Letra për Berishën e Ramën, Swoboda e Kukan: Vazhdoni reformat e integrimit

30 Nëntor 2011, 21:27Politika TEMA

Kryetari i Delegacionit për Marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan dhe zëvendës-President i Grupit të Social-demokratëve, Hannes Swoboda, i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, ku vlerësojnë marrëveshjet e arritura mes PD-së e PS-së. Ata i kanë cilësuar marrëveshjet mes palëve, si një zhvillim inkurajues edhe për procesin e integrimit. Ata kërkojnë që ky bashkëpunim të çohet më tej dhe në këtë pikë kërkojnë përqendrim tek reformat e tjera të kërkuara nga BE, siç janë lufta ndaj korrupsionit, reforma e gjyqësorit etj.

Gjeni më poshtë letrën e plotë:

 

Letër e hapur për Kryeministrin Sali Berisha dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama

I dashur Kryeministër Berisha,

I dashur Kryetar Rama,

Marrëveshja e fundit midis palëve tuaja për të rifilluar punën tuaj të rregullt parlamentare është një hap i shumëpritur drejt normalizimit të klimës politike në Shqipëri. Fillimi i punës së përbashkët për reformën zgjedhore dhe rishikimi i rregullave të procedurave të Parlamentit, si dhe ndërmarrja për të votuar ligjet që kërkojnë “shumicë të cilësuar” janë një hap i rëndësishëm përpara. Ky është një zhvillim inkurajues për procesin e integrimit te evropian të vendit.

Ne i mirëpresim këto zhvillime sepse ato sinjalizojnë gatishmërinë për të kaluar në një epokë të re bashkëpunimi. Kjo përcakton bazat drejt normalizimit të jetës politike dhe adresimit të shqetësimeve të qytetarëve shqiptarë.

Ne i konsiderojmë këto marrëveshje, të konfirmuara nga Parlamenti, si një përgjigje politike për sfidat e mëdha përpara. Ky përparim nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë për vendin dhe rajonin. Tani, momenti duhet shfrytëzuar për të ndërmarrë masa politike që të jenë largpamëse, vendimtare dhe konstruktive për të siguruar një perspektivë të qartë për qytetarët. Shqipëria nuk duhet ta humbasë këtë mundësi.

Prandaj, ne dëshirojmë t’ju inkurajojmë që të bashkoni forcat për përparimin e mëtejshëm të reformave lidhur me BE-në, në të njëjtën frymë pajtimi dhe pragmatizmi. Nëpërmjet konsolidimit dhe zbatimit rigoroz të kësaj marrëveshje, të gjithë aktorët politikë do të përfitojnë në besueshmëri. Më e rëndësishmja, vendi do të jetë në gjendje të përqendrohet në prioritetet e tij të shumta në lidhje me marrëdhëniet me BE-në.

Ne jemi të kënaqur të shohim se ju keni njohur si një prioritet kombëtar zbatimin e dymbëdhjetë prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit të Evropian mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Si përfaqësues të zgjedhur të Parlamentit Evropian, ne gjithashtu shpresojmë se marrëveshja e javës së kaluar do të çojë në një funksionim më të mirë të Kuvendit të Shqipërisë. Një konsensus i gjerë për reformën zgjedhore do të jetë i dobishëm në sigurimin e funksionimit të duhur të procesit demokratik. Ne gjithashtu besojmë fuqishëm se ka një mundësi tani për zbatimin e reformave të rëndësishme në lidhje me sundimin e ligjit dhe të të drejtave të njeriut, veçanërisht për reformën e gjyqësorit, luftën me efikasitet kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar, dhe për të siguruar trajtimin jo-diskriminues dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve.

Në ndajmë besimin tonë të përbashkët që e ardhmja e Shqipërisë, si dhe ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, është në Bashkimin Evropian. Ne jemi të gatshëm t’ju japim këshilla, mbështetje dhe ndihmë në arritjen e këtij qëllimi. Zhvillimet e reja në Shqipëri mund dhe shpresojmë se do të çojnë në krijimin e një platforme parlamentare për Evropën, që do të bashkojë të gjitha forcat politike në vend rreth qëllimit të përbashkët të integrimit në BE.

Ne do të kemi një rast të parë për të shkëmbyer mendime me homologët tanë shqiptarë gjatë takimit të ardhshëm të Komitetit Parlamentar të Stabilizim dhe Asociimi në Tiranë më 9 dhjetor. Ne kemi besim se ky rast do të shënojë një fazë të re në marrëdhëniet tona.

 

Me respekt,

Eduard Kukan,

Kryetar i Delegacionit

për Marrëdhëniet me Evropën Juglindore

Hannes Swoboda,

Zëvendës-President i Grupit të S&D

8 komente në “Letra për Berishën e Ramën, Swoboda e Kukan: Vazhdoni reformat e integrimit”

  1. sorge says:

    Gaboheni zoterinj te nderuar,qe i drejtoheni VRASESIT te shqiptareve dhe VIKTIMES me te njejten gjuhe!!!Me Sali Berishen kurre nuk do te kete DIALOG Shqiperia!!Ai eshte nje DELIRANT i PANDREQSHEM dhe nje AUTOKTAT hileqar!!Ai mendon vetem per POSTIN E TIJ se ka bere shume krime dhe largimi nga pushteti e ben qe te jape llogari para drejtesise!!Bashke fajtore me ate jeni edhe ju,sepse ne te gjitha KRIMET,qe ai ka bere,ne ASNJE RAST JU NUK I JENI DREJTUAR ATIJ SI FAJTOR,POR JENI MARRE ME OPOZITEN!!!Kjo eshte arsyeja qe Berisha nuk korigjohet,sepse e shikon qe ju HESHTNI ndaj KRIMEVE TE TIJ!!Se pse e beni kete,JU E DINI VETE,por populli shqiptar nuk ju pershendet!!!Aq me teper PARTITE E MAJTA NE PE kane qendruar INDIFERENTE ndaj ngjarjeve ne Shqiperi dhe nuk keni ndihmuar aspak PS-ne,qe i eshte nenshtruar nje TERRORI KRIMINAL sa nga Berisha ashtu edhe nga e DJATHTA FASHISTE NE PE!!!

  2. 21janari says:

    Kjo eshte nje leter pa moral politik e burokrateve te PE e cila barazon viktimen me agresorin.
    Per fat te keq, si pasoje e politikes mafioze te Berishes, Shqiperia vazhdin te trajtohet si nje perjashtim.

  3. POSHTE invazioni dipllomatik says:

    U bene tre vjet me letra te hapura dhe tallja e poshtrimi i shqiptareve
    nuk ka te sosur:
    pa dale para gjyqit PER 21 JANARIT:
    BERISHA ………………….SI VRASES
    RAMA …………………….SI TRADHETAR
    ARVIZU & OSBE……………..SI POSHTERUES
    nuk do kete integrim ne nje europe qe po shkaterrohet..
    MALLKUAR QOFSHI EURO-HIPOKRITE TE SHPIFUR…

  4. luis says:

    Duhet kuptuar se politika nuk eshte ne gjendje te zgjidh lemshin qe eshte krijuar por vetem trysnia popullore ose gezoni kete fat qe u ka rene.

  5. LORA says:

    Kjo gjelle e bajatisur “krokodilesh” do te zgjase aq sa te duam ne ta shijojme,ose derisa te vendosim ta refuzojme.Kur them ne,ketu perfshij te gjithe njerzit e ndershem e te pergjegjshem qe duan nje atdhe me te mire per te jetuar me pune e me drejtesi.

  6. razo says:

    Kta kane hallin e dietave per daten 9 Dhjetor, ju plasi trapi shume per Shqiptaret..Ne e kemi marre vesh kete muhabet qe me daten 21 Janar, mendja ti mbushet Rames qe mban shpresat tek kta halet..

  7. albaniac says:

    To:Eduard Kukan,Hannes Swoboda,

    This is just for starters…
    so both of you know who you are dealing with…

    NATO has restricted access to Albania’s military information network, especially information related to nuclear energy.

    The decision came after investigations carried out and revealed that people who had access to confidential documents and information of NATO associated with operations of war, provided a fee to Arabs, Russians and Serbs.

    The Secretary General Rasmussen went to Tirana and requested an explanation from Prime Minister Sali Berisha. The NATO research has identified the names of Members who entered into the system.

    The information reported some significant effects on the ‘Eastern Front’ and terrorist operations. NATO concluded that Albania is a risk in maintaining confidential information. From today, no person-even the Prime Minister, will not be allowed to verify information on nuclear energy, businesses are defined as highly confidential and other data.

    Investigations will continue to identify Albanian MPs who sold information to organizations or countries that are friendly to NATO and the U.S..

  8. tomori beratit says:

    Dita kur sal skizofreni do te largohet do te jete dita e demokracis te vertet dita e çlirimit per shqipetaret,eshte kjo qe e tremb kaq shume kete zagar qe kerkon me te gjitha menyrat te mbaje pushtetin qe nga vjedhja masive e votave,fallsifikimet,kercenimet deri te vrasjet e popullit te tij.Por kjo nuk do ta shpetoj dot nga urrejtja e popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje