Ilir Metës i ka mbetur vetëm Spartak Braho?!

11 Nëntor 2011, 18:55Politika TEMA

Në seancën e sotme në gjykatën e Lartë ra në sy se avokati kryesor i Ilir Metës kishte mbetur Spartak Braho. Edhe pse mësohet se avokatët e tjerë janë ende në shërbim të tij, ata kanë shmangur avokatinë publike ndaj Metës për shkak të pozicionit të vështirë në të cilin u gjenden kur tre ekspertët  e tyre nuk ishin në gjendje tu përgjigjeshin pyetjeve të prokurorit në seancë.

Kolegji Penal vendosi që të hënën e ardhshme tre ekspertët të përgatiten për t’iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë dhe të avokatëve mbrojtës të ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, pyetje të cilat u lexuan para Gjykatës së Lartë në seancën e së premtes.

Pak minuta më pas, avokati mbrojtës i Metës, Spartak Braho,  bëri një nga deklaratë ku akuzoi prokurorinë se ka manipuluar provën. Zhurma rreth provës së sekuestruar, që është aparati i përgjimit, ka qenë fillimisht refren i Berishës, më pas i Metës e më pas i avokatëve të Metës dhe së fundmi vetëm i Spartak Brahos. Mbetja vetëm në krahun e Metës e Spartak Brahos është një shenjë e fortë për vetminë që po i afrohet ish- zëvendëskryeministrit nën hetim.

Spartak Braho ka qene nje ish prokuror i kohes se komunizmit i shkarkuar per denime ekstreme ne shkelje edhe te ligjeve boll te egra te komunizmit

Nga një ish- kryeministër dhe mijëra mbështetës, ai sot është kthyer në një të pandehur me një mbështetës besnik, i cili përpiqet të bëj avokatin e Metës duke u sjellë si prokuror ndaj kundërshtarëve të tij. Sidoqoftë njeriu që ndjehet më shumë i prekur nga mbetja vetëm me Spartak Brahon është Ilir Meta, pasi ai më mirë se kushdo e kupton ç’i ka ndodhur.

 

Spartak Braho,  gjithmone i perfolur dhe perfoles

 

Spartak Braho: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”

Braho: “Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj”. Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, hedh akuza të rënda ndaj numrit një të qeverisë, Sali Berishës, duke e cilësuar si “informator”. Ai thotë se nga projektligji i spiunëve do ta pësojë gjysma e kabinetit qeveritar dhe vetë kryeministri Sali Berisha, që sipas tij ka pasur lidhje agjenturore me UDB-në. Në një prononcim për “Korrierin”, pas mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, që diskutonte pikërisht tre projektligjet e dorëzuar nga PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja, Braho hedh akuza të rënda ndaj shefit të ekzekutivit shqiptar, që e cilëson si informator. “Ka qenë informator i rregullt e i vullnetshëm. I bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore të UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas”, – deklaroi Spartak Braho. Ky i fundit shprehet i sigurt që jo vetëm do të duhet të largohet kryeministri nga qeveria, por edhe një pjesë e mirë e Këshillit të Ministrave. Braho shton më tej akuzat ndaj Sali Berishës, duke u shprehur: “Varianti që penalizon gjysmën e Këshillit të Ministrave bie. Kryeministri po. Ai ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane me zbulues të huaj. Ashtu siç ka pasur takim edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë”, – thotë deputeti i LSI-së, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Petro Koci: Braho ka ndihmuar trafikantet e droges

“Kryesia e PS duhet të shqyrtonte dhe të propozonte masat që duhen marrë për deputetin Spartak Braho, i cili rezultoi se ka ndihmuar trafikantët e drogës”, kështu u shpreh dje Petro Koçi. Ai është bazuar tek çështja e paraqitur pak javë më parë në shtyp, ku u publikua një shkresë e paraqitur nga deputeti Spartak Braho në Ministrinë e Jashtme me anë të së cilës ai kërkonte që të ndërhyej për pajisjen me viza të dy shtetasve, një prej të cilëve një muaj më pas kapet me 21.5 kilogramë drogë në Itali. Ky skandal nuk ngeli pa u sqaruar nga ana e Ministrit të Jashtëm Ilir Meta, emri i të cilit ishte përdorur nga ana e Brahos për marrjen e vizave. Personi i arrestuar sipas shkresës së paraqitur nga Braho, duhet të ishte shoferi i Metës. Në një njoftim të Ministrisë së Jashtme u tha se, deputeti Spartak Braho kishte pranuar se ishte ai që e kishte paraqitur kërkesën për vizat e dy personave. Këtë përmendi edhe Koçi dje.

Spartak Braho i pyetur në lidhje me deklarimin e Koçit tha se, nuk dinte gjë dhe se “mbase Koçi duhet të vizitohet tek mjeku”. Dje kryetari i lëvizjes për politikë të pastër tha se kryesia e PS duhej që të merrte një vendim në lidhje me këtë çështje sepse gjithçka kaloi në heshtje. Nga ana tjetër ai e krahasoi këtë me kërkesën e Nanos për të mos e kritikuar qeverinë. “Më mirë një qeveri e dështuar se sa kufizim i fjalës së lirë”, tha Koçi

 

6 komente në “Ilir Metës i ka mbetur vetëm Spartak Braho?!”

  1. gjethi i thate says:

    Kjo eshte per te Vene kujen!
    Per te bere video-ekspertizen,atyre ju deshen me pake kohe sesa te pergjigjen tani per ate qe bene.

    RUAJNA ZOT NGA TE PAUDHET.

  2. Pesimisti says:

    Ja ke fut kot plako.
    Avoketerit nuk pyesin shume se ke mbrojne se ate pune kane

  3. geno says:

    O TEMA duhet thene ndryshe: Spartak Xha Brahos i ka mbetur vetem Ilir Meta

  4. Aleksandri USA. says:

    EKSPERTET AMERIKAN DHE ANGLEZ VERTETUAN SHKENCERISHT SE VIDJUA ESHTE ORGJINALE, PA NDERYRJE,NDESA CUDITERISHT EKSPERTET QE SJAN SPECJALIST, PRETENDOJN SE VIDJUA SESHT ORGJINALE, KA NDERURJE, ETJ E TJER. KY ESHT TURPI ME I MADH QE PO NDODH ME DREJTESIN SHQIPETARE NE VAZHDIM TE SKANDALEVE TE MEPARESHME. SPARTAK BRAUA DUET TE SHKOI TE KUROHET SE ESHT MATUFOSUR DHE PO E BEN CICIN NE B….REK, JO TE BEJ MBROJITJEN E KRYE HAJDUTIT DHE MAFJOZIT ILIR META. DREJTESIA SHQIPETARE KA SHANSIN TE TREGOI SE EDHE NE SHQIPERI DENOHEN EDHE PUSHTETARET E LARET KURE BEJN KORUPSJON DHE VJEDHIN PASURIN E POPULLIT. ILIRI DHE FUNKSJONARE TE TJER TE DJATHT E TE MAJT DUHET TE KALOJN NE FILTERIN E KONTROLLIT DHE DREJTESIS NE QOFT SE DUAM TE BEJME SHTET, NDRUSHE MBETEMI SHTET RUMPALL.

  5. halle halle kjo dynja... says:

    pirdhxhë-pirdhxhë
    mos u lodhni fare… i ka rregulluar Liqja keto pune dhe ska nevoje te coje nje ushtri me avoketër (boll harxhoi me gjyqtaret). me sa di une nuk eshte pare, shkruar dhe lexuar gjekundi qe te mbrohet i pandehuri pa u degjuar akuza, vetem ne gjykaten tone te larte ndodh kjo gje eshte per gines jo shaka. me kujtohet ai skeci i atij fshatarit qe i vodhen lopen (dhe per ta pershtatur me teper, kane kapur hajdutin por fajin prap e ka prape fshatari se nuk e ruajti lopen). cfare palacolleku… se ka fajin Liqua jooooooooooo
    e kane fajin gjyqtaret, mendoni halexhinjte e tjere afersisht 50% qe kane te drejte ? (jo te gjithe apo jo :), mjafton ta rregullosh mire me gjyqtarit pa pirdhi ne te drejtesise… mjer kush ka hall thuaj.

    para disa vjetesh ne japoni dikush vrau ish ministrin e shendetesise i cili kishte qene ne kete detyre nga fundi i viteve 80. i beri atentat te dytit per ta vrare (ishit mbas atij gjithmon) dhe kishte pregatitur per ate aktual. arsyeja??? sepse i pari kishte rritur moshen e pensionit :)) se di ne ka bere mire apo jo por… mendoj se sia vlen per kaq gje.

  6. dymi says:

    Kujtoni ju se nuk dinin te pergjigjeshin gjoja ekspertet ? Jo! Kjo nuk eshte e vertete! Ata kerkuan kohe qe te marrin udhezime nga Iliri se cfre te thone ne seance gjyqsore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje