Pse nuk flet Ilir Meta për miqtë e arrestuar për korrupsion?

19 Nëntor 2011, 22:47Politika TEMA
Pse nuk flet Ilir Meta për miqtë e arrestuar për korrupsion?

Roland Çelmeta vazhdon të mbajë detyrat partiake në Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe pse tashmë është nën pranga si truri i vjedhjes me karburantet e peshën e ushqimeve në Ministrinë e Ekonomisë ku ai punonte si zv/drejtori i përgjithshëm pranë drejtorisë së Metrologjisë dhe Kalibrimit. Akoma s’ka asnjë reagim dhe asnjë qëndrim nga kjo parti zyrtarisht dhe nga kreu i kësaj partie Ilir Meta për atë çfarë kanë bërë drejtuesit e saj dhe të punësuarit në ministrinë e drejtuar nga LSI që prej vitit 2009. Ndërkohë që një grup anëtarësh të LSI-së, të punësuar aty jo për merita profesionale, por për përkatësinë e tyre partiake, janë në burg për vjedhje të “xhepave” të shqiptareve duke i gënjyer ata për ushqimet e karburantin, kjo parti nuk ka denjuar të bëjë asnjë deklaratë për këtë çështje, qoftë edhe një distancim sa për sy e faqe nga të korruptuarit e nga korrupsioni. Asnjë deklaratë. Ndërkohë Ilir Meta, kreu i partisë, që po përballet për veten e tij në një gjyq me akuzën për korrupsion pikërisht këto ditë po bën takime partie me të rinj e të reja, duke mos folur fare për ato të rinjtë që ia janë futur në burg dhe që ishin miqtë e tij. Nga ana tjetër është kujdesur që edhe gjyqi i tyre të shkojë fjollë e mos tu hyjë gjemb në këmbë duke autorizuar avokatin e tij personal në mbrojtje të njërit prej të akuzuarve, një mik i vjetër e financues i LSI-së, Roland Çelmetës. Çelmeta ka për avokat Gëzim Veleshnjen, një prej avokatëve të Ilir Metës. Sipas njoftimit të djeshëm të LSI-së, Meta bëri një takim me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Rinore për Integrim, një forum i LSI-së ku Çelmeta ishte drejtues. Duket se kjo gjë nuk i ka shqetësuar të rinjtë, të cilët kanë marrë përkrahje nga kryetari i partisë që të vazhdojnë të militojnë në këtë parti se një ditë do të “shpërblehen”. “Është forumi më aktiv dhe që përfaqësohet në mënyrë dinjitoze jo vetëm në strukturat e LSI-së por edhe në pushtetin vendor duke qenë pjesë e vendimmarrjes”, tha Meta duke folur para tyre. Ai shtoi se “unë mendoj që ky është një angazhim, i cili përfaqëson në radhë të parë një investim për të gjithë ju, një investim për të ardhmen tuaj”.

26 komente në “Pse nuk flet Ilir Meta për miqtë e arrestuar për korrupsion?”

    1. Vlora says:

      te gjithe e duan parane por ketij njeriu i eshte kthyer ne semundje…….
      dhe si te gjitha semundjet e renda ka per ta ngrene nje dite…….

    2. Bilua says:

      E more Mete si Sali Protopapa dukesh para dashit, burg të pret pa merak.

  1. Shefqet Cela says:

    Me bejne syte apo eshte mender ministri i shendetesise duke pire duhan ne ate zyre a strofkull?
    A ka dijeni ministri i qeverise se ka nje ligj qeverije qe e ndalon duhanin ne ambiente publike?
    Sa per Meten ky nuk eshte lajm. MMendoni sikur ti versulej Celmetes, çfare do te ndodhte. Rolandi do ti kthente kususrin, Do tja numuronte nje nga nje. Apo ka pak Ilir Meta.
    Per kete ka zgjedhur heshtjen. Ilir Floriri i Saliut e di mire qe heshtja eshte flori.

  2. V says:

    Turp nuk eshte per Ilir Meten, se tashme e njeh i vogel e i madh se cfare perfaqson, por per ata “te rinj” qe rrijne e degjojne e duartrokasin kete gomar.

    Jene te gatshem te shesin me qejf dhe b*then per dy pare leke, keta te rinjte e te rejat e kesaj Partie.

  3. sonila says:

    Foto e papare,pershtatje 100% me detyren e veshtire qe ka marre kjo parti LSI per integrimin e shqiperise ne Europen e Bashkuar.

  4. beni says:

    Do flasi Meta,po ja sa te dalin keto hajdutet per mungese provash,sepse ato nuk kane folur ne telefon,kushedi kush jane,dhe per ta vertetuar kete duhen specialiste,dhe keto i gjen gjykata,dhe provat nuk vertetohen dhe mirupafshim.

  5. ardi says:

    mor te gjitha po i pranoj,po kaq idiot eshte ky populli shqiptar?Na vjedhin,na tallin,na percmojne,na shesin atdheun,edhe kjo cope toke qe ka mbetur,po kush i ben keto?SALIU-ILIRI-NANUA ME SHUME BASHKBOZUKE TE TJERE,POR MIRE IA BEJNE KETIJ POPULLI SE KESHTU I DO MUSHKA DRUTE

  6. cicolino says:

    Perveç pergjegjesive penale dhe juridike per vjedhjet e kryera nga vete Meta me te tijet dhe korrupsionin qe gelon ne LSI, per te tjerat nuk iu ve faj! Te perpiqesh te kapesh mbas fijes se kashtes kur je i mbytur, eshte njerzore. E kush s’do ta bente?! Te zvarritej e te pergjerohej per “ndershmeri”, te joshte me kocka e lemoshe cilindo vemje dhe njeri te dobet e pa karakter, qe per nje diplome pa shume mund, vend pune, apo me keq akoma, per ca para CASH ne dore, behen dekori i atyre qe u kane vjedhur xhepat dhe ardhmerine e tyre dhe te femijeve te tyre. Ky vend nuk ka keq vetem nga politikanet qe po i marrin frymen dhe po e zhvasin dhe copetojne nga te munden! Problemi ketu eshte se ka shume debila dhe injorante qe s’bejne dot nje analize te thjeshte fare, dhe te pyesin vehten se ku i gjejne leket keta lloj politikanesh qe i perdorin per aktivitete partiake te shfrenuara dhe per joshje te “elektoratit”.

  7. dymi says:

    Levizja socialiste per integrim. Per integrimin u bashkua gjoja me Sal-iun, por c’rezultoi nga kjo? Uzurpim te 20% te pushteteve , vjedhje, korrupsion kudo ku kane qene leseistet ne komande, me moton “beni sa me shume para se na duhen ne te ardhmen, jo vetem per te fryre xhepat tane, por edhe per te blere votat qe te bejme para ne te ardhmen”. U be korrupsion ne Ministrine e jashtme duke punesuar “njerrezit tane”, vajzen e Kryetares se Gjykates se larte ne ambasade se do te na duhet ne te ardhmen kur te na dalin te palarat ne shesh. U be korrupsion ne Ministrine e Ekonomise kur ishte Prifti, por, me shume, kur u ul (hoxha) Meta. Vazhdon edhe tani kur ne kete ministri eshte tjetri. U be korrupsion ne Ministrine e Shendetsise me Petritin e Vunoit me te njejtin motiv, packa se populli vuan.
    I shkreti Sal-i si i ka duruar te gjitha keto mysybete? Ai qe gjithmone ka pasur ne grushtin e tij cdo gje, dhe ka lene te rrjedh tek te tjeret aq sa ka dashur ai vete. Me Ilirin nuk mund ta kishte kete privilegj. Duket se tani zullumi e mbushi me teprice goten e te keqes. Dhe Sal-iu po ben nje prove gjenerale per te vene nje fare rregulli ne stanin e tij, por se sa do t’ia arrije kjo nuk dihet akoma. I futi disa shpulla njerezve te Ilirit dhe pa dyshim ne menyre indirekte edhe atij vete, me arrestimin e 8 leseisteve. Iliri eshte i coroditur, ku te shkoje. Rama i hapi nje dritare te vogel te enjten e ja mbylli te shtunen. Sal-iun nuk e kundershton dot hapur se ai eshte polici,prokurori,gjyqrari dhe gardiani qe e fut dhe e mban, po i doli kunder, ne burg.
    Ne hall te madh Sal-iu, ne hall te madh Iliri.

  8. Taronina says:

    PËR ÇETËN E METËS…

    Çetë e LSI-së
    Mbushur me kusarë
    Amani, o shokë
    Ç’të themi më parë.

    Vall’ nga ta fillojmë
    Kë të vëm të parë
    Hiç mos u mendoni
    Zotin , Kryetarë .

    Këtu e gjith’ çeta
    Po na del hajdute
    Ca vjedhin floririn
    Ca peshore buke.

    Ca me Bllok në dorë
    Ca Blloku ç’u thotë
    Si të babëzitur
    Slanë gjë mbi tokë.

    Hajde , Ilir Meta
    Të keqen e çetës
    Për vehte floririn
    Popullit, gavetën…

    1. Arben says:

      Sa reale kto vargje per ceten e Ilirit..Bravo!

  9. Ilir capone says:

    Po ky nuk asht si Al Capone, as te tjeret qe i rin perqark si zagar, se Al kapone ishte trim, luftonte vete i pari me automatik e mitroloz.Kto spurdhjake vetem numurojn leket ne tavolin, se per lufte, i shpeton ne breke!!!

  10. Artan says:

    Kur Fatos Nano ish kryeminister, beri nje debat televiziv me Berishen, e ky i fundit i thote qe ne burg te futen shoket e tu.. “… ate nuk ma tregon dot ti, se ne burg e di fort mire se kush me futi” replikon Nano!
    Nuk e di pse mú kujtua ky muhabet por dua te them qe po e futi Sala Ilirin brenda, a do dali dot me Iliri qe te kete fatin te beje nje debat si Fatos Nano? Zor se e leshon Sala se ia di koken…

  11. h says:

    edhe kete pak e ka ai popull atje te ngordhi si qen nen thundrat e kokelopes , popull injoraant , rrace e bastarduar , rini e bastarduar , bomba ju rafte ne koke

  12. Artiles says:

    Eshte montazh Shefqet, Nuk e kupton?!!

    1. Shefqet Cela says:

      Keni te drejte zoti Artiles, por ky montazh ka nje domethenie te sakte.
      Per tu bindur mjafton te besh nje vizite ne ndonje spital ( mos te çofte zoti si pacient) dhe do te shikosh si pihet duhani ne keto ambiente mjekesore, nen vartesi te ketij ministri te shendetesise.
      Nuk permenda baret se atje behet nami. Edhe ne parlament çoku duket ndonje cigare. LLulle ne fakt nuk kam pare.
      Keshtu zbatohen ligjet tek ne.

      1. eri says:

        Para nja 2 vjetesh isha ne spital tek nene tereza se kisha gjyshen me reumatizem edhe u fut e shkreta me bo viziten …kur futet mrena ke zyra doktorit c’tju them …aq shume duhan kishte pire aty brenda saqe gjyshja ulur nuk dallonte doktorin nga ana tjeter e tavolines..haahpo mir mo doktor i tha-fike pak cigaren se jemi pa qef jemi te semure …doktori :po ik o p…..mos na caj t…..( e vertet kjo jo shaka)

  13. ardi says:

    Po c’te thote Meta.Ai derezi nuk ka mbyllur gjyqin per vete.Pse budalla eshte Saliu?.I le te vjedhin mir e mir,e pastaj fap i ndalon e i zvarrit neper gjyqe deri sa te vijn zgjedhjet e tjera.Nuk beri kete me Nikolin Jakun?e PDKse e tani e ka bere zevendesminister!Gjynah per Meten,gjith ai kokemadhSkrapari u katandis te tallet e ta beje lolo nje Sali nga ‘pjeshket’ e namuna.Nuk i eshte thare ende gelbaza qe i pat hedhur Sala turinjve.

  14. luksenburg says:

    KOMPLIMENTE TEMA.FOTO E PAPAME.PASQYRON MESE QARTE NIVELIN E KORRUPSJONIT TE KESAJ QEVERIE.

  15. Astriti says:

    L.S.I.
    Bande qe ka kapur per gryke nje shtet te tere. A ka fytyre ky qelbesire te meje moral per korupsion ,,,kur vete eshte i zhytur deri ne mut per vjdhje dhe korupsion. I ka mbushur institucionet me kellira qe perfaqesojne L.S.I-ne. Turp dhe faqe te zeze o Maskara, o njeri qe je martuar me nje femer me tipare mashkulli ,,qe 3 here ne dite te jep dajak,,dhe inferjoritetin ne familje e nxjerr tek ky popull i vuajtur .O haramxhi, i pagofsh ne femijet …Dhe Perndia mos te nxjerrete ne drite .

  16. inf says:

    Po ç’fare bande kusaresh dhe djali i Mersin Rames hajdut Mersin hajdut Luani i pa ngopur nji dalaverraxhi sa qe kur ishte Minister i Brendeshem beri kerrdine me kontrabanda dhe duke fut ne ALBANI Makina te vjedhme bashke me çunin e (xhajes vet çilen) ket fakt e di e gjthe Tirana sa dhe vet shoku Fatos Nano blinte Makinat e vjedhura ne BE nga dyshja Rama Nga çilja dhe luani.
    Ku ngopet META ma PARE meta mendon çdo te qinden e Sekondit vetem per PARE ,i ka hy semundja Keq nuk ka ilaç qe e kuron ket HAJDUT MA DAMKE.
    Eshte semundje mashtrimi dhe VJEDHJA , nuk hiqen kollaj
    Kam pa nji emision ne nji Televizor prestigjoz ne BE dhe aty doli dhe foli nji grua Franceze dhe tha kam veshtiresi te madhe te ndahem nga VJEDHJA ,NUK E LEJ DOT KET PUNE ,GrUAJA ne fjale e kishte bere shpine Maazine kishte disa Vjet qe vidhte neper dyqanet e magazinat e medha dhe nu hiqte dot dore ,kerkoi ndihmen e mjekeve se ai zanat eshte si Droga nuk hiqet pos ju nen shtrove nji Terapie te mjekeve.
    Ky eshte halli i METES mos ja vini RE e ka nga semundja HAJDUTLLEKU ESHTE SEMUNDJE QE ESHTE SHUM ZOR QE TE HIQET NGA TRURI.
    METES I ESHTE INFEKTUAR TRURI DHE BASHKE ME TE DHE GRAUS SE TIJ
    QE TE KUROHET KY SHKERRDHATE DUHET TE IZOLOHET ME NJI BURGIM TE GJATE.
    VETEM KJO E SHERON KET LLOJ SEMUNDJE TE PA SHERUSHME ESHTE NJI KANCER .

  17. nastradini says:

    Coja Edi Rames dhe dinosaureve prehistorike te PS-se kete foto more zoti Baze. Qe te shohin se kujt duan t’i hapin dyert dhe t’i japin nje shans te dyte. Qe te kuptojne se keta VAMPIRE nuk e kane fare mendjen tek shansi i dyte i PS-se. Sepse i ka rene dopio 6 ne dore me shansin e pare qe u ka falur Sali Berisha. Me ministrine METE, SHENDETESINE dhe ate te JASHTEME. Ku nuk shteron gjaku qe po i pijne popullit shqiptar. Coja kete foto te bukur Edi Shpetimtarit te LSI-se o Mero-Gazetari. Apeli eshte nga nastradini.

  18. peshorja says:

    Qe te forcohet LSI si parti dergoni dhe kryetarin ne burg e te gjithe bashke si grusht celiku te na udheheqin per fitorje te reja.

  19. Shpatar says:

    Ne se fotua qe shohim nuk eshte montazh drejtesia shqiptare te digjet me benxine e te mos mbetet asnje qe mbron keta mafjoz te cpifur.Turp.Nuk kane ndodhur as ne kohen e Zogut te tilla palacolleqe.Degjove ore Sali qe bere krushqi me vampire.Do vije koha sic i erdhi Berluskonit te ballafaqoheni me drejtesine e vertete.

  20. kevi says:

    Po si keni harruar Moniken jasht tavoline se ajo e ben politiken e kuadrit as kush nuk futet ne pune ne METE pa marre lejen e Mones i heqin e i vene njerezit sipas qefit e sipas parave qe hidhen ne loje Turp se eshte dhe nene ka tre femije o Zot cfar jane keta te pa shpirt mire se robin nuk e kane frike por Zotin eeeeeeeeeeeepo ku besojne ne Zot keta te pa ngopur qe nuk duan as prinderit e tyre se iliri deri vone e linte te jatin burre plak te shiste banane oficeri i shkrete cfar pjelle paska rritur.haram sakrificat qe kane bere ata prinder per te por nga do kete ngjare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje