Deputeti i PS, Ben Blushi, është rrëfyer në emisionin ‘Top Story’ për disa çështje të rëndësishme. Gjeni më poshtë pjesë nga intervista e tij.
Për rikandidimin e Ramës
Unë nuk kam pasur mundësi ta them këtë në publik dhe nuk kam dashur ta them. Por, Edi Rama nuk duhet të kishte kandiduar për disa arsye që do t’jua them. Nëse ka një gafë politike, është kandidimi i tij në Tiranë për herë të katërt. E para, sepse ai e kuptoi në vitin 2009 se duhet të kandidonte i pari në listën e PS. Kjo ishte një nga kritikat që iu bë atij. E përsëriti duke u thënë të gjithëve që “unë nuk pyes, më thoni çfarë të doni, nuk ka rëndësi për mua”. E dyta, u dha përshtypja se do më shumë pushtet nga çfarë i takon. Duke u futur për herë të katërt në Tiranë dhe duke kërkuar të futet prapë në vitin 2013, kur do të hyjë si kandidat për Kryeministër, u tha shqiptarëve se mund t’i bëjë të gjitha. Nuk mund t’i bëjë të gjitha. Koha e njerëzve që i bëjnë të gjitha ka ikur. Duke u futur vetë, tregoi një akt megalomanie. Tha që përveç meje në PS nuk ka kandidatë të tjerë. Është megalomane si teori që unë se pranoj as për vete.
Për votën ndaj Fullanit
Njerëzit kanë arsye ta paragjykojnë sepse mund të mendojnë se si anëtar i Grupit unë duhet të votoj si Grupi. Vota ime në këtë rast nuk ka asnjë cilësi politike, por vetëm një dimension miqësor. Unë me Fullanin jam mik prej shumë vitesh.
Për garën për kreun e PS
Nuk kam rivalitet me Ramën sepse ai është kryetar i PS-së i kandiduar në vitin 2003 me votën time. Mori 140 vota në atë kohë dhe njëra ishte e imja. Edhe në vitin 2005 e votova. Në vitin 2009 nuk kam votuar për Ramën dhe e kam thënë këtë publikisht. Shumica e PS-së e ka zgjedhur kryetar, unë i bindem shumicës. Ka më pak tension seç ka pasur. Duke parë mënyrën si po sillet, kam arsye ta mbështes më shumë, sepse po bën disa gjëra që unë i kam kërkuar.
Për aleancën PS- LSI
Aleanca me LSI-në është një nga intrigat më të mëdha të mozaikut politik shqiptar. LSI-ja që kemi sot nuk është më LSI-ja që ka qenë para vitit 2009 dhe nuk është LSI-ja para 21 janarit. Në të paktën dy vitet e fundit kemi të paktën tre LSI dhe prandaj çështja bëhet më e vështirë dhe është njësoj si të bësh marrëveshje me një njeri që nuk është më ai. Unë nuk mund të them se sa kjo gjë është e mundur. Por, për shkak se LSI është bashkëfajtore në një qeverisje të keqe, për shkak të 21 janarit dhe për gjithë këto arsye, unë s’mund të them që pakti PS-LSI është më i mundshëm, por mund të them që ne duhet të përgatisim veten që të shkojmë në 2013-n pa LSI-në. Ka disa shkaqe që mund ta pengojnë deri në ditën e fundit këtë gjë, përkundrazi, mund ta kthejnë edhe në armiqësore në raport me ne, seç është sot.
Për Ramën kryeministër
Duket sikur PS-ja nga viti 2008 dhe në vazhdim ka vetëm një hall: si ta bëjë Ramën Kryeministër. E them këtë shumë qetë, Edi Rama do të jetë Kryeministër nëse PS fiton zgjedhjet dhe kjo nuk diskutohet, është kryetari i partisë. Por ky nuk mund të jetë i vetmi qëllim. Ky po kthehet në një hall. Ne nuk e kemi hall si ta bëjmë Ramën Kryeministër. Kjo është pasojë e ardhjes së PS-së në pushtet. Nëse PS vjen në pushtet në mënyrë të merituar, Rama bëhet Kryeministër në mënyrë të merituar. Kjo nuk është arsye për të ardhur në pushtet. Arsyeja është që Shqipëria të qeveriset me meritë, të jetë një vend që të qeveriset më mirë
Për Bamir Topin
Unë jam zënë me Topallin për Bamir Topin në prani të Bamir Topit. E dini ju çfarë mendon Topi për Gërdecin? Jo. Çfarë mendon për 21 janarin, që është ngjarje në bulevard? Jo, është vrasje në bulevard. Ky nuk është qëndrimi i një Presidenti. E dini ju çfarë mendon për zgjedhjet e 2009-s dhe 8 majin? Jo. Ky njeri u ka munguar datave kulmore të mandatit të tij, ka qenë gjithmonë në pozicion jashtë loje.
Për Leka Zogun
Unë i shpreh ngushëllime familjes. Nderimet që po i bëhen Leka Zogut janë kryesisht për shkaqe të merituara, besoj, kryesisht për shkak të emrit të familjes së të atit, një figurë të cilën ndoshta historia akoma nuk i ka dhënë emrin që i takon, kontroverse në disa raste, por një nga shtetarët, ose ndoshta shtetari më i mirë që ka pasur Shqipëria që nga viti 1912. E thashë kontroverse me shumë dritëhije, që i ka vuajtur edhe i biri për sa kohë ishte gjallë kur u kthye. Në një kthim spektakolar në 1997-n. Ata që sot e nderojnë e kanë pështyrë në vitin 1997, por nëse do të hapim një temë më të gjerë, që është raporti shqiptar me monarkinë, ky është një moment i kapërcyer. Është tjetër gjë të nderosh historinë, personazhet e saj, një familje të madhe shqiptare, atdhetare, pa dyshim. Këtu fillojnë pëlqimet apo mospëlqimet për regjimin.
Për 21 janarin
Duke folur mbi çështjen e 21 janarit, Blushi komentoi: “Kam qenë edhe në Shkodër, rastësisht, në dy prill 1991. 21 janari ishte shumë më keq, më i dhimbshëm dhe më i frikshëm. Nëse ka diçka që nuk diskutohet dhe e kanë parë live është që dihet se kush i ka vrarë. Eshtë Sali Berisha që vrau katër shqiptarë, që kërkonin një rrugë për të dalë nga varfëria.”
Ne pergjithesi jam dakord me sa folet edhe dje, me perjashtim te rastit kur flisni per rikandidimin e Rames. Rames iu kerkua nga e gjithe baza socialiste kjo gje. Une besoj se Rama nuk eshte se e kishte me shume pasion rikandidimin, por atij iu kthye ne nje sfide kjo, ne momentin kur Berisha vendosi Bashen perballe tij. Nje Rame qe nuk do kandidonte, do ishte nje Rame frikacak, qe besonte se do humbiste perballe njerit prej pergjegjesave te vrasjeve te 21 janarit. Nje Rame i tille do ishte jashtezakonisht i sulmuar ne kete pike. Basha dhe gjithe aparati shteteror, i kishin marre te gjitha masat per fitoren, masa qe tashme jane thene dhe dihen. Per kete ishte ne dijeni edhe Rama, dhe pikerisht kjo eshte arsyeja qe ai duhet pergezuar qe i hyri nje gare te tille, jo perballe bashes, por perballe gjithe shtetit. Basha do e kishte shume te lehte fitoren ne Tirane. I kam degjuar vet njerezit qe kane shkuar ne kutine e votmit vetem sepse ishte emri i Rames. Me gjithe ate presion ne Tirane, i papare ndonjehere ne asnje lloj zgjedhje, kudo mbizoteronte nje fryme frike, aq sa shume njerez nuk donin te shkonin ne votime, sepse njiheshin si te majte dhe agjentet i ruanin qe, ne rast paraqitje ne qendrat e votimit, humbisnin vendin e punes. Vetem emri i Rames i beri qe te dalin e te shkojne te votojne. Rama nuk humbi, atij iu grabit fitorja, qe ka qene shume here me e thelle se ajo +10 qe doli. Rama doli me i nderuar ne kete menyre, sepse mbi te gjitha i faktoi edhe faktorit nderkombetar se si dhe ne c’menyre Berisha arrin te manipuloje e grabise zgjedhjet. Pa kandidimin e Rames, ne sot do kishim nje Bashe mese legjitim ne ate detyre, i cili do tallej me Ramen, ashtu si Shefi i tij, gjithe diten me faktin se “me vjen shume keq qe Rama nuk kandidoi perballe meje, se do i kisha dhene edhe atij nje dru te mire ne gare”.
Shume e sakte, kam shkruar te njejten gje tek webiste respublica.al kur Mustafa Nano e cilesoi gabim futjen ne gare te Rames.
Edhe une jam dakort me juve. Fakt eshte qe pas zgjedhjeve lokale Saliu u semur. Kjo nuk e bind Blushin qe Rama beri mire apo do te tregoje qe une jam ai me i miri ne rradhe. Ky ben sikur c’po thote por ne fakt thote asgje vecse kritikon nga positat e atij qe nuk ndjen pergjegjesi.
Blushi eshte i pa-cipe. Ai thote e votova Fullanin se e kam mik
–Vetem kjo menyre te menduari tregton se ky eshte nje njeri i pamoraleshem
dhe nje arrogant i heshtur–Tregon tamam ligesine e ketij akrepi
——Aty je anetar i nje partie dhe ke vajtur ne ate post te perfaqsosh
popullin qe te ka dhene voten mbi bazen e programit te PS-se
Keshtuqe pavaresisht se si jane deshirat e tua, ti do votosh mbi bazen
e politkes se Partise ku ben pjese
–Ne te kundert largohu nga ajo Parti ,se me voten tende del kunder politkes se partise qe perfaqson
Ndaj duhet te largohesh nga PS-ja ,kur voton ne kundershtim me politiken
e saj te votimit ne parlament –jo te qendrosh ne PS dhe ne parlament voton kunder Saj
–Kjo eshte pisllek moral dhe ka paturpesine, e thot pa u skuquur fare ….
C’eshte kjo lloj krijese ? Ky nuk eshte njeri…..me nje mungese respekti
kaq skanaloze kundrjet atyre qe e kane zgjedhur
… ndaj PS ben mire ta ndjeki kete palaco dhe pastaj te beje c’te doje ky per miqte e tij ,por ama te mos jete ne PS ,se nuk ka kuptim te kesh siglen e PS-se he te votosh kunder saj
–Kjo eshte pabesi e paster fare
ke te drejte e kam mik e kam kushuri e kam dashnore e kam dashnor e kshu e ashtu pse kshu qeka te jap voten nem kredi pa perqindje jo mor blush se kshu nuk funksionon as nji shtet afrikan jo me nji shtet europjan .
Ik o blush shkruj na nji liber tjeter se rrogen e ke nga xhuzepina te Garantume me ket votim qe ke ba ik dhe shkruj se na qite ne selamet me ato librat e tua po blUshi tani njerzit do Hajne Librat e tua o ty mbyllte me kallaj gryka tu mbyllte .
Oj temen e semes vdes per njiçik post ky blushua i PS.
ke thene tamam ate qe mendova edhe une. Eshte me se e vertete
Ke shume te drejt Altin, +10 e Rames ne tirane tregon se njerezit kan mesuar tju pergjigjen pageses dhe presionit (nga ana e te djathtes) me genjeshtera, ose +10 sepse statistikori i Berishes ka gabuar.
E majta shqiptare duhet te gjej frymzimin dhe te jet kohezive nese do te arrij rezultate pozitive!!Kunder poshtersise nuk mjafton vetem nje Rama (me aspektet e veta pozitive dhe negative)duhen 10-100 Rama qe me koke fortesine dhe frymzime evropiane ta ndryshojne kete vend!! Jo Gjithmone kush humbet duhet te eci me koken ulur…
JAM DAKORD ME TE GJITHA PER SA SHKRUANI.DO TE SHTOJA VETEM DICKA :VJEDHJA QE U BE NE MES TE DITES ,MORI ATE PESHE TE MADHE VETEM E VETEM SE KJO VJEDHJE JU BE RAMES.NE KUSHTE NORMALE ,RAMA ESHTE AQ I ZGJUAR SA TE ZGJIDHTE NJE KANDIDAT TJETER PER K.BASHKIE,I CILI PERSERI DO TE KISHTE FITUAR.
Babain ish anetar te komitetit qendror, djali i Kiço Blushit eshte djale ish komunisti, si thuajse gjysma e shqiptareve, po nje gje nuk mund tja heqim, flet me sens (dhe pse eshte shume e e lehte te flasesh kur nuk je ne pushtet e nuk ke gje ne dore)
Ben Blushi e ka turperuar 1000 here te jatin!!!Shkrimet e Kico Blushit sot e kesaj dite jane plot argumente llogjike,me dashuri per Shqiperine,popullin shqiptar dhe historine e vet!!!Ai akuzon direkt Sali Berishen dhe politikanet SHTERPOE te se djathtes FASHISTE,si shkaktaret e HUMNERES SE MADHE KU E KANE GREMISUR SHQIPERINE KETA SERBE!!!Djali i tij,si KAZAN LEPIRES I FATOS NANOS I ESHTE QEPUR EDI RAMES,PA ASNJE FAKT ,VETEM PERR TA DISKREDITUAR E ULUR IMAZHIN NE PS,QE TE VIJE PRAP USTAI I TIJ TOSI MATRALLOSI!!!KURRE NUK KA PER TE ARDHUR TOSI NE PS!!!SHKONI KRIJONI NJE PARTIU TJETER DHE TE SHIKONI SE SA VETE DO JU VIJNE PRAPA!!!KENI MBARUAR TE TERE!!!KUR PS-ja KA PERBALLE NJE ARMIK TE RREZIKSHEM E BARBAR SI SALI BERISHA DHE TE MERRESH ME DISKUTIME PER VLERAT E KRYETARIT TE PARTISE,ESHTE MJERANE!!!TE TERA GODITJET I DUHEN DREJTUAR SALI BERISHES,NDERSA JU I BINI EDI RAMES!!!BENI PUNEN E TRAFHETARIT,BLUSH,T’U SHOFTE EMRI!!!
qetesi, po na flet shkrimtari! hapni veshet se coc po na thot! dhe cpo na thot? qe rama duhet te ishte larguar! hallall, politikan i madh ky shkrimtari!…me 2009, shkrimtari na doli rreth e perqark duke pyetur miletin nese u ishte vjedhur vota! mileti i tha jo! shkrimtari nxorri shpaten kunder rames! me 2011, kur saliu u tall hapur me kombin “fisnik” shqiptar duke e vjedhur hapur nen rrezet e diellit, shkrimtari nuk doli rreth e perqark te pyese, por i ra menja tna shkruje nje liber! libri mund te jete i bukur fare, por e drejta doli me edi ramen, dhe kete blushi se pertyp dot!…edi duhet te ishte larguar pas 21 janarit, ndersa ti blush duhet te ikesh fare sa me pare nga politika. rri me librin se je mir
shoku nese Ed Rama do vertet te fitoje duhet te bej Blushin kryetar grupi parlamentar dhe jo Rucin .. dhe ta ket krah te djatht jo te mbaj servilin Velija mbase….te kujtohet rasti i kryebashkijakut te kavajes ku pa dal akoma e verteta Velija u nisi email te gjitha ambasadave.
nuk ka veti Blushi per te qene e funksionuar sic duhet ne ate detyre. Ai s’ka ekuiliber politik, futja m’top. Nuk dua te kaloj ne pjesen nese Ruci ishte i zevendesueshem apo jo, por vetem Blushi nuk funksionon dot ne detyra; atij jepi nje cigare e nje gote raki, dhe te tregon (ose trillon) ndonje tregim
Me vjen shum keq qe marin ne emisjone televizive ,njeres si Blushi qe deformojne c’do gje vetem per te ritur vlerat e tyre . Z, Ben Blush, Hanis Harasani, Kastrijot Islami e Arben Malaj me shok, ende nuk e kane te qarte se Edi Rama i ka fituar zgjedhjet per bashkine , por njerez si keta qe permenda me larte e qe nuk jane aspak Socjalist, me shprehjet e tyre kondra Edi Rames i dhane forc Sali Berishes per te deformuar voten e popullit. Keta servila duhen ndeshkuar duke i perjashtuar njehere e pergjithnje nga Partija Socjaliste, pasi ata jane te shitur dhe te demshem per te ardhmen e ketij vendi. O ,Blush, O karabush!!! Edi Rama i ka fituar gjithnje zgjedhjet dhe do ti fitoje edhe pa ju , legenat e Sali Bershes e qe Saliu ju perdor e se ruan aspak per jashteqitje si ju.
Po,po keni te drejte…socialist i vertete eshte ky qe ne 93-shin deshte ta nxirrte te jashteligjshme PS…keni te drejte.E ci duhen ketij shkrimtaret si Ben Blushi kur ka vene prane vetes e ne majat e Ps mundesa si Paulin Sterkaj…per te mos te permendur emra te tjere te dyshimte qe ju afer qarqeve te Ps i njihni mire.Ky eshte diktator dhe pike!Ky eshte ndeshur me gjithe figurat e Ps,ketij nuk i vjen mire tja kthejne fjalen dhe po e bene ky i menjanon ne Ps.Lideri demokrat e vizionar,lideri i te ardhmes,lideri qe ne parti nuk le ta kundershtojne…nuk lejon fjalen e lire.Shume mire e ka Blushi…shume mire e kishte dhe pas zgjedhjeve parlamentare kur ky humbi shumicen e sipas statutit duhet te jepte doreheqjen nga kryetar partie.Por jo,ky nuk e dha…E c’eshte statuti para megalomanise se ketij personazhi?Pastaj rikandidoi per Tr ne nje kohe qe pasi e betonizoi ate per se mbari e braktisi totalisht per tju perkushtuar Ps-s.Dhe quajti fitore ato 10 vota diference pa kuptuar qe duke qene se ishte dhene per favorit,ato vota do te ishin nje zvarritje drejt bashkise.Pa kuptuar qe qytetaret e Tiranes te cilet me pare e kishin votuar me diference te madhe kete here e kishin ndeshkuar ashtu si i ndeshkoi ai ata duke abandonuar kete qytet qe i besoi,ne meshiren e fatit.Gjithsesi dua te theksoj qe me mungon Rama i mandatit te pare,atehere kur punoi me pasion dhe nisi ti ndrroj fytyren pak e nga pak qytetit…por pastaj humbi rruges!!!Pastaj u josh nga pushteti partiak,pastaj e la shpirtin e tij prej artisti te korruptohej nga pallatet shumekatesh…dhe ndertuesit e tyre.Me vjen keq sepse mandatin e pare beri nje pune te shkelqyer dhe pastaj i vuri shkelmin gjithckaje.Duhet te jemi realiste,si kryetar partije dhe lider opozite eshte i deshtuar…e ka percare kete parti ai,i ka mbyllur gojen e po ben ligjin si te doj.Gati gati po ndjejme nostalgji(gje qe e mendoja te pamundur) per partine e dikurshme te Fatos Nanos,partine e lire e liberale te tij…partine e konfrontimit e te debatit.Afirmoj!Kjo eshte nje opozite krejt e dobet.
Beni eshte djale i ekuilibruar…ne kete interviste ka shprehur opinionin e tij pa dashur te influencoje askend…Shume nga ato qe ka thene jane te drejta disa gjera mbeten ne opinionin e tij personal..NUk mund te jemi me opinion unanim se behemi si ne kohen e …nejse dikush ja ka permendur se ka patur babain komunist…edhe une e kam patur..edhe argita..megjithate librat e Kico Blushit i kisha te gjitha ne bibloteken time…
E gjithe veprimtaria politike e Rames qe nga Gerdeci e deri me sot(gati 4 vjet) eshte vetem me gafa e gabime thuajse te gjitha te perseritura.Veprimet e tij nuk kane parime,mencuri,vendosmeri,qendrueshmeria por jane te udhehequra nga pazaret e vogla,hilete,ekseset momentale qe i shuhen si flake kashte.Kur duhej te perballej me te keqen,i ikte si i frikesuar ose bente aleance me te,kur duhej te terhiqej apo te bente pauze kalonte ne gjeste dhe ngacmime periferike te cilat po vete i braktiste shume shpejt.Tani qe duhet te veproje duket ne apati dhe corientim.Me duket se ai ka qene,dhe eshte i kompleksuar nga mospranimi prej faktorit nderkombetar dhe distanca arrogante qe mban me bashkepunetoret,vartesit dhe elektoratin e vet.Te vjen keq per elektoratin socialist,ne shumice qytetar dhe i emancipuar qe po vuan gjitha te zezat nga kjo qeveri per shkak te paaftesise se lidershipit te tij, se Edi Rama per vete i ka punet ne rregull.
sakte gjithcka pervec fullanit…nuk votohet per miqesi sepse behet fjale per fatet e popullit dhe shkojne pertej miqesise
M[ vjen keq që Ben Blushi, i biri i dy personaliteteve shoqerore të spikatur si demokrate e patriote si Kiço e Mira Blushi, të flasë broçkulla nen jermin e delirit te madheshtise. Ahmet bej Zogolli patriot?! Si ka mundesi nje “socialist” te lartesoje nje Mbret vrases i demokrateve e patrioteve te shquar shqiptare? Hap internetin ti “karafil” Blushi dhe do te shohesh se emri i Zogut eshte nder 204 diktatoret e botes ne shekullin XX.
ky Blushi eshte nje idiot qe ska shok..kete e genjen mendjase nje dite do behet politikani me i rendesishem i PS..ky njeri eshte shume xheloz dhe megaloman dhe akuzon Ramen per kete..keta i paguan Saliu per te percare PS..e dine te gjithee..megjithe votat e Kosovareve,megjithe votat e emigranteve qe kane ikur prej shume kohesh dhe keto vota jane hedhur per PD,megjithe falsifikimet,Edi Rama fitoi bindshem ne Tirane dhe jo me dhjete vota porr shume shume me teper..Malokut i duhej Tirana pasi aty vidhet me shume ,sic po tregon koha ..dhe ne planet e Bersihes dhe buratinos tij Bosha,shkaterrimi i Tiranes eshte pika kryesore
Ben Blushi e ka farefis Fatos Nanon (nga ana e se jemes, Mira Shuteriqi). Fatos Nano e futi ne politike, pastaj e rickloi kur beri gafen lidhur me Madeleine Albright. Ne intervisten e djeshme Blushi e sulmoi prape Ramen, megjithese ky i fundit i ka shtrire doren e bashkepunimit. Jam dakord me nje nga komentuesit qe te gjitha baterite duhen drejtuar kunder Berishes, ndersa Blushi mbreme i dha lende te pare medias prane Berishes.
Ben Blushi,Kastriot Islami,Harasani dhe kompani ,duhet ta nderojne Ramen si nje Figure e Lavdishme e PS-se,
keta nga xhelozia cuan uje ke Saliu,keshtu qe me mire ketyre i bie te Bashkohen me Satrapin Sali Berish mbasi nuk mund ti takojne nme PS-se
Keta jane Karjerist te deshtuar dhe se qendrimi i tyre ne PS eshte shume i demshem dhe negativ mbasi ata gjithmone do te votojne ne drejtim te Kundert.
Per inat te sime vjehre po fle me Mullixhiun, kjo eshte e verteta e ketyre te komanduar nga i deshtuare Nano.
anetari me i devotshem dhe me punetore i PD eshte vete edi rama,perderisa ne krye te PS qendron edi rama partia demokratike do ti fitoje zgjedhjet sote e njeqind vjete.mik me te mire se edi rama z.berisha nuk do gjen asnjiher.