Eksperti gjerman për Shqipërinë, Michael Schmidt-Necke mbi zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, votat e hedhura gabim, dhe rrugët për daljen nga kriza e re politike.
DW: Në Shqipëri është ashpërsuar situata politike. Numërimi i votave në kutitë e gabuara për postin e kryetarit të bashkisë nxori fitues kandidatin demokrat, Lulzim Basha, me 81 vota përparësi. Kjo shkaktoi reagimin e fortë të kryetarit aktual të bashkisë së Tiranës dhe kryetar opozite, Edi Rama. Ai kishte në numërimin e kutisë së fundit për kryetar bashkie një javë më parë, 10 vota më shumë. Secila palë pretendon se e ka të drejtën me vete. Besimi në institucionet ligjore mungon. Çfarë mund të ndihmojë në këtë rast?
Schmidt-Necke: Nuk do të ishte serioze të vendosje se cila palë në këtë konflikt ka të drejtë. Nga ana tjetër është shumë problematike, kur pas një rezultati zgjedhjesh, kur u bë e njohur fitorja e ngushtë e Ramës, papritur një sasi letrash që janë ndodhur në kutitë e gabuara të përmbysin rezultatin. Ka mundësi të ketë ndodhur kështu, por prapë ka vend për dyshime. Pra është e qartë që klima e mosbesimit mes qeverisë dhe opozitës rritet. Këtë vit kemi parë përshkallëzim masiv të situatës politike. Që në këtë moment ishte e qartë se zgjedhjet lokale do të ishin më problematike se të shkuarat.
DW: Situata ligjore për votat në kutitë e gabuara në Shqipëri nuk është e qartë. Ligji shqiptar shprehet qartë se kush mund të quhet votë e pavlefshme, por nuk saktëson se çfarë duhet bërë me votat që ndodhen në kutitë e gabuara. Opozita akuzon për këtë arsye qeverinë e Berishës “për kanibalizëm zgjedhor”, pasi për të KQZ, është zëdhënëse e Berishës. Sa e kompromenton ky numërim votash qeverinë Berisha?
Schmidt-Necke: Kjo i kompromenton institucionet në tërësi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndodhet në shënjestër të kritikave nga të gjitha anët, por kjo ka ndodhur edhe më parë. Tani e gjitha kjo bie mbi qeverinë, sepse pala tjetër mendon – pra nëse ka pasur manipulime – se këtu ka pasur dorë qeveria. Nuk dua të pretendoj se ka pasur manipulime, por edhe nuk mund ta vë dorën në zjarr se nuk pasur ndonjë manipulim. Për fat të keq Berisha ka një të shkuar jo edhe aq të qartë, sa i përket ndikimit në zgjedhje, po të kujtojmë zgjedhjet e vitit 1996. Por në këtë moment duket se topi ka kaluar në anën e ndërkombëtarëve apo tek ODIHR-i, që deri më tani ka thënë se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë transparente, por klima zgjedhore u përcaktua nga mosbesimi mes partive. Por mbi numërimin e votave në kutitë e gabuara nuk është shprehur.
DW: Çfarë bëhet në Gjermani me votat që janë hedhur në kutitë e gabuara në zgjedhje, nëse kemi dy apo më shumë kuti votimi?
Schmidt-Necke: Në Gjermani rezultatin e zgjedhjeve do ta kishim brenda mbrëmjes së të njëjtës ditë dhe madje preciz. Sigurisht është e mundur edhe tek ne që rezultati të jetë kaq i ngushtë, saqë duhet riparë dhe kjo do të thotë rinumërim në ato minibashki ku rezultati nuk është i qartë- dhe po qe se ka pasur vota të hedhura gabim atëherë nuk shoh rrugë tjetër vetëm që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë ndikimin e saj që në ato zona që janë të diskutueshme të rivotohet.
Lidhur me gabimet, kjo është e vështirë, sepse tek ne në Gjermani normalisht votohet në një kuti, dhe votimi rajonal është çështje landesh. Fleta e votimit është e shenjuar shumë qartë tek ne, dhe komisionet e votimit janë të vëmendshëm që votat të hidhen në vendin e duhur. Nuk di saktë se ç’parashohin ligjet zgjedhore në veçanti,
DW: Në Shqipëri nuk ka qenë ndonjëherë e vetëkuptueshme që humbësi i zgjedhjeve të pranojë humbjen. Si e kuptoni ju këtë si njohës i Shqipërisë, me çfarë lidhet kjo?
Schmidt-Necke: Kjo të bëjë sigurisht me atë që Shqipëria ka një traditë shumë të dobët demokracie, si demokraci parlamentare. Që nga krijimi si shtet gati ka njohur vetëm sisteme ose autoritare ose diktatoriale, gjë që sjell që një pjesë e madhe e popullsisë shqiptare ka një qëndrim refuzues ndaj shtetit, sepse shteti është perceptuar si një instrument represioni dhe jo si formë e organizimit të të gjithë shoqërisë. Për fat të keq kjo nuk ka ndryshuar shumë pas vitit 1990. Shoqëria shqiptare është shumë e polarizuar në kampet e majta dhe të djathta, ku nuk ka dallim mes programeve politike.
Me zgjedhjet lidhet edhe një qëndrim pritës i anëtarëve e përkrahësve të një partie. Pra po qe se fiton partia ime, edhe unë fitoj diçka, një post në administratë, një administratë lokale që drejtohet nga partia ime do të më favorizojë kur të shpërndahen tenderat. Pra me fitoren lidhet shumë më tepër se një interes demokratik, pra çështja se kush do të drejtojë administratën në një qytet të madh si Tirana, për shumë njerëz është një komponente e qartë materiale.
DW: Shenjat në Tiranë janë për një kurs konfrontimi, që nuk dihet se ç’udhë do të marrë, së paku opozita paralajmëron revolta. Si mund të gjendet zgjidhja në këto kushte, me qëllim që të mos rrezikohet procesi i integrimit evropian të vendit?
Schmidt-Necke: Nuk shoh për momentin një zgjidhje afatshkurtër. Për mua zgjidhja qëndron tek ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve, që në ato minibashki ku ka pasur probleme të përsëriten zgjedhjet, nën një vëzhgim më të fortë ndërkombëtar, që rezultati për humbësin, kushdoqoftë ky, të mos jetë i kontestueshëm. Po qe se nuk bëhet rivotim atëherë mendoj se Shqipëria shkon drejt një konfrontimi më të ashpër, dhe se si mund të zgjidhej ky pastaj, për këtë për fat të keq më mungon tani fantazia.
Kete nuk dueht ta kekroj as Gjermania e as PS, por populli i Tiranes e t’i mbikqyr vet zgjedhejt, pa kejuar asnje militant partie ne votim e numerim, sic ndopdh ne Suedi
Po, edhe une mendoje qe te rivotohet per Tiranen. Por Ristni te largohet.
o gjerman !!!!!!!!!!!!! per salen nuk ka rendesi kush i organizon zgjedhjet,ne apo te huajet .as kush voton nuk ka rendesi per salen,bile as kush numeron nuk do tja dije ai.per te ka rendesi vetem grupi qe me para apo pistoleta ne dore perpilojne procesverbalet .vetem ky grup vlen per salen e askush tjeter o gjerman!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
nuke pranon berisha riberjene e zgjedhjve ne tirane se e di qe humb. pse do thoni ju/ tere ata shqiptare qe kane menduar se rama e ka te fituar tiranen nuk kane shkuara te votojne dhe ne rast riberje do shkojne , madje edhe ata qe jetojne jashte. e dyta edhe ata komunist te milloshit qe votuanper milloshin, edhe pse milloshsi ka marre para vete nga berisha, te paktne gjysma e tyre do votojne per ramene se jane t majte . dhe llogaris 600 votues. pra rama fiton. ndaj ps duhet te kerkoj riberjne e zgjedhjevev ne triane me mbikqyrje te rrepte nderkombetare dhe ta shikoni ju votne e te majtes ne tirane. edhe kushua im i majte qe kurre nuk ka votuar per LSI-ne e qe kesaj here votoi se i kishsin gejtur nje vend pune, me tha se do votonte per ramen. jemei te qarte besoj.
hap kutite o gjetja e nese rama nuk eshte 10.000 [10 mij] vota me shume se basha.vetem nje kronik live qe ndiqja te heneh kur numroheshin votat te ora news live ishte 12 me zero per ramen dhe ku. te njesia 10 qe doli fitues basha.hapi ikutit e kryetarit vetem hapi te shohesh fletet e jo procesverbalet qe jane shkruar e grisur 10 here kundrejt frikes apo parase.HAPNI KUTITE E TIRANES TE SHIKONI BATERDINE.HAPENI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
z rama. padyshim qe saliu eshte shakku i te keqijave qe ka vendi .duket qe pushteti do te kete nje rrotacion politik. por eshte e rendsishme qe qeveria e saliut te ike perpara se ti kete ardhur rradha 2013.duhet nje aksion politik i forcave anti berishe per te pasur nje qeveri e cila do ti garantoje vendit zgjedhje te lira dhe te ndershme .ajo qe duhet te nenvizoni ju eshte ajo qe kane thene nderkombetaret vete qe reforma zgjedhore dhe ajo parlamentare te behet para zgjedhjes se presidentit .nuk kane garanci zgjedhjet ne qeverine e saliut presidenti eshte alibija per te mos bere reformen zgjedhore dhe parlamentare .beni aleance me LSI Dulen Oketen qe te formoni nje qeveri qe do ti japi proceseve garanci perndryshe saliu ka per tju vjedhur prap mos i kij bese te huajve . i zoti nxjerr gomarin nga balta .ka me shume rendesi rrezimi i qeverise se saliut sepse do te shikosh se sa shpejt do te ndryshojne raportet te gjithe do e braktisin saliun mos harro qe ne nje qeveri pa saliun administrata publike dhe policia e sheteti nuk do te bejne ate qe kene bere
qe Shqiperia te behet,gjeja e pare qe duhet te beni kur te vini ne pushtet eshte te nnalodi me ligj bixhozin,,,,duke filluar nga lojrat elektronike dhe duke mbaruar tek bastet sportive,,,per mendimin tim edhe kriza boterore po stimulohet sidomos prej basteve sportive,,,,njerezit qysh ne mengjes ulen ne kafene duke vene baste sportive,dhe presin gjith diten rezultatin e darkes,,,atyre ju duket sikur punojne,duke lene pas dore punet qe ka nevoje njerezimi,,,,,nuk fiton gje qeveria prej ketyre lojrave,vetem humbet,,,,fiton disa tatime,qe ne te shumten e rasteve i mer te pergjysmuara,dhe humbet krahun e lire te punes,qe per mendimin tim po ta fusesh ne pune,per nje pesevjecar ia ndryshojne pamjen vendit,,,,nga nje vend rrumpalle,e kthejne ne nje vend te zhvilluar,,,pra e keqja e gjith botes eshte BIXHOZI
zgjedhjet ne shqiperi mund te besohen vetem nese ne trupin e seciles kuti te ket dy kamera nje jashte e nje brenda non stop nga momenti qe fillon votimi e deri sa perpilohet proces verbali i kutis.nese kamerat kan stop qoft 1 sec kjo kuti quhet e pa vlefshme e aty rivotohet.kujt ja mban b…le ta bejne kamera ka te hane edhe pulat kur thone.vetem keshtu jane te ndershme, jo si kutite qe merrte kosavrasti nga stani e i sillte te ristani????????????????????
por do zoti behen edhe njehere zgjidhje ne Tirane se do te shohim nje rezultat real sepse tani nuk besoj se ka ndonje lek saliu,luli dhe lili per te shpendare apo edhe ndonje thes me miell edhe kosovaret apo cecenet e vet per ti angazhuar me zgjedhjet tung
Zgjedhjet duhen te ribehen ne Tirane, te organizuara dhe te drejtuara nga nje firme e huaj dhe nen nje monitorim te rrepte te forcave te Natos. Kam nje informacion shume te besueshem nga KQZ-ja: “Berisha ka futur ne listat e zgjedhesve 50 mije votues nga rrethet dhe Kosova.”
Eshte per t’u vene ne dukje fakti se, ndersa ne kemi punuar me dekada per mbajtjen lart te ndjenjes kombetare dhe clirimin e kosovareve nga zgjedha serbe, kosovare te degjeneruar vihen ne sherbim te Sali Berishes, mikut te Sllobodan Milloshevicit dhe prishin ekuilibret demokratike ne Shqiperi.
Kosovare, Tirana nuk i ka mbyllur plaget e 4 shkurtit 1944, kur baballaret tuaj mercenare te Xhafer Deves kryen masakren me te rende qe ka ndodhur ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore. Gjate vitit 1999, Tirana hapi dyert per vellezerit kosovare, por me sa duket me veprimet e disa bukeshkaleve nga Kosova duket se ka ardhur dita t’ua veme kosovareve “kufirin te thana”, sic thote populli..
menyra me e mire per te ribere zgjedhjet nga e para ..
Nqs behen zgjedhjet ne Tirane veten nga banoret e gj. civile me banin dhe te pastrohen listat, Rama fiton minimalisht 30.000 vota avantazh nga Bashoviç. Ministria qe i punon me mire kesaj qeverie eshte ajo e manipulimit te zgjedhjeve me min. lulin dhe z/min ponen. Por salibanda nuk e ha kete koqe ulliri.
Kontestim ka pasur edhe ne zgjedhjet e pergjthshme ne 2009.Atehere jo vetem qe askush nuk permendi rivotim por nuk u lejua as rinumerimi.Keta “ekspertet” e jashtem dalin me lloj lloj idesh. Ajo cka ju kerkua opozites ne 2009 qe te pranonte moshapjen e kutive se shkelte kushtetuten, ti kerkohet edhe Berishes tani.Kutite nuk u hapen per PS nuk duhet te hapen as per PD.Rregullat nuk duhet te ndryshohen sipas oreksit te Berishes. Nuk ka kontestim por manipulim te zgjedhjeve.Shpresoj qe Rama mos pronoje kete ide idiote.Nqs pranon rivotim duhet te kerkoje zgjedhje te pergjithshme te parakohshme.
Z.SCMID NUK DUHET TE MARI PER SHEMBULL DEMOKRACINE GJERMANE ME ATE TE SHQIPERISE SE JANE SHUME LARG.POR TE BEJE DIFERENCEN MIDIS K.AN .MERKEL DHE SALI BERISHES DHE JO ME POPULLIN SHQIPTARE ME ATE GJERMAN.TA PROVOJ Z.SCMID QE TE KET NJE VICIDOLLJAN NE KRYE TE SHTETIT GJERMAN SE SI DO PERFUNDOJ GJERMANIA, NE QOFTE PAS LUFTES SE 2 BOTERORE GJERMANINE E NDANE NE DYSH SALIU DO TA SHPERBEJE FARE.
Une do deshiroja qe zgjedhjet te perseriten disa here qe lul hajdutit t shprazen xhepat duke tentuar te blej vota.
Edi Rama duhet ta kete te qarte se me gjithe keto skehlje flagerate te parlamentareve ne vecanti dhe te kryeministrit e te gjykatesve ndaj te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne vazhdimesi,me heshtjen e tij po demostron bashkefajesine ne heshtje?Vetem protestat paqesore dhe te panderprera shkulin nga rrenjet e te tre pushteteve diktatin Berisha,e jo zgjedhjet e rradhes qe fillojne me zanatin e vjeter.Boll me,me muhabete grashe.Shqiperia dhe miqte e shqiptareve duan Shtetin e se Drejtes e jo te vazhdimesie se genjeshtres me bisht.Rama eshte koha te pastrosh veten nga gabimetn,apo prapaskenat e rradhes.Genjeshtra dhe paraja e botes se krim-korrupsionit i kane ditet e numuruara,binduni,dhe protestoni ne mbrojtje te moralit e dinjtietit njerezor,e ne respekt te mijra viktimave qe kane vulen Berisha-nano-meta me shoke.Pasiviteti juaj po jep shenja te nje puthadore e bashkepuntori me to.Vetem protestat do ju pastrojne e shkundin pluhurat e ndotura nga ererat e kohes.Besoni dhe binduni se nje bashkepunim dhe krim ka dhe nje fund dhe ky eshte nje fund i turpshem dhe pakthim.Protestoni te pastroni ndergjegjen tuaj dhe te shokeve apo miqeve qe ju rrethoje e diktojne.Binduni koha eshte tregues i se vertetave dhe ate nuk ka burre shteti e pushtet ta tjetersoje.Protesto,se protestat do te fillojne por ti mos rri ne bisht te saj.
nese kjo ndodh dhe vihet ne zbatim , te jeni te sigurt qe basha humbet me 30.000 vota ne diferenc nga rama, se ska me student nga shishtaveci ti sjelli me avione ne tirane , dhe as kollovar nga kosova qe i beri per ter naten banor ne tirane , apo jo luli eeeee si thua….
nuk eshte budalla bisha e vucidolit te ribeje zgjedhjet. ai e di qe humb
nuk ka pse te rivotohet ne tirane,Edi fitoi,pd te zbatje ligjin dhe ti lere aventurat,kaq e thjeshte eshte,kete po thote si europa dhe USA,dhe boll se na plaset !
Do zoti e behen prap zgjedhjet ,Atehere Rama do kete fitore me dinjitoze se heren e pare per 1000 arsye
une se kuptoj arsyea qe te behen zgjedhje te tjera,tashme fituesi dihet Edi Rama eshte ajo dihet boterisht,nje fakt qe me shqeteson eshte por mir more,kaq te pazote jemi ne shqipetaret qe nuk bejme pa ndihmen e te huajve,gjithmone do na terheqin nga hunda te huajt ktu dhe 20 vite demokraci dhe kerkojme ndihme nga bota.
Te ribehen zgjedhje ne Tirane nen mbikqyrjen e nderkombetareve? çmrekulli di ishte.Do e merrnin vesh mire keta soj demokratesh sa u vlen lekura. Tua valle se mund te ndodhe?
z. rama dodhi ajo qe prismin teter.. pa besja e slauit. e trathetja e ilir meta kju kok math esht buc i biri e guzinjeris mos i ze bes asnjer saliu e ka ne dor i lir koke qupin.. per florin ethe per videon ce nuk e futi ne burk..fatos nano te ak meret me kok madhin jo me ps se aju e kishte sofer ne makine po fatos nano mos aroj thirjet e populit aji po ce qen i zoti e fute saliun ne burke ne 97 si e fut saliu nanon po keta tetre jan plera jasht qitja e kobit shiptar rofti PS
I nderuar Zoti Rama,Desha te thsoha se pari se nuk jam as i majte e as i djathte, por sic me kane mesuar kur kam qene femije, Feja e Shqipetarit eshte Shqiptaria . Besoj se po flas per nje shtrese te gjere popullit qe eshte lodhur nga lojera politike te PD e PS gjate ketyre 22 viteve te fundit. Ne vitin 2003 jam kthyer nga jashte shtetit per te jetuar perseri ne Shqiperi, pasi kisha nje shprese te madhe ne levizjen tuaj dhe me kishte bindur ajo sjellja jote e ashper qe nuk ndryshonte pavaresisht nga te gjithe qe flisnin keq per ju.Me pelqente fakti qe ti i pervishje menget e beheshe pjese e punes per te ri-ndertuar nje vend te rrenuar. Pasi Shqipetaret moren nje vendim ti jepnin nje shans te dyte Z. Berisha, u tremba, por me mbajti ne ate vend shpresa se mund te mesonin nga ky gabim qe bene, por sidoqofte, heren tjeter Berisha do te kishte ty ne kundershtim, e jo Z. Nano (i cili dukej se nuk cante koke per asnje pervec vetes).Shpresoj qe ne te ardhmen te shoh me shume anen tuaj te cilen permenda me pare, e cila perfshihet me popullin dhe duket qarte se perpiqet te zgjidhe problemet themelore qe ka vendi yne. Me vjen keq por ka disa vite qe vetem fjale po beni me Saliun, e me duket se keni harruar te veproni. Me pelqeu ajo qe u perpoqet te benit kur po ju vidhnin votat, ku iu kundervute me gjithe force Saliut. E kuptojne shumica e personave te arsyeshem se nje udheheqje e tille si ajo e Z. Berisha eshte e papranueshme. Eshte si nje femije qe hedh gurin e pastaj fsheh doren.Vjedh vota, nuk i thote gje njeri.Vret njerez (pak raste ka patur), nuk i thote gje njeri.E vetmja menyre per ti pere balle ketij personi eshte me force e vendosmeri. Sic bene Shqipetaret kunder Komunizmit ne 1990, duhet te bejme prape kunder Komunizmit te PaDukshem. Ajo qe duhet eshte nje Kryengritje e Shqipetareve, pa patur frike nga ajo qe mund te ndodhe.Jam dakort se ajo qe ndodhi ne 21 Janar mund te ndodhe prape. Kjo nuk duhet te na frikesoje. As Ju e as te gjithe Shqipetareve te tjere. Ka ardhur koha qe te gjithe ne qe e kuptojme se kjo menyre e te jetuarit eshte e papranueshme duhet te dalim ne nje kryengritje e te tregojme se nuk do e pranojme me kete jete. Ne menyre qe Shqipetaret te dalin, u duhet nje udheheqes. Shpresoj se nese keni ndermend te ndihmoni me verte kete popull, do te vazhdoni te organizoni perser kryengritje se ato te vjetshmet dhe te hidhni Autoritarin Absolut nga ajo karrige ku eshte ulur, dhe t’ja shtroni rrugen per ne burg me nje fotografi te cdo personi qe ka vdekur per faj te tij. Shpresoj qe te ktheheni perseri ne ate qe keni qene. Nje person i sinqerte qe perpiqet te beje cdo gje sic duhet, dhe te punosh fort per te. Faleminderit
emra te bukur por kish qen mire te shkruhet edhe deemthonja e tyre se per ndryshe nese vendos te ja ve emrin femijut tim me duhet ta di edhe kuptimin e kur te rritet te din edhe ai se qfar domethenje ka emri tij e jo veq emer pa kuptim .