PS: Votat e kutive të gabuara, në Komisionin e Venecias

30 Maj 2011, 14:29Politika TEMA

Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi, ka thënë se do të ishte e dobishme që çështja për votat e gabuara të dërgohej në Komisionin e Venecias, për t’i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar. Sipas tij, Komisioni i Venecias është një insitucion i besueshëm, në të kundërt me institucionet shqiptare, të cilave mund t’u bëhet presion.

“Ne e përshëndesim kërkesën e ndërkombëtarëve për të përfshirë Komisionin e Venecias, për të shpëtuar vendin nga kjo gjëndje ku e kanë futur Berisha dhe Ristani”, tha Klosi gjatë fjalës së tij.

Ai ka thënë ndërkohë se është i pakuptueshëm dhe absurd vendimi i KQZ-së, që vendosi të numërojë votat e hedhura në kutitë e gabuara vetëm në Tiranë dhe jo në rrethet e tjera.

“Në asnjë zonë elektorale nuk janë vlerësuar votat e gabuara, me përjashtim të Tiranës. Ky është një veprim absurd, pasi nëse duhej bërë, duhej bërë në të gjitha zonat elektorale”, u shpreh ai.

Klosi ndërkohë ka bërë publike ato që ai i quajti manipulime në Tiranë, duke qenë se në kutitë e votimit kanë dalë më shumë vota se votues.

 

10 komente në “PS: Votat e kutive të gabuara, në Komisionin e Venecias”

  1. danieli says:

    …per nga formati, ashtu si i ka maskuar Berisha dhe Ristani votat. Komisioni i Venecias do t ja kaloje çeshtjen Karnavaleve te Venezias.

  2. tg usa says:

    A te shkretet Edvin Kristaq Rama,Blendi klosi, Gramoz,ruci,Ilir gjoni udheheqsit e ps Keta ishin apo baballaret e tyre ne ppsh keta perseri tani. E temerrshme dhe thone jemi per demokraci ikni ore komunist te ndyre vrat sa deshet,futut ne burg sa deshet,interrnuat sa deshen tani thone e bejme demokracine me mire se ata qe e themeluan.Harrojeni nuk u sjell ky popull me ne pushtet prandaj mos coni per te vrare komunist budallenj,Ikni sa pa filluar amerika te kerkoje llogari per krimet qe keni bere

    tg usa

  3. shqiperia ime says:

    O TG USA ne ca fshati te Usa jeton? Me duket se i merr lajmet nga kanalet e Berishes! Me vjen keq se dhe une ne USA jetoj po lajmet i marr nga te gjitha kanalet dhe me duket se baba jot komunist Berisha humbi ne gjith vendin. Hapni syte se me duket jeton ne amerik po injoranca te ka ngelur fshataro Shqiptare. Ti rrezik do jesh ndonje 20 vjecar qe degjon se cte thot babi dhe sje ne gjendje te krijosh opinion tend. Ska gje Take Care Body Life will teach you.

    1. pjeter mustakuqi says:

      ky tg usa e ka shtepine te xhamlliku dhe i duket sikur eshte ne amerike fale allah se nuk eshte mire nga trute

    2. tg usa says:

      I gona take care for my self body don’t wory about that por nuk e kuptoi cfar thash dicka qe s’jam ne gjeendje te krijoj opinion sipas teje?.Por me sa shof une babi jote nuk ti paska tregur te verteten qe para 18 vjetve ka qene nje parti komuniste e kthyer ne parti socialiste po me ate njerez apo antare vetem se ktheu emrin nga fatime ne drane antare te njejte dhe tani ata qe udheqnin athere po udheheqin edhe tani dhe ja u nemerova kush jane, nuk e kuptoj pse thartoheni apo pse revoltoheni nga e verteta.Nqs une genjej thoni qe ti genjen dhe je nje genjeshtar dhe faqe zi vetem thoni ku eshte genjeshtra ime.Bile une edhe u pyeta nuk paska partia socialiste ndonje djale te ndonjerit qe ka qene antar partie apo komunist i thjesht qe prindit e tij nuk i kane duart me gjakun e ketij populli qe te jete udhheqes i kesaj partie socialiste ish komuniste? Prandaj mos u merzitni dhe bhuni objektiv;u thote rama fluturon gomari dhe ju pernjeher po fluturon
      Hajde nje shendet per shokun rama dhe per partine qe te na lene mbrapa

      tg usa

      tg usa

      1. Horatius says:

        As Shqiperia ime as tg usa nuk dine te shkruajne anglisht. Body i thone trup kurse ajo qe doni te thoni ju eshte buddy qe do te thote shok. Habitem si e merni guximin te shkruani nje gjuhe qe jam i sigurt qe e flisni skandal, apo sa per parking attendant dhe dishwasher mire eshte.

      2. stalinsali says:

        ik o tg se as anglisht s’ di. Skruhet Buddy ne kete rast jo Body se ja nxore kuprimin ne indi pastaj. Duket se ke mesuar English atje ku e ka mesuar dhe daja jot shpellari.
        Pa thuaj njehere DHiz iz a mirikell

  4. 21Janari says:

    Reagimi i PS është tërësisht anemik…

  5. CERI says:

    TG.USA PASTRO GOJEN KUR FLET PER KOMUNISTAT FOL ME MIRE PER SALEN SE BONI LUTJE PER TU BO KUMUNIST DHE MBASI U BO KOMUNIST I SHERBEU MEDEVOCMERI DHE VETMOHIM KOMUNIZMIT DERI NE ORET E FUNDIT PAS KESAJ NDEROJ PARTI SHKOJ NE PD NDEROJ PARTIN PO JO IDETE QE JA DHA PARTIA PUNES.

  6. akrepi says:

    Dokumentin zgjedhor e kini ne dispozicion Z.Klosi,mos pershendesni Nderkombetaret per Venecian po nje jurist i juaji le te shkoje vete dhe te shperfaqe vjedhjen e votave prane ketij komisioni.Te gjtha pushtetet ketu jane te kontrolluara dhe te komanduara,do habitesha sinqerisht qe Kolegji Zgjedhor te kishte ndonje ndryshim nga KQZja e SaliristanBerisha.Zoti Klosi dhe tere PSja ju po silleni si humbes,mbroni voten qe ju dhame.Beni detyren si i zgjedhur dhe jo si i zakoshem,po me sa duket ne mes tuaj kini paqartesi ndryshe c,pune ka Islami dhe Harasani ne Parlament?Sa per komentet e TG.USA.,kuptoje o njeri.komunisti me i ndyre qe ka nxjere raca njerzore qe nga shoqeria primitive e deri ne ditet e sotme eshte tradhetari i Shqiptarve SaliserboBerisha.Dhashe lajmet naten e mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje