Komisioni “Halimi” pa Halimin

20 Dhjetor 2011, 21:46Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Shumëkush kujton sesi dhjetë muaj më parë, një grup burrash me imunitet ia nisën me zell që të hetojnë një grusht shteti. Ishin të gjithë deputetë të kësaj maxhorance dhe kishin përpara një listë të gjatë puçistësh, që të gjithë emra të rëndë, nga kreu i shtetit, ai i opozitës, krerë të drejtësisë e deri tek gazetarët më të njohur. Me mandatin e marrë nga një seancë parlamentare e 23 janarit, ku mungonte opozita, anëtarët e komisionit për hetimin e “veprimtarisë së institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 Janar 2011”, iu futën me oreks materializimit të akuzës që kreu i qeverisë kishte kumtuar tashmë botërisht: opozita kreu një grusht shteti më 21 janar!

Sot, dhjetë muaj më pas, ende janë të gjalla imazhet e atyre burrave që gjatë disa ditëve morën të gjithë vëmendjen e opinionit publik, aq sa të gjithë mbanin frymën dhe pyesnin jo pa kureshtje: Cili e ka radhën sot të shpallet puçist! Tekat e çuditshme të fatit iu veshën këtyre deputetëve petkat e një paneli ndëshkimor, nga ata të gjyqeve speciale të pasluftës.

Janë gjithashtu të gjalla kronikat televizive, të cilat pasqyronin mbledhje të pafundme në të gjitha institucionet e “pjesës natyrore të shtetit”, në Gardë, ministrinë e Brendshme, e atë të Mbrojtjes, ku Berisha shpjegonte (ende pa dalë konkluzionet as të hetimit të prokurorisë, e as të komisionit Halimi), sesi qe organizuar, çfarë synonte dhe si dështoi grushti i shtetit i Edi Ramës, Bamir Topit, në bashkëpunim me kryeprokuroren e shefin e shërbimeve sekrete. Si në përrallën e Andersenit, askush nuk guxonte t’i thoshte mbretit se qe lakuriq, të gjithë bënin sikur mbanin shënim dhe sikur ekzekutonin fantazitë e tij.

U desh ndërhyrja e hapur e ndërkombëtarëve, që marrëzia e grushtit të shtetit të ridimensionohej në atë çfarë ishte realisht: një truk i shpikur për të evituar zhurmën që kishin bërë vrasjet tragjike të katër demonstruesve, si dhe për të trembur hetimin e asaj që ndodhi në dyert e kryeministrisë. Ambasadori amerikan, zv.ndihmës sekretari i shtetit dhe disa zyrtarë të lartë europianë, e sqaruan publikisht se nuk shihnin asnjë shenjë prej grushti shteti në ngjarjet e datës 21 janar. Shteti u bë esëll, megjithëse s’e pranoi kurrë se kishte qenë i pirë!.

Kjo qe historia e atyre ditëve, por që mesa duket e ka ende jashtë litarin e saj. Sepse me një vendim të para tre ditëve, të kaluar gjysëm në heshtje, shumica nuk hezitoi asfare për të rinovuar për të dytën herë mandatin e këtij organizmi hetimor qesharak. Pra, njëvjetori i 21 janarit, do e gjejë sërish në këmbë strukturën që u ngrit për të zbuluar thikat me helm, çadrat pistoletë e të tjera fantazi të sëmura që u shfaqën ato ditë në fjalorin zyrtar.

Dy palët politike kanë luftuar gjatë në vitet e fundit, për disa tema të nxehta. Kjo ka qenë një histori që e ka pasur brenda vetes edhe përplasjen e përgjakshme të 21 janarit. Për këtë arsye, prej muajsh bashkësia ndërkombëtare dhe mendje racionale brenda Shqipërisë, kanë punuar që partitë e mëdha të ulen për të gjetur gjuhën dhe kompromisin, për një listë gjërash të mbetura pezull. Logjika e bashkëpunimit formal që ka marrë rrugë aktualisht, kthimi i opozitës në Kuvend, nisja e bisedimeve për disa reforma të rëndësishme – të gjitha këto hapa, e përjashtojnë qysh në krye të herës farën e urrejtjes dhe të konfrontimit që mban në këmbë komisioni i puçit. Shtyrja e mandatit të kësaj krijese të stisur, është njëherësh shpërfillje e hapur e çdo kërkese të komunitetit ndërkombëtar për moderim të qëndrimeve dhe zbutje të tensionit politik në vend. Këtë vullnet të Europës e pamë edhe kur na rrëzuan në klasë për të herën të dytë për statusin e vendit kandidat.

Megjithatë, mesa duket politikanët shqiptarë e kanë të vështirë ta tejkalojnë veten. E kanë provuar shumë herë në këto 20 vjet. Për shembull, kjo puna e komisionit dëshmon edhe një herë natyrën e vërtetë që ka karakterizuar Sali Berishën në gjithë gjatësinë e karrierës së tij politike: t’i shkosh konfliktit deri fund, cilido qoftë çmimi dhe kostot, çfarëdo që të thonë të tjerët. Një filozofi që bazohet jo mbi arsyen, por mbi instiktin.

Komisioni hetimor (më mirë fantazma e tij groteske, pasi vetëm ajo ka mbetur), është një lloj hipoteke që vendoset për të zgjatur imunitetin e gjithë asaj liste zyrtarësh, që nga Garda e deri në qeveri, të cilët mund të goditen potencialisht nga hetimi. Mbahet ngritur një shpatë virtuale, për të impresionuar drejtësinë. Një demarsh i cili, dihet tashmë, nuk është kurrë i vështirë.

Eduard Halimi, imazhi më i gjetur i këtij komisioni qesharak, tashmë u shpërblye dhe iku. Por vetë komisioni mbeti, si një dordolec për të trembur zogjtë që do të guxojnë të hanë të mbjellat e qeverisë. Sepse fjala është jo për të zbuluar ndonjë puçist, por për të mbrojtur veten dhe “të mbjellat”, pasi s’dihet akoma ç’dimër na pret. Deri tani ka qenë i butë, mos o zot të ndryshojë!

6 komente në “Komisioni “Halimi” pa Halimin”

  1. Ramy says:

    Komisioni eshte duke punar perdite per te gjet provat kunder grupit pucist qe ju permendni ne kete artikull. Kam informata te sigurta nga partia, se disa stilolapsa pistolete mund te dalin se shpejti…para komisionit.
    Do ta faktojme pucin me fakte, grupfakte e prova te pakundershtueshme para jush te kuqve dhe para te huajve qorra

    1. plaku says:

      Ramy,
      Ja dhe deshmia “qesharake” e Sales tend ne kete “komisjon” me te cilin tallet bota :
      http://www.youtube.com/watch?v=ubg6qi4Wn3Q

      1. VERONIKA says:

        PLAKO
        Mendoj qe te ky shkrimi ramy tallet me birishen
        duket qe i ka pire ilacet
        kur levdon saliun nuk i ka pire ilacet
        te pershendes

  2. Keto komisione i sajon sala njeriu qe jo vetem vet qe esht nje kryeminel i specializuerEdhe vendin e tij partin e tij deputet i bani kryemine,popullin e vrau ne 97,26 veta ne gerdec per te vjedh per veten e tij plus da

  3. marash zmajlaj says:

    Mjer shqipêrija sa te ket kryekryminelin ne kryet,sa i bari ky burr shqipris nuk ja bani ase turku; as Enveri per 50 vjet ngriju o popull me kemb shporeni dhe gjejni vendin qe te shpeton.

  4. MEMEDHETARI says:

    Nuk me duket perfundim i drejte mendimi i autorit qe Komisioni i “Pucit” te shkrihet …
    Ama,opozita duhet te kerkoje KONKLUZIONET e ketij palo Komisioni Berishian qe u krijua JO PER TE ZBULUAR TE VERTETEN E VRASJEVE,por PER TA FSHEHUR KRIMIN MAKABER ME AUTOR KRYESOR SALI BERISHEN…
    Shtyrja dhe zvarritja qe behet jane “tradite” e Saliut dhe “kukullave” te tij per te “fituar” me …procedure…
    Ne te njejten kohe,anetaret e Komisionit marrin edhe bonuse e shperblime te tjera TE PAMERITUARA…
    Vecse 21 JANARI NUK DO TE HARROHET KURRE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Komisioni i “MBULIMIT TE PROVAVE” duhet TE DETYROHET qe TE RAPORTOJE PARA KUVENDIT TANI dhe JO NE “KALENDAT GREKE”, pasi e ka shperdoruar kohen e mjaftueshme …
    Kur te gjykohen ndonjehere VRASESIT E 4 PROTESTUESVE te 21 JANARIT,Raporti i Komisionit Halimi do te jete nje ndricues i forte per PROKURORINE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje