Luks sheikësh për mobilimin e vilave qeveritare

26 Tetor 2011, 10:24Sociale TEMA

Mobilimi i vilave qeveritare në Vlorë do t’i kushtojë buxhetit të shtetit një shumë të konsiderueshme parash. Agjencia e Prokurimit Publik ka shpallur kompaninë fituese që do të bëjë mobilimin më shumë se 40 ambienteve, si holle, dhoma gjumi, dhoma pritje, veranda, tualete, dhoma pritje etj., kundrejt një shumë prej rreth 46.5 milionë lekë, e njëvlefshme me rreth 450 mijë dollarë. I gjithë ky shpenzim do të bëhet për blerjen e orendive, të cilat fillojnë nga pikturat, karriget, dhomat gjumit, telezivorët me ekran të sheshtë, tavolinat e shkrimit e deri tek tapetet e mëndafshit. Madje, për këto të fundit, është vënë kusht që të jenë ose persiane ose pakistaneze. Një vend tjetër nga do të vijnë tapetet për mobilimin e vilave qeveritare është Pakistani.

Në dokumentacionin e tenderit, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka parashtruar kërkesat për secilën pajisje duke parashikuar ngjyrën, cilësinë, madje edhe prejardhjen e materialeve. Kështu përshembull, dhomat e gjumit ku do të flenë qeveritarët e lartë shtetërore, do të jenë të mobiluara me mobilje ngjyrë bezhë e hapur me dru lisi.

Me të njëjtën ngjyrë do të jenë edhe mbulesat e krevateve, madje edhe jorganët. Sipas dokumentacionit, jorganët duhet të jenë katër stinët. Luksi rritet edhe më tepër kur kalojmë të tapetet. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, ka menduar që qeveritarët tanë por edhe delegacionet e huaja që do të vizitojnë vendin të shkelin të tapete persiane, të lahen në pishina dhe të shlodhen duke parë filma me sistem “Home Cinema”. Kolltuqet do të jenë të stilit “chester”, “capitone” apo “agora”. Madje, vila ofron edhe një argëtim tjetër në katin e nëndheshëm. Pranë pishinës dhe barit, ndodhet një tavolinë bilardo, e cila gjithashtu do të blihet me këtë tender.

Pasqyrat në dhomën e ndenjes do të jenë të veshura me lëkurë. Edhe më cilësore do të jetë lëkura që mbështjell kokat e krevateve dopio të dhomave të gjumit. Çarçafët do të jenë të madhësisë “king size”, muret të veshura dhe kryesisht në dhomat e ndenjes dhe në holl do të ketë zbukurime me reliev.

Holli nga ana tjetër do të ketë si zbukurim skulptura qeramike, piktura, mbajtëse qirinjsh, etj.

Vilat qeveritare shërbejnë për pritje-përcjelljet e delegacioneve të huaja dhe janë kryesisht në shërbim të Kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe ministrive. Ndërkohë, në pjesën më të madhe të vitit, vilat qeveritare përdoren nga vetë funksionarët e lartë shtetërore, siç është Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, ministrat, etj. këta të fundit i frekuentojnë ato kryesisht gjatë fundjavave apo ditëve të pushimeve zyrtare. Për të mos përjashtuar edhe pushimet e verës, të cilat zyrtarët tanë të lartë preferojnë t’i kalojnë në bregdetin e jugut./shekulli/

18 komente në “Luks sheikësh për mobilimin e vilave qeveritare”

  1. Korrupsioni says:

    Fashati digjet, k… krihet.

  2. Pisha Flamur ! says:

    Shqipërinë e mori lumi qysh në momentet kur shpërthyen lëvizjet demokratike, kur për çudi në krye të lëvizjes dolën, ish pinjollët më të rrezikshëm të Partisë së punës së Shqipërisë. Në përbërje ishin: Bij hetuesish, operativësh, spiunë që futnin në burk banorët e lagjes, katit, fshatit etj. çudira. Pra komunistët radikalë u bënë anti komunistë dhe dhanë alarmin popullit se Blloku, bile Lenka Çuko na bënte jetë në llukës prrallor sepse na paskesh nevojtore në ç,do kat. Sot çuditen se qeveritarët tanë demek pasardhësit e persekutorëve me në krye komunistin persekutor Sali Abdyl Hamitin ndërtojnë për pushime nevojtore floriri. Popull i gjumosur! E di si thonë qeveritarët dhe borgjiza e kuqe kur bie biseda për ne popullin e pa pasuri të vjedhur? Na thonë krimba. Athere ne krimbat po bëjmë zbulime se harxhojnë ca dollarë për vilat, kur ata dogjën dhe shitën shqipërin që nuk ka shifra në çmim. Ja si e ka përshkruar qzsh në vitin 1901 mëndja e ndritur e kombit Faik Konica, gjëndjen e Shqipëris së tradhëtuar, orgjinal sikur jeton sot:
    Shkrimi i Faik Bèj Konices “ Muhaxhiret” i shkruar nr.8 faqe 121 të Revistes “Albania” që publikohej në Bruksel në vitin 1901.Ai shkrim ka titullin “MENDIME TE VOGLA” ku flet mbi “Muhaxhiret” .Muhaxhirët!E THASHE edhe tjater herë: per mua, fara me e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!

    1. Altini says:

      populli = kokëpalarë

  3. DJ Achmed i kil you says:

    beni qef sa te doni,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

  4. plaku says:

    Miq,mediet mbeten medie. Une vete i lexoj ato me nje sy kritik. Siper thuhet se do mobilohen 40 ambiente me 450mije dollare dhe flitet per gjera perallore. Si ka mundesi qe me materjalet qe flitet siper te mobilohen 40 ambjente me VETEM 450mije dollre ? Mos vlla shkruesi e tepron nje cike si shume dhe i fryn gjerat si nje tullumpace ?

    1. Daku says:

      O plak, tek ato 40 ambientet futen edhe WC, magazinat e materialeve. sa lek duhet me u mobilu nje hale aman??

    2. Landi- Sverige says:

      Plaku. Vetem kohet e fundit eshte bere rikonstruksioni tek vilat ne Vlore. Aty jane shpenzuar miljona lek dhe vazhdojne te shpenzohen per mirmbajtjen dhe rruajtjen e tyre. Pastaj kjo sasi parash eshte thjesht nje preventiv sic behet para cdo vepre ne Shqiperi, por me perfundimin e punimeve dhe mobilimeve shifrat do te jene 10 fish me te larta. Por, ti mendon se do u kerkoje njeri llogari? Nuk eshte as hera e pare dhe as e fundit. Fatkeqesisht ky shtet dhe kjo qeveri mafjoze dhe e koruptuar, parate e taksapaguesve shqiptare dhe pasurite natyrore po i shfrytezon ne menyre barbare per te jetuar ata ne lluks, te mbrojtur nga gardista te armatosur, me keq se ne periudhen e Enver Hoxhes. Keta jane kthyer plotesisht Kadafi shqiptar.

      1. plaku says:

        Landi-Sverige,
        Fatkeqesisht ke te drejte. Kesaj i thone edhe dhi e zgjebur edhe bishtin perpjete. Fajin e kemi neve si popull qe i leme qe te bejne si te duan. Pershendetje

    3. sorge says:

      Jozefina Topalli eshte nje SHPERDORUESE DERI NE KRIM TE PARAVE TE POPULLIT!!!Qe javen e pare,sa hyri ne NDERTESEN E ADMINISTRATES SE KUVENDIT,URDHEROI,QE TE SHKULESHIN TAPETET E RENDE E TE KUSHTUESHEM,KU KISHTE NDENJUR ENVER HOXHA PER 45 VJET DHE TE VENDOSESHIN PAJISJE MODERNE TE LARA ME FLORI!!!VETEM NJE PJATANCE KAFEJE ME 12 FILXHANE<KUSHTOI 2 MILION LEKE!!!AMBIENTET E JOZEFINES NE KUVEND ,JANE AQ TE SHTRENJTA SA JA KANE ZILI EDHE SHEIKET ARABE!!!STAMBOLLI DIGJET-KUUURRRVVVAAA KRIHET!!!!TENDERAT E RIKONSTRUKSIONEVE TE SALLES PLENARE KANE KALUAR MBI 5 MILIARD LEKE.NDERSA TANI DUAN TE BEJNE NJE TE RI,AQ TE KUSHTUESHEM,SA EDHE PARLAMENTARET AUSTRIAKE NUK PRANUAN TA NDERTOJNE NJE TE TILLE,ME ME PAK SE 1/3 E SHPEMZIMEVE!!!!EDHE PARLAMENTI ANGLEZ,E KA SALLEN ME TE VJETER E ME PAK TE KUSHTUESHME ,NDOSHTA NE BOTE,POR NUK U KA SHKUAR NDER MEND TE BEJNE NJE TE RI,ME QE JANE PERANDORI E MADHE!!NDERESA BYTHGRISURIT E BERISHES DHE TOPALLIT,I BEJNE LEKET E POPULLIT RRUSH E KUMBULLA!!!KUSH UA JEP KETE TE DREJTE KETYRE HORRAVE,QE TA PERDORIN BUXHETIN SI TUA MARRE MENDJA???KEMI NE KRYE NJE KLIKE SUNDUESE ANTI KOMBETARE!!!

      1. rrapi says:

        mosndeshkimi sikur edhe njeher i nje hajduti te veshur me petkun e pushtetit u jep te drejten te vjedhin pa meshire pasurine eperbashket,,, nje urim kisha mbrapa qafe u vafshin…

  5. Besa says:

    Zoti u ashtofte inatin ketyre Salinjve,Litari po u ngushtohet,po kush do jete ai burre qe e terheq

  6. Besa says:

    Litari po mblidhet,kush eshte ai burre qe e terheq

  7. tourkofagos says:

    Shqiperia eshte nje vend arab,si e tille eshte teper normale qe te kete sheike dhe duke pas te tille,eshte teper normale te harxhohen miliona leke……muhaxhiret shqipfoles,nuk kane asnje ndryshim nga ata te Anadollit!!
    -Te mos ish populli shqiptare pa gjake,i dergonin muhaxhiret n’Anadoll,me nje shkelm prapa…..!

  8. davidi says:

    televizore te sheshte?! pse televizore me gyp duhet te vinin?

  9. tironci says:

    denuan NEXHMIJEN per disa kafe ………..

  10. VICI DOLI - DOLI VICI says:

    DESHIROJ TE SJELLE NE KUJTESE “gjyqi i kafeve”, KENDER Nexhmije Hoxhës. JAM i sigurte se VICI DOLI – DOLI VICI ka harruar cfare thoshte ne 1991.

  11. morgu says:

    RESPEKTE !!!

    JE I VETMI KOMENTUES QE MEZIPRES TE LEXOJ.

  12. AJ.VLORA says:

    Po pikerisht pse vodhen saper kafe e jo meshum,gjithmon denohet ai qe vjdh per buken e gojes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje