Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjera kanë mbetur të plagosur, pas shembjes së një miniere në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në në fshatin Qorraj të komunës Pac të Tropojës.
Sipas burimeve të policisë, dy viktimat janë Erjon Geci 21 vjeç dhe Dritan Neza 22 vjeç, ndërsa ende nuk dihet identiteti i dy të plagosurve dhe sa e rëndë është gjëndja e tyre.
Mësohet se miniera është shembur teksa katër personat kanë qenë duke kërkuar krom. Ky është vazhdim i një sërë aksidentesh të rënda që kanë ndodhur në minierat tona, të cilat kanë marrë dhjetëra jetë njerëzish.
Nuk do te ishte mire te politizohet ky aksidend qe i mori jeten 2 personave, por ngushllimet e mia shkojne tek familja qe pesoj kete humbje te dhimbeshme.
”Pa problem”,ky lloj kombi jemi ne.
Ngushullime familjareve
http://www.youtube.com/watch?v=fAYjzCU4lDA
Ngushellime familjareve per humbjen e jetes se te dashurve te tyre.Nuk eshte mire te politizohet ngjarja,por edhe te heshtesh eshte akoma me keq.U kritikua ne cdo qelize sistemi i kaluar dhe me te drejte sidomos ne disa drejtime,ne egersine e luftes se klasave,izolimin dhe ndalimin e besimeve fetare.Por,sot jemi katandisur si mos me keq dhe jo per faj te sistemit,por per faj te korrupsionit,pushtetit te uzurpuar nga mafia.Le te bejne po te duan ministri i ekonomise,nje bilanc per vdekjet ne miniera gjate 45 vjeteve te komunizmit dhe 20 vjeteve te demokracise dhe te shohim se kush tregonte me shume kujdes per njeriun,per sigurimin ne pune.Taniky kujdes eshte shumezuar me zero dhe eshte zevendesuar me “zarfet” ne xhep,te atyre qe drejtojne dhe kane te drejten e licensimit te cfrytezimit te burimeve minerare.Kjo eshte primarja e tyre dhe jo parrulla elektorale Berishjane “i pari eshte njeriu”. EDHE NJEHERE NGUSHELLIME FAMILJAREVE TE VIKTIMAVE,qe jane viktima te varferise ekstreme,qe i detyron te punojne jashte cdo standarti sigurie.
Tragjedite skane te sosur ne kete vend qe vazhdon te kete ngritje ekonomike ne nje kohe kur fqinjet tane Greqia e Italia jane drejt falimentit…Ngushellime familjeve per kete gjeme qe u zuri deren…te humbesh femijen eshte nje dhimbje e papershkushme….nuk di cte them eshte vertet e trishte…