Vidhet zyra e provave në Gjykatën e Krimeve të Rënda

9 Nëntor 2011, 10:53Politika TEMA

Vidhen paratë e të dënuarve në zyrën e ruajtjes së provave materiale brenda ndërtesës së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë institucionit të drejtësisë, organit të akuzës që tashmë ka nisur hetimet. Sipas këtyre të dhënave, ka qenë ora 10:30 e paradites së djeshme kur magazinierja e provave pranë kësaj Gjykate është alarmuar për mungesën e parave në portofolin e një të dënuari, të cilit i ishin sekuestruar në momentin e arrestimit. Nuk bëhet i ditur identiteti i të dënuarit që i janë vjedhur paratë. Mësohet se skandali që krijon një precedentë të rrezikshëm ka plasur kur njëri nga familjarët e këtij të dënuari, është paraqitur në kryesekretarin e kësaj gjykate duke kërkuar paratë që kishte vendosur Gjykata t’i kthehen familjes së të dënuarit.

Pas kësaj kërkese, kryesekretarja ka njoftuar magazinieren e Gjykatës së Krimeve të Rënda duke i kërkuar t’i sjell paratë që ndodheshin në kasafortën e zyrës së ruajtjes së provave të këtij institucioni. Me të hapur kasafortën, magazinierja ka gjetur portofolin bosh, duke njoftuar kryesekretarin, kancelarin e kësaj Gjykate dhe kryetaren e komanduar gjyqtaren Etleva Deda. Kjo e fundit, e ndodhur në këto kushte ka njoftuar efektivët e policisë dhe prokurorisë, duke bërë edhe kallëzim penal për vjedhje./shekulli

9 komente në “Vidhet zyra e provave në Gjykatën e Krimeve të Rënda”

  1. Rani says:

    Nuk po mbarojne zullumet ne institucionet e Sali kafshes. Po normal keshtu do te ndodhe se askush nuk ka shkuar ne biruce dhe natyrisht ata qe i kane marre leket e dine se s’do t’ju ndodhe gje ne vendin e çudirave…….

  2. Qami says:

    Ne vendin e cudirave ku Hajduti me i vogel behet polic. Nuk kemi perse te habitemi. kjo eshte fatale

  3. paraziti says:

    … per kaq pak beni ju!!! jan dash ca lek xhepi, me pi kafen e mjesit, ose me ngren ndonji drek te sheratoni. hajt se ja japin me dat 3 ose 8. ?

  4. Hari says:

    kjo eshte historia me e bukur e dites!!!

  5. emigranti says:

    Tregon qarte mirefunksionimin e shtetit,ne istancat me te larta dhe me te sigurta,hallal ku eshte garancia???????????????????

  6. komentatori says:

    Mos keni merak se i kane vjedhur ose zhdukur vete provat ata qe punojne aty dhe qe kane denoncuar kete krim ose veprim, se nuk erdhem ne ti marrim as edhe hajdutet….ordinere.kerkojeni se i gjeni brenda institucionit sepse eshte bere me urdher te pushtetareve…..kjo eshte Shqiperia qe kerkon te shkoje ne Evrope…..hahahahahaha turpi i Evropes

  7. sadiku says:

    Te gjithe jane bere hajdute,po marrin shembullin e K/MINISTRIT.Paret i kane vjedhur VETE.

  8. A T Z says:

    Rrofte shteti juridik shqipetar dhe masat e sigurise qe e shoqerojne.

  9. Ta plas sinoni says:

    Partia ne balle… ne nga mbrapa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje