Prokurori amerikan që heton trafikun e organeve viziton Shqipërinë

10 Nëntor 2011, 12:00Politika TEMA

Prokurori amerikan që kryeson hetimet për akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për trafik organesh, nis sot një vizitë në Tiranë. Balkan Insight raporton se John Clint Williamson, që drejton një task force speciale për hetimin e këtyre akuzave, ngritur nga EULEX, do takohet me zyrtarët shqiptarë në përpjekje për të krijuar një ambient të mirë pune për hetimin.

Dick Marty, raportues për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, ka publikuar një raport në dhjetor të vitit 2010, ku akuzohen luftëtarët e UÇK-së, përfshi kryeministrin Hashim Thaçi, për krim të organizuar dhe trafik të organeve, të marra nga të burgosurit serb, por edhe të tjerë, në Shqipëri.

Autoritetet kosovare dhe shqiptare kanë mohuar akuzat dhe kanë pranuar të marrin pjesë në hetimin ndërkombëtar për këto pretendime.

4 komente në “Prokurori amerikan që heton trafikun e organeve viziton Shqipërinë”

  1. Zenun says:

    Me mire do ishte qe , ne vend te ketij prokurorit omerikon John Clint Williamson ,te vendosej per hetimet nji nga ekspertet “boterore” qe hetun videon e Metes 700 qy i kishte bo “m’ceftash” ai Dritan Prifti , ene qy e nxorren si jo “ORIGJINALE” , mer jahuuuuuuuuuuu

  2. anticensurë says:

    po lul bashën nuk e kanë marrë në grup?!
    e kush do ti bëjë të gjitha spifjet kundër uçk-së atëherë?

  3. abi says:

    ju lutem mos e lini te takohet me lulzim bashen

  4. plaku says:

    Kerko o prokurori amerikan se, trapin ke per te gjetur. Dick Marty, ky skicofren qe, vdes per proxhektore mediash, ka vdekur tashme politikisht ne Zvicer se, hidhte vetem bomba me tym. Kerko prokurori amerikan, ha disa darka e dreka ketu ne Shqiperi, Kosove dhe Beograd se, u pa puna. Si mund te gjesh dicka qe, nuk ka egzistuar dhe nuk egziston. Me e bukura eshte se, per shetitjen tende do paguajne taksapaguesit amerikane. Mir i thone qe, politika eshte kurve. Jam i bindur se, edhe ti vete e di se ben sikur kerkon dicka qe nuk egzsiston, rendesi per ty kane vetem djetat.Bej qejf o prokurori amerikan se, zoti ta boni mbare. Edhe une te isha keshtu do beja.
    The show must go on.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje