Dalin emrat e 5 grave anëtare të kryesisë

2 Dhjetor 2011, 19:51Politika TEMA

Arta Dade, Valentina Leskaj, Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni dhe Lindita Nikolli do të jenë femrat anëtare të kryesisë së re të PS-së, të zgjedhura me listë të veçantë për shkak të përfaqësimit të kuotës 30 për qind të grave, që PS e ka përcaktuar tashmë me statut në çdo strukturë. Kandidatet femra për kryesinë, nga të cilat u zgjodhën vetëm pesë gratë e mësipërme, ishin 10. Leskaj, Nikolli dhe Kodheli ishin anëtare në kryesinë e vjetër, ndërsa Dade, e cila ka humbur postin e Sekretares për Marrëdhëniet Ndërkombëtare për shkak të shkrirjes së këtij posti arriti të futej në forumin e lartë të partisë, ku ka qenë dhe më parë në karrierën e saj të gjatë tashmë në PS. E vetmja prurje e re është emri i deputetes Eglantina Gjermeni.

5 komente në “Dalin emrat e 5 grave anëtare të kryesisë”

  1. Prishtina says:

    Pse Edvin Ramadani(Edi Rama) nuk ka caktuar asnje burr?

    1. Shefqet Cela says:

      Qenke trushkulur, ne se ke patur ndonjehere. Ketu eshte lista e grave, ti thua pse nuk ka caktuar ndonje burre.
      Tung!

    2. Landi- Sverige says:

      Kur do beheni njerez o te mjerre?

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : une kisha vetem nje kerkese : nuk me pelqen te beje shume karriere ushtarja e Rexhep Meidanit, znj. Mimoza Hafizi.
    Bukur te pershendes pe humbjen znj. Hafizi.

  3. Boresi says:

    Une personalisht njof Arten dhe Valentinen, ndersa ato zonjat e tjera nuk i njof, por kam mendimin se ato te pesta kane fitur shumicen e votave ne Asamble dhe mendoj se e kane meritur vendin ne Kryesine e PS-se, Une me kete rast dua tu shpreh atyre konsideraten time per posicionin ne udheheqjen e larte te PS-se dhe tu uroj atyre sukses ne detyren e tyredhe te punojne sa me mire qe ne zgjedhjet e tjera PS-ja te vije ne posite per te miren e atij populli dhe per te miren e vendit, dhe ne te njeten kohe te na kthej neve te larguarve besimin se edhe Shqiperia e meriton te shkoje ne Evrope si e barabarte me kombet etjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje