisht rreth 56%). Me pak fjalë, pjesëmarrja dhe rezultati i Njësisë 5 përsëriti pak a shumë vitin 2009. Si përfundim, mund të thuhet simbolikisht se gara e 8 majit në Tiranë ishte një garë mes Kombinatit dhe Laprakës. Dhe ajo përfundoi në një barazim statistikor…

Shënim: Para tre javësh kam botuar në respublica.al një shkrim, ku parashikoja një fitore për Ramën në kufijtë 52%-53%. Ai parashikim mbështetej në një sondazh timin që tregonte se votimi i 8 majit do të përsëriste rezultatin e 2009-ës, me ndryshimin e vetëm që votat e 2009-së për Ilir Metën, Dashamir Shehin, Nard Ndokën dhe Spartak Ngjelën, të marra së bashku, do të ndaheshin në raportin 60-40 mes Ramës dhe Bashës. Parashikimi im rezultoi i saktë VETËM në Njësinë 6 (Kombinat) – në çdo njësi tjetër dështoi statistikisht…

16 komente në “Kombinati përballë Laprakës”

  1. nard sh. i shkurteri says:

    ed zaloshnja meqense te njoh qe nga koha kur ishim student ne institutin bujqesor te kamzes ne nje kurs dhe ti njoh vlerat ne nota te larta qe merrje me degjo persa te shkruaj ne pak rreshta:
    1- meqense ne internet ke titullin dr. apo phd te fituar ne statistike ne shkolle prestigjoze ne usa. ke bere dy here gabime te pafalshme ne dy zgjedhjet e fundit.
    2- ne disa media te shkruara apo televizive ke mbajtur qendrime te ndryshme dhe aspak profesionale.
    3- tek flet dhe tek shkruan ke nje diskordance llogjike qe dhe profesionalisti pa grade shkencore dr. apo phd sic ke ti, do te te kap e te ka kapur rregullisht sidomos ne brockullat per njesine 5 e tiranen ne pergjithesi.
    4- ben mire te dalesh hapur per ke punon tani qe je rikthyer nga usa. se nga te folurit e shkruarit me gabime-profesionale te pa-falshme e pse jo dhe te qellimshme ne favor te pushtetit qendror; del qe punon per dike… apo per mjergull je rikthyer…
    5- qe je djale tirane dhe bisht-perdredhur e aspak i besueshem qe ne zgjedhjet e 2009 e tani te 2011, por vetem teorik e endrrimtare ne perllogaritjet tuaja per llogari te atij dikujte qe te ka…
    ben mire, e per kete me vjen shume keq se kemi qene shoke fakulteti ne kamez, te mos perzihesh me ne keto skema mashtrimi te diktuara nga ai dikushi…
    parespekt tashme nga: nardi i shkurter…

    1. Rani says:

      O nardo notat nuk kane fare lidhje me aftesite intelektuale te personit, natyrisht nuk eshte e vertete gjithmone kjo qe them, se po te mos kesh pak brume nuk ke se si ti arrish ato nota, po puna eshte qe ato nota mund ti arrish edhe duke mesuar permendesh lenden per provim dhe kete e bejne shume te pakten ketu ku jam une qe jane edhe te huaj kupton. Mos harro se shumica e drejtuesve te shteteve te Evropes nuk kane as doktorata as profesorata, po jane njerez vizionare qe i kane kryer sherbime te vyera shteteve te tyre. Nuk eshte garanci qe po te jesh i zgjuar mund te çosh vendin perpara se mund te jesh i zgjuar vetem per nje fushe kupton si Saliu per shembull qe eshte i zgjuar per te shkelur dhe mashtruar Shqiptaret dhe qe po e ben me se miri ketu e 20 vjet. Kete Zaloshnjen se njoh fare po e mora si shembull shprehjen tende per notat prandaj.

      1. plaku says:

        Rani,
        Ti me te drejte thua :
        “Mos harro se shumica e drejtuesve te shteteve te Evropes nuk kane as doktorata as profesorata, po jane njerez vizionare qe i kane kryer sherbime te vyera shteteve te tyre.”
        Qe te ta mbeshtesh mendimin tend, desha te te them se edhe ish ministsri i jashtem i Gjermanise Joshka Fisher ( i gjelber ) nuk ka pasur fare shkolle, me sa di une nuk ka mbaruar as shkolle e mesme ( nuk kam kohe te shof ne google). Atij disa universitete amerikane edhe europiane i kane dhene titullin doktor dhe para dy vjetesh ai ka dhene leksione ne universitetin e Princtonit ne USA ( ku ka qene profesor edhe Einsteini ).
        Eshte ai person i cili kur Bushi kerkonte me insistim qe edhe Gjermania te hynte ne luften e Irakut i tha Bushit : ” Regret Mr. President, but I’not convinced”
        ( Me vjen keq zoti presiden, por une nuk jam i bindur, behej fjale per pretendimet e Bushit se Sadam Hysein kishte arme kimike dhe bakteorologjike te cfarosjes ne mase ).
        I tregova keto gjera per te te thense se ke te drejte, shkolla eshte shume e rendesishme por nuk eshte gjithcka.
        Pershendetje.

  2. fule says:

    Sondazhi Zaloshnjes mund te kete qene teper i sakte per mendimin tim. Por ai nuk merr parasysh ca faktore te tjere, psh. regjistrimet masive te personave jashte Tiranes, si banues ne zona te caktuara, sidomos ne Laprake, apo votime te tjera te ushtrise e gjithe Gardes ne njesine 5, parave ne dore te LSI etj. Po te heqesh keto do dilte tamam ai parashim i Zaloshnjes per rreth 53% fitore e Rames.

  3. ALBAN DEGA says:

    AS ZOTI VETE !
    AS ZOTI VET!
    Votat u hodhen! Votat u numeruan! Ato nuk mund ti ndryshoje asnje komplot. As Sali Berisha e as Arben Ristani nuk mund te prodhojne vota te mungura. KQZ vetem njofton sovranin per vendim- marrjen. Nuk ka as tager ligjor e as fuqi hyjnore qe te ndryshoje nje vote te vetme.
    Veridiktin e sovranit, vendimin e demosit nuk mund ta ndryshoje askush… As Zoti vete e aq me pak mekataret ndaj tij si Sali berisha, Lulezim Basha, Ilir Meta, Jozefina Topalli, Fatmir Mediu e ceta e tyre e kusareve dhe vrastareve !
    PER ME TEPER LEXONI: http://gazetakritika.net//Forumi/dejavu.php/index.php?itemid=4031

  4. aida says:

    Pergezoj zotin Zaloshnja per mendimet dhe sondazhet perfekte qe ka paraqitur
    Eshte me te vertete ai rezultat ,por nuk jane parashikuar manipulimet qe jane bere ,nuk i eshte besa Berishes se nuk i ka fute te pakten 2000 vota me teper ne favor te Bashes ate nate qe u dha alarmi qe kishin ardhur 110 police ,plus 19 000 flete votimi te pa vlefshme,plus presionit psikologjik ….. kjo eshte e tera qe edhe ti e di me mire se askush tjeterzoti Nardi driteshkurter….

  5. votues says:

    O Edo,kam respekt per punen tuaj,por ketu mos bej sondazhe kot,se sala te luan mendsh,jo vetem ty,por edhe companite me te medha ne bote qe kryejne sondazhe.Ne Laprake dhe njesine 5 eshte bere masaker me listat,jane futur banore qe nuk e dine ku bie Lapraka dhe njesia 5.Prandaj shkruaj pak te verteten,qe asnjeri nuk e thote,se nuk ka mundesi statistikore,qe te dali ky rezultat ne Laprakedhe njesine 5,duke u bazuar ne zgjedhjet e kaluara..Zbatuesi i deformimit te listave qysh para 5-6 muajve eshte fshatari Ferdinand Pone,qe do te jape llogari nje dite per keto masakra.

  6. albania gr says:

    z.Zaloshnja eshte nje njeri i sakte i pjekur dhe i matur dhe persa i perket sondazhit ai duke njohur modelin e manipulimit shume vjecar ne vendin tone nuk duhej te perfshihej ne te ,por te qene i sakte nuk jam dakort se sondazhi i tij qenka per llogari te dikujt .zoteria nardi i shkurter meqenese e ditka kete pune te ta tregoje ndoshta e besojme dhe i japim te drejte.

  7. thjesht says:

    LSI premtoi vende pune per votat e sjellura. Nje te njohurit tim per 12-30 vota i premtoi nje vend si shofer ne Rinas. Nuk e di ne i realizoi. Prandaj dhe sondazhi doli huq.

    1. plaku says:

      thjesht,
      Profesoret le te bejne llogarira sa te duan. Fakt eshte qe profesoret nuk e njofin realitetin. Ata jetojne ne nje bote tjeter librash ( qe i kane shkruar te huajt per vendet e tyre dhe qe nuk kane asnje lidhje me realitetin shqiptar ) dhe teorish. Studimet e tyre i hedh poshte reliteti shqiptar si shembulli qe dhe ti “thjesht”. Ketu behet fjale per mbijetese dhe merr e jep ose nje dore lan tjetren. Me jep 12-30 vota te jap nje vend pune ( ku nxirren leke ) si taksist ne Rinas. Kaq i thjeshte dhe i turpshem eshte realiteti ne atdheun tone.
      Jam i sigurte qe Ilir Meta dhe horrat e tjere bejne gallate me sudimet e profesoreve shqiptare qe fluturojne me …………
      Pershendetje

  8. ardi says:

    oZaloshnja-prit te kalojn ca dit dhe te shohim nga na dolen gjith keta votues ne Tirane qe qenkan gdhir tek kutia e votimit per Bashen?!!!!Po te qe per te votuar do votonin ne gjith Shqiperin per PDne se qene vota politike,e jo vetem ne Tirane,andaj mos na ver ne dyshim intelektin se njollos tendin

  9. saranda 2001 says:

    A e kuptoni ku po na con ky kryeminister,sa te na krahesojne me vendet e lindjes te mesme,Shqiperia eshte shtet i ndertuar me fise dhe klane me zona klanore, A ka me keq se kaq? Perendimi na shikon si nje vend qe sapo ka hyre ne shekullin e 19, ky eshte poshtrimi me i madh qe i behet sot shtetit tone,mu ne zemer te Evropes nga keta qe na qeverisin,Botes demokratike po i humbet durimi dhe fundi ka per te qene shume me i zi se ajo qe ne mendojme ne per keta qe qeverisin.Ujku qimen nderon por zakonin nuk e harron,por nuk llogarisim BARINJTE te cilet kete rradhe do ta cojne tufen e uqerve ne vathe per gjithmone.

  10. Landi says:

    nje shkrim sa per tu gjend Kola ne pune… sondazhet jane qesharake ne Shqiperi ..seicili i ben ato ne favor te dores qe puth..votimet ishin te peshtira si cdo here dhe nqs thuhet nje fjale e mire nga nderkombetaret ,kjo vetem te qetsojne situaten..por Maloku nuk ndalon ketu..te presim dhe te shikojme se cdo gatuaj katali i Vucidolit

  11. kombinati i qytetarise vs laprakes te pagdhendurise says:

    ORA 9:00AM TE GJITHE PARA KQZ PERBALLE STADIUMIT QEMAL STAFA,TE GJITHE NE MBROJTJE TE LIRISE !!!

  12. Xuxi says:

    Po ky Nardi qe nuk u zgjat dot as ne vitet e tranzicionit, pse meret me Z.Zaloshnja. Pse pak analiste ka qe pasi kan mere ne administrim ndonje universitet privat, i bejne analizat sic ja dikton i zoti i tij. Ska nevoj te permendim emra

  13. Bisha says:

    Neser buken me vete dhe te gjithe tek Qemal Stafa per te protestuar.(Degjoni,merrni buke dhe per Ristanin se nuk del nga KQZ ai).Merrni me vete dhe cadrat pistolete dhe stilolapsat me C4.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje