Malta voton për lejimin e shkurorëzimit

29 Maj 2011, 18:28Lifestyle TEMA

Mediat lokale thonë se shteti konservator katolik i Maltës ka votuar në favor të legalizimit të shkurorzimit.

Kryeministri Laurenc Gonzi, që ka bërë fushatë kundër iniciativës, është cituar duke thënë se ai do e respektojë dëshirën e popullit dhe do të punojë për implementimin e legjislacionit.

Banorët e ishullit mesdhetar votuan në referendumin i cili nuk ishte obligativ të shtunën, ndërsa rezultatet e para të pakonfirmuara tregojnë se mbi 50 % e tyre kanë votuar në favor të divorcit.

Malta është një nga dy shtetet e vetme në botë që e ndalon divorcin, ndërsa vendi tjetër është Filipinet. Në Maltë, edhe abortimi është i ndaluar./rel/

2 komente në “Malta voton për lejimin e shkurorëzimit”

  1. mendimi_im says:

    Neve na eshte lejuar divorci qe para 1433 vjeteve, duket se kush eshte mbrapa ?

    Si mund te jetosh me nje njeri qe nuk gjen paqe dhe komunikim?

    1. 1444 says:

      Me sa di une duke qene vete musliman modern i moderuar (jo me mjekerr 2.5 metra te gjate si ty),te ndahesh nga bashkeshortja mjafton vetem qe te thuash fjalen (te le) 3 here,tani,te quash emancipim kete…. nuk di c’emer te te ve !

      Te kujtoj qe jo para 1433 vjeteve por vetem para 400 vjetesh cdo shqiptar cdo pasardhes i yti ishte katolik,
      dhe shqiptaret kane qene nder te paret qe kane pranuar krishterimin !

      o taleban shiko emancipimin e arbeve qe mi mbron si syte e ballit !

      http://www.google.com/imgres?imgurl=http://zunia.org/uploads/pics/TALIBAN_WOMEN-ELECTION66.jpg&imgrefurl=http://zunia.org/post/is-the-taliban-the-main-loser-of-afghanistans-elections/&usg=__lPpIS1k6N9N5m4zVzzsbWSuKLyk=&h=295&w=393&sz=21&hl=en&start=0&zoom=1&tbnid=7Kk9kOViRZlwwM:&tbnh=124&tbnw=164&ei=5aziTcWrLsqHhQeQ5KnrBw&prev=/search%3Fq%3Dtaliban%2Bwomen%26um%3D1%26hl%3Den%26sa%3DN%26biw%3D1920%26bih%3D977%26tbm%3Disch&um=1&itbs=1&iact=rc&dur=349&page=1&ndsp=63&ved=1t:429,r:14,s:0&tx=109&ty=68&biw=1920&bih=977

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje