Parlamenti Europian: Zgjedhjet dështuan. Kriza ekonomike e ajo politike do bëjnë që Shqipëria të shpërthejë

25 Maj 2011, 20:37Politika TEMA

Pas Komisionit, edhe Parlamenti Europian ka arritur në konkluzionin se zgjedhjet lokale të tetë majit ishin një shans i humbur për Shqipërinë.

Kreu i delegaconit për Ballkanin, Eduard Kukan deklaroi së Shqipëria është në ngërc politik dhe zgjedhjet e fundit nuk ndihmuan që ta kalojë atë.

“Kam frikë dhe jam i shqetësuar se këto zgjedhje nuk do të ndihmojnë Shqipërinë që të kapërcejë ngërcin politik. E di që ngjan pesimiste. Skenari më i keq do të ishte vazhdimi i bllokimit politik.  E di që dukem pesimist dhe do të isha burri më i lumtur në botë nëse historia do të tregonte se unë do të mendoja gabim, sepse i dua më të mirën Shqipërisë dhe Shqiptarëve”, deklaroi Kukan.

Raportuesi për Shqipërinë, Nicolaos Chountis paralajmëroi një krizë shpërthyese për shkak të mbivendosjes së krizës poltike me atë ekonomike.

“Këto zgjedhje nuk holluan aspak krizën politike, përkundrazi i hodhën benzinë zjarrit, sic e tha dhe zoti Kukan. E ardhmja nuk duket rozë. Ka dhe një krizë ekonomike. Shqipëria po paguan e do paguajë kostot e krizës ekonomike brenda vendit e të fqinjve të saj dhe duke i shtuar krizës politike dhe atë ekonomike, gjykoj se kombinimi do të jetë shpërthyes”, theksoi Chountis.

“Vazhdimi i mbështetjes së pakushtezuar ndaj njërës palë, do të na bënte të inkurajonim palën tjetër që të përshkallëzonte edhe më shumë, e të kishim më pas dhunë, për të mos thënë luftë civile”, u shpreh pas tij Viktor Bostinaru, nënkryetar i delegacionit europarlamentar për Ballkanin.

Eurodeputeti tjetër grek, Georgios Koumoutsakos, që vëzhgoi zgjedhjet, u shpreh se procesi zgjedhor në Shqipëri nuk ka mbaruar, por standartet nuk u plotësuan dhe ai është dëmtuar përfundimisht.

“Shqipëria nuk është më një demokraci e brishtë, sepse ka qenë në demokraci për dekada dhe këtë fakt kohor nuk mund ta injorojmë në vlerësimet tona. Është e qartë se procesi demokratik që funksionon atje nuk është i duhuri, ka probleme, nëse ne e krahasojmë me kriteret dhe standartet tona. Mendoj se ne nuk kemi zgjedhje përvecse ta lëmë atë fare”, tha Koumoutsakos.

Delegacioni i posacëm vëzhgues për 8 majin raportoi në Komitetin e Jashtëm Europarlamentar, ku u debatua për standarte të dyfishta në zgjedhje, votë familjare, bojën zgjedhore, problemtaikën e rezultatit paraprak e atij përfundimtar të KQZ-së mbi kryetarin e bashkisë së Tiranës, nga fletët e paqarta të votimit deri tek presionet dhe tensionimi i situatës. Konkluzioni ishte se procesi zgjedhor nuk ka mbaruar, ai është dëmtuar e përfundimisht rezultati nuk është ende i besueshëm.

“Në disa raste vërejtëm votë familjare. Ne gjithashtu patëm përvojën e vonesave në hapje të qendrave të votimit dhe konfuzion në mbylljen e tyre”, vlerësoi Kukan.

“Vota familjare, ndryshe nga c’na u tha, ishte praktike që ekzistonte. Për ata që nuk e kuptojnë, shefi i familjes merr 3-4 karta identiteti e voton. Ne konstatuam se vendet e votimit ishin përzierë, ishin shumë pranë njëri-tjetrit, pra burrë-grua, apo babë e bir mund të votonin njëhkohësisht dhe t’i tregonin njëri-tjetrit se si. Të tjera, përdorej celulari, megjithëse thuhej se ishte e ndaluar në hyrje të qendrës së votimit. Por, lehtësisht njerëzit flisnin në fotografonin votën e vetme të tyre, ku lejohej vec një kryq për partinë e zgjedhur. Pra, pasi vendosej kryqi, bëhej foto me celular, që me pas i tregohej ndonjë anëtari të qendrës së votimit, ose punëdhënësit se për kë kishin votuar. Pamë gjithashtu se njerëzit kishin bojë në gisht. Na u tha se ishte bojë që nuk hiqej e që kjo do të thoshte se me këtë shenjë, individët nuk mund të lejoheshin që të votonin në qendra të tjera votimi. Kështu na e shpjeguan. Në të parën qendër votimi që vizituam, vumë re se njerëzit iknin pa këtë shenjë në gishtin e tyre. Pyetëm cfarë po ndodh kështu. E na thanë: “Oh, nuk mund ta shihni, është bojë e padukshme”. Por në praktikë, boja nuk ishte vënë. E provova me zotin Kukan këtë bojë. Më mori 10 minuta për ta hequr nga gishti im lehtësisht. Zoti Kukan nuk tentoi t’i lante duart”, tha Mihail Tremopoulos, eurodeputet grek nga të Gjelbërit.

“Herën e kaluar, kur socialistët kërkonin hapjen e kutive të votimit, zoti Berisha na tha se ishte e pamundur sepse ishte Kushtetuta që e ndalonte hapjen e cfarëdolloj kutie dhe ne e pranuam. Rroftë Kushtetuta! Duhet ta pranojmë atë si copën themeltare ligjore të një vendi. Por tani nuk duket se është ky rasti. Tjetra është se qeveria nuk kërkoi që të hapeshin kutitë për të gjitha qendrat e votimit në Tiranë, por vetëm disa prej tyre, madje më pak se kaq. U hapën vetëm ato kuti ku pretendohej se do të mbizotëronin fletët për vetëm një parti. E këtu dua t’ju bëj të qartë se procedurat janë tërësisht paprecedent. Pse? Sepse vetëm në një qendër votimi janë gjetur më shumë se 200 fletë votimi që kapërcejnë numrin e votuesve. Si ndodh kjo? Cfarë lloj mrekullie ndodhi në Tiranë?”, u shpreh më pas Bostinaru.

“Djalli gjendet në detaje. Pyes se si ka mundësi që fletët e votimit kishin të njëjtën ngjyrë, e që as nuk u konsultuan mbi këtë. Fletët e votimit duhet të kishin qenë ndryshe për kryetarin e bashkisë e ndryshe për këshillin bashkiak. Së dyti, si ka mundësi që zyrtarët e qendrës së votimit kanë lejuar që më shumë se një votë nga i njëjti votues të hidhej në të njëjtën kuti votimi? Nuk ka rëndësi nëse ishte votë më shumë për kryetarin apo për këshillin. Që këtu gabimi do të ishte shmangur. Së treti dhe kjo është shumë e rëndësishme për këtë parlament, unë nuk mendoj se i shërbejmë ndonjë qëllimi nëse bëhemi gjyqtar në favor të njërës palë apo tjetrës. Po bëmë këtë, atëherë do t’i hedhim benzinë zjarrit. Diskutimet pse tani kështu e pse atëherë ashtu për hapjen e kutive të votimit, duhet t’i lëmë mënjanë për autoritetet e duhura të drejtësisë. E shpresoj shumë që të paktën sistemi gjyqësor, të paktën, funksionon në Shqipëri. Të paktën. Për ndryshe përse të flasim ne për kandidaturën në Bashkimin Europian”, nënvizoi Kasoulides Ioannis, nënkryetar i PPE-së.

“Pjesa ligjore e bërthamës elektorale përfundimisht ngre disa pikëpyetje, por kjo u duhet lënë ekspertëve dhe institucioneve përkatëse. Por, stabiliteti apo destabiliteti i vendit do të jetë në duart e partive politike dhe udhëheqësve të tyre. Në këtë situatë ne, Parlamenti Europian, ndihmojmë vec nëse flasim njëzëri dhe ky zë duhet të jetë i koordinuar me Komisionin e Këshillin e BE-së, duke patur parasysh vetëm interesat e vendit dhe të qytetarëve”, deklaroi më tej Kukan.

“Dëgjuam për dhunim të ligjit zgjedhor në Shqipëri. E ky është vetëm një aspekt i problemit. Por në anën tjetër ka pasur dhe ka rrezik në pjesë të tjera të procesit cfarë nuk na mundëson që të kemi një rezultat përfundimtar të besueshëm”, shtoi Chountis.

Kjo ishte hera e parë ku eurodeputetët nuk u përcanë për të mbështetur me forcë qëndrimet e sugjeruara nga partitë simotra të Tiranës. Ndërsa socialistët europianë vijojnë të përdorin të njejtën gjuhë pro selisë rozë, të djathtët europianë shfaqen të zbutur dhe i referohen tashmë standartit apo zyrtarëve e diplomatëve europianë. Debatit i munguan komentet e eurodeputetes së djathtë gjermane, Doris Pack, e cila erdhi në Komitetin e Jashtëm vetëm pasi kishte përfunduar koha e diskutimit nga eurodeputetët.

17 komente në “Parlamenti Europian: Zgjedhjet dështuan. Kriza ekonomike e ajo politike do bëjnë që Shqipëria të shpërthejë”

  1. besi says:

    besi thotë:
    25 Maj, 2011 më 8:40 pm

    Si jeni te gjithe?Shpresoj mire.Po nje gje kisha une,pse mos ta bejne rregjistrimin ne baza fetare apo etnie,sepse duam ta dime se ca mban shqiperia sepse rregjistrimi i fundit ishte shume heret,jemi te etiketuar si shtet musliman kur ne te vertete ne sjemi aq sa na quajne greket apo serbet ,per mendimin tim ky rregjistrim duhet bere dhe te dali e verteta .Kush ndihet musliman apo krishter ta pranojne apo kush nuk ndihet shqiptar ta thote por ta dime ama.Dhe nje pyetje pse po firmos populli kundra a ma shpejgon njeri sepse ne te vertet nuk e di pse duan ta bojkotojne kete proces,faleminderit

  2. Epirioti says:

    Disa detaje qe Europa i kuton, por nuk reagon ne kohen e duhur. Per manipulimin e rezultatit ne Tirane Berisha ka patur dhe ka kerkuar ndihmen e te gjithe botes se erret antishqiptare qe shohin te Berisha dhe Basha nje diamant te zi per keqinterpretimin nderkombetar te ceshtjes shqiptare, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe Greqi. Pra, kush e ka sponsorizuar Berishen?!
    1 – Serbia, Greqia me qarqet e tyre ultra nacionaliste
    2 – Egersirat e Bujar Bukoshit, ketij pseudoshqiptari qe pasi nuk u be dikush ne Kosove po behet dikushi si antishqiptar. Disa figura te erreta te Bukoshit jane skalione ilegale ne mbrojtje te Sali Berishes si bodigard te rradhes se dyte.
    3 – Bizneset e pista te Fazllic me bisnesmen te tjere serb qe Berisha u ka dhene dhe premtuar tu jape ende bianese, prona bregdetare, licenca energjie dhe cfaredo, ku familja Berisha eshte 50% aksioner.
    4 – Shtetet e Konferences Islamike ne menyre indirekte kane financuar me miliona dollare si pjese e fushates apo si interesa per ta kthyer Tiranen si kryeqytetin myslyman ne qender te Europes. Nje vend i tille si Shqiperia e deklaruar tinez nga Berisha si vend me institucione pseudomoderne islamike eshte xhevair i botes arabe ne Europe, dhe nuk eshte e veshtire te kuptohet sesa kollaj ata japin miliona dollare per nje çapaçul si Berisha qe i thote lepe-peqe cdokujt qe i jepe leke, dhe goxha bile.
    5 – Eshte krijuar nje konspiracion prej 15 vitesh per mbizoterimin e Shqiperise se Mesme dhe te jugut nga verioret, ku Sala do beje rolin e “Skenderbeut”
    6 – Renia e Tiranes do shtrengonte Berishen nga faktori nderkombetar(jo nga Rama dhe opozita, se ata jane ne gjume prej 6 vitesh), qe te bente ndryshime nen mbikeqyrjen e tyre te ligjeve per zgjedhjet, dhe garantimin e votes si dicka te shenjte. Kjo eshte pika kulmore qe asnje faktor politik ne Shqiperi nuk e do. Rremuja e zgjedhjeve i sjelle politikes emer ne popull dhe mbijetese korrupsioni.
    7 – Bashkia e Tiranes mund tu hape militanteve parazite te PD-se nje miniere punesimi, dhe sigurisht vjedhjeve te mepasshme me ane te taksave, projekteve, kompanive te tyre, etj. Kjo, do asfiksonte perfundimisht ekonomikisht edhe ata pak socialist qe punojne. Pa buke nuk behet me politike dhe nuk behen me kundershtime.
    8 – Tirana i jep Sali Berishes justifikimin per manipulimin e zgjedhjeve te ardhshme legjislative. Ai ka filluar qe tani te legjitimoj manipulimin e ardhshem duke deklaruar fitoren e koalicionit te tij me 140 mije vota me teper.

  3. Pjeter Mustakuqi says:

    S’eshte puna e fese o Besi,

    Eshte puna se Jorgot e Kicot per nje cope pension e shesin edhe prapanicen dhe na dalin greke gjithe ortodoksit. Kujt i behet vone per fe ne Shqiperi ,me perjashtim te nje pjese te vogel, por pastaj na thot Papa Jani qe c’jane grek jane minoritete e na hap shkolla, televizione, dy-gjuhesi e te tjera. Pse se ka greku nje gje te tille?? Lexoje te Website i CIA’s ku del qe greket qenkan komb 99.99 homogjen. A s’eshte qesharake kjo??

    1. tiranare says:

      Po ai Saliu yt o mustakeq po mundohet te na beje ate regjistrim antikombetar. Eshte po ky sali, qe donte te mbyllte perfundimisht mareveshjen antikombetare me Greqine per ujerat e detit Jon. Dhe ishte PS, qe zoterote e shan dhe e quan greke, qe e coi ceshtjen ne gjykaten kushtetuese dhe e hodhi poshte

  4. demokrati says:

    E shpresoj shume qe te pakten sistemi gjyqesor, te pakten, funksionon ne Shqiperi, Te pakten.
    Te pakten. Te pakten.
    Po perpiqem te imagjinoj sa shume eshte perpjekur eurodeputeti ne fjale, te gjeje termat e duhura qe te jete “politically correct” me kulturen e vet dhe te bashkefolesve per te mos i konsideruar dhe titulluar politiken dhe politikanet shqiptare ashtu sic jane ne te vertete: te kriminalizuar, te pabesueshem, te paafte per te organizuar nje here te vetme zgjedhje te lira. Dhe kjo zbulon dilemen e Europes: Nuk ka nje klase politike te afte ne Shqiperi, nuk ka nje Kryeminister te besueshem, nuk ka nje arbiter si KQZ te paanshem, por thelle, thelle ne ne shpirt besojne se te pakten ne ate cope Shqiperi do te kene ngelur individe te pergjegjshem brenda sistemit gjyqesor. Te pakten shpresohet se padronet e Tiranes do ta kene kursyer ate qe Europa konsideron te shejte, drejtesine.Shpresoj te mos zhgenjeheni, por edhe nese ndodh kjo mos kujtoni se pas dy vitesh nuk do te shpresoni: Te pakten te mos perdorin gijotinen.

  5. danaos says:

    E habitshme qe vetem eurodeputet grek dhe rumun jane te vetmit qe mbrojne edi ramen

    1. Cakalli7 says:

      Ca te beje evropi nuk ka deputete turq te mbroje saline tend, edhe nazistet austriako-gjermane edhe pepinot fashiste nuk po i dalin krah kete here.

    2. stalinsali says:

      Po Sali_Shpellari ju doli nga fjala, nuk ua shiti dot detin e sarandes

      1. Cakalli7 says:

        Lulezim Basha “ja shiti detin” Bakojanis, ajo u mburr edhe ne parlament per kete. Duhet ti japim cezarit te veten.

        1. stalinsali says:

          LUL Basha dhe te tjere te stanit Berishovic, nuk bejne dot gje pa bekimin e Bajraktarit !

  6. Zani Burimi says:

    Keto qe jane shkruar ketu dhe na qenkan thene prej te medhenjve te huaj, me duken si llafe pazari qe njeri ia keput thumbit e tjetri patkoit.Kesaj ia ka gjetur vajtojca ne vakt:
    “Bir, Selman i nanes
    ke te qaj me pare,
    njenin e kesh burre,
    tjetrin kiesha djale!!
    A thua u shkon mendja, o te huaj se zgjidhet gje nga Kolegji Zgjedhor? Po a ka mbetur hallke e pushteteve qe nuk i ka bere zap Sala?
    Vetem perseritja e zgjedhjeve ne Tirane mund te jete testi i se vertetes se kush fiton. Po ama me rregulla te reja te regjimit te koloneleve jo te behet kodi Zgjedhor paccavure sicc e beri ky Ristua ustabashi i Berishes!
    Prsh!

  7. plaku says:

    More miq, persa i perket kolegjit zgjedhor dhe nderkombetareve mendoj se Mero Baze i ka vene pikat mbi i ne shkrimin e tij te pardjeshem :

    “Nuk do të funksionojë pikësëpari pasi Bashkimi Evropian e bazon shpresën e tij tek sistemi, atje ku duhet të qëndrojë forca e një shteti ligjor, ndërsa Berisha e bazon fuqinë e pushtetit të tij tek personat.”

    “nga sistemi politik i Sali Berishës, i cili nuk bazohet tek institucionet dhe shteti ligjor, por tek kontrolli mbi individin dhe përdorimin e tij në funksion të qëllimeve të veta politike. Në këtë sistem Sali Berisa është i pakonkurrueshëm.”

    Fatkeqesisht keto jane mendime lapidar.

  8. Lir Koka says:

    Te gjithe grijne sallate kot, ka vetem nje rruge per Shqiperine demokratike: largimi i vetem nje njeriu, nje personi fizik me emrin Sali BerishA nga drejtimi i shtetit dhe politikes shqiptare.Te tjerat jane diskutime sa per te mbushur letrat.Meqe jeni burra te mencur gjeni rrugen si ta hiqni nga drejtimi.
    Hajde gezuar.

  9. ILIRISPORTAGE says:

    zgjedhjet lokale jo vetem qe deshtuan por humbem shume shance per ne bashkimin evropian,dhe njehere i treguam europes se sa te pazote jemi ne shqipetaret per te organizuar zgjedhje te lira dhe te ndershme,e qfar te thuash me pare kur paunesia ben kerdine kur borxhi i jashtem ka kapur shifra arlamante,kur njerzit nuk dine ku te ankohen,kur televizionet pro berishes bejne propagande se shqiperia kanje bum ekonomik te papare,kur cmimet nuk kane te ndalur,ku kriza ekonomike tashme po shtrine rrenjet e saja dhe tek ne,deri kur keshtu popull shqipetare do durosh.

  10. Besmiri says:

    Enderra e klases politike Shqiptare u realizua. Ajo kurre ska dashur qe Shqiperia te integrohet ne organizmat Evropiane, pasi nuk eshte mesuar te zbatoje rregullat e lojes, por eshte mesuar qe rregullat t’i beje vete dhe per veten e vete. Ne kete menyre ajo nuk e ka patur dhe nuk e ka shprehur me vepra ndonjehere deshiren per t’u integruar ne BE. Ajo ndryshe mendone, ndryshe thote dhe ndryshe vepron. Kete e ka vertetuar me se miri ne keto 20 vjetet e fundit, pasi kemi kaluar nga nje skenar politik ne tjetrin dhe vetem e vetem ne pushtet te qendrojne beniaminet e viteve 90, ata qe ish PP i emeroi vete. Mendoje se koha e tyre ka kaluar dhe sote duhet t’i hapet rruga te rese. Nuk shtyhet me keshtu. Ne me shume vemendje degjuam dje te nderuarin z.Kryeminister te Shqiperise qe do te shese gjithshka me perjashtim te spitaleve, shkollave e digave te medha se nuk i mban dot. Atehere me lind e drejta te mendoje dhe te pyes veten Çfare sistemi eshte ky i yni qe ato qe ndertoi ai sistem (i kaluar) ky nuk i mirembaka dot me gelqere? Jo zoterinj. Nuk eshte keshtu. Shqiperia nuk ka pse te vazhdoje dhe te eci ne rruge te pa shkelura. Ajo duhet te nxjerre mesime nga te tjeret dhe te eci ne gjurmet e shteteve me te zhvilluara dhe jo te shpik te shpikuren. Ne jemi nje vend aq i vogel dhe i pasur sa qe po te kishim udheheqes qe te mendonin per kete vend kurr sdo te ishim katandisur ne kete gjendje, por internacionalizmi proletar dhe kjo qe po ndjekim tani qe nuk dime se çeshte dhe ku shkojme keshtu do te perfundojme. Gjynah. Nje jete qe ka njeriu pse t’mos e gezoje ate por qenka thene qe te vuaj. Mendoje dhe shpresoje qe klasa politike duhet te jete me kembe ne toke dhe nuk ka pse te shpike me konflikte banale me te vetmin qellim qe t’i zgjate jeten vetes sa te mund ne pushtet. Ne te gjithe boten politikanet mundohen te bejne nje gje te mire dhe te lene nje emer te mire ndersa tek ne qenka thene qe ata te vijne vetem per te vjedhur dhe shperdoruar besimin e popullit. Jo me. Kurre me. Kjo duhet te mos perseritet me. Nuk kemi me nevoje per shtypje e mjerim pasi boll kemi vuajtur, por kemi nevoje edhe per pake dite te lumtura. Kesaj klase politike teper mjerane qe po i nxine faqen vetes se vete para gjithe opinionit publik shqiptar dhe atij nderkombetar duhet treguar vendi dhe sduhet lene me te beje keshtu. Koha ka ardhur. Ata duhen larguar nga skena politike. Format hajde t’i gjejme. Shqiperia ka shume dhe me shume njerez te ditur se keta qe na drejtojne sot. Ata duhet t’i nxjerrim ne krye dhe ti perkrahim. Zoti na dhe i ndihmofte.

  11. Shpatar says:

    Duke lexuar disa komente me erdhi ne mendje shprehja popullore .”Shqiperia digjet dhe kurva krihet”O derezinje pse nuk shihni hallet tona por merreni me te tjeret.A e dini ju sa larg jemi ne nga ata qe ju shani?Mos u hiqni se jeni patriot dhe trima.Lereni grekun ,italjanin e serbin ne punet e tyre e i beni derman Shqiperise qe nuk di se ku po shkon ne keto 20 vjete perpelitje.Aleatet kane folur shume qarte kete radhe.Ne, keshillave te tyre, u veme nofka se na u kritikoka Salu.Budallenj!!!!.Shqiperia nuk eshte as Sala as Edi por jemi ne qe rrojme me lemoshen e Politikanve.Po votove per mua -do hash- ne te kunderten ne te sat….Cfare hani qe mendoni keshtu.Kthjellohuni beni ate qe kane bere burrat e mencur Shqiptar.Shume po durojme .O te mjer…….nuk eshte kjo fara jone.

  12. Ardian Bataj says:

    fushata elektorale kaloj me veshtirsit e saj po ashtu edhe procesi i votimi dhe perfundoj me debate si brenda per brenda institucionit ashtu edhe jsht saj u cua ne kembe qytetar jo tiranes pe te ‘mbrojtur’ nje votee cila nuk ishte e tyre per te ‘mbrojtur’ nje vote e cila ishte e vlefsh,e per te mbrojtur nje vote e cila ishte e kontenstuar nje vote e cila priste te numerohej dhe opozita vjen dhe e balcamos kete proces te ndershem qe e kishte pare dhe degjuar pothuajes e gjithe bota.
    mbase Berisha gaboj qe ben kete gje por gabimi me i madh ishte i Edit me bebet e tij qe arriti te bej nje lufte civile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje