Më 3 nëntor, protestë kundër importit të plehrave

29 Tetor 2011, 19:36Sociale TEMA
Më 3 nëntor, protestë kundër importit të plehrave

Qindra qytetarë të Vlorës kanë mirëpritur iniciativën e të rinjve të Kuvendit Civil për të nënshkruar një peticion kundër nismës së qeverisë për të importuar plehra nga jashtë. Disa qytetarë në shenjë mirënjohje i dhuruan aktivisteve të “Kuvendit Civil” sende simbolike si libra dhe objekte të tjera. Pjesëtarë të “Kuvendit Civil” vunë nëpër pemët karakteristike të Vlorës lajmërimet për protestën e datës 3 nëntor dhe i bën thirrje qytetareve të Vlorës të bashkohen në këtë nisëm për një Shqipëri pa plehra. Tashmë turi i nënshkrimit te peticionit do vazhdoj dhe në qytete të tjera, nesër radhën e ka qyteti i Fierit.

19 komente në “Më 3 nëntor, protestë kundër importit të plehrave”

  1. DJ Achmed i kil you says:

    po AKZ e Spahiut ku eshte?????? ka dale kunder plehrave apo jo??? se na ca trapin me patriotizem televiziv?????
    ketu ka material per te treguar respekt per vendin tend.

    1. sali kakabuba says:

      po emri me i pershtatshem per kryeministrin e osmaneve kush mendoni se eshte?
      DOKTOR MORTJA, SALI KAKABUBA apo SALI PLEHU?

      1. DJ Achmed i kil you says:

        sherro ai i fundit eshte fiks,,,,,,,me kujtoj nje artikull te “La Repubblica” para ca vitesh te te madhit Giorgio Bocca, qe shkruante per Ducen “Ducja sfidonte boten i ulur maje plehut,,,,thoshte dhe pse para 80 vitesh ishin me te zhvilluar se ne————–edhe Saliu jone mburret para botes per zhvillimin, edhe pse eshte i ulur mbi nje grumbull plehu

    2. tourkofagos says:

      AK dhe turkoshaku K.Spahiu kane shkuar me mision ne ndihme te byrazereve per te pastruar rrenojat e termetit ne Tyrkie…!!

  2. Aty do jemi ne ball te protestes, sa me ka marr malli te bej nje proteste. Klikoni te emri im dhe bashkengjituni grupit.

  3. hahahahhahah Sali Kakabuba i shkon me shume hahahahhahahahahah

  4. shqiperia says:

    salikakbuba, sa kam qeshe, te tre emrat jane te shkelqyer.

    le te bashkohemi dhe te ndalojme plehrat te hyjne ne vendin tone.

  5. Ta cojme dhe Saliun me plerat andej se ketu nuk ka vend asnje plere….

  6. saimir says:

    Ku duan t’ia dine Plenat,se ju do te protestoni kunder plenave!Po ambasadori a eshte dakort,n.q.se jo a Ju ka shkue nder mend se mund te shkoni per plena tek plenat!

  7. sali kakabuba says:

    do me pelqente te isha ne proteste por jetoj ne Itali.
    me kujtohen parullat e popullit shqiptar ne vitet 90 E DUAM SHQIPERINE SI E GJITHE EUROPA! apo LIRI-DEMOKRACI!
    Te vjen keq dhe je pa fjale kur shikon situaten ku jemi katandis,si nje vend anadollak,dhe me e keqja pa shprese.
    Do ishte vertet sfiduese per regjimin talebano-osman te Berishes,sikur te ngjalleshin dhe njehere keto thirrje,do ishte ,mendoj nje grusht i forte per mafien politike qe kemi installu ne vendin tone te bukur.
    Poshte SALI PLEHU!
    Poshte Sali Kakabuba!
    Poshte DOKTOR Mortja!

  8. Pse vlora thirret gjithmon.GOGOLI PER TE TREMBUR,turp jemi nje,SHQIPETAR says:

    Qe te dilet ne proteste per plehrat qe po vine te ne eshte detyre e te gjitheve dhe jo per cdo here qe do behen protesta gjej te shkruajtur thirrje per qytetaret e vlores mos i perdorim gje te ndare demostruesit te tiranes,shkodres apo durresit apo kujt do qyteti tjeter.Pse nga keta te vlores eshte thirje per ndarje,rremuja koti apo dite pagesash dhe qoftesh,behuni me serioz me thirjet per te gjithe shqiptaret se plehrat jan e keqa e te gjitheve,dhe mos perdoret nje qytet apo nje tjeter si gogoli i miri apo i keqi nuk duhet te ndahemi nga krahina dialekti apo ngjyra.JEMI SHQIPETAR DHE TE GJITHE KUNDRA PLEHRAVE TE IMPORTUARA DHE ATO TE POLITIKES E TE PASTROJM VENDIN NGA BUROKRACIA E GRABITJA.

  9. import says:

    kthehet ne parlament ligji per importin e plehrave!!! http://www.mediazone.al/?p=1557 te henen diskutohet dekreti i Topit dhe nese mazhoranca e rrezon ligji mbetet ne fuqi..

  10. TTARO NINA says:

    Nè vend tè njè hymni pèr ditèn e protestès…

    Dhe Plehu na duhet…
    Nga S. Gjokoli

    Dhe plehu, na duhet
    Peshqesh nga Saliu
    Këtu ku nga plehrat
    Si dash bëhet miu .

    Këtu, ku si kodra
    Ngrihen plehrat tona
    Nga çdo anë qeska
    Nga çdo anë bidona.

    O popull, ç’të gjeti
    Me këtë të marrë
    S’dimë nga t’ja nisim
    Ç’të themi më parë.

    Dhe plehrat u deshën
    Që nga përtej detit
    Se kemi pak tonat
    Togje – togje, sheshit.

    Si doli Gërdeci
    Gjithë këto skandale
    Tani do me plehrat
    Të na shuaj fare.

    Nuk i doli gjaku
    Gjith’ ato mënxyra
    Tani do me plehrat
    Të na mbuloj zgjyra…

    1. sali kakabuba says:

      e bukur,po me e keqja e vendit tone jane plehrat shqipfolese qe votojne per SALI PLEHUN!

  11. pisha flamur says:

    Kjo është lufta me vdekjen. Vdekja nuk njeh parti. Brezi i ri evropian është para provës historike. Brezi i vjetër po thua është i përçar, i plakur dhe pa vizion bash kohor. Forca djem.

  12. Leci says:

    Plehu te plehrat…

  13. arjani says:

    SHQIPERIA NUK ESHTE E sali bishes POR ESHTE E JONA.

  14. lame says:

    “Gjithë jetët politike, përveç rasteve kur ato janë prerë në mes te rrjedhes, në një moment të lumtur, përfundojë në dështim,” shkroi Enoku Powell, politikan Britanik kontradiktor, por shpesh i mprehte, “sepse kjo është natyra e politikës dhe e punëve njerëzore.” Por jetet politike te tiranëve luajnë me çështjet njerëzore me një intensitet të veçantë: vdekja e një udhëheqësi demokratik, vone pas daljes në pension të tij është një çështje private, por vdekja e një tirani është gjithmonë një akt politik që pasqyron karakterin e pushtetit të tij. Nëse një tiran vdes paqësisht në krevat në ndriçimin e plotë të sundimit të tij, vdekja e tij është një teatër i atij pushteti; në qoftë se një tiran ekzekutohet ndërsa eshte duke qare për mëshirë në pluhur, atehere kjo, gjithashtu, është një reflektim i natyrës së një regjimi te rene dhe reagimi i një populli të shtypur.

    Kjo kurrë nuk ka qenë me e vërtetë se në vdekjen e Kolonel Muamar el-Kadafi javën e kaluar. I vetmi ndryshim midis vdekjes së tij dhe ato të shume tiranëve te tjerë në të gjithë historinë është se ajo ishte filmuar me telefon celular, një strukturë jo në dispozicion për periudhen kontemporane, te themi, te perandorit romak Caligula.

    Pavarësisht nga telefonat dhe pistoletat e vringelluara, ishte diçka Biblike në skenën e eger, aq elementare si vdekja e mbretit Ashab (“qentë thane gjakun e tij”) dhe mbretëresha Jezebeli (hedhur jashtë ballkonit te pallatit). Kjo sigurisht nuk ishte aq e tmerrshme sa vdekja e perandorit bizantin Andronikut I, i cili u rrah dhe u coptua, flokët e tij dhe dhëmbët u moren nga turma e njerzve, fytyra e tij i bukur u dogj me ujë të valuar. Në kohët moderne, ekzekutimi i diktatorit rumun Nicolae Çaushesku në vitin 1989, ishte më i tërbuar se ekzekutimi gjysmë-formal, por jo aq i tmerrshem si linçim i kobshëm, në vitin 1958, te Mbreti t te II ,Faisal, të Irakut (mosha 23) dhe xhaxhai i tij i urryer, të cilët ishin futur ne hell dhe copetuar, dhe kokat e tyre jane përdorur si topat e futbollit. Në vitin 1996, ish-presidenti prosovjetik i Afganistanit, Najibullah, u trodh, u zvarrit nëpër rrugë dhe u var.

    Udhëheqësit dhe intelektualët perëndimorë e gjejnë te papëlqyeshme vrasjen pa gjyq te Kolonel Kadafit – Bernard-Henri Levy i shqetësuar thote se do të “ndotur moralin thelbësor te një kryengritje” – por ka arsye të shëndoshë politike për denimin publik të mbretit të vetëshpallur të mbretërve. Tirania e kolonel Kadafit ishte absolute, monarkike dhe personale. Problemi me diktatura të tilla është se për sa kohë që jeton nje tiran, ai mbretëron dhe terrorizon. Çurçilli thote, “diktatorët udhëtojne me dhe mbi tigrat nga te cilet ata nuk guxojnë te zbresin.”

    Vetëm vdekja mund të përfundojë te dya, magjine për të magjepsur dhe të drejtën për të dominuar – dhe nganjëherë, edhe vdekja nuk mund të largoje forcen e pushtetit. “Terrori i frymëzuar nga mbretërimi i Caligules,” shkruante Suetonius, “mund të gjykohet ne vazhdim.” Romakët ishin tmerruar aq nga perandori sa qe nuk ishte e mjaftueshme për ta vrarë atë. Ata donin të shohin atë të vdekur: nga frika se ishte një mashtrim dhe pa shumë filmime, ata donin të bindeshin. Radha e gjate e Libianëve të cilët ishin të etur për të parë kufomën e kolonel Kadafit – do ta nenkuptojë këtë ne menyre të përkryer.

    Kur Catherine hoqi qafe burrin e saj, Peter III, në 1762, ajo e dinte se në qoftë se ndonjë gjë i ka ndodhur atij, ajo do të fajësohet. Por shoqëruesit e saj, të udhëhequr nga i dashuri i saj, Grigory Orlov, e kuptuan se për aq kohë sa ai jetoi, ai mbeti autokrat legjitim: ata e mbyten ate. Trupi i tij u shfaq për të provuar se ai ishte i vdekur, por megjithatë, kundershtaret e Peter III e torturuan Catherinen për pjesën tjetër të jetës së saj. Henry IV përjetoi probleme të ngjashme mbas vdekjes së Richard II, një mori pretendentësh nuk ju ndane uzurpatorit.

    Por te tilla kthime prapa mund të bejne histori: videot ne celular, të cilat tregojnë Kolonel Kadafin duke u rrahur, dhe më vonë, vrima plumbash në trupin e tij të vdekur, zhdukja e pasuesuesve te tij te fundit mistikë e nevojshme për të udhëhequr një kryengritje në emër të tij, i ngarkuar me të gjitha emocionet e një lideri (stili –i Saddam Husseinit) heroik në arrati. Kulti i personalitetit te tij i zmadhuar ne absurd u shpartallua me siguri nga pamje e shkaterrimit të tij patetik

    Ndonjëherë vrasjen e tiranëve është projektuar posaçërisht për të bere jehonë veseve te liderit. Shajar al-Durr, e veja e një sulltani Egjiptian e cila u bë (unike në historinë muslimane) një sulltane në të drejtën e saj, ishte e njohur për shpenzimet e saj të tepruara . Kur ajo vrau burrin e saj të ri në 1257, gruaja tjer e tij e kishte rrahur për vdekje me nallanet e saj – si shenjë e një perbuzje Arabe dhe ekuivalente mesjetare e vdekjes nga stiletto(nje lloj thike si shpate e vogel). Eduard II, i njohur për marrëdhënie homoseksuale me të preferuarit e tij, u vra me një mashe të kuqe të nxehtë. Varja kokë poshtë e Musolinit te vdekur me zonjushën e tij në një shesh të qytetit sinjalizoi fundin e pretendimeve të tij për heroizmin Cesarian dhe machismo(mashkullinizimin) Casanovan.

    Për dikë që merret me televizionin, një sipërmarrës i cirkut teper i interesuar per dhunën publike, Kolonel Kadafi përben një fund krejtësisht të përshtatshëm. Kur ai i kërkoi vrasësve te tij të tërbuar, te cilet kurre nuk kishte njohur asnjë regull në jetën e tyre, “A nuk e dini dallimin në mes të drejtës dhe të gabuares?” Ai u kishte mësuar tashmë atyre përgjigjen. Ne mund ta quajmë këtë
    vetevrasje-te tiranit. I torturuar nga mania, por nje i pamëshirëshem i shkëlqyer Mamluku sulltani Baibars i Pare, ishte më shumë një viktimë: sipas disa te dhenave, ai rregullisht kishte helmuar mysafirët e tij deri në vitin 1277, por ai kishte pire vete gabimisht një gotë qumësht të helmuar te thartuar deveje. Gjatë kryqëzatave, Veziri i Mosulit dhe Aleppos (në Irakun e sotem dhe një pjesë të Sirisë), Zangi, i cili pëlqente të tridhte bijtë e armiqve, dhe ndoshta shoket e djalit te e tij, gjithashtu, u godit me thikë gjoja në shtratin e tij nga një prej atyre qe kishte kastruar dhe poshtëruar ai vete . Kur Stalini pësoi një goditje trunore në vitin 1953, ai kishte arrestuar dhjetëra mjekë për tradhti. Ai rezervonte urinën e tij për më shumë se 12 orë para se besniket e tij të guxonin për të thirrur një mjek. Ai nuk u vra – si Kolonel Kadafi, ai ishte autor i shkatërrimit të vetvetes.

    Nuk ka asnjë arritje të madhe për tiranin – pavdekësi e perkoheshme – se sa për të vdekur në shtratin e tij. Ai duhet të kontrollojë kohen, vendin dhe pasojat e vdekjes. Kjo është e mundur me një sëmundje graduale. “Tani sëmundja shume e avancuar e Herodit … Gjykimi i Perëndisë mbi të për mëkatet e tij, “shkroi Josefi rreth mbretit të Judes. “Zorrët e tij kishin plage … një leng ujor dhe transparent ishte vendosur rreth këmbëve te tij dhe pjesën e poshtme të barkut të tij. Organet e tija gjenitale ishin kalbur dhe krimbur. “Por Herodi i qelbezuar arriti të vrasë një djalë rebel dhe të koordinojë suksesin e tre te tjereve para se te dorezohet.

    Ndryshe nga monarkët, të cilët kalojnë pushtetin për trashëgimtarët e tyre në momentin e vdekjes për të siguruar mbijetesën e regjimit, tiranët duhet të mbijetojnë për aq kohë sa të jetë e mundur. Prandaj jane bere përpjekje te jashtezakonshme nga mjekët e palodhur për të mbajtur gjalle diktatorët e sëmurë – Kryetarin Mao, Leonid Brezhnjev I., Marshallin Tito, gjeneralin Franko.Vetëm Koreja e Veriut e ka zgjidhur këtë problem me zgjuarsi, duke deklaruar Kim Sung e II te pavdekshëm, president i pejetshem.

    Oborrtarët e tiranëve moderne kanë kërkuar për të shmangur bezdisjen e vdekjes, duke krijuar monarki trashëguese të reja.Jashtë botës arabe, Kim i Koresë së Veriut, Kadyrovs i Çeçenisë, Kabilas i Kongos dhe Aliyevs i Azerbajxhanit të gjithe kane arritur ëndrrën diktatoriale. Pak në botën arabe e kanë bërë të njëjtën gjë. Hafez al-Asad i Sirisë, i cili sundoi prej 1970, vdiq në shtratin e tij në vitin 2000, duke kaluar presidencen për të birin e tij Bashar. Kolonel Kadafi, Z. Mubarak dhe z. Huseini te gjithe kane ëndërruar per te. Por trashëgimtarëve te tiraneve zakonisht u mungon talenti i etërve të tyre.

    TË GJITHA tiranitë janë treguar virtuoze për shumë vite dinakerie, marrje përsipër të rrezikut, terrorit, iluzionit, narcisizëm(dashuri e madhe per vetveten), spektakëlit, dhe bukurise, duke kaluar në një kontrollit te plote personal te spektaklit. Tiranet janë nder me te mdhenjte e te gjithe aktoreve-menaxherëve – sipermarres te gjithëfuqishëm. Ata do të zgjasin vetëm për aq kohë sa, prestigji prosperitet dhe gjurmet e drejtësisë janë mbajtur nen kontroll. Gjakderdhja e papërmbajtshme mund të jape rezultate – si Bashar al-Asad dhe lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, kanë demonstruar – deri sa fati përfundimisht vjen ne formen e nje tradhetie, nderhyrjes nga jashtë ose një cunami të rebelimit si Pranvera Arabe. Është e vështirë të imagjinohet se çdo të ndodhë, por loja mbaron nëse ata të dy bien duart e popullit të tyre.

    Në qoftë se një tiran nuk mund të vdese në shtratin e tij, më e mira qe ai mund të bëjë është të përpiqet të menaxhoje rënien e tij me faza, sepse karaktere të tilla nuk mund ta imagjinojne ekzistencen pa pushtet. Kolonel Kadafi, si shumë të tjerë, ishte aq i dashuruar me vetveten sa që ai së pari ka mohuar faktin e revolucionit përpara përqafimit të papergjegjshmerise së tij, rolit heroik, drama kush do te qëndrojë i fundit: “Unë kam vënë jetën time mbi një rol,” thotë Richardi i III-te i Shekspirit , “dhe unë do ti qëndroj rrezikut të vdekjes.” Kolonel Kadafi mund të kishte shpëtuar familjen e tij dhe mijëra jetë duke u terhequr në një vilë dhe më vonë te përballej me Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Sidoqofte dashuria me vetveten parashikoi rënien e tij si ne një film i luajtur nga pasuesit e tij, familja dhe vendi, të konsumuar në nje zjarr te madh të nihilizmit egomaniakal(mohimi i realitetit per shkak te egos personale). Kolonel Kadafi duhet të kenë planifikuar të vdesin në betejë si Richard III dhe Makbethi, apo të vrasë veten.Megjithatë, ky njeri krejtësisht pozant monstruoz pergatiti vdekjen e tij.

    Mesimi me i madh në vdekjen e tiranëve është dhënë nga Hitleri i cili, ashtu si legjionet ruse luftuan ne rrugën e tyre drejt Berlinit, mbajti nen kontroll per kohë të gjate planin dhe realizimin e amanetit te tij, martesën e tij, dhe vetëvrasjen: kontroll deri ne fund i nje regjimi qe u shkri si parafina . Madje ai nuk arriti dinjitetin e shkëlqyer te vdekjes së Charles I, denoncuar si një “njeri i gjakut” nga torturuesit puritan te tij, hijeshija para ekzekutimit vendosi një standard që koloneli Kadafi vetëm mundi ta ëndërroje: “Unë jam një martir i njerëzimit, “tha ai para se të përballej me ekzekutimin. “Unë shkoj nga një kurorë e korruptueshme në një kurorë të pakorruptueshme ku asnje shqetesim nuk mund të jetë, asnjë shqetësim në botë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje