Para pak ditësh, një pjesë të mirë të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Sali Berisha ia kushtoi masakrën në lumin Shkumbin. Kërkoi të merren masa pasi lumi po shkatërrohej duke u kthyer në simbol të plehrave. Njeriu që ka miratuar një ligj për importin e plehrave, tani ankohet për një lum. Ndërkohë, pak kilometra larg zyrës së tij një masakër e vërtetë po pason. Lumi i Erzenit po shkatërrohet barbarisht, edhe pse ishte kryeministri Sali Berisha që në disa raste kërkoi të mbrohet ai lum, madje tha se ka ngritur një sistem monitorimi për atë lumë. Pamjet që sjell Top Channel janë dëshpëruese. Por çfarë ka thënë kryeministri Sali Berisha për mbrojtjen e këtij lumi, të cilin e ka nxjerrë nga lista e lumenjve të shfrytëzueshëm.
Qëndrimet e Berishës për lumin Erzen
21/06/2006
Kryeministri tërhoqi vëmendjen për shkatërrimin që kanë pësuar shtretërit e lumenjve nga shfrytëzimi jashtë çdo kriteri i prurjeve të lumenjve, prej firmave të ndryshme, duke kërcënuar realisht jetën dhe territore të tëra pranë këtyre lumenjve. Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim arriti në përfundimin për ndërprerjen e menjëhershme dhe në një kohë të pacaktuar të shfrytëzimit të inerteve në shtretërit e lumenjve Ishëm dhe Erzen si dhe në disa pjesë të lumit Drin, Shkumbin dhe Vjosë.
24/03/2009
Në fushën e menaxhimit të burimeve ujore dhe të monitorimit, Qeveria ka ndërmarrë iniciativat e mëposhtme:
-Ka përditësuar regjistrin e burimeve ujore dhe të përdoruesve të ujit;
-Ka filluar procesin për krijimin e një sistemi monitorimi për Matin, Erzenin dhe disa basene të tjera kryesore të vendit:
07/06/2010
Është e domosdoshme që me urgjencën më të madhe të bllokohet çdo veprimtari kërcënuese për shtretërit e lumenjve që nuk janë të pakët në këtë zonë, nga Buna, Mati, Ishmi, Erzeni , Vjosa, Shkumbini, pra derdhjet në këtë vijë bregdetare te lumenjve janë të shumta.
Specialistët japin alarmin
Specialistet gjykojne se shkaterrimi qe po i behet lumit Erzen me marrjen e inerteve, ne nje kohe kur eshte e ndaluar, po shkakton nje katastrofe mjedisore te pariparueshme.
Lumi Erzen po vazhdon të shfrytezohet barbarisht përgjatë gjithë shtratit te tij. Inertet e ketij lumi, po perdoren per ndertimin e Unazes se Re te kryeqytetit dhe autostrades Tirane-Elbasan.
Edhe pse jo zyrtarisht, firma e ndertimit eshte lejuar te shkaterroje shtratin e ketij lumi, ne shkelje te cdo ligji dhe duket me miratimin e heshtur te vete shtetit. Ne Institutin e Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, profesori i Asociiuar, Vangjo Kovaci tregon se ne perberjen e lumit ka nje perqindje shume te ulet rere.
“Rreth 17 përqind e inerteve të këtij uji janë të fraksioneve që i përkasin i rërës, rreth 71 perqind janë gurë mesatarë dhe 7 përqind janë fraksione mbi 40 milimetra. Të shfrytëzosh intertet e shtratit të lumit Erzen nuk është e vlefshme”, tha Kovaci.
Firma e ndertimit po shfrytezon zhavorrin e ketij lumi i cili po perdoret per projektin. Por ky shfrytezim barbar eshte duke shkaktuar nje katastrofe natyrore, ne te gjithe zonen ku kalon ky lume. Shfrytezimi pa asnje kriter, ka sjelle demtim te rende te veprave mbrojtese ne te gjithe gjatesine e tij.
“Shfrytëzimi i materialeve inerte, si në cdo lumë tjetër ka ndikime në mjedis dhe kryesisht në aspektin e florës dhe faunës”, thekson profesori.
Demtime te renda verehen ne Berzhite dhe deri poshte ures se Baldashkut, duke vijuar deri ne pjesen mbas Romanatit. Ekspertet kane verejtuar se deformimi i shtratit te lumit Erzen ka nxjerre jashte perdorimit elektropompat qe perdoren per ujitje dhe ato per ujin e pijshem. Por jo vetem kaq. Nje sasi e madhe e tokes bujqesore eshte shkaterruar dhe demi me i madh verehet prane Pellumbasi deri tek Ura e Limuthit.
Shfrytëzimi i lumit Erzen
Lumi Erzen, prej disa javësh po shfrytëzohet pa asnjë kriter, nga një firmë private ndërtimi, e cila po punon për projektin e unazës së re të kryeqytetit dhe autostradën Tirane-Elbasan.
Dhjetëra kamione te ngarkuar me zhavorr qarkullojne cdo dite ne kete zone. Edhe pse në vitin 2006 nga kryeministri Sali Berisha dhe në vitin 2010 nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu u theksua se në lumin Erzen nuk duhet të punohet, pasi largimi i një sasie të madhe të zhavorrit nga shtrati i lumit ka sjellë devijimin e tij, punimet vijojnë prej disa muajsh dhe vetë banorët e kanë konfirmuar këtë fakt.
Banore të zonës nuk duan te deklarojnë publikisht mbi punimet qe vijojnë ne lumin Erzen, pasi ndihen te kercenuar. Por ka nga ata të cilët thonë se shtepite qe ndodhen prane lumit jane te kercenuara pasi germimet pa asnje kriter kane favorizuar shembjet e dherave prane lumit.
Vendimi në 2006: Erzeni nuk preket
Lumi Erzen ka dalë nga lista e lumenjve të shfrytëzueshëm me vendim të 21 qershorit 2006 nga Këshilli Kombëtar i Ujit, me firmë të kryeministrit Berisha dhe ministrit të atëhershëm të mjedisit Lufter Xhuveli.
Në këtë listë sanksionohen vetëm lumenjtë të cilët lejohet të përdoren për shfrytëzim zhavorri, e ku mes tyre nuk bën pjesë Erzeni. Në këtë vendim në mënyrë të detajuar përcaktohen edhe vendet ku duhet të merret zhavorri dhe po kështu, edhe muajt e vitit kur ato mund të shfrytëzohen.
Ndërkohë që brenda 2006 urdhërohet heqja e të gjithë impianteve të përpunimit të inerteve në ato zona të papërfshira në këtë listë, që e nënvizojmë nuk përfshin lumin Erzen.
Por ky vendim nuk është i vetmi përmes të cilit sanksionohet mos përdorimi i lumit Erzen.
http://youtu.be/YLyfzdds0ew
gabimisht e lexova …”Kur Berisha e thithte kundra barbarise ne Erzen”
esht nda pushteti me lir lloshin tani….
qe kur bon marrvshjen e bashkeqeverisjes
cilesia e udheheqjes ka ra pikjate….
Shqipëria po merr funt ne vazhdojmë me falime moraliste ose prezantuese.
Kush e dënon krimin në Arnautistan?
best for you lv china to your friends for promotion code
I am sure you will love chanel resale for promotion code chanel resale for more detail