Nikolla mbërriti me urgjencë në Tiranë. Kurioziteti për të mësuar çfarë kish ndodhur e kishte hequr dhe frikën nga avioni, duke mos e zënë gjumi. Sapo doli tek shkallët e avionit, pa një makinë VIP që rrinte afër shkallëve.
–Do ketë ndodhur diçka, tha me vete, se kushedi kë presin. Në hollin e VIP nuk ish njeri. Nikolla po vdiste të mësonte diçka.
-Ma bë një kafe, i tha banakierit më shumë për të hyrë në muhabet.
-Çfarë kafe mor burrë, a s’ke pi në avion a?
-Hajt se qeke dhe nga Tropoja, ma bë një, por pa sheqer, i tha Niko.
-Pse mor burrë pa sheqer, kush të ka dekë, krejt shnosh jena. A se pe Doktorin në mbledhje të qeverisë a?
-Ok, ok, lëre fare, i tha Niko dhe doli në korridor i turbulluar.
-Qenka gjallë, tha me vete. Duhet të nxitoj.
Tek dera ku dilte valixhja ishte sërish një djalë i madh.
-A ta marr pak çantën se dua të ik shpejt, i tha Nikolla.
-Jo pa q… nanën teme, kush gjallë çantën pa dalë krejt s’e merr.
-Mos, qeka dhe ky nga Tropoja, tha Nikolla.
Mori valixhen dhe u mat të ikte.
-Prit mo burrë, ka je ka vrapon, i tha trupmadhi që Nikollës i kujton vitin ‘97.
-Jam direkt për kryeministri se kam një takim me Doktorin, i tha Niko.
-Po prit mor burrë se i’tash po vjen taksia jeme se duke nxitu kështu hip në ndonjë taksi komunisti. Dil jashtë dhe të pret taksia. Lexo ATEX. Veç aty ke me hipë në do me shku gjallë tek ai Burri.
-Në rregull, i tha Niko, aty po hip, dhe vrapoi.
Shoferi i taksisë po e priste tek dera. Niko hapi derën e pasme, hyri brenda, e përshëndeti dhe taksia u nis. Nuk folën deri në Tiranë se e dinte që do grindej. Papritur makina ndaloi dhe Nikolla u përmend.
-Arritëm, i tha, zbrit.
Nikolla pa rrotull dhe vuri re që shoferi e kishte çuar tek shtëpia e tij e vjetër që kishte në vitin 1997.
-Pse më kë sjellë këtu, I tha Nikolla, do shkoj tek shefi.
-A je Nikolla mo burrë, e pyeti shoferi. Tek shtëpia të kam pru, a s’e ke më shtëpinë këtu a?
-Këtu, këtu, i tha Nikolla nga frika se mos i mësonte shtëpinë e re, po më ço tek Shefi në kryeministri.
-A me ne je ba dhe ti a, pyeti shoferi i çuditur.
Në hyrje të kryeministrisë askush nuk e kontrolloi. Të gjithë ja bënin me shenjë njëri- tjetrit dhe Nikolla përfundoi kështu në katin e dytë. Sapo kishte mbaruar mbledhja e qeverisë ku ai Burri kishte shpjeguar se sa herë e zë gripi, i bie të fikët, por shërohej nga urimet e njerëzve.
Niku përshëndeti mjekët roje në korridor dhe hyri në paradhomë.
-Kujdes të lutem, foli ngadalë e mos i trego gjëra që i ngrenë tensionin, i tha sekretarja. E kam porosi nga mjekët.
Hyri brenda. Ai Burri e pa, buzëqeshi, e përshëndeti me dorë dhe nuk lëvizi nga vend. I tregoi ku të ulej.
-Nikollë, si je? A je lodhë? Si ia ke kalu andej nga Arabia?
-Nga Anglia Doktor, i tha Nikolla. Ti e di që jam në Angli për një specializim. Të ka thënë dhe ministri Bumçi, ndërhyri Lesi.
-Po Nikollë, andej mban ftohtë shumë. Dhe shkretëtira bën punën e saj. Kam qenë disa herë, shiko, Mbreti Fad, po të mos kishte konfliktin me ata si quhen, prit, është një që ka qenë princ dhe një Ministër Thesari e ka pasë nënën shkodrane….
Nikolla u vu në siklet. Donte që ai të mos e kuptonte që kishte lajthitur në sy të Nikollës.
-Po Doktor, i tha. E kam taku një ditë Mbretin, më tregoi që ju njihte, e takova duke ikë në fitness, se dilte shëtitje andej. “Si e kam Sali Berishën? A është akoma gjallë?”…
– Nikollë, është zonjë grua Mbretëresha, e kam takue, ke të drejtë. Jo, është zonjë grue. Por shiko, Princi Filip ka ndikue që ajo të mos na konsiderojë ne për shkak të Greqisë. Ke ba mirë që ke taku Mbretëreshën në Londër.
Nikolla u turbullua.
-Më tha Aldo të kthehem urgjent, tha Nikolla më shumë për të ndërruar bisedë.
-Bëre mirë i tha Doktori. Shiko, gazeta ka rënë. Unë nuk them të bëheni me mua, por si gazetë duhet ta ngrini nivelin. Unë e kuptoj që Martin Leka dhe Sandri më mbajnë mëri mua për burgun e asaj kohe, po ajo kohë ishte. I kam thënë disa herë Aldos që Nikolla duhet ta forcojë gaztën. E kam pa që e falin tek TEG, është në ofertë dy kile sheqer- merr një Koha Jonë falas. Asht gabim.
-Jam Nikolla Doktor, e pa veten keq zv/ministri, s’e kam unë gazetën, e ka Sandri.
-Po Nikollë, a asht me ty Sandri si kryeredaktor i gazetës “Koha Jone”? Nuk asht mirë për vendin, jo për mue. Duhet me marrë ftesën nga BE dhe gazeta duhet të jetë serioze. Erdhi Sandri me Zamirin, më thanë dje nxirre nga burgu Martin Lekën. Le të dalë, u thashë. Unë s’kam gjë me të. Ishe dje gjithë ditën me Gazideden dhe ma shpjegoi që nuk janë agjentë grekë, as agjentë serbë, thjesht duan të jenë agjentë. Mirë, i thashë. Ndenja dje gjatë me Bashkimin, pasta ai iku dhe unë erdha në mbledhje qeverie. Fola me Arben Ristanin, i thashë ma nxirr Martinin nga burgu dhe të bëj kryetar KQZ-je. Jo, tha, se Nikolla do të më japë ca lek. Në asnjë mënyrë, i thashë, jemi qeveri e duarve të pastra.
Nikollës ju bën mornica në trup. “Qenka çmendur fare, tha. Ç’mu desh mua që erdha si cjapi tek kasapi. Paska qenë në botën tjetër- një ditë paska taku Gazideden”.
-Mirë ke bërë Doktor, i tha Nikolla. Më ka kërku 20 mijë dollarë ai Ristani, po nuk ja jap. I kam thënë liro Sandrin nga burgu dhe të bëjmë kryetar KQZ-je në të ardhmen.
-Dëgjo, Ristani më thotë mua Sandrin e lirova nga burgu, po nuk dilte se e priste nëna tek dera e burgut dhe kishte veshë rroba mirditore dhe atij i vinte turp dhe nuk donte të dilte. Atëherë liro Martinin, i thashë. Ndaj të kam thirrë. Ke bë mirë shumë që ke shku në Arabi. Shiko, ata kanë shumë respekt për katolikët, pavarësisht se janë vend mysliman.
Nikolla u tremb prapë. T’i ndërroj bisedën, tha me vete.
-Fola pak me Lulin, i tha Nikolla, kishte takuar Bamirin aty afër shtëpisë së vet dhe kishin rënë dakord që ai të mbetej president, Leskaj të bëhej në Kontroll të Shtetit, Mustafaj dhe Biberaj të bëheshin Sekretarë në PD dhe të mbyllej ky sherr.
-E ke gabim Nikollë. Nuk ia jap unë Bamirit degën e Tiranës. Ja kam premtu Vilit. Ai zotëria, shiko, se ai punon me Agron Dukën, jo, s’mund ta fal atë. Thuaj dhe Sandrit dhe ejani ndonjë ditë për kafe. Flas unë me Ristanin.
Nikollës i shkoi dëm loja me Bamirin. Ndërroi prapë bisedë.
-Erdha transit nga Brukseli Doktor, i tha, dhe aty më thanë që kanë pa Jozin që qenka taku me Edi Ramën. Janë dhe kushërinj më duket. Kanë rënë dakord që Jozi të bëhet president.
-Nikollë, shiko, Erla vërtet e ka kushëri, por është burrneshë. Jo, i ka thënë copë, me kushërinj nuk shkoj unë, i ka thënë, po ti je i pafytyrë. Jo, s’e ka taku, nuk bëhet Erla presidente. E ke gabim shumë, të them unë që e ke gabim. Por ti ke bë mirë që ke ardhë. Dhe Fevziun ke bërë mirë që e ke marrë në punë. Më është anku Luan Malterzi se thotë më ka vjedhë dokumentet e librit. I thashë letra janë ato, për tu vjedhur janë. Jo, s’ka të drejtë, kupton apo jo. Fevziu e ka të mangët librin. Unë kam qenë në shumë fundjava me fëmijët e tij në Pogradec dhe s’ka gjetë asnjë fakt. Është i cekët, po mirë. Ke ba mirë që e ke marrë në punë. Tani pse të thirra unë ty, pse të thirra, pse të thirra…, nejse, po u kujtova, të thërras unë. Hë… e gjeta, tha. Ça të bëj ndonjë gjë që të dukem që nuk jam sëmurë? Për këtë të kam thirrë….
-Ngjitu në Dajt Doktor. Merr kamerat dhe ngjitu në Dajt. Të vij unë të filmoj me celular dhe e japim në medie që je akoma shumë i fortë. Plas Ed Rama nga marazi.
-E ke gjetë Nikollë. Të falenderoj. Të përshëndes. E ke gjetë. Jo, këtë e ke gjetë.
ha ha ha rrofsh o mero se na kenaqe…………
fantastike…………bisede me gazideden ha ha ha..
Kjo eshte Antena me e bukur qe ke bere! Kushedi po e lexoi Cakalli Berisha e ze prape e keqja deri sa te vdese prej verteti, me kismet ?
E forte! Me ç’tha dje, ma merr mendja qe do ta gjeje ndonje pishine lideri yne dhe do thyeje rekord te ri ne not.
Shume e forte kjo vecse duhet ta pranosh Mero se megjithese u ishe afer per aq shume vite,maloket i njohe me vonese.
E ku e rruan trapin Nikoll Lesi per ate mut doktori. Nikolla nuk e ca k…. as ne vitin 1997 e jo me tashti qe eshte kohe tjeter. Kur po vjen Zoti andej nga ju e ta marre ate Saliun? Kur?
E bukur kjo ! Tamam si Enver Hoxha eshte bere dhe Berisha. Turp i madh per kete vend ne dore te kujt keni rene ! Turp ! Ndersa per ate Lesin dikur kam patur pershtypje te shkelqyera si djale trim, por kohet e fundi nuk po flet. Apo ruan ndonje surprize !
Ce ka tall rrushin Nikolla me kete Saliun. Po akomanuk ka vdek ku Saliu mor burra?
Nikoll Lesi ban mire me i dal hapur ketij Saliut, pasi boll ka heshtur, ndonese edhe ky boll ka kritikuar qeverine per korrupsion. Ka mundesi qe Saliu do te jete duke ia pergatitur n donje kurth z\otit Lesi, por te ruhet se jane te pabese keta muta
POshte Saliu !