BE: Gati të ofrojmë ekspertizë për videon Meta- Prifti

8 Nëntor 2011, 21:04Politika TEMA

Bashkimi Europian shprehet i gatshëm që të ofrojë ekspertizë për video-përgjimin Meta-Prifti nëse këtë e kërkojnë autoritetet shqiptare. Zëdhënësi i Stefan Fyles deklaron për Top Channel, se Komisioni vëren progres të vogël në dënimin e korrupsionit të të gjitha niveleve dhe ky sipas tij është prioritet kyc për Shqipërinë.

 

Peter Stano, Zëdhënës i KE për Zgjerimin: Ajo që duhet theksuar është se në merremi me sistemin e drejtësisë shqiptare, e madje në raportin e fundit të progresit mbi Shqipërinë, me lejoni ta citoj, në vërejtëm progres shumë të vogël në dhënien e provave të forta për  hetimin pro-aktiv,  ndjekjen dhe dënimin e rasteve të korrupsionit në të gjitha nivelet, çfarë përbën një prioritet kyç për Shqipërinë. E në këtë aspekt, Komisioni pret që sistemi shqiptar të veprojë në mënyrë tërësisht të pavarur dhe në një mjedis të paanshëm. Kjo do të thotë se ne presim që gjyqësori të kërkojë ekspertizën e nivelit më të lartë të mundshëm dhe nëse ekziston nevoja, ne presim që gjyqësori në kuadër të bashkëpunimit legal me partnerët ndërkombëtarë, të kërkojë këshilla në nivel ndërkombëtar me partnerët jashtë vendit.

 

Përfshirë vendet anëtare të BE-së?

Peter Stano: Po, përfshirë vendet anëtare të BE-së. Për t’ju përgjigjur më direkt pyetjes suaj, nëse ka nevojë, askush nuk i pengon autoritetet shqiptare që të kërkojnë ekspertizë apo ndihmë, apo për çfarëdolloj këshille në territorin e BE-së.

9 komente në “BE: Gati të ofrojmë ekspertizë për videon Meta- Prifti”

  1. Vlora says:

    kemi gjykatesen tone supreme ne SHPRESA BECAJ dhe skemi nevoje per ata europjane………..

  2. erjon says:

    ky zoteria kerkoka takim me avokatet e metes per ndonje “sqarim” per videon.qe eksperti i cili do te vije ketu te vij me mend ne koke.C’jane keto maskaralleqe qe thoni nuk u mjaftoi eksperti nga usa ……………..

  3. LABERIA says:

    ja te shikojme..se cdo thone keta te gjykates se larte…!!!.une mendoj..se po qe se me te vertete duan ta zgjidhin ceshtjen e METES,,ne menyre te drejte..atehere ata dyhet ta bejn edhe kete gje….por nuk e besoj..se NUK ESHTE VTEM MUHABETI I METES…..PO TE BINTE KY KOKEMISHI…ATEHERE…KALAJA E BERISHES,,,PREJ RERE..DO BINTE SA HAP E MBYLL SYTE….UROJME QE TA SHOHIM S AME SHPEJT NE PRANGA..KETE LEGEN…!MALLKUAR QOFTE

  4. sorge says:

    Cfare ekspertize doni te beni ju te BE-se???Nje vrime ne uje doni te beni!!!JU PAME ME VJEDHJET E HAPURA TE VOTAVE NE 8 MAJ NGA BERISHA,QE NUK HAPET GOJEN!!!EUROPA ESHTE PO AJO KURVE PLAKE,QE KA QENE EDHE ME PARE KUNDER SHQIPTAREVE!!!Ne se ben ndonje gje SHBA-ja,MIRE,POR NE SE EDHE ATA HESHTIN,SI DERI ME SOT,atehere e mori FERRA URATEN!!!E KISHTE MIRE ENVER HOXHA:MBESHTETJA NE FORCAT E VETA!!!NJE FEMER TE BUKUR E DUAN VETEM PER TE ….!!!

    1. M says:

      PO sigurisht qe evropa ka kusuret e veta, po edhe ne qe kemi shekuj qe i mbajme syte nga ajo, mos e pyet se çare jemi. edhe zoti thote, me ndihmo te te ndihmoj.

  5. memaljoti says:

    po cfar ekspertize nuk e cuan ne ameri pastaj e cuan ne angli dhe thane qe eshte me se orgjinale dhe e sodhen ne tiran se tirana ika exspertet me te miret ne bot este loja e saliut qe ti bej presjon ilirit qe ta mbaj te varur

  6. Shefqet Cela says:

    Ekspertiza qe jashte, mezi e futen brenda. Prap duhet te dale jashte?
    Hall mbi hall per Ilirin! Po i shkojne leket per dhjame qeni. Po pse per keto gjyqe dhe ekspertiza e beri gjithe ate ekskursion tek thesari?
    Kesaj i thone: DYNJALLEK, MASKARALLEK!

  7. ivani i madh says:

    po pse po i vime rotull e rotull kesaj meseleje te ilir hajdutit te pa fytyre mjafton ti ferifikosh pasurine e tundshme e te pa tundshme del ne perfundim te qarte se ku i gjeti gjithe keto se ne kemi nje jete te tere e skemi sa nje e qinta e tij edhe pse kemi rahur me vite dhe jemi akoma ne emigracion.Kjo sdo shume ment tani me te drejte do te presim reagimin e drejtesise shqiptare me kete kerkese zyrtare qe po ben europa ndryshe rembeni armet ja vdekje ja liri per te permbysur kete qeveri vrasese e te koruptuar, edhe pse eshte e rende.

  8. shqiptari says:

    Sa farse e shemtuar. Po pse ai zeri/dialogu qe degjuam tek Top Channel eshte fallco? C’fare ekspertize kerkojne keta? Ata ekspertet tane duhet te pezullohen per kete shemti publike qe gatuan. Ate dialog e degjoi e gjithe Shqiperia e keta nuk e degjojne dot! Sa turp per keta fshatare te ndyre qe na udheheqin. Njeri nga pyjet e Vicidolit e tjetri nga grykat e Skraparit (po sa grykes qe eshte).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje