Rama: Duhet ta harrojmë Ilir Metën, nuk mund të zhgërryhemi për pushtet

23 Nëntor 2011, 14:38Politika TEMA

Kreu i PS-së, Edi Rama, ka hedhur poshtë çdo mundësi për koalicion me LSI-në e Ilir Metës gjatë një takimi të zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë. Ai është shprehur se kjo mazhorancë duhet mundur me moral, duke thënë se PS nuk mund të zhgërryhet për hir të pushtetit.

“Duhet ta harrojmë Ilir Metën. Do ta mundim Saliun me moral, me program, me bashkim. Nuk mund të bashkohemi me Saliun për të rrëzuar Saliun. Ne jemi Partia Socialiste për një sërë vlerash dhe parimesh. Nuk mund të zhgërryhemi për hir të pushtetit se nuk do të njihemi më. Kushdo që kërkon rrëzimin e Saliut ka vend në PS”, tha Rama.

 

27 komente në “Rama: Duhet ta harrojmë Ilir Metën, nuk mund të zhgërryhemi për pushtet”

  1. tepelenas says:

    Po mor Po.Pirdh, Pirdh se lirohesh.
    LSI e Ilir Metes vdes ta bej koalicion me PS e Edi Rames,po nuk do ti.

    1. Petro says:

      A ma cja ke futur pordhes mo tepelena

      1. tepelenas says:

        Normal o Petro, normale se ty pordhet e Edi Rames te duken lule,prandaj se ndjen as zhurmen as eren.

        1. elio says:

          Po ju tepelenasit dallkauke keni qene e ashtu mbeteni…ne kohen e tosit keni vjedhur me 14 duar..aq sa thuhej se “nese nuk ke bere para nuk ke gjetur tepelensin e duhur”…
          Bravo Rama…mbase kjo eshte gjeja me e mire qe ke bere keto 2 vjet..do sillte me shume humbje votash sesa fitim neper keta te LSI bythe e breke me personat me te piset…irfan hysenbelliu & co…

  2. Teta says:

    E admirueshme kjo pergjigje, por mua me intereson se cilat jane hapat e me tejshem te PS edhe Edi Rames per te rrezuar Saliun ,pa pritur 2013.
    Ilir Meta e ka vendin ne burg, por tek ne hajduti dhe vrasesi jane te “nderuar”.Por ka nje zot besimin tek i cili nuk e shkulin dot as vjedhjet e Metes dhe as vrasjet e Berishes,

  3. Ina says:

    E prisja kete nga Edi, i cili eshte mbi te gjitha qytetar, njeri me vlera e burre ne kuptimin e vertete te fjales. Te besh koalicion me Ilir Meten dmth te vazhdosh vjedhjen, korrupsionin e pislleqet per pushtet. Qeverisja eshte sherbim per popullin e jo pasurim per vetveten. Ndaj kam besim se Edi Rama do ndryshoje Shqiperine sic beri me Tiranen. Eshte vizionar, punetor e plot me virtyte Edi Rama, diametralisht i kundert me keta plehra qe na udheheqin sot.

  4. landi says:

    Rama u shqetesua nga zerat qe Iliri mund te largonte qeverine se shpejti. Kjo zgjidhje ishte kunder qellimit te Rames, qe e donte ilirin vetem per zgjedhjet e 2013.
    Rama kujton se eshte me mire te futet ne zgjedhje me saliun kryeminister, se i rriten votat. Ky eshte turp i Rames, qe behet pergjegjes per mbajtjen e saliut ne krye te shtetit edhe per 2 vjet te tjera. Aq me shume, keto llogari te gabuara mund ta cojne ne humbje.
    Rama duhet te bej gjithcka per ta hequr saliun sa me shpejt. Kursi i tij qe te mbaj saliun dhe 2 vjet patjeter, eshte kursi me i pamoralshem i opozites shqiptare ne vite.

    1. M says:

      Po aq e pamoralshme eshte te perdoresh ILir Meten per te marre pushtetin.Kujt i duhet pushteti i Edi Rames me Ilir Meten? Une nuk do doja tju paragjykoja, por po te mos kishit interesa direkte tek pushteti i te majteve nuk do te flisnit me kaq urrejtje, per nje politikan qe kerkon ti jap politikes sone pak moral. E kini lexuar Programin Politik te PS?- U duket i zbatueshem me nje qeveri ku Ilir Meta eshte percaktues? E kini fjalen per pazare?- Jo faleminderit. Ne njerezve qe jetojme me djersen tone e i rrime larg, po shume larg pushtetit, as qe na intereson nje rrokade. Interesi yne i vetem eshte te fitoje nje alternative, nje kryeminister i pa provuar si i tille.Zhgenjimet?- na lejoni ju lutem t’i provojme vete.
      Ciao

      1. landi says:

        Me respekt, dy gjera mendoj se i ke gabim ne koment. E para, ti mendon se Rama nuk pranon qe te beje pazar me ilirin, dhe ti harron qe per kete pazar jane shprehur pro Fatmir Xhava, Besnik Bare e disa persona te tjere te Rames qe kurre s’do flisnin pa lejen e rames per nje ceshtje te tille. Nqs s’je i bindur qe eshte Rama qe fshihet pas ketyre deklaratave, mjafton te shikosh kete link me poshte, ku Rama para pak ditesh pyet qytetaret se cfare mendojne per bashkepunim e PS me Ilirin.
        http://edirama.al/blog/2011/11/diskutojme-se-bashku-4/
        Per me shume, te gjithe e kane vene re qe Rama u be nji muaj qe s’flet per gjyqin skandaloz te ilirit, ku iliri po del si viktime e jo si fajtor. Dhe sigurisht kjo s’eshte koincidence me deklaratat per bashkepunim.
        E dyta, edhe une jam kunder bashkeqeverisjes me ilirin, por ama duhet bere cmos qe te largohet saliu kete vit, qe te pakten ne 2013 zgjedhjet mos ti organizoje saliu. Kete Rama mund ta beje duke bashkuar votat me ilirin, jo per te bashkeqeverisur, por vetem per te hequr saliun, qe te behen zgjedhje te lira nga nje qeveri me mbeshtetje te gjere, keshtu PS do kete garanci qe nuk do i vidhet vota prape.
        Madje mund tia leje tere qeverin Ilirit dhe Topit, dhe vete te mbaje vetem ministrine e brendshme, per te pasur kontroll per zgjedhjet.
        Por Rama as kete nuk e do. Dhe jo sepse nuk do bashkepunimin me Ilirin, pasi Rama eshte gati te bej koalicion me Ilirin qe eshte komplet pa moral. Rama eshte i bindur qe po te largohet Saliu nga qeveria, Rames i bien votat. A eshte ky nji budallek?
        Eshte nji budallek qe do na kushtoje te gjitheve, po vazhduam te bejme vjersha per komandatin Rama qe spo ve mend nga gabimet e te kaluares.

        1. landi says:

          Dhe nji gje tjeter. Largimi i Saliut para 2013 jo vetem eshte ne interes te te gjitheve, por mbi te gjitha eshte ne interes te Rames vete. Shume nga komentuesit ne kete forum qe kritikojne Ramen, nuk jane kunder Rames, perkundrazi urojne qe ai te fitoje serish sic uruan edhe para 8 majit. Por kursi i ri i Rames eshte dukshem i gabuar. Dhe meqe Rama eshte ka hapur edhe blog per te degjuar njerzit e thjeshte, ben mire qe ti degjoje keto kritika, e jo ti paragjykoje.

        2. M says:

          Ju faleminderit, e lexova me vemendje. Se pari, nuk jam duke bere vjersha per asnje komandant, aq me pak per Edi Ramen. Nese i kam bere disa te tilla, jo se jam nje militante e hutuar, por kam pare tek ai nje njeri, qe do ti beje gjerat ndryshe (me thoni, kam nevoje te di nga ju, kam qene e gabuar?). Dhe meqe ky njeri kerkon mbeshtetjen e popullit per te bere disa gjera ndryshe(ja kam njohur veshtiresite brenda partise ku eshte) edhe une si shume te tjere e kam mbeshtetur per te mberritur aty ku ai do, por edhe une e te tjeret duam. Nese dy njerez edhe kur nuk ngjajne shume, por synojne te njejten gje, duhet te mbeshtesin njeri-tjetrin, pa ndroje. Jemi dakord deri ketu? Sepse dua te qetesoj ndergjegjen, qe te mos kem bere rolin e serviles, apo injorantes, por per militante idiote te siguroj, qe nuk jam. Tani, duket qe Rama kerkon te testoje mbeshtetesit e PS, si do te jene kredencialet e tij, dhe ketu teston tregun, ne lidhje me konkurentet e tij dhe vetkuptohet qe eshte LSI ne kete rast sepse ajo parti e ka demtuar ne te shkuaren. Ai kerkon te shohe pikat e tij te dobeta, nga pikeshikimi i zgjedhesve (ky eshte plan strategjik marketingu), por ketu po devijoj pak nga aresyetimi juaj. Tani testimi ne keto blogjet ne njefare menyre te jep nje rezultat, por me koefiçient gabimi te madh (e sigurt do ishte te behej me pyetesore), por kjo nuk do te thote se ai e ka nder mend te bashkoje votat me Ilir Meten, pra skenari qe ju kini paraqitur. Ky testim mund te jete ne kuadrin e hartimit te planit strategjik te marketingut, per te bere perllogaritjet per 2013 ne lidhje me mobilizimin e burimeve njerezore, financiare etj, ne menyre qe te shmange riskun, duke e mare te mireqene se reziku i nje humbjeje eventuale vjen nga LSI. Une nuk kam pse i ve duart ne zjarr, madje shume i kam afruar deri tani, por nese skenari juaj ka baza te verteta, pse jo? Nje frike per kete gje tregon se Rama e do pushtetin me çdo kusht dhe une e pranoj perpara jush se jam gabuar dhe keshtu do ti terheq te gjitha ato, qe kam thene ne mbrotjtje te tij. Nga natyra jam pacifiste, nuk e njoh urrejtjen dhe sigurisht qe mundohem ta shuaj tek te tjeret sa here e ndesh ate, dhe me kete dua te them se nuk e urrej as Sali Berishen, ndonese jam e demtuar personalisht ne menyre direkte nga qeverria e tij(jo thjeshte bashke me gjithe shqiptaret), por nuk do ta toleroja kurre qe per te larguar Saliun te pranoj te qeverisem nga te ngjashmit me te. çfare ndryshon ne fund te fundit?-thjeshte personi.
          Nuk e di sa do me kuptosh, une pres sqarime nga ju, sepse i kam vjedhur vehtes kohen, per te kuptuar ç’po ndodh ne vendin tim.
          Ciao

          1. landi says:

            Pike se pari, te sqaroj ty qe edhe une jam qe Rama te qeverise vendin, dhe jam kundra ilirit. Por ndahem me ty rreth menyres sesi Rama po ben opozite, duke qene se mendoj qe mund te na coje ne humbjen e rradhes. Kjo do ishte nje humbje me rrjedhoja me te renda se me pare, pasi pushteti diktatorial i sotem do behej paprekshem per shume kohe. Prandaj jam dhe i indinjuar me kursin e ri te Rames, sepse dua qe fitorja e koalicionit te majte te mos vihet ne gijotinen e saliut, sic u vu ne 8 maj.
            Ti M thua qe rama po teston tregun. Tregu testohet duke i pyetur a do votoni per LSI-ne, kurse Rama i ka pyetur per BASHKEPUNIMIN ps-lsi, pra mund ta shohesh vete qellimin e pyetje. Per me shume te dhashe dhe disa shembuj te tjere qe tregojne se rama eshte personi prapa atyre qe kane folur per bashkepunim me lsi-ne. Xhafa, Bare etj njihen si persona te afert me Ramen, dhe Rama u be kohe qe s’ja permend emrin ilirit edhe pse gjyqi i tij eshte skandaloz.
            E fundit, edhe une s’pranoj te qeverisem nga te ngjashmit si thua dhe ti. Une si shume te tjere, duam qe Rama te bashkoje votat me kedo qe heq Saliun, qofte dhe me Ilirin. Nuk po flasim per bashkeqeverisje, vetem bashkim votash perkosisht, qe heqin saliun e vene nje qeveri me mbeshtetje te gjere, qe kur te shkojme te votojm prape te mos kemi merakun a do vidhet vota. KAQ. Rama le te vije te qeverisi pas zgjedhjeve, dhe pa ilirin po morri votat. Por eshte paaftesi qe te shkoje ne zgjedhje te organizuara serish nga Saliu, kur e ka mundesine ta heqi duke bashkuar votat me Ilirin. Te kujtoj qe votat me ilirin dhe saliun Rama po i bashkon edhe keto dite per reformat me tre te pestat, prandaj s’eshte aspak e re apo me moral me te ulet nga cfare po ben deri tani rama.
            Deri ne zgjedhje te reja Rama s’ka pse te futet ne qeveri, por mund te mbeshtesi nje qeveri tjeter qofte dhe me ilirin kryeminister, sepse vendi ka nevoj qe te mos kete ne krye Saliun kur votohet.
            Pra, s’do kete bashkeqeverisje me ilirin, por do mbeshtetet nje qeveri me ilirin por pa saliun me kushte te qarta qe garantojne standartet e zgjedhjeve te ardhshme.
            Ne zgjedhje secili konkuron me vete, dhe Rama aty e ka mundesine te marri qeverine vete me zgjedhje te lira.
            Por druaj se rama eshte fiksuar ideja qe po te iki saliu ai humbet vota. Ky jo vetem qe eshte gabim, por eshte nje bashkefajesi me saliun, duke qene se mbajtja e saliut i kushton pa mase njerezve te thjeshte.
            Prandaj mos u cudisni qe njerezit jane indinjuar me kursin e ri te rames. ))

            1. M says:

              E kuptova mire. Kjo eshte si ai ushtrimi me bariun qe kishte lakren, ujkun dhe delet ne nje barke dhe i duhej ti shpinte nje njga nje ne breg,sigurisht qe duhet shume zhdervjelltesi nga Rama, te zgjedhe rrugen qe i shpie lakren, delen dhe ujkun ne breg. Eksperienca ka treguar se Iliri i vjedh votat. Po, po mos me thoni jo se kete gje e di mire, madje shume mire. Atehere, dihet se njeriu qe ben diçka jo morale njehere eshte i afte ta perserise tere jeten, dhe per kete jam tejet e ndergjegjshme. Keshtu qe nje qeverri me Ilirin qe ta shpjere PS ne zgjedhje te ndershme, nuk ma mbush kollaj mendjen. Prandaj llogjika domosdo te shpie te konkluzioni se me mire eshte te shkohet me Saliun ne zgjedhje ne 2013, jo vetem per kete por edhe se keto qeverrite me baze te gjere ecin me parimin te merren vendimet kolegjialisht dhe pergjegjesi nuk mban asnjeri, si rrjedhim po e pranojme Saliun edhe nje vit, por ama pergjegjesite do ti faturohen atij, dhe PS do kete me shume akuza, bile te fresketa per te bere retoriken e vete politike, nga ana tjeter ka nen kontroll edhe Ilirin.
              Per kete qe thashe me siper pres opinion tend nese ke nje te tille, ndersa duhet te te kujtoj se:

              Se pari: Qe ne krye te komentit te kam sqaruar se nuk jam mbeshtetese per Edi Ramen si person, por per vizionin e tij, qe do te thote se nese ai devijon shume nga ajo qe ka premtuar, mua nuk me lidh me asgje me te.
              Se dyti: Pyetja ne lidhje me LSI nuk behet dirkte kur hidhet nepermjet medias, ajo e kenaq qellimin e saj edhe kur behet indirekt, siç eshte bere (si mendojne votuesit e PS mbi nje bashkim te mundshem PS-LSI), sepse votuesit reagojne me njeqind menyra duke shprehur qendrimin e tyre ndaj LSI
              Se treti: nuk besoj asnjehere tek bashkepunetoret, nese jane te ngushte te Kujtdo Lideri apo jo? Kete ti e kupton me mire se une sepse nga eksperienca e jetes e kemi mesuar se armikun duhet ta kerkosh shume prane, dhe Napoleoni thoshte: ” me mire nje armik te zgjuar se nje mik te dyshimte”…
              Gjithsesi koha eshte perpara dhe sipas ngjarjeve edh eopinionet e mia e besoj edhe tuajat do te ndryshojne me siguri.
              Ciao

              1. landi says:

                Iliri hajdut eshte, por nuk vjedh dot nqs behet nje qeveri me mbeshtetje te gjere sepse nuk i ka votat e qeverise te sigurta sic i ka sot Saliu. Aq me shume qe vjedhja e ilirit mund te ndalohet nqs vihet nje minister i brendshem konsensual, apo i majte. Aq me shume ikja e saliut, do trondiste maxhorancen. Ky fiksimi per te mbajtur saliun deri diten e fundit eshte vetevrasje e sigurt, nga e cila rama e pesoi dy here, dhe s’duhet te shkoje prap te i njejti si cjapi te kasapi.
                Dhe me kryesorja, Rama qe foli per nje shanc te dyte per ilirin, eshte e pamoralshme qe ishte gati te behej me ilirin per vitin 2013, por nuk eshte i gatshem te bashkoje vetem votat qe sot.
                Koha do e tregoj, por problemi eshte qe po humbi zgjedhjet ne 2013 nuk humbet vetem rama, por humbet nji popull i tere qe po qeverise nga nje pakice e pavotuar, vetem se rama ben levizjet e gabuara politike. Kursi i ri i rames eshte teper i gabuar, dhe sa me shpejt te beje kthese, me mire do jete.

                1. M says:

                  Kuptova, por me sqaroni nese mundeni, perse Iliri eshte i gatshem te bashkoje votat sot me PS dhe jo ne 2013? Une per vehte e quaj gjithnje te humbur pazarin me xhambazet, me mire preferoj te provoj ta mund kundershtarin ne fushe, edhe po humba ta pranoj humbjen, sesa te humb ne pazarin me xhambazet. I kini parasysh ata xhambazete e kuajve? ashtu me duket Ilir Meta. Tani nuk kam me per te thene te faleminderit per durimin, qe tregove duke me sqaruar shume gjera, qe nuk i dija mire, se ne fund te fundit une i shoh gjerat krejte nga jashte, e megjithe plotesimet qe bere ti, prape politike 1/8 nxjerr ne siperfaqe, plus politika e jashtme.
                  Te faleminderit

  5. Roland says:

    PS , te vetmen alternative per te ardhur ne pushte ka PS dhe te gjithe njerezit qe nuk durojne dot rregjimin e SALI PLERES .Fatkeqesisht , ky regjim mund te jete akoma 1 vit e gjusem pushtet ( keshtu e ka demokracia ) Deri atehere o shqiptare , thika e ka care ne 100 vende palcen

    1. M says:

      Ju kini te drejten tuaj per te kerkuar nga politika ate qe ju pelqen. Po argumentet nuk jane shume te pelqyeshme. Psh: palca e ketij populli eshte e sterçare dhe nuk te prek ankesa juaj mbi kete gje. Pastaj mund te na thoni ku dallon Iliri nga Saliu? dhe akoma nje pyetje, te duket argetuese loja e pazareve politike? Ne kete moment, qe po flasim ka shume njerez, qe nuk kane ushqim, veshmbathje, ilaçe, shkolla, kopshte etj. Me falni, po mundeni te na sqaroni kush mban sot pergjegjesi per kete?, eshte i perjashtuar Ilir Meta? Nese jo si do dale PS me LSI ne fushaten e ardhshme, ke do tregoje me gisht vetem Saliun?, po jo se populli nuk e ka harruar bllokun, apo e kini fjalen per ndihmesen e LSI duke ja vjedhur votat Saliut?- Jo faleminderit.
      Po te isha ne vend te Edi Rames, do ta vazhdoja rrugen i vetem, edhe sikur te gjithe xhambazet e interesaxhinjte e PS te me viheshin kundra. Sigurisht, qe do ja vlente. Personalisht kam bindjen se parimet nuk shiten e blihen dhe nuk te lene kurre ne balte, perkundrazi rruget e pa drejta heret a vone, do te te çojne me koke poshte. Nuk eshte utopi kjo qe po them eshte e sterprovuar nga jeta. Mund te qeshni, une nuk ju pengoj edhe po tu kisha perballe, por ju ftoj te reflektoni mbi kete, thjesht provoni.
      Ciao

  6. sherifi says:

    O Landi po pse ju jeni dakort qe te bashkoet me ilir meten per te rrezuar saliun ? kjo do te ishte marrezia me e madhe qe do te bente PS-ja. d.m.th. ju thoni qe per inat te sime vjerre po shkoi te fle me mullixhiun. po behet krushqi me ilir metem pu, pu, pu, pu. k/hajduti i shqiperise.

  7. Kanti says:

    Po pse ka akoma njerez normale ne kete vend qe te besoje se PS do te rezoje Saliun,me Edi Ramen? Po te kete po ju them sot e mbaeni mend ne vitin 2013; DO TI VJEDHE PRAP VOTAT DHE DO FITOJE,EUROPA DO E PRANOJE DHE ATEHERE NGA SYTE KEMBET.

  8. Shkupi says:

    Fitoren nuk e realizojne antaret e partive,ata jane numer i vogel ne krahasim me armaten e votuesve apartake.Te votuesit apartake,przenca e Topit,Priftit e ne vecanti e Metes,ndikojne negativisht.Z,Rama keni nisur ne rrugen e drejte.Pastroni keto ferra(ka edhe ca te tjera),bashkuni opoziten.prezentoni programin para zgjedhesve(mos harroni edhe ca momente te tjera qe i kam permendur ne disa komente me pare), besoj se do shkoni drejt fitores.Aty ku do gaboni do Ju kritikoj pa pardon.

  9. Syri Shqiponjes says:

    Si ka mundesi qe njerezit mendojne se mund te bashkohet PS-ja me Ilir Meten, nese populli shpreson se do te vi nje qeveri me e mire se kjo e sharlatanve qe kemi,ta siguroj qe nuk ka ne mendje Ilir Meten si shpetimtar te vendit. Ai barkderr di vetem te vjedh bashke me Pinokun…

  10. Adriani says:

    Qaje PS edhe 2013. Nuk eshte halli vetem tek Ilir Meta, por keta qe qeverisin jane fuqizuar aq shume ekonomikisht sa nuk ka perendi ti rrezoje, blejne gjithcka, falsifikojne dhe perdorin te gjitha llojet e pushteteve per te mos ikur. Edhe pa Ilir Meten, ka plot Ilire te tjere edhe brenda PS.

  11. MetaNeBiruce says:

    Eshte shqetesues fakti qe Rama asnjehere nuk ka thene se a do te vendoset drejtesia per te gjitha krimet qe Berisha,Meta,Basha dhe zagaret e tyre kane bere.Nuk ka guximin te thote qe nqs do te vije ne pushtet te beje qe drejtesia te veproje ndaj ketyre krimineleve me kollare.Rama duhet ta permende Meten vetem per nje fakt: Qe Meta e ka vendin ne burg.Dhe jo per koalicione politike.

  12. h says:

    Edhe Ramen e ka lene mendja , prap te bishti ures ky . Sala nuk ka fituar asnjehere sa ka qene gjalle ,gjithmone i ka vjedhur votat .I .ka vjedhur

  13. Mallakastrioti says:

    ::::I Nderuar z.EDI RAMA, para disa ditesh bere nje Deklarate per Shtype, ku nuk Harrove te thoje se do ti jepje “Edhe nje shans te dyte ILIR METES”, duket se ne takimin e Vlores te ka dale “Pija” dhe ben nje Deklarate te re ku thoni se :Duhet te harrojme ILIR METEN??
    1-pse u dashka ta Harrojme???Dhe cili eshte Qendrimi juaj z.Rama per pzshtetare dhe Politikane te Korruptuar, dhe me keq akoma ,qe kane Lyer Duart me Gjakun e Njerezve te Pafajshem??
    2-Nuk po shohim se po mbani nje Qendrim te ashper, kundrejt Bandes, qeverisese-korruptuese, duket se jeni gati “Ti falni” te gjithe vetem e vetem ju te beheni Kry.Minister..
    Nese doni te beni Politike te Paster Z.Edi Rama, athere Abonohuni ne Gazeten TEMA, merrni mesime nga Mero Baze, si dhe nga Komentuesit e lexuesit e gazetes Tema..jame i bindur se do tju ndihmoj, ne Orjentimin tuaj Politike, dhe Pasurimin e bagazhit tuaj politike..
    3-Nese thoni ta Harrojme ILIR METEN duket se po u kerkoni Shqipetareve te Harrojne kiminelet dhe u keshilloni qe te merren me Fukarallekun ,te cilin ja u servirin Politikanet e “Shplare”, me veprimet e tyre..
    4-Dhe me kerkesen per ILIR METEN, jeni ju ai qe kerkoni ta merrni ne “Mbrojtje”..dhe Pse…

  14. miri says:

    Rama nuk ka qendrim te vendosur,ai sot thot nje gje neser ndryshon 180 grade ne se dikush i del kunder.Shembulli qe jep mallakastrioti nuk eshte i rastit.Ka plot te tille ne sjelljen e tij.Sapo i doli kunder Bracja ne FB per Meten harroi cfar kishte thene.Neser po te shkruj M.Nano pro Metes prap do ndryshoj qendrim.Me kete lider pa ide dhe bindje per veprimet e tija qe nuk jane te pakonsultuara dhe vendosura ne forumet e partise se vet PS prezantohet dobet .

  15. tani says:

    Vertet Edi Rama eshte kryetar i PS,por te mos harrojme se ne PS ka edhe Brace e Majko,por edhe Malaj,Harasan e Islam!!!!Pastaj ne opozite jane edhe Gjinushi e Ngjela,te cilet kurre ne bote nuk do pranonin ne qeveri kusaret e kriminelet e LSI.
    Sidoqofte te marresh qeverisjen me KUSARET e LSI se Ilir Hajdutit eshte e njeta gje sikur te heqesh nje Sali Kusari e te vesh nje Sali Hajduti.!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje