15 gazetarët më me influencë të Shqipërisë dhe pagat e tyre | Gazeta Tema
 

15 gazetarët më me influencë të Shqipërisë dhe pagat e tyre

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Suplement |

TemA e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

Është dhe mbetet ushqimi më i mirë shpirtëror, pjesë organike e jona, alkimi e mendjes sonë, herë kureshtje, herë detyrim… Përshëndetje të gjithëve, po flasim për lajmin.

Pimë apo nuk pimë kafe, hamë mëngjes apo mbajmë dietë, shkojmë në punë apo ndjehemi të sëmurë, ka drita apo ikën uji, është ftohtë apo shkojmë në plazh… nuk ka rëndësi se çfarë drejtimi merr rutina jonë e përditshme, të gjithë duam të informohemi në kohë, të gjithë jemi nga pak kureshtarë, të gjithë i dashurojmë lajmet dhe dita nuk ka kuptim pa lajme.

Veçanërisht në Shqipëri, një vend tipik mesdhetaro-ballkanas ku thashethemi ka qenë historikisht i pandarë nga atitjuda jonë, veçanërisht në këtë vend me pafundësi titujsh gazetash dhe revistash, kanale televizive, radio a site interneti informuese, gazetaria është establishuar si një nga industritë më të fuqishme aq edhe qesharake, më të pushtetshme aq edhe kompromentuese apo e kompromentuar. Unë personalisht kam parë nga afër adoleshentë që vijnë të studiojnë gazetari&komunikim në Tiranë me fantazitë e shfrenuara në mendjet e tyre se një ditë do të bëhen si Sonila Meço e ABC-së apo Lili Babaramo i News 24-ës, kam punuar me gazetarë të mirëfilltë apo minifundse injorante, me autoritete të medias vendase apo koketa analfabete dhe kam vërejtur me kujdes: nëse e dashuron, ke vullnet, ke pasion gazetarinë, pas shumë mundimesh do dalësh faqebardhë. Qoftë nga xhepi, qoftë nga fama, qoftë nga impakti që do çlirosh për publikun.

Saga model Forbes e klubit social studentor “campusALBANIA” këtë të shtunë sjell për lexuesit e gazetës TemA rankimin e njerëzve më të pushtetshëm të medias shqiptare.

 

 

1-Blendi Fevziu

Thuaj Fevziu e mendo hosten dhe producenten televizive amerikane Oprah Winfrey. Me rreth 30 milionë lekë (nga këtu e më poshtë do të flasim vetëm me lekë të vjetra për ta bërë disi më bombastik klasifikimin) të ardhura çdo muaj, zoti Fevziu kryeson listën e gazetarëve më të paguar në gjithë hapësirën shqipfolëse. Dikur një nga gazetarët e parë të gazetës opozitare postkomuniste RD, sot jo vetëm moderatori më i pasur, por edhe miku më i dashur i kryeministrave (pushtetit) të çdo lloj ngjyre. I diplomuar për gjuhë-letërsi është njëkohësisht edhe autor i 4 librave (mediokër), të botuar brenda 2 dekadave të fundit. Vlen për diçka në medien shqiptare që e justifikon çmimin: 1 – Ende i bën fresk koalicionit qeverisës të korruptuar BC-SK, dhe kjo tregon se ndryshimi do vonojë. 2- Është gati ta rishkruajë historinë sa herë ndryshohen qeveritë dhe gjithmonë të ketë një arsye pse e bëri.

Mëkate? Ka plot. Po mua më vjen keq vetëm, që ka qenë drejtori i gazetës së parë me ngjyra shqiptare “Korrieri”, të cilën e themeloi me lekët e Ilir Metës dhe e varrosi me gjobat e koalicionit BC-SK.

 

2-Arjan Çani

 

I dashuruar tmerrësisht pas skupeve, ekstravagancave, ngacmimeve, parasë, perversiteteve televizive… renditet i dyti në listë. Ish kryeredaktori i suksesshëm i “Gazetës Shqiptare”, moderator dhe pronari i show-ut televiziv “Zonë e Lirë”, gjirokastriti muslimano-ortodoks Arjan Çani çdo muaj derdh në llogarinë e tij rreth 20 milionë lekë. Me një eksperiencë të gjatë në gazetarinë e shkruar, nisi eksperimentimin e puntatave të para të programit të tij legjendar në një nga ish ekranet e Tiranës së vitit 2005, TVA. Mbetet një nga gazetarët dhe prezantuesit më “të çmendur, por dhe më të rafinuar”, të cilin e njohin të gjithë, që nga fëmijët e deri tek të moshuarit.

 

 

3-Andi Bushati

 

Gazetar, analist, skenarist, prezantues televiziv, zoti Bushati me elokuencën dhe qetësinë e tij shton pasurinë çdo muaj me rreth 15 milionë lekë. Pjesë e brezit të Fevziut, Blushit, Bazes, Shkullakut, nip në ish bllokun komunist, debutoi në median e shkruar rreth vitit 1993 me artikuj modestë në të përditshmen e vëllezërve Nazarko “Dita” e më pas filloi të shkëlqejë pas 1997-ës në revistën “Klan”. Sot mbetet një nga mendjet më racionale dhe opinionbërës me këmbë në tokë i medias së Tiranës.

 

 

4-Artur Zheji

 

Shëëëëët, qetësi, po flasim për zotin Zheji. Hijerëndin dhe mendjendriturin e LSI-së. Momentalisht edhe drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (se kujt i hyjnë në punë lajmet e ATSH-së një Zot e di), gazetari  A.Zheji me artikujt e tij në të përditshmen “Mapo” dhe pjesëmarrjen në debatet politike të programeve televizive në televizionin lokal UFO, paguhet çdo muaj rreth 10 milionë lekë. Ia ka vënë syrin deputetllëkut dhe mezi po pret 2013-ën.

 

5-Armand Shkullaku

 

Tiranasi që punon drejtor informacioni pranë televizionit “Klan Kosova” në Prishtinë, gazetari simpatik A.Shkullaku llogaritet të ketë një fitim mujor me rreth 8 milionë lekë, ku përfshihet jo vetëm rroga, por edhe analiza dhe opinione të botuara në shtypin e të dy republikave shqiptare.

 

6-Sokol Balla

 

Pavarësisht ndonjë keqkuptimi personal që kam pasur me zotin Balla, më lejoni ta etiketoj si “shkolla anglosaksone e gazetarisë shqiptare”. Njeriu që fillesat e hershme në media i finalizoi me përsosmërinë e edicionit informativ të lajmeve në Top Channel, të cilat i ktheu në etalonin e informimit për publikun, ka të ardhura modeste në raport me kontributin që jep. 5 milionë lekë llogariten të ardhurat e tij mujore nga rroga, moderimi i Top Story-it dhe ndonjë honorari javor në shtypin e kryeqytetit.

 

 

7-Alfred Peza

 

Një nga gazetarët dhe reporterët më të spikatur të kronikës që ka media vendase, një nga ish kryeredaktorët më frutdhënës të disa gazetave apo revistave autoritare, zoti A.Peza momentalisht drejton departamentin e informacionit pranë televizionit Vizion Plus. Njeriu që ktheu Ora News nga një kanal televiziv anonim në një prej ekraneve më të ndjekur për lajmet, fiton çdo muaj rreth 5 milionë lekë.

 

 

8-Mero Baze

 

Opozitari i pandreqshëm i regjimeve tranzitore të Tiranës. I shpallur armik nga qeveria aktuale, mik dhe armik me gjithë kryeministrat e vendit, me një biznes të falimentuar mediatik, i cili mbahet në këmbë thjesht nga pasioni dhe dëshira e tij për të mos u dorëzuar. Renditet në rankingun e gazetarëve më me influencë, por pa rrogë. Gazeta TemA dhe site www.tema.al mbeten dy nga mediumet më të besueshme, më të lexuara dhe më të klikuara në këtë verë të nxehtë allishverishesh shqiptare.

 

 

9-Rudina Xhunga

 

Femra e parë gazetare e kësaj liste “të fortësh” mbetet një nga zërat më simpatikë të ekranit. Dikur një gazetare e shkëlqyer e shtypit të shkruar dhe autore e 2 librave bestseller, siç duket mjaftohet vetëm me programin e saj “Shqip” të së hënës. Me rreth 3 milionë lekë të ardhura në muaj zonjusha R.Xhunga do të bënte mirë të ishte prezente edhe në gazetat e përditshme ku analizat apo opinionet e shkruara nga femrat me influence mungojnë së tepërmi.

 

 

10-Filip Cakulli

 

Babai (jo i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë dhe Thrakës greke) i programit të tmerrshëm televiziv “Fiks fare”. Gazetar i vjetër, minoritari F.Cakulli renditet një nga emrat më të lakuar të gazetarisë investigative. Të gjithë e mbajmë mend skandalin seksual të sociologut Ylli Pango dhe aferat e zëvendës kryeministrit Ilir Meta, të cilat rezultuan fatale për të dy politikanët e lartpërmendur, investigime këto që e kthyen programin e Fiksit në më të paarritshmin dhe më të frikshmin produksion televiziv. Mendja dhe drejtuesi i këtij program zoti Cakulli paguhet rreth 3 milionë lekë në muaj, por autoriteti dhe besueshmëria e Fiksit kryesojnë listën që ka influenca mediatike ne publik, duke qenë ndoshta i vetmi që shikohet nga 3 milionë shqiptarë.

 

 

11-Skënder Minxhozi

 

Sikur zoti Minxhozi ta kishte dredhur si Frrok Çupi, doktor Berisha do e mbulonte në lekë-kështu qarkullon një shprehje mes studentëve të gazetarisë së Universitetit Publik të Tiranës. Kryeredaktori i revistës së përjavshme “Mapo”, analisti konsekuent dhe tepër konciz, Minxhozi arrin të fitojë nga rroga dhe honoraret e ndryshme rreth 2 milionë lekë. Shumë pak për këtë emër të spikatur të publicistikës shqiptare, dikur një nga gazetarët e legjendares “Koha Jonë” (asaj të Lesit, jo kësaj të Frangajt) dhe më pas diplomat pranë Ministrisë së Jashtme deri më 2005, kur Berisha 2 erdhi në pushtet.

 

 

12-Mustafa Nano

 

Pak, shumë pak. Vetëm 2 milionë lekë në muaj edhe për polemistin më të njohur shqiptar Mustafa Nano. Fiton këto të ardhura nga menaxhimi që i bën site-in www.respublica.al si dhe nga honorare të ndryshme që merr me aparencat në debate televizive dhe botime artikujsh. Bën mirë të rifillojë programin televiziv “Déjà vu”, i cili ishte një lloj argëtimi ekstravagant në fillim të fundjavës.

 

 

13-Aleksandër Çipa

 

Drejton sot të vetmen organizatë aktive në mbrojtje të gazetarëve “Unionin e gazetarëve shqiptarë”, është njëkohësisht kryeredaktor i së përditshmes kualitative “Shqip”. Me të ardhura rreth 2 milionë lekë në muaj, gazetari A.Çipa është njëkohësisht edhe një nga emrat e spikatur të poezisë post ’90 me rreth 3 libra të botuara në vend.

 

 

14-Ilva Tare

 

E mbani mend kur ishte ikona e lajmeve të Telenorbës shqiptare dhe më pas të Vizion plusit? Gojët e liga thoshin se na rikujtonte Vjollca (të tmerrshmen e TVSH-së) Vokshin, disa zëra të tjerë thoshin se kopjonte gazetaren italiane, majtisten Lili Gruber… Mjaftoi një masterizim dhe disa vite në Londër dhe ja ku jemi, para nesh shfaqet një Ilva Tare krejt e re, krejt tjetër, që menaxhon siç duhet energjitë e saj të pashtershme, që përcjell në audiencë mesazhin e mirëfilltë gazetaresk, një Ilva që ka njohur nga afër një realitet jo fasadë alla italiana, por një Ilva që të ardhmen do e ketë shumë shpejt në ndonjë BBC apo Al Jazeera Balkans. Fitimet mujore të zonjusha Tares janë rreth 2 milionë lekë në muaj, duke përfshirë programin e saj Tonight në Ora news si dhe drejtuese marketing në një kompani publicitare.

 

 

15-Fatos Lubonja

 

I fundit o qan o qesh. Fati siç duket nuk qenka kurrë me zotin Lubonja. Më i vjetri në moshë, më i persekutuari, më polemizuesi, më i urryeri dhe më i dashuruari njëkohësisht nga publiku F.Lubonja paguhet rreth 1.5 milionë lekë çdo muaj si opinionist i programit të B.Fevziut në Klan Tv dhe kolumnist javor i gazetës “Panorama”. Boton edhe revistën e mendimit elitar shqiptar “Përpjekja”, por prej saj nuk nxjerr asnjë të ardhur.

 

 

Weekend News

-Gjylymserja, e ëma e këngëtarit të tallavasë shqiptare, Shpat Kasapi, nuk mundi të fitonte në garën elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoni.

E kandiduar nga radhët e partisë së re politike shqiptare PDSH, doktorja e shkencave sociale arriti të marrë një numër të papërfillshëm votash. Megjithëse i famshëm me paraqitjen, por jo me zërin e tij, Shpati i Tetovës nuk e ndihmoi dot mamin për tu bërë deputete në FYROM.

 

-Kavaja me halle, Kavaja legjendare. Qyteti në kërthizën e Shqipërisë gjithmonë atakohet për legjendat folklorike erotike të ardhura prej shekujsh. Shpesh herë etiketohet si qyteti i penisit e herë si qyteti i bythës duke konkurruar rëndshëm me Elbasanin, herë si qyteti i Griseldës me jastëk poshtë fustanit e herë si qyteti i medreseve të dyshimta sunite. Kësaj here lajmet nga Kavaja erdhën paksa të frikshme, ish kryetari demokrat i bashkisë zotëria Refik Rugeja ka mallkuar pa pikën e turpit “mos e gëzofsh mandatin” kryebashkiakun e ri Elvis Roshi, për të cilin telashet&surprizat nuk paska të sosur këtë vit. Në Kavajë meshkujt bëjnë gjithçka… mallkojnë edhe njëri-tjetrin.

 

-U shtrëngua fort, u përpoq gjatë por nuk bëri dot gjë. Bashkëshortja e futbollistit anglez Beckham ëndërronte të lindte vajzën e saj më 4 korrik 2011, ditën kur çifti ishte martuar 11 vjet më parë dhe njëkohësisht në ditën e pavarësisë amerikane. E ndodhur në Los Angeles të Californisë, zonja Beckham lindi të dielën e kaluar me anë të një operacioni cezarian në spitalin gjinekologjik Cedars Sinai. Vajza e parë e tyre quhet Harper Seven pas tre djemve Romeo, James&Cruz Beckham.

 

-Pas mbylljes së programeve shqip nga gjigandi mediatik radio BBC, momentalisht programe në gjuhën shqipe transmetohen vetëm nga korporatat nacionale të transmetimeve radiofonike amerikane, ruse, greke, franceze, bullgare, turke, kineze, zviceriane, radio Vatikani, gjermane, australiane. Qeveritë e këtyre vendeve shpenzojnë çdo vit rreth 1.9 milionë dollarë amerikanë për mbajtjen gjallë të këtyre programeve ditore, ndërkohë që audienca në Shqipëri dhe rreth saj është zvogëluar katastrofikisht në numër.

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

59 Pergjigje per 15 gazetarët më me influencë të Shqipërisë dhe pagat e tyre

  1. LUAN  --  16 Korrik, 2011 në 10:40 am

    Ka te drejt FEVZIU dhe televizioni KLAN, ti bej fresk qeverise me te korruptuar , me nje kryeminister te cmendur, qe me leket e nje populli mjeran , majm keta krimba te verdhe me koke te zeze .Keto sanguisuga (shushunja) po ja pine gjakun nje shoqerie te tere nepermjet favoreve te qeverise . kaq pare mendoj nuk i merr dhe BRUNO VESPA apo gazetare me integritet te BBC .

    Përgjigjjuni

    • SALI K  --  17 Korrik, 2011 në 7:27 am

      LEKET SI VINE IKIN – KETA JANE GAZETARUCE QE LEXOHEN ME QEF NGA MALOKET DHE PADRONET E GAZETAVE PO AQ MALOKE SA KRYEMINISTRI YNE – OSE ME SAKTE KRYEMALOKU U SHQIPERISE SALI K BERISHA.

      Përgjigjjuni

  2. Xhema nga Tirana  --  16 Korrik, 2011 në 10:56 am

    Eh !!!!!!! Pensionistët e shkretë !!!!!!!

    XHEMA !

    Përgjigjjuni

  3. gazi  --  16 Korrik, 2011 në 10:56 am

    -te perzihesh ligesine dhe egersine e berishes–me djallezine dhe ngerdheshjen e blendi fevziut
    Shikohen qarte te gjitha ato cudira makabrre qe ben berisha dhe qe s’kane te sosur
    SE NGA MENDJE KUJTE VINE…

    Përgjigjjuni

    • Mark  --  16 Korrik, 2011 në 2:39 pm

      Keshtu ndodh kur ne pushtet kemi islamiket dhe krye islamikun Berisha.

      Përgjigjjuni

  4. gazi  --  16 Korrik, 2011 në 11:26 am

    –nuk me hiqen nga mendja 30-cja e qerosit
    Per kete e donim demokracine?–qe blendi te merrte 30 mil duke u ngerdheshur si hijene
    kurse ne te merrnim rruget e botes,duke lypur pune sklleverish dhe fletur poshte urave?

    –ps.. Fatos Lubonja i bie qe te lepij kockat e blendit–mmmmmmeeeeeeeeee

    Përgjigjjuni

    • Rani  --  16 Korrik, 2011 në 11:38 am

      Na rrofte Evropa dhe Amerika neve qe s’mund ti shohim kurre keto para ndersa ai piziveng pasurohet ne nje vend te botes se trete. Nuk eshte budalla qe nuk shkon ne Amerike se atje e ka familjen ai shkerdhat, se e di se ne Amerike e presin pjatat dhe i sheh ne enderr 30-milionet. Qenkan te zgjuar mileti jo si ne………….edhe pse kemi bere shkolla te huaja.

      Përgjigjjuni

      • Tironci Lugano  --  17 Korrik, 2011 në 3:23 pm

        Rani.
        Duhej te qendroje ne Svicer te merrje me shume te holla:))
        te pershendes

        Përgjigjjuni

    • hasan  --  16 Korrik, 2011 në 2:32 pm

      Aaaa Gazi i madh je.

      Përgjigjjuni

  5. pedagogu  --  16 Korrik, 2011 në 12:18 pm

    E uroj Bledin qe te na kete dhene shifra aferisht te sakta, dhe e keshilloj te shkruaje shqip: ose fjalet anglisht t’i shkruaje origjinal dhe ne kllapa te jape perkthimin e sakte ne shqip.

    Përgjigjjuni

  6. zani_tirane  --  16 Korrik, 2011 në 12:20 pm

    Me qafsh ,me shuaj kuriozitetin sa merr ai gjyslukja Tan Hoxha qe ju bene bythet me kallo nga njera studio televizive tek tjetra,Nuk besoj ta beje thjeshte per ate cop universitet qe ka nuk besoj ta bej sumen me kallo

    Përgjigjjuni

  7. Frank  --  16 Korrik, 2011 në 12:50 pm

    Hahahah, Zani, je i papare !

    Përgjigjjuni

  8. Genc  --  16 Korrik, 2011 në 1:09 pm

    Bledo i ke varferuar shume gazetaret qe permend se marrin me shume se ç’imagjinon ti. Korrektoje informacionin

    Përgjigjjuni

  9. mendimi_im  --  16 Korrik, 2011 në 1:40 pm

    un do te thoja 15 spiunet me te medhenj

    Përgjigjjuni

    • zani_tirane  --  16 Korrik, 2011 në 6:36 pm

      Mendimi im,keta nuk kane se cte spiunojne,pasi pa kete virtut nuk pranohen ne Pd-.Keta jane kthyer ne Gebels te neveritshem,jane nje makineri gjigande e mirepaguar me leketqe qeveria na vjeth ne thjeshte dhe vetem per te dizinformuar opinionin idiot shqiptar.

      Përgjigjjuni

  10. tg usa  --  16 Korrik, 2011 në 1:42 pm

    TE SHOHIM c do beje fevzo kur plaku i rezikshem te ngordhe ndonje dite

    Përgjigjjuni

  11. vllazen  --  16 Korrik, 2011 në 2:23 pm

    Me duken shume te ekzagjeruara shifrat e dhena. Sa per “gjysluken” qe po e ha meraku shume ZANI_tirane aq sa po e “kenaq” Frank-un po i them se edhe sikur te beheni te gjithe bashke 100 apo 200 me kete nivel qe shikoj une ketu ne forum …. AI “gjyslukja” as qe e ve ujen zjarr jo per ju por edhe per tonelata si puna juaj. Bierini, bierini se i bini bukur. Vazhdoni e beni hesapet e tjereve ju o te mjere dhe nuk shikoni hallet e CATISE suaj.

    Përgjigjjuni

    • zani_tirane  --  16 Korrik, 2011 në 6:44 pm

      O vllazen,rrofsh qe hyre ti ne kete forum e po na jep pak oksigjen ne 200 injoranteve me pikat qe ve mbi i .Kam nje lutje,meqe nuk e gjen veten tek ne injorantet e ketij forumi,hidhu nje xhiro andej nga 55-sa,por me aq same ndodhen ne materien time gri,nuk shoh ndonje hata ne shkrimet e tua.

      Përgjigjjuni

  12. Arian  --  16 Korrik, 2011 në 2:31 pm

    Hahahaha… Bravo Ble trafikantiiiiiiiiiiii….. Hahahaha

    Përgjigjjuni

  13. vllazen  --  16 Korrik, 2011 në 2:34 pm

    Sa per Fevziun eshte ironia e rradhes se : “Nuk paguhesh per vleren qe ke por sa i nevojshem je ne rrethana te caktuara”. Kam degjuar se Arian Cani eshte shprehur nje here tek ZONE E LIRE ne oret e vona per Blendi Fevziun se : Ai ( dmth Fevziu ) eshte b-y-th-e-l-e-p-i-r-e-s-i me i madh qe ekziston.
    Jam absolutisht ne nje mendje me Canin.

    Përgjigjjuni

    • Ina  --  16 Korrik, 2011 në 2:56 pm

      Shume dakord me ty. Te shohim kur t’i largohet nga skena politike ‘babai shpirteror e financiar’ se ç’do te beje Fevziu. Persa i perket preferencave te mia, do veçoja Z. Minxhozi si nje opinionist largpames e realist. Gjynah qe eshte nga fundi i listes se per vleren e mendimeve te tij vlen shume me teper. Gjithsesi, kuptohet perse ndodh keshtu…

      Përgjigjjuni

      • vllazen  --  16 Korrik, 2011 në 3:36 pm

        INA : Fevziu ka shume gjasa te mohoje edhe nenen e tij e jo me “babain shpirteror e financiar” sic te pelqen ta quani ju. Sa per Minxhozin : Aman te keqen se e marrim vesh qe pa hapur gojen se cfare do te thote. Minxhozi me duket se po bashkohet me ate KORIN e gazetareve qe ne 10 fjali qe thone 20 here do te permendet Berisha. Merruni me dukurine jo me individin.

        Përgjigjjuni

    • LORA  --  16 Korrik, 2011 në 3:09 pm

      Kishte te drejte sepse Fevzo ja kalon edhe vete Canit per bythelepirje.Per mua qofshin te mallkur sherbetoret e djallit.
      Sa per influencen e tyre nuk di si e ka gjetur Bledi Mane,pra cfare njesie ka perdorur.Ne vendin tim e vendin tend,Bledi,ku vota vidhet e tjetersohet si perdhunimi me i kobshem i vullnetit te njerzve,si mund te matet influenca e nje gazetarie-perverse diten per diell , qe duke mos ja dale dot t’i pjerdhe mendte dynjase e ka gjetur bythelepirjen si zanatin e berjes fresk te pushtetit.Mos me thuaj,Bledi, qe e ke harruar Canin e co si zanatlinjte me te mire bythelepires te F.Nanos e qeverise se tij gangstere.
      Sidoqofte Tema e Shekulli me mjaftojne per cilesine,ne rritje,qe me ofrojne ne keto kohra
      kaq te zymta e te trishta qe po kalon qytetaria e vertete e vendit tim.Nderveprimi i tyre me lexuesit,jam e sigurt,qe do te jape frytin e shendetshem.

      Përgjigjjuni

    • izaura  --  16 Korrik, 2011 në 4:47 pm

      E para Shqiptaret Konsistojne ne Buthleipirje ,e dyta eshte i vetmi profesion i trasheguar i shqiptarve qysh ne kohen e turkut .Asnji profesion e diplom nuk vlen ne shqiperi para servilizmit e sumllapes .Kty bile bile ,qendron dhe vet filozofia e jetes se shqiptarit ,perndryshe ,sdo ishim ne kto qe sot jemi !

      Përgjigjjuni

  14. Ton  --  16 Korrik, 2011 në 2:53 pm

    Thuaj Fevziu dhe mendoh Winfrey? Winfrey erdhi nga familjet me te varfera te Mississipit dhe arriti deri aty ku eshte me forcat e saj pa i puthur sumen askujt.
    Fevziu eshte sumelepires i pashoq dhe u katapultua aty ku eshte sot. Mjafton te shikoni si kalon ne orgazem kur interviston Saliun.
    Sa per 30K ne muaj eshte te pakten 1000 here larg Oprah!

    Përgjigjjuni

  15. vllazen  --  16 Korrik, 2011 në 4:13 pm

    Une personalisht asnjehere nuk e kam konsideruar Fevziun si gazetar te mirefillte. Ai mund te quhet komentues apo intervistues i ngjarjeve dhe jo analizues i tyre. Marrim psh Bruno Vespen qe Blendi e ka aq per zemer sa dikur mundohej ta imitonte edhe me gjeste. Vespa nuk eshte vetem organizues i programit qe ai drejton por edhe nje gazetar me nje kapacitet te rralle intelektual e kulturor. Ai i ve me “shpatulla pas muri” deputetet e cilido krahu ne Itali kur ai drejton programin e tij dhe jo vetem. Kurse Fevziu eshte si puna e komentatoreve ne nje ndeshje sporti ( nuk po perpiqem ti ofendoj ata aspak se jane te respektuar deri ne fund per emocionin qe ata sjellin tek shikuesit ). Mirepo nje komentator zgjidhet nga stafi i TV mbi te gjitha per elokuencen dhe cilesine e zerit dhe jo se domosdoshmerisht duhet ta njohe me themel ate ( dmth ndeshjen ) qe ai po komenton. Nuk them se merren injorante ne ate fushe me kuptoni se ka disa teste per arritur deri atje. Ndersa punen e specialistit e ben ai qe rri prane tij qe pergjithesisht eshte nje lojtar/e, trainer/e ose e shumta nje ish.
    Keshtu eshte edhe puna e Fevziut tone. Po ka raste me shumice kur Blendi i le te “zihen e te grihen” njeri me tjetrin politikanet tane, se keshtu i shkon atij me shume per shtat ( publiku qyfyre do apo jo ? ) ose thjesht kur nuk arrin ta balancoje si duhet emisionin e tij sepse i tille eshte autoriteti i tij perpara te “miqve” qe fton ai aty ne studio. Thjesht nje komentues dhe asgje me shume cilesore nuk kam pare tek ky njeri.

    Përgjigjjuni

  16. ilir  --  16 Korrik, 2011 në 4:19 pm

    Po ky krahason blendi fevziun me oprah winfrey qe merr 20 milion dollar ne vit apo me shume

    Përgjigjjuni

  17. arta  --  16 Korrik, 2011 në 4:39 pm

    Bledi urime, te falenderoj qe ne keto dite te nxehta na sjell nje shkrim tejet interesant, dhe kaq te fresket per mua shkrime te tilla na duhen perdite larg kolegjeve matrapaze dhe luftes se ndyre politike…me pelqeu gjithccka kishe shkruar me aq origjinalitet e maturi…te falenderoj koleg qe na kujton se gazetaria ende ska humbur ne vorbullen e “shefave” dhe atyre qe dikur ishin si ne por sot jane kthyer e shenderruar si… as vete ata se dine…TE UROJ SUKSESE

    Përgjigjjuni

  18. SKENDERBEU  --  16 Korrik, 2011 në 5:26 pm

    PO KINI HARUAR ATE QE NA I KA BERE SYTE XHIXHA XHIXHA SA HERE DEL SEPSE ESHTE TEPER DALLKAUK SI ANALIST ISH SHEFIN E SHTEPISE SE KULTURES KU U THEMELUA SHTABI I UNCL LABINOT,ZOTIN( MENDER I MENDEROSURI) HENRI CILI.

    Përgjigjjuni

  19. Berlini  --  16 Korrik, 2011 në 5:51 pm

    Mund te me shkruaj njeri sa Euro jane 20 milion leke.??

    Përgjigjjuni

    • hajriu  --  16 Korrik, 2011 në 6:03 pm

      Pjestoje me 1.4 dhe del vete. OK?

      Përgjigjjuni

  20. alqi  --  16 Korrik, 2011 në 6:08 pm

    Ky shkrim eshte nje informacion interesant. me pak fjale une kam respekt per gazetaret, Pasi ata jane 365 dite prane nesh. une do te vlersoja gazetarin e nderuar dhe vertet ashtu sic shkruhej me lart, me kulture perendimore, zt Sokol Balla. me peqen ta krahasoj me shefin e cnn ANDERSOON COUPER. pse jo?. Alqi , FLORIDA.

    Përgjigjjuni

  21. Skender K  --  16 Korrik, 2011 në 6:17 pm

    Ky Blendi Fevziu nese ne shqiperi do kete vertet demokraci , puna e ti do te jete pjata larese neper restorante…profesjoni i te eshte, spiun,agjent,dhe perpilusi i programeve te Sales si e si te renoje dhe te shkateroje shqiptaret.

    Përgjigjjuni

  22. Bato  --  16 Korrik, 2011 në 7:37 pm

    Perpjekje e mire. Po Froku i Cupit dhe Hoxha Artan, nuk futen fare ne kete liste gazetaro-analistesh?

    Përgjigjjuni

  23. fri  --  16 Korrik, 2011 në 9:06 pm

    palaçove çani zhej fevziu nuk do tju jepja as nje lek fytyra te poshtra pederaste cani e zhej ti fitojne leket me bythe

    Përgjigjjuni

  24. penaxhiu  --  16 Korrik, 2011 në 10:14 pm

    Zoti Bledi, keni harruar reporterin e politikes, Adi Shkembi….

    Përgjigjjuni

  25. une them  --  16 Korrik, 2011 në 11:33 pm

    per tu habitur! qe ne ato lloj televizionesh te kete paga te tilla! televizione qe te vin turp ti shikosh.
    ku pothuajse te gjitha programet dhe spektaklet i kane kopjuar nga italia.
    per mua tu japin edhe 300 milion, se leket e tyre i kan. por puna eshte se keta nga ana profesionale jane te pa afte, jo realist, sherbetor deri ne qelizen e fundit, me nje fjale te peshtir dhe iritus.

    Përgjigjjuni

  26. patrik  --  16 Korrik, 2011 në 11:49 pm

    te dhena interesante.kujdes me fjalet e huaja se nuk te bejne interesant po the ‘atituda’ ne vend te fjales shqip ‘qendrim’ dhe ‘eshte establishuar’[ ne vend te ‘eshte krijuar’.perdoromi i ketyre fjaleve te tradhetojne qe je gazetar provincial. te tjerat ishin jo keq. vetem kujdes mos jep medime idiot si psh kur krahason fevziun medioker me Opra Winfrey qe eshte maja e gazetarise.kujdes kur me mburr canin, mikun tend qe ta ka nxjerre bojen si trafikant dhe kur te la muajin e fundit 2-3 here jashte programit sepse nuk te vlereson fare. nese nuk e ke kuptuar, qenke ose shume naiv ose aspak objkektiv.si mund te thaush per canin qe eshte prezantues nga me te rafinuarit kur ai eshte nje gazetar mese medioker dhe 100% pervers.

    Përgjigjjuni

  27. Nik Kodra  --  17 Korrik, 2011 në 1:14 am

    Blendi ziu (qafetrashi) eshte gazetari me hileqar i diteve te sotme. Te vjen neveri kur sheh se sa kembengules eshte per ta orientuar te pyeturin atje ku mer thesin e parave te taksapaguesave shqiptare, tek qeveria e korruptuar deri ne palce.

    Blendi ziu dhe Arjan çingeneja jane modeli i vertete i prostitucionit ne gazetari!

    Tung,

    Nik

    Përgjigjjuni

    • deso74  --  17 Korrik, 2011 në 6:33 am

      fjale me vend!

      Përgjigjjuni

  28. Jeni  --  17 Korrik, 2011 në 3:18 am

    o Bledi ti gjithmone me ate kurajon tende , me ate emacipimin tend per demokracine eshte mire te hapesh rubrika shifra dhe fakte per te gjithe jeten ne shqiperi se keshtu do te dalin ne pah korupsioni , pseudopolitikanet, pseudogjykatesit qe tani si femije kane frike nga hijet e padrejtesive qe kane bere,pseudomedia etc….

    Përgjigjjuni

  29. AURORA  --  17 Korrik, 2011 në 3:54 am

    Pershendetje Bledi,

    Po Katundar (Henri) Cili ku eshte mo aman? E pelqej kur kapardiset si kaposhi maje plehut ne studiot e TV-ve, ndoshta i duket vetja me shume kapacitet, ndoshta do te ishte i afte si ruajtes pulash ne koperativen e katundit te tij kur te ike Sala nga pushteti.

    Përgjigjjuni

  30. Ramy  --  17 Korrik, 2011 në 10:06 am

    hahahaha sa te pa turp qe jane , Mero baze punon pa rroge hahah , genjeshtara e radhes

    Përgjigjjuni

  31. Baca-1  --  17 Korrik, 2011 në 1:14 pm

    Te gjithe gazetaret jane maskarenje, jane vjedhes.
    AA

    Përgjigjjuni

  32. guadalina  --  17 Korrik, 2011 në 1:14 pm

    NUK JA VLENE TE MERRESH ME PSUDO GAZETAR SI FEVZIU DHE PROSTITUTA ARJAN CANI SI DHE AI NAZISTI FRROK CUPI LE PASRAJ HENRI CILI AI TAN HOXHA CFAR ESHTE NJE TJETER SIKUR FLE GJUME AI PEKA AI TA SHPIF FARE APO KUR DEGJON ATE TE PA LARIN ARTUR ZHEJIN AI SIKUR TA BEN PISE EKRANIN KA DHE DISA KRYE REDAKTOR GAZETASH SI KOHA JONE PANORAMA LE AI GAZETES NAZISTE FAHRI BALLISTI NUK JA VLENE TE HARXHOSH KOHEN ME KETO PACAURE

    Përgjigjjuni

  33. albo  --  17 Korrik, 2011 në 1:35 pm

    Imagjinoni tashme ,te mendosh te hapesh Tv e shofesh Programet Shqiptare ,e te shofesh cdo dite te njejten kafshe berisha me banden e tij e idiotizmat qe qit prej shpelle ai buoooooo e pabesushme .
    Kurr me lidhje me TV-te Shqiptare .Aty ka marre fund gjithcka .Ky vend perfundimisht ka vdekur .
    Eshte e pabesushme . Te terrorizohet nji popull i gjithe per 20- vjet , nga nji i cmendur e te vazhdoje ta ndjeke neper ekrane budalliqet e paimagjinuara qe lshon truri i ktij te cmenduri eshte vertet si te jetosh brenda nji Cmendime Gjigande e quajtur shtet .Bojen mos ja pafshim TV-ve Shqiptare edhe per faktin ,se ato jane arma me e forte e ktij krimineli ,ato jane manipuluset e mendjeve te ktij populli naiv .

    Përgjigjjuni

  34. fiona  --  17 Korrik, 2011 në 3:43 pm

    Sa per informacion fevziu merr rreth 80 mije euro ne muaj dhe jo 30 milion leke, keto nga reklamat 12 mije euro ne jave i jep vetem vodafoni dhe ai e ka emisionin te shkeputur nga klani.

    Përgjigjjuni

  35. Kastriot  --  17 Korrik, 2011 në 4:03 pm

    Shifra te medha per njerez relativisht te vegjel.Asnje prej tyre nuk eshte model i gazetarit.Kane fame.Fame ketu kane dhe njerez te rradhes.Mund te jesh dhe Kr.Ksh.Bashkiak,pamv.se trafikon….dhe mileti e respekton…Do thoja se keta gaz.jane poliglote problemesh.Kane guxim te futen ne cdo lloj fushe,ndonese medioker ne ate lemi.Jane dhe ca te tjere qe nuk i permend trafikanti.Jane ca shpifarake qe na kane okupuar ekranet.Kur do shpetojme…Jane ca mjekroshe te rij e te vjeter qe te lepijne ku te duash….Jane dhe ca hiena qe dalin e thone ne momente te caktuara,ato qe vete nuk i kane menduar kurre.Ne mbyllje-per asnje prej tyre nuk kam ndonje ligesi.Jane per tu meshiruar,por meqe paguhen,sic thote trafi…mjaft mire,me vjen keq per vehten.Pa pare nuk hyp hoxha ne minare-thonin.Tani dhe kjo ka #,se vene magnetofonin qe ne 04.30…dhe keta gazetare as qe e komentojne kur flasin per ndotjet akustike.Helbete,me gjith ato pare,nuk mund te flesh para 02.00…keshtu qe nuk degjojne gje ne gjumin e pare.Mgj.ate boni qejf…

    Përgjigjjuni

  36. pal ndue rrok mirdita  --  18 Korrik, 2011 në 4:13 pm

    nga lista ,me i nderuar del Mero qe nuk firmos ne asnje bordero,por ngelet me i besueshmi.Fejziu dhe Cani jane thjesht dy karagjoze pa asnje vlere dhe nuk ja vlen ti shofesh apo lexosh as per sport..

    Përgjigjjuni

  37. bubi kacurrel  --  31 Korrik, 2011 në 10:05 pm

    Kam verejtje se ne liste mungon Cim Peka ,tribuni i shtypit ne Shqiperi ,nje njeri qe sa e sheh per here te pare e kupton qe e ka nivelin e intelektit me pak se zero ,e imiton ne menyre fantastike aktori i Portokallise .Kur flet gjysmen e fjaleve i ha ndersa gjysmen nuk di ta thoje zot na ruajt ne cfare derexheje kemi mberritur ne shqiptaret .

    Përgjigjjuni

  38. bobi  --  1 Gusht, 2011 në 3:38 pm

    nje njeri me mendje (filozof) kur sapo kishin filluar te beheshin te modes gazetat e perditshme (fillimi i shek xix) ka thene se rraca me e poshter jane gazetaret (natyrisht jo te gjithe). ishte edhe si bicim profeti vizionar dhe kete emund ta vertetojme fare lehte nga surreterit qe ke renditur atje lart. dhe me lart nga te gjithe qendron qehajai i mrekullueshem i cdo pushteti. te lutem kur ta permendni ketej e tutje i shtoni edhe emrin qehaja – i qendron shkelqyeshem ne kompleks.(ne surrat dhe ne tabiat, si i thone nga jugu)

    Përgjigjjuni

  39. valbona  --  1 Gusht, 2011 në 9:52 pm

    Jetoj ne amerik,dhe me vjene keq qe behen krahasime te Operse me fejziun ,Oprea ka nje respekt te te gjithe amerikanet ,nje emisjon qe e shefe gjithe amerika ,dhe pasurin e saj e ka vene me pune,kures fejziu eshte nje njeri i degjeneruar ,nje funderin qe nuk i duhet as dreqit ,le te shije dhe ca se do i vije fundi, bashke me fejzon te uryer jane cani,zheji,lubonja kam neveri tju a ze emrat me goje e dredhin nga tju fryje era ,kam respekt per Cakullin,Minxhozin,Baze ,Ballen dhe te tjere

    Përgjigjjuni

  40. Fecor Hoxha  --  2 Gusht, 2011 në 3:11 pm

    Gazzetta nr.1 ne Shqiperi quhet TEMA dhe gazetari nr.1 ne Shqiperi quhet MERO BAZE. Gjithcka tjeter vijne pas dhe pike. Milano.

    Përgjigjjuni

  41. albaniafirst  --  2 Gusht, 2011 në 8:43 pm

    Me kujtohet para 10 vjetesh kur Arjan Çani bente nje emision per makinat e vjedhura tek “gjeli TV”. Cfare morali ka ky gazetarec i nisur si inxhinjer i deshtuar per tu katapultuar nepermjet nje bicim shkolle-kurs ne gazetari, tamam si gjygjtaret e krijuar nja Berisha te ashtuquajturit “gjygjtaret e plepave” (plepave te Durresit) te bente emision per makinat evjedhura, kur perdorte vete nje Audi te vjedhur. Mire thone se jo gjithmone dardha bie nen dardhe. I jati i tij, profesor Çani
    ishte nje ikone e inxhinjerise dhe respektohej nga te gjithe.

    Përgjigjjuni

    • Sinani  --  3 Gusht, 2011 në 9:22 pm

      E ngaterron me Artur Canin, plako!

      Përgjigjjuni

  42. hugo  --  10 Gusht, 2011 në 12:11 pm

    N.Q.S nje gazetar drejtus emisioni qe nuk drejton dot emisionin por ne studio behet se cfar thone te ftuarit si ne emisionin opinion ate here gazetari vet si i pa afte duhet ta mbyll vet dhe te shkoj ne shtepi .Sonila Meco nuk eshte ne 15 por eshte permendur me lart nuk eshte gazetare por nje drejtuse e lajmeve vetem ne interes te P.D A Cani 1gazetar arrogant por i jap te drejt se ai nuk e di ceshte gazetaria se ai per ferngjishte ka mbaruar ee se harrova e mori hipoteken ky dhe tjetra i gjeti ata qe i cuan bomb tek shtepia e mamas . Per ZHein kam pasur shume respeket por tani kohte e fundit kam par shum ndryshime ose ka marr ndonje pako te majme ose ai rritu larte dhe mendia bej poshte Dicka dhe per Z.Balla eshikon qe diskutimi mer zjarr publicitet thote jo Z Ballaje drejtus emisioni dhe duhet qe mos te lejosh as edhe nje te flas pa lejen tende per sa i perket z hoxha n.q.s jukeni degjuar ndonje gje te mencur me perjashtim te atyre qe thon Z eP.D ATHEREju kerkoj ndjes Sper Cilin fliste para zgjedhjeve si gjith analistet por nga 14 korriku e ketej e kuptoi cu be dhe sflete me per sa u perket frrokrave dhe ballirave i lini te ha ne ndonje kock qe u hedh berisha si atij qenit ne zinxhir.

    Përgjigjjuni

  43. Dino  --  24 Gusht, 2011 në 1:23 am

    Mos e botoni ne anglisht kete artikull se mund ta lexojne gazetaret amerikan dhe do kerkojne para borc te Fevziu!

    Përgjigjjuni

  44. Shoku Canit  --  1 Shtator, 2011 në 12:34 pm

    EEE mor Bled Mane, ti nuk di asnje gje. te ardhurat e tyre jane miliona dollare. kaq mund te jene pagat ne media… te garantoj se gazetare qe marrin mbi 2 mln leke ka me shume se kaq sa thua ti se i njoh mire, ti nuk di ryshfetet. apatamentet dhurate per lejet e ndertimit ne bashki. nuk di fitimet nga pallatet mbi pronat e te tjerere nuk di ryshfetet per leje kazinosh. tendera….gjoba… tollona benzine te Taci. dhurata….te te jaop nje ide. Kerko dhe fotografi vilat ne tirane dhe ne plazhe ku banojne keta gazetare dhe do ta maresh vesh ti dhe dynjaja se sa jane te ardhurat e tyre

    Përgjigjjuni

  45. shqipetar  --  10 Maj, 2013 në 10:57 am

    dikur me te paguarit ishin gazetaret e top-it sot te klanit,vjen ps prap te topit,,po ne qytetaret me nga 200 mij lek?????
    turp turp turp

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>