Erion Braçe: Berisha do përurojë një rrugë që është përuruar tetë herë

28 Tetor 2011, 20:43Sociale TEMA
Erion Braçe: Berisha do përurojë një rrugë që

Berisha gjatë një vizite në Otllak

Përurimi i rrugëve të fshatrave në gjithë vendin është kthyer tashmë një punë të përditshme të Kryeministrit Berisha, edhe pse nuk është në prag zgjedhjesh. Nga Tropoja ai do të udhëtojë për në Berat për të prerë shiritin e një rruge, për të cilën duket se ka investuar më jo një herë, por dy herë edhe qeveria socialiste. Deputeti i Beratit Erion Braçe e denoncon këtë skandal të hedhjes së fondeve të qeverisë në rrugë ku s’ka nevojë si një vjedhje të pastër. “Nesër, në orën 10.00 Sali Berisha ka lajmëruar se do të jetë në Lapardha të komunës Otllak! Do të inaugurojë një copë rrugë të rrugës Kthesa e Fermës-Lumas, rrugë të cilën kryeministri Nano, unë, kryeministri Berisha dhe deputetët e tij e kemi inauguruar bashkërisht 8 herë. Kjo copë rrugë është vetëm 1.5 km, ka kushtuar 600 milion lekë dhe praktikisht është asfalt i hedhur mbi asfalt. Nisi në gusht 2010, mbaroi në prill 2011. Berisha e ka inauguruar vetë dy herë, herën e fundit gjatë fushatës së 8 maj-it. Kjo është hera e tretë!”, thotë Braçe duke denoncuar këtë “lojë” mediatike që bën kryeministri me përurimet. Duke e njohur mirë këtë zonë si deputet, Braçe e këshillon qeverinë që të mos hedhë paratë në rrugë me asfalt, por të bëjë ndonjë vepër tjetër, e cila vërtet është e nevojshme për banorët e këtyre fshatrave. “Me 600 milion lekë të asfaltit mbi asfalt, mu aty në Lapardha do kish mbaruar ujësjellësi-i shkatërruar pas ndërprerjes së financimit prej Berishës; do kishin mbaruar kanalizimet e ujërave të zeza-i, shkatërruar pas ndërprerjes së financimit prej Berishës; do ish bërë me ujë të pijshëm fshati Qoshk, 400 metra më tutje”, shkruan Braçe. Më tej Braçe mban qëndrimin opozitar ndaj qeverisë duke thënë se “politika e Sali Berishës me rrugët ka dalë boje. E provoi në 8 maj kur njerëzit e mundën në Otllak, në Sinjë dhe Kutalli ku kish ndjekur politikën e rrugëve. Tani edhe në Berat po i thërrasin: është ekonomia or budalla! Familjet po prekin fundin, ndërkohë që Berisha harxhon paratë kot”.

12 komente në “Erion Braçe: Berisha do përurojë një rrugë që është përuruar tetë herë”

  1. A T Z says:

    Pse thua o Roni qe po i harxhon kot,ai nga ato rruge qe inaguron kush e merr vesh cfare perqindje fut ne kuleten e vet se ndryshe nuk do ti binte kryq e terthore gjith vilajetit te vet se per te Shqiperia nje vilajet eshte.

    1. raimondi says:

      hahahahahahahahahahahaha Po Sala ca shkerdhate qe eshte , e inaguron nje ruge 7 here –hahahahahahahhahahahahahahaha –I madh fare

      1. Argita says:

        Dhe ky Braçe, qe kur ka filluar te merret me politike, vetem me kritika eshte mare, e mban mend njeri te kete bere ndonje gje Braçe qe kur ka filluat pune, vetem nje gje, jo me shume!?

  2. Miri says:

    Here burr dhe ti se nuk u be qameti…vetem 8 here eshte. Pastaj perseritja eshte nena dijes.

  3. ina says:

    PO PSE NUK BEN RRUGEN BERAT-LUSHNJE MORE SALI??????????????
    Po ku jane ate deputet e Beratit more aman, qofshin te majte e te djathte. Nuk keni turp more kur kaloni nje here ne vit ne ate rruge Berat-Lushnje apo Berat-Fier.

    Ja u nxjerrte zoti nga syte gjithcka…(po na beni tju mallkojme me zemer si ato nenat e vjetra)

    O Zot, me cfare njerezish ka te beje ai vend aty.
    O zot mos na co aty ku rrine keta, por sapo te jete zhdukur kjo fare e keqe, te na japesh mundesine te kthehemi ne ate vend, perndryshe nuk ka rruge tjeter.

  4. nga larg says:

    Nje kerkese ose sugjerim per zotin Braçe.Ku jeni ju zoti Braçe si opozite qe nuk ngrini zerin per dhunen qe po ben policia e Shtetit duke perdorur forcat speciale si dhe kryetari i Komunes Kolsh z.Abedin Oruçi, i zgjedhur nga partia juaj, duke dhunuar banoret e komunes Kolsh, fshatit Mamez.Ata vijne per t’ju grabitur pasurite e tyre, tokat e tyre, kullotat e tyre dhe askush nuk e ngre zerin per te dale me ndonje deklarate per shtyp.Po pse keshtu behet opozita zoti Braçe me gojen te mbyllur ose te hapur vetem aty ku ju cenohet interesi juaj persona.Pse nuk ngriheni dhe te verifikoni plumbat qe ka hedhur kryetari juaj socialist ne drejtim te fshatareve te ketij fshati, te cilet disponojne edhe provat materiale (gezhojat) dhe t’i bllokoni mandatin dhe t’i hiqni te drejten e ushtrimit te detyres si kryetar.A mund te jete ky njeri nje kryetar i zgjedhur me vota te lira te polullit, kur ai perdor armen dhe gjuan mbi ta (popullin)…!?Pra kjo deshmon fare qarte se votat jane vjedhur ose marre me dhune nga kriminele te veshur me ngjyra politike, çfare t’i duash, kuq, blu e roze.Ku eshte deputeti i zones z.Asllan Dogjani qe kane tentuar ta marrin disa here ne telefon keta banore dhe ai nuk dinjon t’u hape telefonin…!?Po siç duket mafia ka shtrirje te gjere dhe ka gjasa qe shume te jene te perfshire ne te, sidomos ne ate te minjerave.Por ta harrojne te gjithe kriminelet qe jane te perfshire ne kete mesele, si policia e Rendit Kukes, forcat speciale te derguara nga qeveria, kryekrimineli i komunes Abedin Oruçi, leshkoja nga Elbasani si pronar i firmes si dhe deputeti socialist qe nuk hap telefonin z.Dogjani, se kane per te arritur ate qe kerkojne te grabisin, qofte edhe sikur do te kalojne mbi kufomat tona pa perjashtim edhe te ne emigranteve qe po komentojme nga larg, sepse po te jete nevoja do marrim rrugen dhe te vijme aty te japim kontributin tone, qofte edhe me force, ne mungese te forces se ligjit, sepse po vepron ligji i xhungles dhe mafias.Dhe atij kriminelit qe i ka duart e lyera me gjakun e popullit, duke ju dale me maska rrugeve te Qafes Malit, per t’i grabitur e plaçkitur dhe me pas per t’i vrare ne vitet 1997 dhe tashi e shume vite me pare gezon te drejten te jete kryetar komune banditit Oruçi, t’i tregojme vendin e duhur qe meriton sot dhe qe ka dashur kohe me pare per t’ja treguar….

    1. adoja says:

      Eh ore ti zoteria nga larg, po s’kane faj edhe keto te shkretet, se shpirt kane edhe keto.Kushedi se çfare aferash te perbashketa kane mes veti keta politikanet, si te majtet e te djathtet.Ndaj s’kane faj edhe socialistet, pse te prishen me homologet e tyre, demokratet, se ndajne buken e femijeve bashke oreeeeeeeeee, po ju s’jeni ne vete qe kerkoni nje divorc te tille.

  5. berati says:

    Me vien keq qe zoti brace shpif per gjera te tiila te pa kuptimta.vertet saliu esht kriminel ajdut dhe te gjitha te keqiat i ka por per ate zon qe thot erioni un e njoh shum mir se qe andej jam.sa per dieni te dashur lexus sali vertet ka ber inagurime ne lapardha por ate rrug nuk e ka inaguruar edhe pse perfunduan punimet nje jav para zgjedhjeve lookale te 8 majit te gjith u habiten se si nuk erdhi te inaguronte sala ate rrug se ai i ka merak inagurimet aq me teper qe ishin edhe votimet.le te na thoi erion brace qe ishte 8 viet ne qeveri dhe votat i merte po nga kjo zon qe dilte deputet se cfar beri per kete zon asgje nuk beri.e pra ky esht erion brace por me keta njerez si erion brace.erion velina.gramos ruci e shum te tier nuk ka gje ps smund ta heqin kete bish edi rama me keta njeres qe ka rrotum..

  6. Tirona says:

    Kujdes zoti Brace, so do te gjobites edhe ti nga gjykata per “shpifje”

  7. turkofagos 2 says:

    Ymer Minxhozi
    Madhesia e germave:

    Ëndërr e frikshme

    Çdo ngjashmëri me personazhe realë dhe ngjarje konkrete të politikës sonë është krejtësisht e rastit. Ju falënderoj paraprakisht për mirëkuptimin!

    Eh, more Ben vëllai! Atë torturë që kam hequr parmbrëmë, natës së varrit do t’ia tregoj. Sapo u ktheva nga puna (ti e di se unë kam filluar në atë firmën e gurores në Shpatmal) mora një kafshatë bukë dhe rashë të flija si i vdekur. Mirëpo, gjumë i thënçin. Sepse sapo mbylla sytë (mua kështu m’u duk) më erdhi një njeri i egërsuar, me thikë në dorë dhe më vuri një lak në grykë. Unë bëj të çlirohem, po ai bënte sikur qeshte dhe lakun ma shtrëngonte më fort. Gruaja që po vinte rrotull në kuzhinë i paska dëgjuar përpëlitjet e mia në jerm dhe erdhi e më tërhoqi jastëkun. “Tafil, Tafil!” dëgjova si nëpër mjegull zërin e saj. “Çfarë ke që sëkëlldisesh, ti mezi po merr frymë. Çohu, se po mbytesh!”. Unë u ktheva në krahun tjetër dhe siç duket vazhdova gjumin. Nuk e di sa kohë jam endur nëpër atë tymnajë kllapie, po personi me thikë në dorë nuk po më ndahej. Më hodhi një shtëllungë tymi para syve dhe më tha:

    – Ti, ti je fajtor!

    – Për çfarë jam fajtor? – pyeta unë, duke u dridhur nga frika. Unë s’kam asnjë faj, ju betohem për kokën e kalamajve, jam njeri i ndershëm, as kam vjedhur, as kam shpifur… asnjë fjalë të keqe s’kam thënë, asgjë s’më lidh edhe me doganat, as me tenderat, jam krejt i pafajshëm…

    – Ti s’paske faj? – u çorr ai me ulërima në kupë të qiellit, (Tani unë vura re se përveç thikës, ai kishte edhe një hundë të zgjatur e të mprehët, si majë shpate). Ai përsëriste:

    Po, po, për fajin tënd po mbaj gjithë këtë barrë mbi kurriz, njëzet vjet rresht, pa bërë asnjë ditë pushim. Ti s’ke të ngopur me vuajtjet e mia.

    – Amani bre! – belbëzova unë, duke ngritur dy gishtat e dorës së djathtë përpjetë, ndërsa të majtën e bëra grusht. – Unë për ju kam votuar gjithnjë, për kokën e kalamajve, ty ta kam dhënë votën!

    – Domethënë e pranon edhe vetë, ë? Më mërzite me atë ndershmërinë tënde, kujt i duhet ajo? Na nxive jetën, gjithnjë po kjo fytyrë pranë kutisë së votimit, po ajo mënyrë të përshëndeturi! Nuk gjete njeri tjetër t’i ngarkoje barrën e rëndë të kryetarit? Vetëm unë duhet të sakrifikoj për juve? Nuk e sheh si jam bërë kockë e lëkurë, duke të shërbyer ty? Edhe hunda më është zgjatur. Edhe flokët më janë nxirë nga boja, duke punuar për ju, për popullin. Unë Partia, unë Presidenti, unë Qeveria, unë Parlamenti, unë Prokurori, unë Kryeministri, unë Policia, unë Korrupsioni, unë Lopa e çmendur, unë Gripi i pulave. Pse, ore, të gjitha do t’i bëj unë? Do jap dorëheqjen se s’bën. Mjaft më! Ti më je qepur e s’më ndahesh me ato votat e gishtat përpjetë. Po, po, unë do të iki vetë, s’duroj më. Do të dal në pension! Po, po, do të largohem. Në majë të hundës më ka ardhur. Gazi i botës. Vrisni veten, po të doni, unë do të iki. Po, po, ju siguroj Ju!

    – Amani bre, mos e bëni këtë – i thashë – Ki mëshirë për ne, pa ty ne na ha ujku.

    – Edhe me ujkun më krahason? – Dhe m’u hodh e më zuri frymën.

    Po të mos më kishte tundur Lefteria, unë do të isha asfiksuar. Ajo më tundi dhe më tha:

    – Ç’janë ato fjalë, o i zi, çfarë ke që sëkëlldisesh në gjumë? Na llahtarise. Unë luaj jastëkun, ti meazallah se vije në vete. I zi, mos je përzier me ndonjë nga ata të krimit të organizuar apo me ata, si i thonë, Klani i Zemunit? Na more në qafë me kuç e me maç. Apo s’kanë dalë tani edhe këto anonimet dhe s’ta përton tjetri! Na! Ta bëjnë dosjen sa një kacek dhe ti s’kupton asgjë se nga të vjen e keqja. S’po kam gajle për vete, se ne e hëngrëm çairin tonë, po fëmijët e shkretë ku t’i lemë. Të kam thënë njëqind herë: Tafil, mos u përziej me çdo lloj njeriu, shikoje ku e vë këmbën, ka lloj-lloj njerëzish bota, të çojnë në dërrasë të kalbur, e zeza unë…

    Lefteria s’pushonte. E kishin kapur të dridhurat. U mundova ta qetësoja, po ajo kish marrë përdaf. Se edhe ëndrrat çoku i beson. Kur i thashë se kjo është vetëm ëndërr, ajo m’u kthye: Dëgjo, Tafil! Edhe ëndrrat dalin, mos e merr me shaka. Gjyshja ime, rahmet pastë, ëndrrat i kishte dorë me një. Kam frikë për fëmijët. Do na i marrin klandestinë dhe do na i shesin te greku.

    Tani, o Ben vëllai, (se ty të kam si këshilltar të besuar) kam edhe një pyetje që më ngacmon e s’më le rehat as kur shkoj në banjë. Gjithnjë rri e vras mendjen: Po sikur të ndodhë prej së vërteti që ai kryetari i madh të vendosi papritur e të japë dorëheqjen? Çfarë do të ndodhë me kombin tonë? Si do t’ia bëjmë ne të vdekshmit? Si do t’i vejë halli kësaj Shqipërie hallemadhe? Aman bre, Ben vëllai! Na thuaj një fjalë të mirë inkurajuese se si mund të shpëtojmë nga ky rrezik! Me ato që më tha në gjumë apo në ëndërr, kryetari ynë ka vendosur me të vërtetë të largohet se e paskemi mërzitur duke e votuar e stërvotuar për njëzet vjet rresht, duke bredhur cep më cep të Shqipërisë e duke u ngjirur nëpër mitingje! Duke hapur e mbyllur kutitë e votimit! Dele pa bari do të mbetemi. I kërkova një mendim Lefterisë, se ti e di që unë pa mendimin e saj nuk bëj asnjë hap, dhe ajo më tha: Shko një herë në televizion dhe takoje atë fallxhoren e letrave apo të yjeve, se ajo di t’i shkoqisë me rrënjë e me degë të gjitha ëndrrat. Jepi dhe asaj ndonjë lek dhe dëgjoje. Dhe unë shkova. Ajo na paskësh qenë një grua shpirt njeriu, fallxhore për kokë të fallxhores, tamam nga ato që e kanë botën dhe fatin tonë në pëllëmbë të dorës. Pasi më dëgjoi me vëmendje duke më vështruar në dritë të syrit, fallxhorja Zylfie më pyeti se në cilën orë të natës t’u shfaq kryetari dhe unë i thashë se orën tamam nuk e pashë se isha në gjumë, po duhet të ketë qenë mesnatë. E kuptoj,- tha fallxhorja, ai paska ardhur te ti në zero- zero të natës dhe ëndrrat që na shfaqen ne zero-zero, janë të parrezikshme.

    Pastaj më pyeti:

    – Si dukej në pamjen e jashtme ai personi që t’u shfaq në gjumë? Ishte me flokë të zeza apo të bardha? Po hundën si e kishte?

    Unë ia thashë të gjitha. Pas kësaj fallxhorja ra në mendime. Mua më kapi tmerri dhe e pyeta se çfarë do të bëhet me mua?

    – Me ty s’do të bëhet asgjë – më tha – Ti vazhdo voto dhe ngre në daç grushtin, në daç dy gishtat përpjetë. Kjo është detyra jote. Për ty mendon ai.

    Ben vëllai! Si thua ti? T’i besoj asaj fallxhores? Mua akoma më dridhet trupi kur mendoj se i madhi ynë mund të ikë. Më dridhen të gjitha qimet e trupit, kudo që i kam e s’i kam. Kjo që të tregova është fatkeqësi kombëtare. Jo, jo, mua nuk më zë gjumi. Lideri ynë historik ka vendosur të japë dorëheqjen. Kjo është tragjedi. Këtë s’e pengon dot as Topi. Po, po, ai po na lë jetim të gjithëve!

  8. elio says:

    o Erion sa shume merakosesh per ne qytetaret e beratit ne te kemi mbajtur.Ti na e ke futur ketu ne Berat ti u bere me LEK.JU jeni me ikeq se Saliu je debil qe se ke shokun.LUME partia qe te mban o kaqol po te vjen fundi dhe po e ndien.Por plerat ne kosh e kane vendin

  9. Roni says:

    Z . Erion pse flisni vetem per saliun qe me te vertete po e inaguron per te disaten here ate rruge bashke me Lefter injorantin qe e heq veten si njeri me parime dhe vlera por ska as kapacitetin minimal te inteligjences, pse nuk e shikon si po katandiset PS ne Berat ku po i ikin perdite vlera dhe njerez vetem nga politika juaj e perjashtimit dhe jo e pranimit te vlerave, un punoja deri para disa ditesh ne komunen otllak sapo e mori pushtetin PS filloi spastrimin me keq se ai qe ish i PD para tij jo vetem ata ishin militante por edhe profesioniste por crendesi ka vetem se nuk dola per fushate hapur me ps me hoqen nga puna .
    erion pse nuk e shikon te pakten ate komunen otllak ku ti ke dhe nje zyre qe kryetari qe ka vajtur tani atje ka mbledhur reth vetes kushurinj te pare e te dyte krushq e sorrollp dhe thoni pastaj qe ne jemi ndryshe ca ndryshe mo roni ca ndryshe po e humbin edhe me shume cdo dite njerzit besimin tek ju te pakten ne berat eshte e sigurt qe po humbisni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje