Partia Socialiste arriti më në fund të dalë nga kompleksiteti duke e futur në shina mënyrën sesi duhet të funksionojë. Midis disiplinës dhe shthurjes politike, ajo zgjodhi të parën. Kishte ardhur koha që ato rregulla që i ka të shkruara e për të cilat të gjithë bashkë kishin rënë dakord t’i zbatonin, duhet të respektoheshin. Vijimi i mëtejshëm i një situate, as mish as peshk, do e dëmtonte më shumë imazhin e saj para publikut.
Kastriot Islami refuzoi të ishte i pranishëm në sallën ku kolegët e tij do i jepnin (mos)besimin. Ishte një shenjë mosrespekti për veten e tij në radhë të parë, e pastaj për të tjerët. Kolegët ia dhanë mundësinë që ai të shprehte mendimet e tij e të vetmbrohej para tyre për një çështje që kishte lidhje me personin e tij. Ai i shpërfilli dhe si argument gjeti mosprezencën e medias. Pra, Kastrioti kërkonte sërish një rikthim tek KPD-të e famshme Nano-Meta-Muçi-Naçi-Baçi-Kaçi…, të cilat Berisha i kishte si lëndë e parë për spotet e tij elektorale. Mbledhje e grupit ishte serioze, të cilën Kastrioti dëshironte ta kthente në një klounadë televizive. Ai e humbi shansin që iu dha dhe nuk pati guxim t’i shikojë në sy kolegët, por u foli aty nëpërmjet ekranit nga mikrofoni i Jozefinës.
Përjashtimi i Kastriot Islamit nuk ishte i rastësishëm dhe i marrë në nxitim e sipër. Ai ishte tejtoleruar për shumë kohë nga PS-ja, për shkak të profilit të lart politik që ka patur në vite. Ka qenë kryetari i Kuvendit të parë Pluralist të Shqipërisë të vitit 1991, ndonëse atëbotë përfaqësonte shumicën parlamentare të Partisë së Punës dhe deputet në të gjithë legjislatura që vijuan më pas. Deri në vitin 2009-së ka përfaqësuar qarkun e Fierit, ku mandatin e fundit me sistem zgjedhor mazhoritar mezi e fitoi. Deputet i “përjetshëm” i Mallakastrës, ai e braktisi ish zonën e vet elektorale në zgjedhjet e vitit 2009, duke u “rehatuar” në një renditje të sigurt te lista shumëemërore e qarkut Tiranë. Ishte një braktisje e detyruar pasi prezenca e emrit të tij do sillte një votë masive kundër PS-së në Mallakastër. Ky ishte fundi më i keq i marrëdhënies së ftohtë e zhgënjyese që Kastriot Islami ndërtoi me elektoratin që ia besoi votën për vite me radhë.
Ndonëse nuk ka qenë themelues i PS-së duke u bërë vonë anëtar i saj (1996), Kastriot Islami është vlerësuar gjithnjë me poste të larta si në parti, ashtu edhe në qeveritë socialiste. Në qeveri ka provuar si ministër Arsimi, Ministër Shteti, Zëvendëskryeministër, ministër Financash dhe ministër i Jashtëm. Askund nuk la një gjurmë që të mbahet mend përveç rastit kur Berisha, nga foltorja e Kuvendit, i recitoi vargjet: “ti Halim (Kastriot) që s’di këndim, je ministër për arsim (finance)”!
Pas zgjedhjeve të vitit 2009-të, Kastriot Islami u shkëput plotësisht nga jeta aktive në Partisë Socialiste gjë që e lidhte me një ftohje të marrëdhënieve nga lideri Rama. Është e kuptueshme që në një familje politike, ashtu si edhe në një familje tradicionale, ka luhatje të raporteve midis individëve të veçantë, të cilat në periudha të caktuara herë kalojnë në krizë, e më pas normalizohen, siç ka ndodhur në raste të ngjashme me kolegë të z.Islami. Pavarësisht se i kujt ishte faji për këtë ftohje raportesh politike, një gjë është e qartë se, z.Islami, nga oponent, kaloi në opozitë të hapur përballë partisë ku militonte dhe udhëheqësisë së saj.
I përfshirë në të ashtuquajturën, Lëvizja e Mendimit Ndryshe (LMN), ai në fakt nuk po tregohej racional në raport me faktin që, ndërkohë që kritikonte kryetarin e partisë për mënyrat e drejtimit që ai i konsideronte jo efikase, paralelisht të ndërmerrte luftë politike edhe ndaj shumicës qeverisëse dhe udhëheqësit të saj kryeministër në Kuvend a në media. Këtë të dytën, Kastrioti nuk e njihte fare, sepse në plan të parë ishte goditja e kryetarit Rama. Me analiza dhe intervista në gazetat dhe televizionet pro-qeveritare, sidomos përpara zgjedhjeve vendore ku ai vazhdimisht theksonte se “Partia Socialiste do humbasë këtu e atje”, Kastrioti u kthye në një zë mbështetës të shumicës qeverisëse për të çorientuar elektoratin e majtë dhe rritur dozën e mosbesimit në fitoren e opozitës. Tituj gazetash dhe revista televizive që hapeshin në krye të ballinës e të kronikës me ato çka Kastrioti shkuante kundra PS-së. Ndërkohë që kolegët e tij ishin shpërndarë kudo në zonat elektorale që mbulonin për të ndjekur mbarëvajtjen e proçesit zgjedhor, duke u përballur së bashku me anëtarët e PS-së me dhunën qeveritare, Kastrioti kapërdisej sa nga njëri holl hoteli tek tjetri, sa nga njëra studio televizive tek tjetra, e deklaronte se PS-ja do i humbiste zgjedhjet. Ai i kishte parashikuar të humbura të gjitha bashkitë e mëdha, gjë që realiteti paszgjedhor e nxori zbuluar sepse PS-ja arriti të fitojë jo vetëm ato, por mori edhe bashki që nuk i kishte administruar kurrë më parë. Sa për rastin e Tiranës që ai e veçon, sërish edhe këtu nuk i dalin llogaritë, sepse kishte parashikuar një humbje të thellë të Ramës. Nuk dua të zgjatem në këtë çështje, sepse është trajtuar gjatë historia e këtij procesi të dhunuar.
Argumentit kryesor që i mëshon më shumë është që, PS-ja nuk vjen dot në pushtet nëse nuk bën koalicion me LSI-në. Në fakt, zgjedhjet vendore treguan se edhe pa LSI-në, zgjedhjet fitohen, biles në bashki të caktuara me pesë mijë vota diferencë nga dyshja qeveritare Berisha-Meta. Për Kastriotin nuk përbën problem morali politik me të cilin do t’i drejtohet elektoratit për t’i marrë votën. Është e lehtë të thuash, të bëjmë koalicion me LSI-në, por mbi çfarë principesh do e ngresh atë? Që pas zgjedhjeve t’i japësh Ilirit 49% të pushtetit me vetëm 2-3 deputetë? Që t’i falësh korrupsionin që ka bërë tash dy vjet bashkë me Berishën? Iliri është mësuar të krijojë gjithmonë ishujt e tij të pavarësisë me të drejta të plota kontrolli mbi territorin e tij të fushëveprimit, çka do e fuste qeverisjen socialiste në spiralen e mbijetesës në kurriz të tolerimit të korrupsionit metist që nuk e ndëshkon dot sepse në të kundërt bie nga pushteti.
PS-ja s’mund të bëjë koalicion me një parti, udhëheqësi i të cilës po trysnon gjykatën që të dalë i pafajshëm, me presione mafioze dhe oferta që vijnë nga qënia në pushtet dhe me shantazhet që i bën Shefit të tij për ta mbajtur në lojë se përndryshe e theqafën edhe ai. Kjo lloj politike e qelbur kulisash e pazaresh mbijetese, vetëm për të zhvatur vendin individë të caktuar dhe lehaqentë që i ndjekin nga pas, duhet të marrë fund njëherë e mirë në Shqipëri.
Pjesëmarrja në një formacion politik është veç të tjerash, angazhim maksimal për çdo pjesëtar të tij (aq më tepër deputet), për të arritur si një trupë e vetme qëllimet dhe kauzat për të cilat luftojnë dhe ku secili ka përgjegjësi individuale për kontributin që jep. Dhe kontributi jepet në fushëbetejë dhe jo me leksione për koalicione që e kthejnë premtimin e shpallur kundër korrupsionit dhe krimit, në një iluzion që s’do mundet të realizohet kurrë. As dhe me opinione në shtypin qeveritar për t’i treguar opozitës sesi do humbasë zgjedhjet. Kontributi jepet edhe aty ku ai kishte kohë që s’merrte pjesë, në mbledhjet e grupit kuvendor e forumet e partisë, ku i kishte të gjitha mundësitë t’i parashtronte e ballafaqonte të gjitha pikëpamjet e veta, ashtu siç kanë bërë kolegët e tij të LMN-së. Atëherë, për çfarë i duhej ai PS-së kur axhenda e tij është e kundërt me strategjinë e saj?
Kastrioti me vetëdije zgjodhi të rrijë në anën tjetër të llogores, me shpresën e madhe të dështimit të PS-së që pastaj të rrahë gjoksin se dolën fjalët e tij. Pasiviteti i treguar në luftën ndaj kundërshtarëve të vërtetë politikë, i ka rrënjët tek pritshmëria e një momenti të tillë, të cilin ai e ka dëshiruar, për t’u larguar “triumfator” nga PS-ja. Për të thënë pastaj që, “nuk ika me dëshirë, por më hoqën”. Demokracia e brendshme në PS është një fakt i stërprovuar tashmë, biles e keqpërdorur, kurse shtegu tek i cili Kastrioti dëshironte ta kanalizonte rastin e tij s’ka të bëjë me fjalën e lirë, por me një sfidë ndaj PS-së që ai kërkonte ta kamuflonte si “mendimin ndryshe”. Rasti i fundit i mospjesëmarrjes në Kuvend për votimin kundër kandidaturës së Bujar Leskajt si kryetar i KLSH-së, tregon se ai po përdorte çdo mjet dhe mënyrë që të përjashtohej.
Tashmë që Kastriot Islami e korri atë çka mbolli, është i lirë të zgjedhë pa brerje ndërgjegje midis PD-së dhe LSI-së, ofertat prej të cilave kanë kohë që i rrinë mbi tryezë. Të paktën kështu edhe sulmet politike ndaj opozitës do i kenë më tepër hije në të ardhmen.
PLL per ndryshimet ne kodin zgjedhor midis te tjerave kishte dhe nje pike qe duhet te meret parasysh………
kerkonte qe per deputetet e trafikuar tju hiqej mandati……..
dhe kjo do te respektonte elektoratin qe kishte votuar per ate deputet.
kryesisht PS duhet ti qendroje kesaj pike pasi eshte me e demtuara nga ky trafikim.
e njejta gje duhet te ndodhe edhe per te perjashtuarit.
Vlora, kjo që thua është e pamundur, pasi kërkon ndryshime në Kushtetutë, në të cilën janë parashkikuar rastët kur një deputet e humbet mandatin. Gjithsesi, unë personalisht nuk jam dakord me këtë ide, por duhet që partitë politike të dinë të bëjnë zgjedhjen e duhet përpara se të vendosin për emrat që do i përfaqësojnë në Kuvend.
edhe ne kushtetute mund te nderhyet se seshte as Bibla e as Kurani..
se kusdho qe te perzgjidhet nuk i sigurt pasi mafja eshte me e forte….
dhe vetem me ligj rregullohet kjo pune ne shqiperi,, ndryshe nuk do te ket asnjehere verdikt te popullit per te qeverisur por pazare mafjoze.
“Që pas zgjedhjeve t’i japësh Ilirit 49% të pushtetit me vetëm 2-3 deputetë? Që t’i falësh korrupsionin që ka bërë tash dy vjet bashkë me Berishën? Iliri është mësuar të krijojë gjithmonë ishujt e tij të pavarësisë me të drejta të plota kontrolli mbi territorin e tij të fushëveprimit, çka do e fuste qeverisjen socialiste në spiralen e mbijetesës në kurriz të tolerimit të korrupsionit metist që nuk e ndëshkon dot sepse në të kundërt bie nga pushteti.”
Altin, meqë ndodheni këtu (duke marrë parasysh se identiteti elektronik është vërtet juaji), ju përgëzoj për këtë që keni shkruar më lart. Do të duhej të vendosej me gërma të mëdha madje, kudo nëpër media.
Ai arsyetimi tuaj më lart, më gjen dakord 100%, ka qënë dhe ideja ime. Nuk do të mundej dot të bëhej një koalicion mes LSI dhe PS për këtë arsye. Do të shkaktoheshin përçarje të mëdha, qejfmbetje me të drejtë, të socialistëve të thjeshtë që do të refuzonin të uleshin në tavolinë me këta birbot e LSI-së që u ka shkuar mendja të pijnë dy nëna.
Respekte.
JO VETEM KAQ POR ILIR META DO KERKOJE KRYEMINISTRIN
Islami eshte treguar gjithmon medjemath ndaj shokeve dhe Partis
sepse ai eshte vlersuar gjithmon maksimalisht.Ai ka kerkuar dhe kerkon qe fjala e tij te jete ligj per shoket dhe per partin . ai ka shkelur me te dyja kembet parimet e partise ku i ka miratuar dhe votuar programin e saj.Z islami e quan veten te zgjuar di gjithshka dhe e ndjen vetten mbi te gjithe.Lexova, kur thote se luftova per te shpetuar ps.nga kush z. Islam???? JO jo ti doje ta shkatroje PS Ti ke vepruar si je adolishent kapricoz.dryshe nuk shpjegohet se cdo problem i ps dilte tek telivizoret e mazhoraces . Sa poshte ke rene zoti Islam
kudershtari te perdor si leve kundra shokeve dhe Partise.Ju, medoj se keq interpetoni demokracie ne Parti.Cdo Parti ka rregullat dhe statutin
e saj.ato duhen te zbatohen me reptesi nga cdo antare i saj Ti e di mire se ke gabuar rend nuk kishe kurajo te ballafaqohesh ku te diskutoje hapur me shoket e tu. PO ti kerkove te marri pjese gazetaret perse????
sa turp sa medje leht je treguar, ceshtjet e mbrendeshme te partise nuk behen pazar Z islam . asnje nga partit e tjera nuk bejne objekt bisede problemet e partise se vete.Cdo parti ka probleme keqkuptime por ato zgjidhen mbrenda Partise. Kurse ju kerkoni ti beni objekte bisede, kujt i sherben kjo Z Islami ,( po ta them se kjo i sherben kundershtarit.) qe kerkon percarjen e Partise suaj dhe ato ju perdorin ju si mash Ju nuk e meritoni te jeni deputet sepse t i ke shkelur rend statusin e partise, Ti vet duhet ta dorzosh mandatin e deputetit ti nuk perfaqeson me Partine socialiste .E ule veten shume shume poshte turp te kesh
U largua nje plere nga PSja i cili padrejtesisht eshte vleresuar jashte mase nga kjo Parti,ky palaco i ka hyre ne hak shume kolegeve te tije e gjithe kohen ka qene i privilegjuar.Ky ishte nje denim shume i vonshem dhe asnje gje perpara denimit qe i dha Populli i Mallakastres ketije njeriu qe nuk e pranoje per te kandituar per deputet,sepse c*vleresimi qe te ben populli i zones ku ti pretendon se je i perhershem eshte me ashper se cdo gje tjeter,ky ska fytyre te shkoje ne zonen patriotike te Mallakastres
Edver Rama e mprehi shpaten
Edhe nje here o per situaten.
Kjo asht shpata qe u rrin tek koka
Gjithe armiqve o qe ka PS-ja.
Edver Rama Tungjatjeta!
Sa keto male e sa keto shkrepa!
Zanin Shqipes lart ia ngrite!
Gjithe kete popull ne drite e qite!
Ylli i kuq shnderrin mbi maja.
Bjen daullja edhe zyrnaja.
Porsi nuse asht ba Shqipnia.
Flamurtare i prin Partia.
Edver Rama Tungjatjeta!
Sa keto male e sa keto shkrepa!
Zanin Shqipes lart ia ngrite!
Gjithe kete popull ne drite e qite!
Enver Hoxha Tungjatjeta!
Sa keto male e sa keto shkrepa!
Zanin Shqipes lart ia ngrite!
Gjithe kete popull ne drite e qite