Demokraci pa demokratë

25 Maj 2011, 14:06Politika TEMA

-Vendimi i Komisionit Zgjedhor ishte i motivuar politikisht

Nga Adelheid Wölfl

DER STANDARD

 

Beteja e re për pushtet mes demokratëve dhe socialistëve nuk i ka nxjerrë më shqiptarët në rrugë. Ata e njohin mjaftueshëm mirë këtë teatër dhe e dinë që nuk ka lidhje me të. Pasi shefi i opozitës, Edi Rama, ishte përpara me 10 vota në zgjedhjet për kryebashkiak, Komisioni i Zgjedhjeve vendosi që të numëronte votat e hedhura në kutitë e gabuara. Dhe shihni ç’ndodh: kandidati i qeverisë Lulzim Basha del përpara.

Vendimi i Komisionit Zgjedhor ishte i motivuar politikisht. Nëse Basha do të ishte fitues, me shumë gjasa nuk do kishte lëvizur askush gishtin. Një referencë ligjore e paqartë u përdor për të ndryshuar rezultatin. Zgjedhjet lokale në Shqipëri treguan mbi të gjitha se institucionet e përbashkëta kontrollohen nga partitë. Demokratët nën kryeministrin Sali Berisha dhe socialistët nën kryebashkiakun Rama, kujdesen me klientelizmin e tyre që administrata të jetë e varur dhe të mos ketë besim tek shteti. Rezultatet e zgjedhjeve reflektojnë fort edhe se kush ka më shumë para.

“Nuk mund të presësh që një analizë gjaku të dalë pozitive nëse testohet një trup kaq i sëmurë,” konstaton intelektuali Fatos Lubonja. Shqipëria është një demokraci pa politikanë në majë që mendojnë në mënyrë demokratike. Hapi tjetër është që shqiptarët të mësojnë si të shpëtojnë prej tyre. Urgjent.

8 komente në “Demokraci pa demokratë”

  1. eli-Tiv says:

    ..e keqja me e madhe ishte se qendrimi i opozites e u pa si lufte per pushtet…e si nje lufte made in Albanian duhet te ishte ne nivelin me te mundeshme….Me kete SB ja arriti qellimit deri me sot.
    Cdo opozite lufton per pushtet…eshte llogjike…Ajo qe del nga llogjika normale e cdo demokracie…eshte : -Opozita jone ka marre persiper barren e rende te sjelli demokracine ne vend…Sot ne Shqiperi ka elemnt formal te saj e per me teper; vetem fjale e “parrulla”
    Nuk e di pse nuk eshte arritur te s’qarohet misioni i opozites ???
    Qendrimi i opozites nuk eshte “made in albanian”…Po te ishte keshtu parate e SB do ti gezonte Edi Rama….SB do te ishte i lumtur ta bente lojen me Edin…ne fund te fundit do te paguante nje njeri…
    Gjithmon kam patur frike se mos thyej Edi e me pas opozita….e vendi
    Pranadaj mbeshtes Edi Ramen…e neveris te gjithe ata qe rrethojne SB….te gjithe kane te njejtin faj si SB……Intelektual Shqiptare, njerez te thjeshte e kemi filluar nga -1000….e ja kemi dale…Perse intelektuale ne Shqiperi nuk mund t’ja dalin….Perse e lidhin jeten e tyre me parate SB…Para keto te mara nga parate tona…shkurt behen hajdute derivate…Asnje te mos justifikohet neser e aq me teper sot…

  2. Alban Dega says:

    SALI BERISHA VENDOS NEN SHTERRETHIM KOLEGJIN ZGJEDHOR

    – Jo me boll me… Zollumqari me i madh shqiptar e ka tepruar me
    provokimet ndaj popullit te vet…

    – Do ti duket Vicidoli…. Dolivic. vrima nga del vici apo …. Vrima e
    e miut peseqint grosh, sic thote sovrani

    – Nje kujtese jo e larget nga vendlindja e Berishes, Malesia e Gjakoves
    ose “kembet e lehta faqja e bardhe” !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryeministri Sali Berisha dhe strukturat e tij paralele ilegale, te ngjashme me ato serbe ne Kosove vendosen ne shterrethim te plote Gjykaten e Apelit te Tiranes, domethene Kolegjin Zgjedhor. Dhjetra police me uniforme apo civile, pjestare te njesive speciale dhe te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte tashme kontrollojne edhe mizat qe i afrohen ketij institucioni.
    Berisha ve nen shterrethim te plote organin qe do te marre vendimin ligjor per aktin antiligjor te vjedhjes se votave prej kusareve e tij. Nje akt i mirefillte terrori psikologjik dhe presioni i qeverise se kusareve pa asnje aresye as logjike ligjore. Askush nuk e kercenon, askush pervec Sali Berishes nuk e ka rrethuar, askush nuk ka protestuar per ndonje vendim te ketij organi te nderuar te drejtesise shqiptare.
    Eshte nje akt tjeter i kunderligjshem i kryeministrit shqiptar. Eshte nje provokim tjeter i tij ndaj opozites dhe se pari ndaj popullit shqiptar. Ai ngjason me veprimet e cmendura te toreadoreve te keqinj qe tundin shamine e kuqe para demit per ta terbuar me qellim qe ti ngulin thikat vrastare, sic veproi Berisha me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes ndaj sovranit qe po e terbon perdite e me shume me mbrapshtite dhe zollumet e tij pa fund.
    Zollumqari me i madh stalinist jo vetem i Shqiperise por edhe Evropes, Sali Berisha me provokimet e tij, me zollumet e tij, me kusarine e tij , me ekzekutimet e tij… po e ben te derdhet gota e durimit te popullit. Po e con deri ne tejskuqje kazanin e vetpermbajtjes dhe vetkontrollit te demosit.
    Sali Berisha po luan me zjarrin e revoltes popullore qe po zien si nje vullkan qe mund te shpertheje ne cdo cast. E ndersa populli shqiptar nuk ka asgje tjeter c’te humbase pervec prangave dhe zollumeve te Berishes dhe klanit te tij, keta te fundit mund te humbasin shume me teper se cfare nuk duan ta kuptojne!
    Ua kane zene syte zollumet. Ua kane dyllosur veshet gjemimet e Gerdecit dhe klithmat e viktimave te Otrantos, mallkimet e e zemrave te shamizezave dhe jetimeve te viktimave te 97-es, te Gerdecit, te Bulevardit “Deshmoret e Kombit”… Ua ka kapluar mendjen kusaria e hajnia, djersa e gjaku i grabitur e shqiptareve.
    I ndjek si fantazmat mallkimet i qindra mijera te papuneve, listave te bukes, mjerimi i demosit shqiptar Paraja e djersa, mundi e pasuria e tij e grabitur do ti ndjeke edhe ne sketerre. Harami eshte haram e nuk ben hajer!
    Ne vend te pranoje veridiktin e popullit e pergezoje fituesin real e pa hile te 8 majit 2011, ne vend te kerkoje falje e meshire me perunjesi, zollumqari Sali berisha po hedh me shume benzine ne zjarrin e vullkanit popullor. Zollumet e vjetra i trashe me zollume e hile, me provokime e cinizma edhe me te medha.
    Kush luan me zjarrin digjet, keshillon sovrani…. Enough it’s enough… Nuk behet fjale me per boll me. Eshte bere shume me teper… Eshte bere teper teper.
    Sali Berishen as banden e tij te gangsterve e kusareve nuk mund ta mbroje e aq me pak shpetojne as forcat speciale e as nderhyrja e shpejte, as garda pretoriane e as komandot e “Kolonelit te Asfalise greke Arben Imami” e as strukrurat paralele e paranmilitaret serbe.
    Ishin shume me te fuqishme e me te pasura ato te Ben Aliut, Hosni Mubarakut, Muamar Kadafit por dihet rezultati… Tani ato kane ose po arrestojne zullumqaret qe deri dje i komandonin e shperdoronin tamam sic ben sot Berisha ne Tirane!
    Vullkani eshte vullkan. E Bota nuk njeh me te fuqishem se vullkani i revoltes popullore. Tahriri, Tunisi, Bengazi, Sana, Damasku… jane shume te fresket per tu harruar.
    Thirrjet per t’i ulur shpatat, kushtrimin e trurit te kombit per terheqje nga nje fitore me hile, kerkesat per marrveshje e mirekuptim, kompromisin zollumqari Berisha i konsideron si dobesi. Nje gafe e madhe ne malin e gafave pafund te tij.
    Mos luaj me zjarrin Sali Berisha! Hidh uje e akull mbi te e jo benzine para se te jete teper vone. Stop provokimeve ndaj popullit tend. Perndryshe… perdnryshe do te duket Vicidoli Dolivic, domethene vrima nga del vici…. Vrima e miut peseqint grosh, thote sovrani…
    Calm down Mr. Premier! Qetesohu ! :

    … Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna…

    Neser eshte e do te jete teper vone. Neser eshte e do te jete kurre jo vetem per ty e klanin tend. Neser nuk do te kete neser as per zollumqaret e as per harambashet, as per kusaret e as per vrastaret. A nuk e ka thene vete Berisha se “Lufta per voten eshte lufta per koken!”
    Edhe nje kujtese nga vendlindja jone e perbashket , Tropoja. Eshte shume shpejt per te harruar Z. Berisha janarin 1991 ne Bajram Curri ! Si ti, si Arben Imami, si … heroi Azem Hajdari ia mbathet me te katra perballe vullkanit te revoltes se popullit tropojan ndaj provokacioneve tuaja.
    Akoma jane te fresketa ne syte e bashkevendasve tuaj fektimat e pardesyve tuaja te bardha kur ia mbathet si lepujt qimebardhe perballe atij uragani. Kembet e lehta faqja e bardhe, themi ne tropojanet . Prandaj mos na u hiq me trim i cartun se c’te njohim mire sidomos ne tropojanet.
    Per mujshan, per zullumqar, per hileqar, per pabesie tradheti nuk ta merr askush… As per te ecur mbrapsht. Nuk thote kot Malesia e Gjakoves: Berishasit edhe kur mbytet ne lume kerkojani kufomen perpjeti jo teposhti. Edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht. A ka prove e deshmi me te forte per kete se politika jote !? Sigurisht dhe absolutisht qe jo !
    Sot eshte mjaft heret per ti thirrur forces se aresyes e jo per te perdorur aresyen e forces, e jo fuqine ilegale te kartonit te kusarise se votes se vjedhur.
    Asnjehere nuk eshte vone per pune te mira per tu kthyer ne rrugen e Zotit. Rruga e Zotit eshte e do te jete rruga e popullit. E di pse !? Sspse Vox Populi Vox Deus! Pra: zeri i popullit eshte zeri i Zotit!

  3. feçor hoxha says:

    Ne fund te shkrimit thuhet:-Hapi tjeter eshte qe shqiptaret te mesojne si te shpetojne prej tyre.Urgjent! Ka vetem nje zgjidhje:-Bojkot i zgjedhjeve te ardheshme pa dallim te majteve apo te djathteve. Te vene ne votime ata qe mbajne “teserat” e partive, qofshin keto te medha apo partive satelite te tyre. Ndryshe shqiptari i ndershem do ta kuptoj vone( shume vone) kur te jete ne fund te jetes se tij e do te thote:-Si ka mundesi qe u tallen tere jeten me ne keta kriminela dhe ne u treguam kaq naiv me jeten tone!

  4. ben says:

    Lexoj ne disa shkrime simetri te gabimeve,fajit apo dickaje te tille.Keto shkrime mbajne fryme konformiste dhe nuk thuhet troc,pse eshte kjo gjendje,kur dihet problematiku i ketj vendi,qe quhet Sali Berisha.

  5. akrepi says:

    Komentet qe ben Z.alban jane shume te sakta dhe te krijojne nje ndjenje optimizmi per te gjykuar drejt mbi situaten reale qe po kalojme.Ne fakt nuk doja te thosha kete….fakti i pa pritur qe eshte nje Tropojan me ka mrekulluar se tepermi pasi shoh qe jo tere tropojane jane pas Sale Qen Berishes.

  6. vl says:

    Nuk e marr vesh. PS fitoi ne gjithe shqiperine, por vetem se humbi Edi PS do bojkotoje parlamentin ???

    Kjo eshte tamam lufte per pushtet. PS duhet te festoje se arriti ti marre pothuajse gjithe qytetet kryesore te shqiperise. Tani, te thuash ate qe eshte, ne Tirane duhet ndryshim sepse edhe 16 kryetar bashkie nuk ka bere vaki. Pastaj, Edi thoshte qe Tiranen e kishte te sigurt, por vetem me 10 vota para do te thote qe gjysma e popullit nuk e do sepse e la tiranen ne balte 12 vjet. Keta perdorin popullin per qellimet e tyre por e verteta eshte se lufta behet per karrige dhe asnjerit nuk i plas per popullin. Edi, prit dhe dy vjet se pastaj do vjedhesh sa te duash dhe ti, mos u merzit. Prisni prisni so te vije ne pushtet Ruci, e dokle e anetaret e tjere te PPSH pastaj do e shikoni mire.

    1. salimuti2011 says:

      Sa naiv qe po na hiqesh o VL!
      Edhe ti i di shume mire gjithe menyrat dhe mjetet qe perdori Sala per te fituar me doemos Tr. Me kete i jepte nje goditje perfundimtare Edit, PS dhe demokracise ne vend dhe “zyrtarizonte” veten mbret te Shqiperise. Si me magji, ne fund iu kthye ne bumerang i gjithe zullumi qe vete e pergatiti dhe iu ngri buzeqeshja ne buze.
      Por djalli nuk e rresht luften e tij dhe nxjerr rregulla e vendime sic i do qejfi i vet.
      Hitleri, Stalini dhe Enveri e shohin me zili kete djall modern, i cili po vonon per me shume se 20 vjet te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe shqiptareve te ndershem!
      Mallkuar qofte ky njeri i pashpirte per breza me rradhe!
      Mallkuar qofshin dhe ata qe na e sollen peshqesh kete halè!

  7. Detar Sima says:

    Populli dha verdiktin i qete protagonistet si gjithmone do ti krijojne probleme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje