10 qytetet e Shqipërisë ku mund të jetohet më mirë | Gazeta Tema
 

10 qytetet e Shqipërisë ku mund të jetohet më mirë

Postuar në: Aktualitet,Kryesore,Suplement |

TemA e nxehtë e së shtunës

nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

Tyler Brûlé, gazetar i njohur kanadez dhe themelues i revistë Monocle, kur vendosi para 4 vitesh të klasifikonte 25 qytetet më të mira të planetit, hasi në kundërshti të forta. Skeptikët e shumtë e këshillonin të hiqte dorë se ishte një sipërmarrje gjigande dhe kërkonte kohë, shpenzime, njerëz. Por botuesi Tyler në heshtje thirri specialistë kompetentë me famë si arkitektë, artistë, sportistë, ambientalistë, ekonomistë, agjentë udhëtimesh dhe si fillim caktoi kriteret e vlerësimeve për qytetet ku mund të jetohej më mirë. Kushtet dhe kriteret ishin standarde e thelbësore për çdo qytet: kriminaliteti, kujdesi shëndetësor publik, transporti, arkitektura, hapësirat e gjelbërta dhe numri i stolave në parqet publike/banorë, lehtësirat për nisjen e një biznesi, toleranca fetare e racore, orët me diell gjatë vitit…

Ndërsa studentët e klubit social “campusALBANIA”, duke parë edhe standardin në të cilin jetojmë ne qytetarët e kësaj republike, nuk e komplikuan kaq shumë rankimin e qyteteve shqiptare. Thjesht kriteret u vendosën rreth hapësirave të gjelbërta, kriminalitetit, çmimeve të ushqimeve e banesave, jetës sociale, infrastrukturës urbane. Mos humbni kohë, por lexoni me vëmendje se ku do të zgjidhnit për të jetuar përveçse Tiranës së zhurmshme dhe të ndotur.

Botuesi Tyler Brûlé ia arriti qëllimit dhe e ktheu në një traditë ndërkombëtare listimin e qyteteve ku jetohet më mirë, edhe në Shqipëri tradita nisi: Rrugë të mbarë edhe neve edhe ju të nderuar lexues!

 

1-Korça

E meriton pa mëdyshje vendin e parë kryeqendra e Juglindjes. Një qytet me planimetri shembullore, me parqe pa fund, mpleksje arkitekturash me gjurmë nga pushtuesit otomanë, grekë, francezë, italianë dhe gjurmët 50 vjeçare sovjetike që dizenjoi regjimi komunist i Hoxhës. Traditat e shkëlqyera në kulinarizëm, art e muzikë, nikoqirllëk dhe pastërti, me infrastrukturë në përmirësim, kryqëzim rrugësh mes Greqisë e Maqedonisë rendisin Korçën në qytetin ku mund të jetohet normalisht pa dhimbje koke si ato të kryeqytetit. Ka një popullsi rreth 90 mijë banorë dhe qendër e rëndësishme administrative, ndër qytetet e rrallë me 24 orë ujë të rrjedhshëm. Qytet që të ofron mundësi të pëlqyeshme investimi, punësimi dhe arsimimi.

 

 

2-Përmeti

Do të hashë e të bësh qejf,

sofrën shtruar si për mbret?

Pastërtor’e për hyqmet

të tillë gjen veç në Përmet!

 

Legjendare kjo poezi për këtë qytet, të cilit përveç detit nuk i mungon asgjë. Megjithëse 2 dekadat e fundit kanë gërryer dhe degraduar disi qytetin e famshëm të trëndafilave, Përmeti ende mbetet një zgjidhje e mirë ku mund të jetohet. I shtrirë buzë lumit Vjosa me një popullsi rreth 12 mijë banorë, ky qytet ka parqe dhe lulishte pa fund, kuzhinë fantastike dhe të bollshme, ajër të pastër dhe aspak ndotje dhe shkatërrim mjedisor. Vitet e fundit çmimet e banesave janë rritur, por të investosh në këtë qytet në mënyrë simbolike ia vlen jo vetëm për atmosferën e ngrohtë miqësore që të ofrojnë vendasit, por edhe qetësinë dhe sigurinë e atjeshme. Me çmime fantastike, ndryshe nga vendet e tjera, ia vlen të eksperimentosh të jetuarit në Përmetin e bukur.

 

3-Pogradeci

Natyra e ka përkëdhelur disi këtë qytet me dimrin e ashpër dhe verën e shndritshme buzë liqenit. Jo shumë larg Korçës, Pogradeci të josh me traditat, pastërtinë dhe kuzhinën tipike. Vitet e fundit është menaxhuar mirë në përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjes së banesave të reja. Në përgjithësi një qytet i qetë dhe piktoresk gjatë gjithë vitit, mbetet një folezë e këndshme për romantikët dhe adhuruesit e fundjavave.

 

4-Bajram Curri

Të trembte dikur ky emër, në kohën e monarkut Zog burri me këtë emër ishte simbol i luftës së pakompromis, ndërsa pas 1997-ës qyteti me këtë emër u bë arenë vrasjesh mes fisesh si në Perëndimin e Largët. Qyteti shtrihet në pjesën shqiptare të Malësisë së Gjakovës jo larg Alpeve të mrekullueshme mahnitëse. Kriminaliteti pothuajse është ulur ndjeshëm dhe qytetarët ndryshe nga nami i keq që kanë në Tiranë, janë tepër bujarë dhe mikpritës. Në këtë qytet mund të jetosh mirë pa shpenzuar shumë dhe hapja e rrugëve me Kosovën ka ndihmuar në rritjen e nivelit ekonomik. Udhëtimi për të shkuar në të nëpërmjet Komanit është mbresëlënës, por ende infrastruktura e dobët ta zbeh paksa këtë aventurë.

 

5-Vlora

Nuk është më vetëm qytet i lebërve, ka vite që po bëhet një nga qytetet më kozmopolite mbarëshqiptare. Po investohet shumë në sektorin imobilar dhe të pasurit e një banese në Vlorë është tashmë tendenca e fundit e këtushme. Më i pastër dhe me më shumë frymëmarrje se Durrësi, më e shtrirë dhe më e lirë se Saranda, me varietete punësimi, shkollimi, argëtimi në rritje, Vlora po kthehet në kryeqendrën bregdetare shqiptare. Parashikohet që kur të përfundojë totalisht autostrada Levan-Vlorë, ky qytet do të ketë rritjen më të madhe ekonomike pas Tiranës.

 

6-Rrësheni

Kryeqendra e Mirditës me rreth 9 mijë banorë, qyteti i Rrëshenit tashmë me autostradën e kombit i është afruar më tepër Tiranës e Prishtinës. Shquhet si një nga vatrat e katolicizmit shqiptar, por popullsia vendase është tepër liberale. I pastër, i qetë, me çmime ushqimesh dhe banesash mjaft të lira, ka një prej katedraleve më të bukura katolike të ngritura në vend pas rënies së komunizmit. Uji dhe dritat nuk mungojnë asnjëherë, por problem mbetet kuzhina tradicionale e cila duhet të ketë më tepër ndikime orientalo-mesdhetare.

 

7-Borshi

Shumë qyteza dhe popullsitë e tyre janë me fat. Dikur një kooperativë, njerëz punëtorë që nuk dinin të menaxhonin resurset dhe dhuratat e natyrës, sot një nga emrat më të spikatur të bregdetit Jonian. Përmirësimi i rrugëve dhe ndërgjegjësimi i komunitetit e kanë kthyer Borshin në një destinacion turistik dhe jo vetëm,mjaft kompetitiv dhe tërheqës të 12 muajt e vitit. Kurdo të shkosh për pushime, për të investuar apo jetuar Borshi mbetet një nga qytezat më simpatike dhe relaksuese.

 

8-Shëngjini

Qyteti plazh ndër më të pastërtit dhe më të lirët e bregdetit të Adriatikut, Shëngjini ka ditur që 5 vitet e fundit të atraktojë jo vetëm pushues, por edhe banorë të rinj. Investime të shumta në ndërtimtari, turizëm, gastronomi, transport po e kuotojnë këtë qytezë mjaft lart në të dyja anët e kufirit shqiptaro-kosovar.

 

9-Peshkopia

Mes lumit Drin dhe malit legjendar të Korabit, qyteti i Peshkopisë ka qenë dhe mbetet një nga qytetet me tradita në pastërti, mirëqenie sociale dhe kryqëzim rrugësh tregtare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. Nuk i kanë munguar as investime të ndryshme nga qeveritë qendrore e lokale dhe si e përkëdhelur, madje Peshkopia sot ka edhe filial universitar. Nuk shquhet për shtrenjtësi e në përgjithësi ruan profilin e një qyteti të qetë ku jetohet këndshëm.

 

10-Çorovoda

Ju lutemi mos qeshni, askush nga artikullshkruesit e sotëm nuk është anëtar LSI-je. Zgjodhëm këtë qytet si ndër më të lirët ku mund të jetohet. Me një natyrë të paprekur, ushqime të shëndetshme, pije tradicionale dhe ajër i pastër Çorovoda këshillohet si vendi ku mosha e tretë mund të pleqërohet në paqe e madje të kursejë të ardhurat. Popullsia vendase shquhet për respektin dhe inteligjencën që rrezaton.

 

 

SHENIM: Në këtë klasifikim qytetesh ndihmuan edhe ekspertët e udhëtimeve & turizmit Fatmir Saliasi e Sokol Dajçi

(c)campusALBANIA&TemA/2011

 

IPTV duke filluar nga 790 Leke ne muaj Na ndiqni ne Facebook Sherbimi VOD

81 Pergjigje per 10 qytetet e Shqipërisë ku mund të jetohet më mirë

  1. gazi  --  23 Korrik, 2011 në 11:17 am

    -Ku jane patriotet—do kthehet ndonjeri ndonje dite nga emigracioni dhe te jetoje ne keto qytete,ose atje ku ka lindur apo vari lesht,jeni patriota po ju pelqen me shume jashte shtetit eeee?

    Përgjigjjuni

  2. LOLA  --  23 Korrik, 2011 në 11:29 am

    BLEDIIIIIIII PO PER VICIDOLIN PSE SKE MENDUAR SE AI ESHTE NJE NGA VENDET ME TE BUKURA PERTE JETUAR JA SHIKO MONSTREN QE KA NXJERRE SALI SHPELLARIIN
    ME PELQEN SHKRIMI JOT BRAVOOOOOOOO JE NJESH JE KAM THENE UNE SKA DY SI PUNA JOTE

    Përgjigjjuni

    • raimondi  --  24 Korrik, 2011 në 6:22 am

      Sa per dijeni banoret e Vucidolit votojne pro PS-se , Ne nje interviste ne tv te gjithe banoret e Vucidolit thane qe ishin pro PS-se –
      ————Ndaj nuk eshte mire te shajme ata fshataret atje qe vuajne me hallet e tyre , aq me teper qe ata ishin te gjithe socialiste

      –Dhe ne tv dukej qe Vucidoli ishte fshat shume i bukur ,plot gjelberim … .

      Përgjigjjuni

      • LEON  --  11 Gusht, 2011 në 10:06 am

        …atehere i bie qe Sala te jete ndonje deformim gjenetik,… lola nuk ka faj se vetem salen njeh nga vicidoli, dhe eshte fatkeqesi per banoret atje qe e kane marre kete nam te keq nga njeriu-ujk (ka mundesi kur ka qene i vogel te kete humbur dhe ta kete mbajtur ndonje ulkonje ne ruajtje, se nuk ka mundesi nje njeri te jete aq kafshe)

        Përgjigjjuni

  3. arben  --  23 Korrik, 2011 në 11:33 am

    cmenduri jetoj ne amerike jam rritur ne shengjin para nje jave isha atje shengjini eshte nje geto e vertete nje kabul do ta cuaja nje det i piste dhe i qelbur ku ndertimet pa leje te hane te gjalle ku ne qadrat e plazhit komshinj ke lopet dhe derrat

    Përgjigjjuni

    • gazi  --  23 Korrik, 2011 në 11:40 am

      -Ja nje “patriot”i vetete….

      Përgjigjjuni

      • FCK  --  23 Korrik, 2011 në 3:38 pm

        Na cave trapin me patriotizmin ti…
        Sikur te kemi 10 jete neve, qe njeren patjeter ta humbin ne plehun e shoqerise shqiptare.
        Get a life body

        Përgjigjjuni

      • jim  --  24 Korrik, 2011 në 1:24 am

        patriot do te thot te besh dicka per vendin tend pastaj te ndiehesh krenar, pse tja bejm qefin vetes kot ik nderto 1 banjo publike ne shengjin qe mos te dhjesin plazhistet ne uj ate bej

        Përgjigjjuni

    • homer simpsons  --  23 Korrik, 2011 në 1:28 pm

      Shqiperia ka qene ne Europe deri ne vitin 1990 pastaj kaluam ne anarki duke filluar nga zbritja pa kriter nga fshati ne qytet tek ndertimet pa leje etj.!!!

      Përgjigjjuni

  4. shealba  --  23 Korrik, 2011 në 11:33 am

    Pa vene aspak ne dyshim kriteret tuaja per renditjen e qyteteve me te mira per te jetuar,nuk mund te rri pa ju sygjeruar per nje vend ne kete renditje per nje qytet simpatik byze Shkumbinit sic eshte Librazhdi.Aktualisht me nje kriminalitet zero,me nje infrastrukture pothuaj te rregulluar ,me uje dhe energji elektrike 24 ore,me nje rrjet social sherbimi bashkekohor,me nje popullsi teper bujare e mikpritese per mysafiret vendas e te huaj,me nje gatim tradicional ku gjithe juglindja dhe te huajt e kane shijuar ate.I vendosur ne luginen me te bukur te Shqiperise ate te Shkumbinit e shquar per ujin dhe ajrin e saj,ne rrugen nacionale dhe nderkombetare me ,meriton patjeter nje vend ne renditjen tuaj.Faleminderit.

    Përgjigjjuni

    • FCK  --  23 Korrik, 2011 në 3:37 pm

      Ke te drejte per Librazhdin.
      Edhe elbasanllinjte kur duan femra per nje ore, shkojne deri ne Librazhd per tu shkrehur, dhe kthehen perseri te zbrazur.
      Jane te lehat vajzat atje dhe ne Gramsh

      Përgjigjjuni

      • xha Beqo  --  23 Korrik, 2011 në 3:59 pm

        Ti qenke nje TRAP!!!!!!

        Përgjigjjuni

  5. geri  --  23 Korrik, 2011 në 11:47 am

    ja ke fut kot plako

    Përgjigjjuni

  6. altin  --  23 Korrik, 2011 në 12:05 pm

    I vetmi problem me kete klasifikim eshte se asnjeri nuk do te jetoje ne keto qytete, perndryshe eshte ok. Ne Shkoder, vitet e fundit jetohet per bukuri gjithashtu, me mire se ne Rreshen po njehere:)

    Përgjigjjuni

    • dikush  --  24 Korrik, 2011 në 11:09 am

      Juve ne Shkoder jeni mire, hipni ne cati dhe peshkoni se sala ju solli liqenin me afer.

      Përgjigjjuni

  7. shqiptar  --  23 Korrik, 2011 në 1:12 pm

    po vari leshin eshte nga te kater anet ne shqiperi si ne jug edhe veri po pate lek jetohet po spate lek nuk shtyhet.kur vjen nga jashte hyn ne shqiperi bie ne sy direkt ne cdo vend te shqiperise te shkosh dallimi duket qe ne dogane kur pjeste e kufirit te fqinjeve jane me pyje gjelberim sa hyn ne shqiperi ferra edhe bari i verdhe kopmlet i djegur se ska pyje qe te kete gjelberim.po shikon plehra kudo.per qetesi po jane qytete e vogla si permeti po ca do besh atje ske si shtyhesh gjithe diten.me shume jane qytete per pleq.

    Përgjigjjuni

    • DuaPune  --  23 Korrik, 2011 në 3:00 pm

      Te gjitha shume te verteta, sidomos ajo e doganave. Me rastisi te hyja ne Shqiperi nga dogana e Tushemishtit ne Pogradec. Cfare te shikoje… Dogana maqedonase nga jashte dukej e rregullt ndersa dogana jone kishte nje tra hekuri dhe 3 police. 2 Femra dhe 1 mashkull. Siduket mbase benin ndonje treshe te forte neper ferra para dhe pasi te leshonin turnin. Kulmi ishte te vendi ku rrinin keta policet. Ishte nje dhome portabel nga ato qe terhiqen me makine. Me beri shume pershtypje. Me duket se ishte viti 2002. Nuk jam i sigurte por ate barraken, te cilen e quanin per dogane, nuk e heq dot nga mendja.

      Përgjigjjuni

    • jimmy  --  23 Korrik, 2011 në 4:42 pm

      SHQIPTARO i ke rene mu ne pike vetem harrove ato policet koke kuq qe jane te pa lare te strukur mbrapa nje ferre qe te prete te te vere ndonje gjobe u bera 3 vite pa shkuare ne tirane pore prape informohem me kete ilacin INTERNETIN

      Përgjigjjuni

  8. vlora 1  --  23 Korrik, 2011 në 1:48 pm

    Sikur ta kishit vene ate Vloren te paren nuk do i benit keq te vertetes.Vendi 2 ,3 ….7 bosh ne vend te 8 mund te vinit Tiranen ndoshta? flm

    Përgjigjjuni

    • bazarhesap  --  23 Korrik, 2011 në 2:24 pm

      Normal juve gjithmon ne tribune dhe fieri me lushnjen te dalin ne parade,por jo me Tironen se jeni sa nje mahalle e saj

      Përgjigjjuni

      • terbufi  --  23 Korrik, 2011 në 3:00 pm

        o bazar hesap nuk kemi pune me vloren ne o hesaptrap.

        Përgjigjjuni

      • Cakalli7  --  23 Korrik, 2011 në 10:51 pm

        po ankarane me si e lane pa vene me, po medresene apo seshte qytet me vete akoma, po palestinene me palestinezo

        Përgjigjjuni

  9. Tirona_ime  --  23 Korrik, 2011 në 2:26 pm

    ishalla me ket shkrim, ikin gjithe emigrantet drej parajsave te tyre,qe dhe ahmeti te shofi ca dite te bardha.I boj thirrje emigranteve,,,,,,,,,,,,ZHDUKUNIIIIIIIIIIII,,,,ja vende me te mira ka dhe ka pasur

    Përgjigjjuni

  10. Fatmir  --  23 Korrik, 2011 në 2:27 pm

    Korca ne vendin e 1.!!! Cili nga ne, do te zgjidhte Korcen, ne vende te Sarandes! Saranda eshte perla e Shqiperise, jetohet jo mire! por nuk do te kete me mire! Ksamili e Butrinti,Kalaja e Lekursit, qe i perkasin Sarandes, Kalaja e Lekursit, etj. infrastruktura nuk i mungon, sa per cmimet e ushqimeve e veshjeve, te banesave, etj… ka per te varferit, e te pasurit. Saranda eshte si Monako, keto 10 Qytetet e tjera, me ne krye Korcen, as nuk munde te krahasohen. Hidhini nje sy; 1.Ksamili. http://youtu.be/3B56sWv9t5I 2.Butrinti http://youtu.be/qqQ3bIqHO4s 3.Saranda http://youtu.be/SaAhJ41KwHc e ne funde shijoni pak, nga te gjitha bukurite e vendit tone. http://youtu.be/k_FX1OngE8Q Saranda eshte perla e Shqiperise.

    Përgjigjjuni

    • Albann  --  23 Korrik, 2011 në 3:09 pm

      Hahahaha….Saranda…..???Mbase per tre muajt e veres eshte ok.Nejse gjithesesi duke pare qe keta kene futur dhe fshatra do ishte mire ta perfshinin por jo te paren.Gjithesesi per here te pare e kane do permiresohetklasifikimi me kalimin e kohes.

      Përgjigjjuni

      • Fatmir  --  23 Korrik, 2011 në 3:46 pm

        SHENIM: Në këtë klasifikim qytetesh ndihmuan edhe ekspertët e udhëtimeve & turizmit Fatmir Saliasi e Sokol Dajçi. Ekspertet!!!

        Përgjigjjuni

        • Arben  --  27 Gusht, 2011 në 3:00 pm

          Banojne gje ne Shqiperi kwto “ekspertet”.
          Kane lene jashte kryeqendra, qe jo vetem kane histori e kulture por te ofrojne dhe mundesi te medha ne punesim e arsimim( sbesoj se ne 80% te atyre qyteteve qe keni permendur mund te gjesh nje universitet apo mundesi punesimi, apo ndonje bznes te madh).
          Keni harruar kryeqendra te shqiperise si Shkodra dhe te tjera si Fieri, Durresi, Saranda.
          Heres tjeter pervec “eksperteve” beni vete studime ne terren dhe sondazhe.

          Përgjigjjuni

      • Fatmir  --  23 Korrik, 2011 në 3:50 pm

        Albann, si te duket kjo! http://youtu.be/k_FX1OngE8Q

        Përgjigjjuni

        • Albann  --  23 Korrik, 2011 në 9:25 pm

          Jo keq.Dmth mua si Shqipetar qe jam me pelqen sepse kur je larg atdheut edhe “balta eshte me e embel se mjalta”Por po ta shoh me syrin e dikujt qe s jeton ne Shqiperi gje e pare qe me bie ne sy eshte mungese e theksuar gjelberimi:Shikoji njehere pamjat e qyteteve duket sikur jane beton i gjalle.Pjesa me e madhe e pamjeve jane “te zhveshura” ose “shkure”.Edhe ato pak vende te gjelberuara duken si oaze ne shkretetire.Sepse po te hedhesh syte ne horizont sheh qe ai gjelberim eshte i kufizuar…..Aty ne vidio thuhet qe jane pershkuar mijera kilometra per te mare ato pamje.Pra ne njefare menyre duket mungesa e atraksioneve.Une po te dal ngashtepia dhe te filmoj qytetin ku jam ose thjesht rrugen ku banoj duo kuptoje lehte c po perpiqem te them.Gjithesesi eshte per tu pershendetur perpjekja per te reklamuar Shqiperine dhe eshte per te ardhur keq qe edhe ato pak pyje dhe gjelberim qe kemi i hyet me sopate ne dore ose i vihet zjarri duke e lene vendin si nje natyre te eger ku veshtirete gjesh shenja jete..Bregdeti shqipetar eshte i mrekullueshem por aftesiteprojektuese,administruese dhe reklamuese ne ate vend jane ne nivelin “MEDIOKER”.Personalisht mendoj qe mjaftojne 10 vjet qe Shqiperia te kthehej ne nje parajse turistike nqs do administrohej nga “gjermanet” hahahaha .Po sic tha nje grek “gjermanet u kerkojne grekeve te drejtojne vendin si gjermane po harojne qe greket jane greke jo gjermane”e njejta gje vlen dhe per Shqiperine.

          Përgjigjjuni

          • Fatmir  --  24 Korrik, 2011 në 1:13 am

            Kjo video eshte realizuar nga une, ke te drejte, per ato qe the pak me larte. Per gjelberimin, po tregoj nje histori te vogel. Ne Delvine, bashkia vendosi peme te reja, ne te gjitha rruget, po kaloja ne nje trotuar, nje femije i vogel, e kishte kapur fidanin e pemes, e donte ta shkulte, ose me e pakta do ta thyente, Une me delikatese, i afrohem femijes, e i theme, qe nuk eshte mire, aty afer kishte mamane, e cila uleret, e me thote, Po ç’fare ke ti me femijen, le ta shkuli, te vjen keq per pemen! Une i theme; Po a nuk e shikon se ç’fare po ben! Te beje ça ti kete qejfi. Me edukate i pergjigjem, te me falni per shqetesimin, femija nuk ka faj, por ju qenkeni me keq nga mendja e femijes. U zgjata ca, por keta jane kafshe, ne kohe te Enverit une isha i vogel, por ne qytet, rruget ishin plot me mimoza, lulishte, pallatet me oborre te paster, malet me peme, gjelberim nga te gjitha anet, sot ngrihen 2-3 te çmendur e djegin gjithe malin, ne vende te bejme para, po bejme mbrapa.

            Përgjigjjuni

    • Arnoud  --  27 Gusht, 2011 në 2:52 pm

      Saranda ahaha, 3 muaj gango, 9 muaj lango ahahah!

      Përgjigjjuni

    • jara  --  27 Tetor, 2013 në 1:22 pm

      pogradeci eshte me i bukuri nga te gjithe

      Përgjigjjuni

  11. fieriboy  --  23 Korrik, 2011 në 2:37 pm

    Keto duket si vazhdimesi e propagandes komuniste per keto qytete qe shumica jane te lodhura dhe ku vuajn nga depresioni. Nga keto qytete njerezit jane larguar per te shpetuar veten nga vetvetja.

    Përgjigjjuni

  12. niko]  --  23 Korrik, 2011 në 2:55 pm

    Bravo Korca,vleresohet edhe nga te huajt si qytet i mire e i bukur.Dhe nuk eshte hera e pare qe behet ky vleresim.Dhe megjithmend ne Korce jetohet per mbrekulli.

    Përgjigjjuni

    • Fatmir  --  23 Korrik, 2011 në 3:39 pm

      Korca, vleresohet edhe nga te huajt si qytet i mire e i bukur!!! Po Saranda,.!!!!!!! 1-Korça. 2-Përmeti. 4-Bajram Curri. 6-Rrësheni. 8-Shëngjini. 9-Peshkopia. 10-Çorovoda. kane te drejte ca komentues, munde te shkosh si turiste, 1-2 dite, e te ikesh me vrape. Nuk e permenda Vloren e Pogradecin, pasi nuk kane nevoje, ti besh komente. Në këtë klasifikim qytetesh ndihmuan edhe ekspertët e udhëtimeve & turizmit Fatmir Saliasi e Sokol Dajçi, e pse ja kane futur me top!

      Përgjigjjuni

      • EDI DETROIT  --  23 Korrik, 2011 në 5:48 pm

        KORCA eshte me e mira se nuk eshte prishur nga ndertimet, eshte ruajtuar si qytet po ashtu edhe nga njerzit qe ka. Saranda eshte prishur nga ndertimet mu buze detit, eshte nje katrahure me beton, edhe VLORA e njejta. Gje , madje po te dalesh me familjen ne qytet njerzit nga mosha 5- 95 shajne me ze te larte.

        Përgjigjjuni

  13. rezi  --  23 Korrik, 2011 në 3:00 pm

    Ma paska marre ne koment fieriboy, pasi edhe mua ashtu me duket si propogandat e dikurshme, nuk e di cfare kriteresh jane perdorur dhe ne cfare periudhe kohore (besoj jane kryer ne behar), por po te shkosh ne dimer ne keto qytete e qyteza nuk do te rrije as edhe 2 dite (qe ne oren 4-5 mbasdite nuk sheh me njeri rrugeve dhe po pate fat mund te gjesh ca pijanecer mejhaneve). Une mendoj se pervec Tiranes, ne te kater stinet e vitit, nuk jetohet ne vend tjeter ne Shqiperi!

    Përgjigjjuni

  14. fieriboy  --  23 Korrik, 2011 në 3:02 pm

    Ne kohen e komunizmit e thureshin lavde fshatit dhe fshatareve por tani ne kapitalizem i ka dale boja ketij muhabeti. Prandaj hiqeni ate bajram currin dhe ato tjerat qe aty se shpellate me shume se dy dite nuk i rri dote afer.

    Përgjigjjuni

  15. DuaPune  --  23 Korrik, 2011 në 4:30 pm

    Mire qytetet, problemi eshte qe ne Shqiperi nuk jetohet dot.

    Përgjigjjuni

    • tefta alikaj  --  24 Korrik, 2011 në 2:00 am

      se eshte prishur kryesori ,,NJERIU

      Përgjigjjuni

  16. ermal  --  23 Korrik, 2011 në 5:03 pm

    haha me kete doganen e Tushemishtit me kujtove nje tjeter ndodhi. Nje familje kishte ardhur pas 15 vitesh nga amerika ne vendlindje. Ne dogane kishte dale gjyshja me gjyshin te prisnin nipin 12 vjecar qe kishte linde na Amerike. Mall i madh kishte pushtuar gjysherit e me sa fuqi terrisnin Hajde ke jyshi e hajde ke gjyshja nipit. Po nipi sikur nuk degjonte mga veshet. Ja kishte ngule shikimin Trautr te doganes Shqiptare. Ai ishte nje mekanizem i pa pare qe polici i vinte shpatullat per ta ngrite kur vinte ndonje makine. Kushedi ae cfare mendonte dhe pastaj shihte policim me kallashnikov krahqafe.
    Ende neper doganat tona sheh me shume police se njerez qe levizin , po dhe doganiere me shumice qe bejne pak ose hiq asgje pune vecse ankojne se nuk ka leke.

    Përgjigjjuni

  17. vlora 1  --  23 Korrik, 2011 në 5:10 pm

    Jetohet djema jetohet.Keni nevoje te vini ne Vlore per pit-stop te gjithe ju qe u eshte bere gjaku uje…furnizohuni me karburant patriotik MADE IN ALBANIA dhe do ju mjaftoje per nje xhiro rreth botes.
    Si te furnizoheni??–thjesht thithni pak ajer

    Përgjigjjuni

    • juri  --  23 Korrik, 2011 në 5:28 pm

      o vlora qenke pjerdhur fare me karburantin patriotik te b. se vlores.

      Përgjigjjuni

  18. adnan poradeci...bo-us.  --  23 Korrik, 2011 në 5:58 pm

    Mero; te Lutem si koleg dhe mik i hershem i yti, pa kurrefare keqkuptimi apo keqdashje profesionale, mos publiko artikuj pa kurrfare gazetarie brenda dhe tema fallso aspak te mbeshtetura ne fakte. Bledi Mane nuk ka sapak njohuri nga gazetaria e vertete, e le pastaj nga Tyler Brûlé, gazetar i njohur kanadez dhe themelues i revistë “Monocle”, qe ne asnje shkrim te tij nuk permend Shqiperine dhe nje pjese tjeter te Ballkanit (perse e di ai vete…Tyler qe njeh tashme prej 20-vitesh shume Shqiptare qe jetojne ne Canada, mbi 85% qytetare…te tjerat besoj se me kupton). Qarkullojne ne Internet Link_qe te dyshimta e mashtruese si kudo ne mjetet e tjera te Informimit-Media, qe per pak para bejne lista mashtruese emrash VIP…qytetesh VIP… etjera qe kuptohet qe sponsorizohen nga Politika apo Mediat prane Pushtetit, per te treguar arritjet e Shqiperise nen Pushtetin Berisha & company (nderkohe qe Shqiperia eshte perseri ne rrugen e nje Diktature te re MAFIA). Te Lutem tregohu me i kujdesshem me fakte te tilla nga kushdo qofte artikullshkruesi, sepse Online TEMA ndiqet nga shumica dermuese e Shqiptareve ne gjithe Boten e gezon respekt e besueshmeri sa asnje Media tjeter mbare-Shqiptare, por edhe perkthehen artikuj te vecante te saj nga Zyra e Institucione Prestigjoze, dhe eshte turp te botohen shkrime si i mesipermi apo edhe ndonje tjeter qe flet per arritje si askush tjeter vend ne Europe e Bote…Je i zgjuar dhe ke tashme mjafte eksperience per te kuptuar nga mashtrimet e paguara me qindra-mijra Dollare apo Euro Mediave te Huaja nga Pushteti aktual Mafioz (me Mafiozi ne Rajon…per kete me Mafiozi i Rajonit…ke 5 Link_qe (paksa te veshtire per tu gjetur e hapur nga amatoret e shumte te Internetit) ne anglisht e spanjisht vertete serioze e me fakte, qe nje pjese te konsiderueshme te ketyre fakteve Ti Mero i di fort mire me kohe). Te Lutem mbaje paster Median tende TEMA Mero nga mashtruesit e te paguarit qe perpiqen te kendojne kenget e Mafias Shqiptare ”Made in Berisha+Nano+Meta+ their company”

    Përgjigjjuni

    • Fred.Dibrani.Hamburg  --  23 Korrik, 2011 në 11:43 pm

      Adnan me duket s ti je prekur dhe acaruar kot,eshte vetem nje sondazh.Un personalisht jam shum dakort me ate klasifim te qyteteve shqiptare.Jo cdo gje qe shkruhet ne gazete duhet marre 100 % e sakte.ne kete rast jane vetem opinione.Pastaj ky sontazh vec motivon shqiptaret per te mos braktisur qytetet e vogla dhe ti versulen Tiranes,ne te cilen sinqerisht nuk jetohet nga tymi dhe pluhurat.Mjer kush jeton ne Tirane.Prinder largoni femijet nga HELMET e Tirane se po ju demtoni shendetin

      Përgjigjjuni

  19. pse?  --  23 Korrik, 2011 në 6:33 pm

    oooooooooooooo milet,ngelet me histori konspirative.pas cdo artikulli ose opinioni do te gjeni lidhje mes serbeve,grekeve,mafias,politikes,antishqiptarizmes.un besoj se keto jane klasimifikime modeste dhe lexohen kendshen.nuk kerkon njeri te krahasoj mirditen me zyrihun apo pogradecin me ontarion.thjesht dhe bukur jane bere pershkrime modeste per te na vene dhe ne ne seder dhe ata qe jetojne neper provinca qe te mbajne paster qytetin ,te punojne dhe jetojne si njerez.te mos hedhin plerat te rruga,te mos presin pyjet,te mos ndotin detin………oooooo milet,o adnan poradeci,argetohuni duke lexuar mor burre e lerini historite me sigurimsa se vec lodhni veten tuaj,asnje nuk ua mban ison. rrofte shoku enver,shoku pali dhe shoku simon.rrofte byroja politike

    Përgjigjjuni

    • nardi  --  23 Korrik, 2011 në 6:43 pm

      rrofte byroja politike qe i katandisi shqiptaret te marrin rruget e kurbetit e te ikin me vapore ngaqe kishit ndertuar sistem shume te mire.

      Përgjigjjuni

  20. loni  --  23 Korrik, 2011 në 6:56 pm

    te gjitha jane nuk di cfare ti quaj sepse qytetet nu i quaj dot, as fshatera nuk i quaj dot, te gjitha jane vende muti per te jetuarune do te vrisja veten po te jetoja atje, ne ato grumbuj ndertesahs te shemtuara dhe te ndyra, kuy nuk ka as adtesa as tabela rrugore as vijezime rrugore, le te marrim pogradecin per shembull…nje rruge e vogel e shtruar, ca dyqane ok, por pjesa tjeter per faqe te zeze, plehra e qelbesira.e nje rremuje e paimagjinueshme per kete as qytet as fshat. une nuk e di se cfare njerezish jane ato, cfare bashkie etj, qe ne nje vend kaq te vogel as qytet as fshat, nuk di si ta quaj, nuk jane te zotet te pastrojne dhe te ndertojne gjera standarte te pakten, sepse per gjera te vecanta nuk behet fjale ….shqiperia eshte nje rremuje e madhe, keto njezet vjet qelbesi sali berisha dhe ndyresirat e tjera qe i bejne fresk , kane masakruar ambjentin dhe shperfytyruar gjithe vendin…pyes ato qe kane dale e pare Europen, a krahasohet ndonje qyetet europian me pacavuret tona, ku te mbyt plehra dhe pislleku, ku nuk zbatohet as edhe nje rregull trafiku, as edhe nje per be, ku cmendesh nga zhurmat, dhe ku njerezit nuk kane edukate, ku te mbysin injorantet e budallenjte, ku konemate e teatri kane vdekur me kohe e me vakt, per cfare jete flet ky shkrim ne keto as qytete as fshatra, ne Gjermani nje qyteze ne 17.000 banore ka 4 kinana dhe nje opera (teater).
    Si nund te jetohet mire ne nje vend ku qeveria vjedh me keq se hajdutet ordinere, ku krimineli eshte kryeminister, ku nuk ka drejtesi, ku te marrin jeten per 5 leke, ku mbizoteron mentaliteti shpellar, e injorant, e sidomos ne keto as qytete e as fshatera qe jane klasifikuar si vendet me te mira per te jetuar ne halene e madhe shqiperi, kurre nuk jetohet mire sepse njrezit jane te ligj, te pabese, te vjedhin e te vrasin dhe nuk e kane per gje te te shkaterrojne jeten, mjere ato qe jane denuar nga zoti te jetojne atje.

    Përgjigjjuni

    • fule  --  23 Korrik, 2011 në 8:24 pm

      Me te lumsha sa bukur na ke pershkruar, i ke vene pikat mbi i. Me kenaqe bravo.

      Përgjigjjuni

    • rob frisku  --  10 Gusht, 2013 në 2:25 pm

      Plotesisht dakord me ato qe the Loni. Duket sikur diktatura komuniste e ka futur mentalitetin e vet deri ne palce.Asgje nuk ka ndryshuar pervec te drejtes se fjales qe po perdoret te tregojme nivelin qe kemi.Ndersa per drejtuesit tane:sa me lart ne detyre aq me shume vjedhin.Megjithese ekonomia eshte shume me mire se para 20 viteve, ne po ndertojme nje shoqeri pa themelet baze(e ardhmja nuk duket e mire ne Shqiperi).Jemi shume mbrapa vendeve fqinje, pa marre parasysh fare vendet perendimore.
      Shpresa vdes e fundit!

      Përgjigjjuni

  21. 078  --  23 Korrik, 2011 në 7:22 pm

    Ore loni keto qe thua ti shumica jane te verteta, por mos na u bej kaq antishqiptar mor burr.
    Ti mos na krahaso ne me gjermanine apo ndonje tjeter. Dhe mos thuaj qe mjer ata qe jane te denuar nga zoti te jetojne atje, sepse ka shume njerez qe jetojne 100 here me mire se ty atje ku jeton dhe punon, ka shume njerez qe kane shetitur jo vetem europen por dhe ameriken me shume se ty ok?
    Po ne shqiptaret kete kemi te keqe qe nuk duam vendin tone sido qe te jete, por sa pame njecike bote me sy behemi si me mentalitet pe bote pffffffffffff.
    RROFTE SHQIPERIA dhe RESPEKT per te gjitha ata qe e duan vendin e tyre.

    Përgjigjjuni

    • Rani  --  23 Korrik, 2011 në 7:27 pm

      Ke te drejte edhe une jetoj jashte po me pelqen te shkoj ne Shqiperi se pavaresisht problemeve atje na kane bere koken, dhe ata gjakprishur qe shajne vendin e tyre nuk kane vend asgjekundi.

      Përgjigjjuni

      • anti-fagos  --  23 Korrik, 2011 në 8:57 pm

        Te jesh realist nuk dmth mos duash vendin, ndoshta dmth. ta duash ndryshimin me teper se te tjeret.

        Përgjigjjuni

        • loni  --  24 Korrik, 2011 në 10:59 am

          Pikerisht kete doja te beja ne komentin tim dhe te falenderoj “anti-fagos2 QE ME KE KUPTUAR, ketom pseudo patriote qe hiqen sikur e duam Shqiperine bejne vetem lafe e gam gam gam si krimineli berisha qe luan me karten e patriotizmin sa her vjedh e vret dhe e ka ne katandisur vendin ne kete “derexhe”, ne mjerim e varferi, ne kaos e krim. Duhet t’a shohim te verteten ne sy dhe te zgjohemi ta ndryshojme kete vend e ta bejme si shoqet e tjera vendet e tjera te Europes. Ne behemi shume shpejt se Gjermania , 1. DUHET TE HEQIM QAFE SALI bERISHEN KETE MONSTER, qe vjedh, vret epret dhe i ben parate e taksave tona rush e kumbulla, 2. DUHET te heqim qafe dhe te vendosim kritetre per njerezit qe zgjidhen ne qeveri ,duhet te heqim qafe keto te paafte dhe hajduter qe quhen ministra sot. 3. duhet t’i hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit gjyqetareve monstra qe prishin zgjedhjet dhe zhvleresojne votat e mija, te tuat, tonat dhe te vendosin demokracine e vertete.4. duhet qe mbyllim gjithe universitetet private qe mbine si kerpurdhat pas shiut dhe qe shtojne parazitivizmin ne kete vend parazit, le te modernizojne dhe te fuqizojne universitetin e tiranes dhe ta bejme si universitetet ne zvicer, gjermani, france, norvegji, 5. te vendosin ligj te forte per ndertimet, duhe rrafshuar me pare gjithe ndertimet paleje dhe ky ligj te zbatohet nga gjyqetare te ndershem jo nga qelbaniker si koligji zgjedhor apo ndyresira te krimbura nga korrupsioni.6. duhet te leme njerezit kompoetente e specialiste te jene ne krye te puneve jo militantet injorante e servile, duhet t’i japim fund nje here e mire lojes opozita eshte armike…jo jo jo jane shqipetare dhe e duan kete vend 1000 here me shume se ju qe hiqeni si patriote dhe e fundit nuk do shpikim ndonje gje te re te papare por te zbatojne ligjet dhe te ndertojne e punojne sipas standarteve europiane dhe keshtu gjermania do te jete ketu…pogradeci,korca, burreli,rresheni, librazhdi etj, keto as qytete as fshatera do te trasformohen ne qytete ku mund te jetohet si njeri, te gezohet jeta dhe te trashegohet….

          Përgjigjjuni

  22. Majda  --  23 Korrik, 2011 në 8:45 pm

    Z. Bledi Mane,
    Keto qytete jane te pershtatshme per moshen e trete dhe jo per ne me te rinjte qe nuk na japin mundesi te ecim perpara ne profesion dhe nuk ka shume mundesi punesimi.
    Une e them kete nga pervoja ime qe u ktheva ne qytetin tim pas mbarimit te fakultetit, jetova 12 vjet dhe kam humbur me shume se sa kam fituar dhe vetem 5 vjet ne TR me ka dhene shume mundesira per te ecur para profesionalisht dhe ka shume mundesi punesimi e pagesa me te mira. E rnedesishme te jesh e afte dhe ta besh punen me korrektesi e pasion dhe i ben vend vetes.

    Përgjigjjuni

  23. antonio  --  23 Korrik, 2011 në 8:46 pm

    Te lutem Bledi,se ka respekt per ty,por keto 20 vjet QEVERISJET DEMOKRATIKE,ANTI KOMU NISTE,POR DHE ANTI KOMBETARE,SIDOMOS ATO TE SALI BERISHES,na kane bere,qe SHQIPERIA TE MOS DUKET SI ATDHEU YNE,POR I BANDES BERISHIANE!!!Na eshte nxire jeta,sa duam te ikim nje ore e me pare nga Shqiperia!!E ka patur te drejte Faik Konica!!Vrasje,vjedhje,ulurimat e Berishes,drejtesia e SHITUR PER 5 leke etj!!!Boll me NACIONALIZMA BOSH!!!Shqiperia eshte e MJERE PER NE E JO ME PER TE HUAJT!!!Ke te drejte,por vetem per te huajt,qe duan te shikojne KETE KOPESHT ZOOLOGJIK KU MBAHEN SHQIPTARET NE KAFAZ ME ZINXHIR TE HUNDET!!

    Përgjigjjuni

    • loni  --  24 Korrik, 2011 në 11:09 am

      e sakte antonio

      Përgjigjjuni

    • Nake  --  27 Gusht, 2011 në 10:20 pm

      Te lumte goja more Antonio!!

      Përgjigjjuni

  24. tiransi  --  23 Korrik, 2011 në 9:16 pm

    PO MIR CORROVODA PO CEPANI I KOK LOPES PSE NUK E KENI VEN SE I NGEL QEFI LIKES APO ESHT NGA FSHATI GRUAS ARROVA

    Përgjigjjuni

  25. Ligor Luarasi  --  24 Korrik, 2011 në 12:16 am

    MOS U KENAQNI ME ATO QE KA SOT KORCA.
    Tre percaktuesit e qyteteve ku mund te jetohet me mire ne Shqiperi,renditin Korcen ne vend te pare.S’ka qytetar Korcar lindur ne kete qytet qe mos gezohet,sikunder me ndodhi edhe mua.Korca ka me shume miresira dhe bukurira nga sa pershkruan ky shkrim,por po keshtu edhe per negativizmat e tij.Ndaj klasifikimi eshte relatif.Me i plote do te ishte po te mernin pjese ne te edhe banore me disa breza te qyteteve perkatese.Per te tashmen ashtu mendoj, jeta ne Korce eshte me e mire se ne qytetet e tjere te atdheut.Ndersa karahasimi me qyetet jashte atdheut edhe Korcen si dhe qytetet e tjere te Shqiperise,i ul per mjaft arsye.Natyrisht kur i krahason me qytete ne nivel.Ne se qeveria e Korces do kenaqet me kete shkrim,dhe me rezikun e ambjentimit qe s’te le te besh ndryshime te sakta,qyteti yne nje dite degradon rende.Korca Nr1 duhet te kete rruget e reja me zonat e destinuara dhe te percaktuara nga arkitektet per ndertimet e reja,banesa ose biznese.Ne se e vonojme kete projekt neser kostoja do shumefishohet teper.Nr2 Korca ka supernevoje per nje PALLAT TE RI KULTURE.Kjo per shume arsye,kryesore eshte se dimri i gjate nxit punen e talenteve ne pallat dhe vjen ora qe keto talente i nxjerin shpenzimet me shfaqet neper Ballkan o Evrope,me pikturat dhe skulpturat e ekspozuara ne nje galeri arti te re,etj.Klima,ushqimi,kultura e qytetareve,rethinat e qytetit me gjithe ato fshatra te kulturuara,nxitin lindjen e talenteve te reja vazhdimisht ne kete qytet.Ajo qe i ka munguar banoreve vecan gjate monizmit,ka qene percarja nen rogos e armonise se banoreve.Nuk dua ta ilustroj,se faktet jane shume reale.Ndaj tani ne demokraci edukata e armonise,mirekuptimit,dialogut te cilter,te hapur,duhet ngritur ne nivel te ri dhe cilesor midis banoreve te qytetit me nje program dhe tematike te vecante atje ne librarine e qytetit.Qytetaret Korcare jane filozofe te medhenj idete e tyre nuk duhet te bllokohen prej nje frike ireale,Fodulleku eshte tipar i pjeses dermuse te shqiptareve,kete e kane dhe Korcaret.Ky mekat u rit edhe nga mungesa e edukates fetare,ndaj tani kjo lloj edukate ka rolin kryesor ne kultivimin e harmonise,mirekuptimit,modestise,dialogut te lire midis banoreve te qytyetit per te qene shume me te kulturuar se sa deri tani.Edhe pasurimi i qytetareve per disa nen rogos dhe per disa jo,percan qytetaret.Ne se edhe tani financen e qytetit ja mjel Tirana si ne monizem,kjo nuk duhet lejuar nga qeveritaret e Korces.P.Sh.nga gjithe ajo fabrike bire,Bashkia e Korces pa tjeter duhet te kete perqindjen e saj te fitimit.Si,sa,kur,pse prishen parate e qytetit jane pyetje qe kerkojne disipline te forte ne kontrollin e tyre,me fakte me dokumenta perkatese te firmosura.Edhe per nje qindarke mekatari duhet denuar ne kete rast,kushdo qofte ai.
    Korca kerkon mencuri nga qeveria per tju lehtesuar banoreve dimrin e gjate dhe te ftohte,me rezerva ushqimore,me rezerva energjie,uji,etj.C’behet ai pallati i sportit qe filloi i ndjeri PIRO KASATI, do ta perfundoni nje dite o jo,pse mos behet pallat patinimi per rinine te gjallerohet me ate sport aq te larmishem,ne dimrin e gjate? Eshte mekat i math ta shohesh ate godine si nje var i zbuluar.Ajo kerkon vetem nje nisiartive te mencur dhe kurajoze,ndoshta nje bashkendertim permes Greqise.Sporti i patinave hap jo pak e ca fronte pune.I shoh ketu ne SHBA, qindra dhe disa mije spektatore paguajne biletat per shfaqet qe jepen ne te,plus dyqanet e larmishme brenda saj.Te nderuar Korcare ne rezikohemi me jeten tone ne ate qytet,nga ambjentimi i gjate me letragjine e monizmit.Tani ajo kohe ngordhi ndaj duhet te shkundemi per ta bere qytetin vertet Evropian,mos kenaqemi me kaq sa na levdojne dhe Tirana fluturon nga zhvillimi ,duke na lene nje fshat krahasuar me te. Ka qene edhe Korca ne shume drejtime qe katundin Tirane e beri qytet qe nga banda,solistet e operas,sahati i Tiranes,kuadrot e shumta qe ja mori Korces,ose buxhetin sepse kemi qene reth potencial ekonomik.Opereta e pare Shqiptare lindi ne Korce,ekspozita e pare me piktura u cel ne Korce nga imadhi Mio,tenisi,sporti i hipizmit,etj,etj,Korca i kish me kohe,kur Tirana ishte nje fshat.Ishte pozicioni gjeofizik i Korces qe zhvilloi banoret e saj,vecan permes Greqise,ne tregeti,shendetesi,arte,fronte pune,etj,etj.Fqinjet ti cakton ai lart, ndaj s’ke c’thua per ta.Qe ta mbyll,sepse dheu i atit (ATDHEU) apo dheu i memes(MEMEDHEU) te nxitin shume per te shkrojtur. Asnjehere mos bini ne gjume o te kenaqemi me ato c’ka tani Korca, por shikoni si,qysh,pse, sa,perparojne qytetet e tjere te botes,per te mare prej tyre ate qe mund tja pershtatim Korces tone.Pershendetjet e mia,qeverise se Korces,stafit te saj,per me shume bukuri dhe harmoni ketij qyteti strategjik dhe unikal per banoret e saj.Ligor Luarasi 23 korik 2011.

    Përgjigjjuni

  26. Babushi  --  24 Korrik, 2011 në 1:38 am

    Burreli nuk figuroka faree e paskan nxjerre nga harta e shqipnise me duket me ma bo ne rrogen 5 mije euro nuk shkoj me jetu ne rreshen dhe ca fshatra qe ka permend ai burri huj hajt ja kalofshi mire

    Përgjigjjuni

    • Fatmir  --  24 Korrik, 2011 në 7:44 am

      Kur, nuk kane permendur Saranden! Ti flet per Burrelin apo Rreshenin! Te shkosh e te jetosh ne Çorovode! Peshkopi! Bajrram Curri! Shengjini! etj. Jame dakorte, kur te dalim ne pension, te zgjedhim nje nga keto ”,……” Une jame nga Delvina, 10 min. large nga Saranda, e vendasit po e braktisin qytetin, kane ikur ne Sarande, Vlore, Durres e me e preferuara ne Tirane. Per rinine, keto qytete te ofrojne shume mundesira, qytetet e vogla kane vdekur me kohe.

      Përgjigjjuni

  27. raimonda  --  24 Korrik, 2011 në 4:47 am

    Faleminderit Profesor per shkrimin dhe vleresimin per qytetin tone te dashur eshte shume e drejte qe eshte cilesuar “NJE PARIS I VOGEL”jemi krenare qe jemi korcare.

    Përgjigjjuni

  28. ismeti  --  24 Korrik, 2011 në 8:40 am

    kjo foto simbolizon shitjen e IDENTITETIT ETE QENIT SHQIPTAR,ky asht nji fashizem grek i perhapur ne shqipri mjerish,
    TURP TE KET POPULLI DHE PARTIT POLITIKE qe sjan gja veqsse disa hajnae armiq te shqipris

    Përgjigjjuni

    • ike o pirdhu  --  4 Gusht, 2011 në 6:53 am

      Ike o pirdhu paske dhe internet.

      Përgjigjjuni

      • gladiola  --  9 Gusht, 2011 në 2:49 pm

        Ca gjuhe po flet, kuptove gje ti :)?

        Përgjigjjuni

  29. Alex_111  --  1 Gusht, 2011 në 7:52 pm

    O Ismet bej, ben mire te lexosh pak me shume ne menyre qe ta shkruash edhe pa gabime shqipen tende.

    Përgjigjjuni

    • Nake  --  27 Gusht, 2011 në 10:22 pm

      He me te lumte goja o Alex. Une do ti thosha te njejten gje!

      Përgjigjjuni

  30. emiljano  --  3 Gusht, 2011 në 7:56 pm

    me vjen habi si ka mundesi qe nuk u permenden shtetet e bashkuara te bathores atje eshte perla edhe bukuria e natyres shqiptare.cfardo qe kerkon mund ta gjesh aty brenda

    Përgjigjjuni

    • kunati  --  8 Gusht, 2011 në 9:55 am

      haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa bravo 1000 pike batuta

      Përgjigjjuni

  31. Bregasi i urte  --  6 Gusht, 2011 në 3:08 pm

    Me pelqejne komentet, pavaresisht se diku teprohet. Sidoqofte, nismen une e pershendes. Me vjen mire qe ne vendin e shtate eshte renditur edhe nje fshat i Bregut, qe quhet Borsh. Eshte vertete nje mrekulli e natyres, por jo e njeriut, se ka ca jashtetokesore(dmth jashte çdo morali) qe i vene flaken çdo vere. Dhe keta jane punonjesit e pyjores: 1.superkomunisti nga fisi sterkomunist,Sofo Duka, i cili me leket e kullotave, qe u shet barinjve dhe druve te pyjeve, qe ua shet qymyrxhinjve dhe lokaleve, te cilet punojne me dru, nderton nga nje vile ne dy vjet. 2. “superdemokrati”, Vullnet Çika, nga ai fshat, rojtari i pyjeve, i cili u thote barinjve: vini zjarrin ne ditet me ere te forte dhe zhdukuni ne drejtim te paditur. Keta dy parazite, qe nuk bejne asnje pune, vetem se tresin me kuintale mish ne muaj neper laokale, here i bien qylit me barinj e here me leket e fituara me punet e tyre te pista, jana zjarrvenesit e Borshit. Po te ishte shteti shtet keta persona, jo qe nuk do te punonin me ne kete sektor, por do t’i kishte marre prokuroria dhe gjykata, per te zbatuar ligjin. Por askush nuk i ngacmon, bejne si u do prapanica e tyre e ndyre.

    Përgjigjjuni

  32. sadiu  --  7 Gusht, 2011 në 10:08 pm

    ndjej nje kenaqei te madhe, qe qyteti ku une kam lindur renditet ne vend te pareme meriton, Dua me kete rast ti pershendet te gjithe bashke qytetaret e mi me poezine qe kam bere ketu ne token e huaj ku me ka sjelle alli dhe qe kam nje mall te math per korcen time per rrugicat,per cezmet e amzos dhe per shen thanasin qe e admiroj shume…

    PER TY KORCE ME TRETI MALLI..

    PER TY KORCE ME TRETI MALLI.

    tE GJIYHE KANE NOSTALGJI
    PER QYTETIN KU KANE LERE
    EDHE UNE TY MOJ KORCE
    NGA ZEMRA S’TE HEQ ASNJEHERE.

    KORC VENDI DITURISE
    I QETESISE, I DASHURISE
    TI JE DJEP I MELODISE
    DHE SIMBOL I BUKURISE..

    DY FALTORE NE BREGORE
    SHEN THANAS E SHEN DELLLI
    PERENDIA TE RRI PRANE,
    SE KE VLERA KORCE TI…

    TE KUJTOI EDHE NXJER MALLE
    TI JE SI NJE PERLE E RRALLE
    KUJTOJ SHOKET EDHE MIQTE
    EDHE DASHURINE E PARE…

    I MERGUAR JAM TANI
    SYTE LOT LESHOJNE PERHERE
    OH, SA MALL QE KAM NE GJI,
    DUA TE TE SHO DHE NJERE…

    Përgjigjjuni

  33. Vladimiri Vlore  --  7 Gusht, 2011 në 11:26 pm

    Vlora me te vertet ngelet nje nga perlat e jugut. Jame plotesisht me klasifikimin e bere . Bashkia me mundesit esaj ka bere disa ndryshime . Por bukurin Vlores ja ka falur natyra . Shteti i Sali Rekodmenit te notit Nuk ka bere asgje per Vloren Autostrada 15 km e gjate Vlore Novosel akoma ska perfunduar edhe pse kane kaluar 5 vjet ne nje kohe qe ne veri dhe lindje te Shqiperis rekodmeni i ka cuar. Rruga Skele Uji ftohte NJe rruge e ngushte buze detit kerkon investime nga shteti REkordmeni i notit na asfalton rruget e fshatrave me 50 shtepi Por ky sali efendiu edi qe smerr gje nga Vlora Prandaj e shikon me me syrin vrenger.

    Përgjigjjuni

  34. ada  --  23 Gusht, 2011 në 2:48 pm

    permeti just the best

    Përgjigjjuni

  35. ilir  --  27 Gusht, 2011 në 8:02 pm

    renditja me e sakte do ishte,,,,,,,,,, 1 korca 2 saranda 3 shkodra 4 vlora 5 tirana 6 durres 7 pogradec 8 berat 9 gjirokaster 10 lezhe, keto duke marre parasysh kulturen e njerezve qe jetojne aty, parqet natyren ajrin etj, per njerezit ambicjoze pa dyshim tirana vend te pare, per njerez qe duan te jetojn te qete dhe te lumtur te rrisin femije etj duke futur pak nga te gjitha mendoj renditja qe bera eshte shum e sakte, kudo qe ndodheni ju urroj shendet

    Përgjigjjuni

    • jara  --  27 Tetor, 2013 në 1:34 pm

      ik mi katunare andej pogradeci ne vend 7 hahaaaa

      Përgjigjjuni

  36. Silvia Skenderi  --  30 Gusht, 2011 në 3:51 pm

    Dop te desha qe cdo qytet i Shqiperise te plotesonte standartet e QYTETIT KU MUND TE JETOHET ME MIRE…..por pangopesia e pushtetareve po i kthen keto qytete ne bunkiere, ku betonizimi te merr frymen….Vizitoni sot Saranden,Vloren,Durresin,Pogradecin,Tiranen…..etj. kane te gjitha nje profil….. te marrin frymen…….Mua me vjen shume keq ………………..

    Përgjigjjuni

  37. maria bani  --  18 Shtator, 2011 në 11:48 pm

    bledi urime si gjithmone super ne shkrimet e tua !korca te dashur lexues ka qene gjithmone nr ne renditje .dhe me te drejte !eshte djepi i kultures qyteterimit ,vendi i serenatave ,rruget karakteristike arkitektura ,toleranca fetare niveli i larte i jeteses dhe mbi te gjitha pastertia i japin prioritetin te jete nje hap perpara!

    Përgjigjjuni

  38. Dael  --  3 Nëntor, 2011 në 1:47 pm

    Corovoda eshte nje nga vendet e virgjera te shqiperise … po ashtu dhe kanionet e osumit !!

    Përgjigjjuni

  39. i love my country  --  1 Prill, 2013 në 5:47 pm

    permeti me te vertete qyteti me i bukur ne shqiperi,ja vlen me te vertete te jetosh atje…………..te dua permett shume. te lumte bledi mane.

    Përgjigjjuni

  40. jara  --  27 Tetor, 2013 në 1:29 pm

    pogradecin se permendet fare .Ai eshte me i bukuri nga te gjithe me pizazhin me te bukur e me pamje mbreselenese.

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>