Asambleja e PS-së ka shënuar pa dyshim surpriza për nga lista e kandidatëve për anëtarë kryesie dhe sekretarëve të propozuar nga Edi Rama. Po ashtu dhe me krijimin e këshillit të të urtëve, një ide po e Ramës, ku mungonte vetëm Fatos Nano nga ishët e partisë, por ishte një nga kundërshtarët publikë të tij Ylli Bufi. Kështu ka surprizuar Rama me emrat e propozuar për sekretarët e Asamblesë, ku nuk kanë munguar kritikë publikë të tij, si Andis Harasani apo riaktivizimi i Ilir Zelës. Ndërkohë i vetmi që s’ka marrë një “copë” nga torta e posteve të ndara dje nga PS ishte Kastriot Islami, i cili duket se e ka lënë më të hidhur se kushdo nga kritikët e tjerë shijen në preferencën e Ramës. Duke u shprehur për mospërfshirjen e tij në listën e kandidatëve Rama tha se “Zoti Islami nuk ka qenë më parë anëtar kryesie, ndërsa si sekretar nuk i duhet më partisë”. Ben Blushi e Arben Malaj pavarësisht qëndrimit ndryshe ndaj Ramës janë propozuar prej tij për të qenë në kryesinë e re, e cila ka rikonfirmuar në një përqindje të madhe emrat e vjetër. Ndërkohë Rama ka mbyllur çdo ekuivok për ndonjë aleancë të mundshme me LSI-në, duke hedhur poshtë zëra që vijnë për një “aleancë të domosdoshme për fitoren” kresisht nga Islami apo ndonjë kritik tjetër brenda PS-së. Rama tha se “ka nga ata që e shohin Ilir Metën si nevojë. Ilir Meta është pjesë e pushtetit. Ai e ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk kemi ç’t’i themi për sa kohë ai e ka bërë zgjedhjen. Jemi të mjaftueshëm për të shkuar në çdo derë dhe për t’i folur çdo zemre”.
Për një parti që shkon derë më derë
Në fjalën e tij mbajtur para Asamblesë Kombëtare Rama kërkoi nga ky forum një angazhim të vërtetë elektoral duke kërkuar që mesazhi i programit socialist të shkojë derë më derë. Ai propozoi një sekretariat të gjerë të asamblesë, ku përfshiu shumë emra publikë, kryesisht deputetë, ndërsa kërkoi dhe ngritjen e një strukture që të lidhë punën e asamblesë me kryesinë e partisë. “Për ta bërë programin fitues, duhet ta bëjmë në radhë të parë atë axhendën tonë të përbashkët. Duke i bërë të gjitha axhendat personale pjesë të axhendës së përbashkët. Programin do ta mbushim me shpirtin e një familjeje politike që ngroh shpirtrat e shqiptarëve të sfilitur nga padrejtësitë dhe cinizmi i politikës së gënjeshtrave të mëdha dhe të llogarive të vogla. Këtë familje politike, familjen tonë politike, do ta bëjmë strehë të ngrohtë për këdo që është apo dëshiron të bëhet pjesë e saj. Hapësirën brenda nesh do jua mbushim me pasionin e politikës dhe me entuziazmin e qëllimit të përbashkët dhe të punojmë si një skuadër, të bashkëjetojmë si një familje, të debatojmë si të afërm dhe të merremi vesh si të rritur. Kjo nuk është një parti e vasalitetit, por e rivaliteteve”, tha Rama para 233 anëtarëve të Asamblesë. Ai më tej tha se PS ka problemin brenda vetes me mënyrën se si i përjeton rivalitete brenda saj. “Ka qenë kështu, është kështu, duhet dhe do të jetë kështu në të gjitha nivelet. Nga rivalitetet për të drejtuar partinë, tek rivalitetet për të drejtuar një organizatë bazë, apo rivalitete për të qenë delegatë në Kongres, apo për të qenë në Asamble, apo për të qenë në Kryesi. Por problemi ynë nuk janë rivalitetet, problemi ynë është i të jetuarit keq të tyre. Të mësuarit keq nga to. Të bërit keq për shkak të tyre. Në të gjitha nivelet”. Ai kërkoi organizim të fortë si çelës të fitores së ardhshme. “Si mund të fitojmë nëse nuk organizohemi si kurrë më parë dhe si mund të organizohemi si kurrë më parë nëse secili nuk bën punën e tij përpara se të merret me punën e tjetrit dhe nuk e kupton si rrallë më parë se puna e tij është me njerëzit dhe për njerëzit. Njerëzit e partisë që presin prej nesh këtu lart, nxitje, inkurajim, motivim, zëdhënie të halleve dhe të shpresave të tyre, shembuj për t’u ndjekur deri në fund, deri në ditën finale të një beteje të vështirë por plotësisht të mundur, të një beteje që duhet dhe do ta fitojmë të gjithë së bashku”, tha kryesocialisti. Duke folur për propozimet e tij mbi strukturat e reja që do të ngrihen nga Asambleja Rama tha se “janë dy propozime për të bërë sot lidhur me krijimin e kushteve për të mbuluar plotësisht dhe sa më cilësisht territorin. Së pari, në mbledhjen e ardhshme të bëjmë një numër shumë të kufizuar, por të nevojshëm kooptimesh në Asamblenë Kombëtare nga disa pak zona periferike për të plotësuar forcat me mandatin e përfaqësimit të këtij forumi edhe në disa pika ku siç e thashë formula e zgjedhjes së asamblesë me një listë kombëtare të hapur ka lënë ndonjë boshllëk. Së dyti, shumë më e rëndësishme të miratojmë sot ngritjen e një Komiteti të Përfaqësimit Territorial. Këtë komitet e kuptoj si një strukturë të Asamblesë Kombëtare që duhet t’i shërbejë partisë dhe të ndihmojë kryetarin e saj, jo vetëm sot në opozitë, por edhe nesër në qeverisje si një strukturë e lidhur drejtpërsëdrejti me territorin dhe me problematikat e realiteteve të ndryshme të vendit përtej kufijve të kryeqytetit dhe përtej mureve të parlamentit”. Sipas tij ky forum nuk është një shpikje “sui generis”, por “një adaptim shumë modest i një forumi të njohur të konservatorëve anglezë që është marrë si model dhe është adaptuar nga disa parti të ndryshme në Europë dhe në botë”. “Është një forum që iu jep zë në mënyrë sistematike, në prani të kryetarit të partisë në opozitë, apo të kryeministrit në qeverisje, të gjitha shqetësimeve të një përfaqësie të deputetëve që nuk janë pjesë e kryesisë kur partia është në opozitë apo pjesë e qeverisë kur partia është në pushtet. Është hallka që nuk lejon shkëputjen e drejtuesit më të lartë apo të krejt forumit drejtues ose ekipit qeverisës nga realiteti i territorit, përmes krijimit të një lidhjeje simetrike me drejtuesin e partisë ose të qeverisë njësoj si kryesia apo qeveria. Është momenti për ta konsideruar aprovimin e një strukture të tillë dhe për t’i dhënë asaj bashkarish jetë, formë, përmbajtje, duke e kthyer në një forcë të shtuar që e mban drejtuesin dhe kryesinë e partisë, apo qeverinë nesër, me këmbë në tokë”, theksoi kreu i PS-së.
Nga ana tjetër ai kërkoi për herë të parë që figura të larta të partisë që kanë qenë themelues dhe drejtues të saj të jenë bashkë në një këshill të urtësh duke lënë jashtë tij vetëm ishkryetarrin 14- vjeçar tëPS-së, Fatos Nanon, i cili për hir të së vërtetës është larguar nga PS prej vitesh. “Jju kërkoj të miratoni sot krijimin e një Këshilli Politik të Partisë. Një strukturë këshillimore e njerëzve më me përvojë, thënë ndryshe ajo që hera herës është kërkuar si një këshill të urtësh. Ky këshill duhet të institucionalizohet dhe mblidhet sistematikisht në prani të kryetarit të partisë, domosdoshmërisht, dhe të tjerë përfaqësues të partisë sipas rastit dhe nevojës për të dëgjuar dhe për t’u dëgjuar. Në kushtet kur më shumë se asnjëherë është e domosdoshme një sinergji e re dhe sa më e plotë me sa më shumë protagonistëve të jetës së kësaj partie, nga më të moshuarit tek më të rinjtë. Besoj se protagonizmi në vijueshmërinë e jetës së partisë, qysh nga lindja deri sot, si edhe rolet e larta drejtuese në parti e në qeveri dhe eksperienca e gjatë si anëtarë të organizatës sonë përbën një kriter të arsyeshëm për ta formësuar këtë këshill politik. Pavarësisht se disa prej anëtarëve të tij mund të jenë sot në një aktivitet të reduktuar, ndërkohë që disa të tjerë janë në aktivitet të plotë politik dhe publik”, e komentoi Rama këtë propozim të tijin.
Këshilli Politik i PS-së
Servet Pëllumbi
Rexhep Mejdani
Ylli Bufi
Namik Dokle
Gramoz Ruçi
Panedeli Majko
Arta Dade
Et’hem Ruka
Maqo Lakrori
Luan Hadaraga
Sabit Brokaj
Bashkim Zeneli
Grupet e punës së Asamblesë do të drejtohen:
Për Planin e Përgjithshëm Kombëtar, Eduard Shalsi
Për Punësimin Arbër Mazniku
Për Arsimin Ledi Shamku
Për Çështjet sociale Kosta Barjaba
Për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor Klodjana Spahiu
Për Çështjen e Pronës Merita Qato
Për Politikat Fiskale Adriana Berberi
Për Energjinë Andis Harasani
Për Telekomunikacionin Ilir Zela
Për Infrastrukturën, Turizmin dhe Mjedisin Artan Lame
Për Rendin Publik Ilir Gjonin
Për Shtetin e së Drejtës Shega Ligori
Për Zhvillimin Rural Agron Dukën
Për Sipërmarrjen në fshat Petrit Agon
Për Autonominë Vendore Artan Shkëmbin
Për të Përndjekurit Keti Bazhdarin
Për Mediat Iris Luarasin
Për Menaxhimin e Kulturës Kiço Londo
Për Politikat Rinore Elisa Spiropalin
Për Sportin Fidel Yllin
Për Shërbimin Diplomatik Marko Bello
eh nuk ka derman dhe kjo parti ….. eshte partia e Korcarve-tepelensve dhe vlonjatve….perjashtohen qe te jene pjese e vendimeve politike ne kete parti i gjithe veriu i Shqiperise…. kjo eshte ndasiiiii dhe jo bashkim i Shqiptarve.
Ka nga veriu,jane nga familjet qytetare shkodrane dhe shume mire qe nuk ka nga malokeria se kane qelbur Tiranen dhe gjithe Shqiperine.Ata qe mungojne jane tiranasit dhe Shqiperia e mesme.
Me duket se nuk i paske pare emrat me kujdes sepse atje ka matjane, shkodrane, dibrane, edhe tropojane
SHqiperin eka mar lumi o SHqiptar .SHqipetar mos rri po zgjohu o SHqipeta.E ndane se ashtu do rryci qe te ndihet mire,kan mar nja 3 o 4 tipa nga veriu dhe sa me then.Kupola eshte fjal e rende po keshtu duket ne shikimin e pare te asaj qe ka dal nga listat.Zgjedhia me e gabuar dhe me e pa nevojshme,kjo do e lere dhe per 25 vjet ne opozit sa do Berisha,ju lumte vazhdoni keshtu se ne vend numero do jini.Po ku eshte ai mendimi PERTEJ TE MAJTES DHE TE DJATHTES dite e zez dom jet per shqiperin deri sa te kemi keta tipa dhe keto mendje.AMAN MOR MERO NA SHKRUAJ SI E KUPTON TI KETE ZGIDHJE,po pate mundesi,faleminderit po e bere,po se bere falemnerssssss ,I MERZITUR.
Ardi e ke gabim .ndre legisi ,ilir beqja,gezim tushi,ditmir bushati.namik kopliku .namik dokle,adelina farizi ,mimoza hafizi .Jane nga veriu
Gezim Tushi eshte nga Vlora
Me ca bashibozuke si puna e Gramos Rucit,nuk cohet Shqiperia perpara, por ne gremine……Jane kaq djem e vajza me 3-4 gjuhe te huaja qe dhe JU,[PS-ja}dhe PD[Saliu] i keni lane jashte,nuk nderrohet drejtimi i shqiperise, duke nderruar kostumet dhe karriget,por njerzit dhe psikologjine Tuaj…
Me Gramoz Rucin e Namik Doklen nuk shkohet perpara – cope injorantesh
dhe Edi me gomar akoma qe i mban ne parti.
ddd,
Ndoshta shkohet perpara deri ne zgjedhje, sepse jane te gjithe ata qe i nxoren Edi Rames gjuhen, pas zgjedhjeve te 2009. Te shohim ndoshta jane faktore per fitoren ne 2013.
Miq te mi.Menyra e komenteve tona le shum per te deshiruar.Flasim per klane zona e krahina duke i ndare njerezit ne jugor verior lindor,malok skrapalinj a tropojan.TURP.Ne jemi nje popull i vogel dhe kemi nevoj vetem per bashkim jemi te gjith SHQIPTAR.E them me keqardhje qe nga 20 vjet e kusur partia ne pushtet e ka perdorur ne menyre shum te ulet ndarjen ne nje menyre tejet antishqiptare dhe faji eshte vetem i nje personi shume negativ gjate gjith kesaj periudhe20 vjeçare sali berishes.Po kritikojm ps se pse u zgjodh ky a pse nuk u vendos ky,por duhet ta themi qe ps eshte parti vertet europiane se ka organet e saj dhe zhvillon gjith obligacionet qe i rjedhin nje partie europiane si kongrese e asamble per te pasur gjith forumet qe ka nje parti.PA SHIKONI PD.Ka vetem nje person ka vite qe nuk mblidhet per kongrese nuk ka forumet udheheqese per çdo gje pergjigjet vetem njeshi qe ja ka kaluar edhe mahmutit te iranit qe per mendimin tim eshte me demokrat se sala yn.Prandaj bejm mire ti urojm pune te mbare kesaj partie per te miren e demokracis ne shqiperi.