Edi Rama: Shqiptarët po ikin se nuk kanë punë, ne do garantojmë punësimin

21 Dhjetor 2011, 19:51Politika TEMA

-Ngrihen 21 grupe pune që do të punojnë për programin e ri të PS-së

Partia Socialiste ka prezantuar sot pasdite në Hotel Tirana rrugën që do të ndiqet drejt realizmit të plotë të programit të saj politik.  Takimi ishte me 21 grupet e punës të ngritur tashmë nga Asambleja Kombëtare që do të merren me shpërndarjen e programit në bazë, diskutimet mbi të dhe rifreskimin e tij me propozime të reja. Socialistët duket se e kanë marrë seriozisht punën me këtë program duke e parë atë si alternativa që do t’i sjellë nesër në qeverisjen e vendit. Në fjalën e tij kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh se ky do të jetë një program i politikës së re, pasi sipas tij sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për një politikë të re. Rama tha se ky është programi që mund të nxjerrë vendin nga katrahura ekonomike. “Sot dua tu kërkoj ndihmë të gjithë atyre që kanë diçka për të thënë për çdonjërën nga temat e programit. Unë dua të dëgjoj shqiptarët e zakonshëm dhe jo vetëm ekspertët, edhe përtej kufijve, Greqi e Itali në të gjitha trevat tona”- tha Rama. Më tej kreu socialist shtoi se janë ngritur 21 grupe pune për të detajuar më tej programin. “Kjo politikë ka dështuar, po falimenton Shqipërinë. Tu japim njerëzve më shumë besim. Shqipëria është një katrahurë territoriale. Zhvillim pa vizion, dhe pa projekt kombëtar po bën kërdinë në çdo fushë. Plani i Përgjithshëm Kombëtar duhet të nisë tani. Sfidën e hartimit të këtij plani ta ndajmë me njerëzit e zakonshëm”, tha Rama.

Ai u fokusua tek zhvillimi territorial duke thënë se me anë të programit të PS-së, do të shërojmë plagët e rënda territoriale dhe si do ta kthejmë territorin në një hapësirë të re zhvillimi. Ai e pranoi se ky program është rruga e PS-së për në zgjedhjet e vitit 2013. “Kur PS të hyjë në zgjedhje, qytetarët duhet të kenë një program të qartë. Rruga e programit tonë ka nisur me ambicie dhe do jetë një proces i gjatë e i detajuar”, tha kryesocialisti.

Një pikë e rëndësishme e programit të socialistëve, sipas kreut të saj, do të jetë autonomia vendore, e cila ka qenë dhe mbetet prioritet i kësaj partie. Duke folur mbi atë çfarë përmban programi Rama tha se ai vë gishtin në plagë për korrupsionin në shëndetësi, fenomen që sipas tij është kthyer në një plagë të vërtetë për këtë sektor kaq të rëndësishëm. “Shërbimi shëndetësor në vend sot është i zhytur në korrupsion. Ne do të punojmë për një sistem shëndetësor të të gjithë qytetarëve”, ka theksuar Rama.

Më tej Rama foli dhe për taksën progresive – ku sqaroi se me këtë taksë do të rregullohet sistemi i shpërndarjes të të ardhurave. “Sa më i pasur aq më shumë duhet të paguash dhe sa më i varfër të jesh aq më shumë duhet të ndihmosh për një ndarje sa më të pa barabartë”.

Ai gjithashtu tha se i kushtohet rëndësi çështjes së pronës dhe lirisë së medias. Lideri i opozitës ka komentuar edhe të dhënat e procesit të censusit duke deklaruar se ato janë dekurajuese për shqiptarët. “Të dhënat e censusit tregojnë se sa shqiptarë kanë lënë vendin nga mungesa e punës. Në programin tonë kemi bërë një premtim ambicioz për 300 mijë vende pune”, tha Rama.

19 komente në “Edi Rama: Shqiptarët po ikin se nuk kanë punë, ne do garantojmë punësimin”

  1. EDI RAMA LARGOHU SE SHKATROVE SHQIPERINE says:

    HA ha HA KIM JUNG RAMA DO NA PUNESOJ

    1. Vlora says:

      z. rama ne radh te pare garanto voten mos te ta vjedhin me keta shpellaret si ky ketu lart…………

      pastaj duke qene ne qeverisje te tjerat vijne me pune.

      1. ARDI says:

        ME EDI RAMEN MENDOJ SE PS JA NUK VJEN NE PUSHTET DHE BERISHA E KA FITOREN TE GARANTUAR.
        NESE PS JA DHE SOCIALISTET DUAN TE LARGOJNE BERISHEN NGA PUSHTETI DUHET TE LARGOGEN NGA PS JE DHE TE BASHKOHEN DHE ANETARESOHEN NE LSI VETEM ILIR META E LARGON BERISHEN NGA PUHSTETI DHE E KTHEN TE MAJTEN NE PUSHTET.
        KJO ESHTE E VERTETA.
        ME EDI RAMEN SOCIALISTET VETEM DO TE VUAJNE.
        ILIR META ESHTE LIDER, AI ESHTE NEJSH ESHTE INETELEKTUAL I PREGADITUR DHE I VENDOSUR.
        AI ESHTE BURRE DHE I VENDOSUR. ILIR META ESHTE I VENDOSUR NJE KRITER QE KARAKTERIZON PLOTESISHT NJE LIDER.

  2. -sali says:

    Sqiptaret duhet te kuptojne se i vetmi person qe mund ta beje Shqiperine shtet eshte EDI RAMMA.Detyra e shqiptareve per te miren e familjeve te tyre eshte te largojne sa me pare nga pushteti BERISHISTET dhe hajdutet e Alabakut NANO

  3. Rani says:

    O Rama ça jane ato 21 grupe pune parzotin me ke tallesh, po ça te duhen 21 grupe mor zotni, or çun nuk di nga ta kapesh gomarin me duket. Per momentin nga bytha e ke kap se sa te jete Saliu ne pushtet te fshish bythen ti me grupet e tua pa vlere. Puna e pare eshte rrezimi i Saliut or çun e jo grupet. Po ça do te presesh nga nje parti anetaret e se ciles bile disa deputete nuk denjojne t’ju flasin njerezve siç me tha nje shok qe kishte asistuar ne nje mbledhje te PS ku disa plehra deputete kishin bere sikur te ishin personalitete pa i pershendetur njerezit e thjeshte prezente aty.

    1. raimondi says:

      hahahahahahaahahahahaha Je i sakte Rani !

  4. Neorealizmi says:

    Do te keshilloja kedo qe lexon ne pergjithesi te lexoje librin e tij KURBAN. Besoj se nuk do te infektohen me leximin e nje libri.

  5. fieraku4u says:

    Ish-deputeti: Si më përjashtoi Islami nga PS në vitin 1996

    Denis Dedej

    Përjashtimi i deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar i PS-së nuk është hera e parë në historinë e kësaj partie. 15 vjet më parë një tjetër deputet i PS-së është përjashtuar dhe atë herë vendimi është firmosur pikërisht nga Kastriot Islami. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Sali Rexhepi, tregon historinë dhe mënyrën se si u përjashtua nga Kastriot Islami. Rexhepi thotë në një intervistë për “Shekullin” se kur u zgjodh si deputet në vitin 1996 i është kërkuar nga Islami që të bojkotonte zgjedhjet dhe më pas parlamentin. Por, ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë prej këtyre të dyjave. Për shkak të hyrjes së tij në parlament, deputeti i Librazhdit është përjashtuar, siç tregon ai, me insistimin e Kastriot Islami. Rexhepi tregon se si është zgjedhur deputet dhe më pas është përjashtuar nga Kastriot Islami duke u etiketuar si njeri i Berishës sepse shkoi të marrë mandatin në parlament.

    Zoti Rexhepi, çfarë pozicioni keni sot dhe çfarë lidhje keni me Partinë Socialiste?

    Aktualisht jam mjek në urgjencën e Tiranës. Punoj prej 37 vitesh si mjek. Kam punuar 22 vjet në Librazhd dhe 15 vjet në Tiranë. Në vitin 1996 më propozuan për deputet të Partisë Socialiste. Madje prezantimin tim në Librazhd e ka bërë Kastriot Islami, Servet Pëllumbi dhe Gramoz Ruçi. Unë isha në zonën 42 që përfshin zonën e Përrenjasit dhe gjysmën e Mokrrës. Gjatë prezantimit tim në Librazhd, Kastriot Islami më ka thënë, kam dëshmitar për këtë, se zgjedhjet do t’i prishnim. Kam bërë fushatën elektorale pothuajse i vetëm fare për PS-në, një fushatë të butë, duke pasur parasysh situatën e vështirë që ishte në atë kohë. Atje konkurroja përballë zëvendësministrit të Industrisë dhe Minierave, Rushden Koçibelli, ndërkohë që kishte qenë për shumë vite drejtori i minierës në atë zonë. Ai ishte një vendali dhe unë njihesha me të, pasi isha si mjek në Librazhd.

    Më pas çfarë ndodhi?

    Më pas ndodhi që unë isha një nga pesë deputetët që fitoi PS-ja. Isha unë, Luan Shahollari në Gramsh, Ilir Meta në Skrapar, Erjon Braçe në Berat dhe Hamit Gjoni në Memaliaj. Pra këta pesë deputetë fitoi PS në 1996. Kurse në listën emërore hynë dhe pesë deputetë të tjerë që ishin: Et’hem Ruka, Ermelinda Meksi, Luan Hajdaraga, Musa Ulqini dhe Namik Dokle.

    Çfarë ndodhi pas marrjes së mandatit tuaj?

    Unë isha në garë, ndërkohë më merr në telefon Kastriot Islami dhe më thotë që tërhiqu nga zgjedhjet. Ishte ora 15:00 kur u mor një vendim që të tërhiqej.

    Ju ishit në dijeni të këtij vendimi?

    Unë s’e dija vendimin, më mori Kastriot Islami për të më thënë që tërhiqu. Më tha që bëj një deklaratë dhe siç jeni ju atje, dorëzojeni në PS dhe tërhiquni.

    Ju çfarë bëtë?

    I thashë që kam punuar 20 e disa vjet, unë fitoj dhe s’kam pse tërhiqem, nuk kam probleme në zonë, pasi e pata fushatën e qetë. Ai më tha tërhiqu se nuk do të hyjmë në parlament, nuk i bëjmë këto zgjedhje.

    Po më pas, si vepruat?

    Unë prisja që të mbaronin zgjedhjet. Unë fitova siç fituan dhe 4 të tjerë. Shkova të merrja mandatin. Më mori në telefon Islami dhe më tha mos shko ta marrësh mandatin. Unë e mora. Këto ishin zgjedhjet e 26 majit. Më datën 30 maj, shkoj në PS dhe sa hyj, ishte hera e parë që hyja, u lajmërova që ishte shpallur greva e urisë. Bëri sherr me mua Kastrioti, ja ky, – tha -, e ka marrë mandatin se është i Berishës. Kështu më tha mua. Unë i thashë: Çfarë ke, unë fitova, si të vendosin në Partinë Socialiste ashtu do të veproj. Mirë më tha, ne kemi vendosur të rrimë në grevë urie. Ika nga greva e urisë.

    Ju hytë në parlament?

    Më datën 1 korrik filloi punë parlamenti, unë hyra në parlament, kurse ata të grupit tjetër nuk hynë. Ndërsa sot dëgjova që Kastriot Islami tha: unë kam qenë që në fillim për fraksione në PS dhe kamë qenë gjithmonë për mendimin ndryshe në PS. Me këtë kuptoj që Kastrioti s’ka qenë i tillë sepse erdhi disa herë në Librazhd dhe më çregjistroi nga partia.

    Si ndodhi çregjistrimi juaj?

    Kastrioti erdhi në Librazhd dhe më çregjistroi me insistimin e tij, se ata të Librazhdit nuk më çregjistronin. Kur unë hyra në parlament, meqë unë isha qytetar Librazhdi shoh disa socialist nga Elbasani që ishin ngarkuar për të më bërë presion nga familja. Atë kohë u detyrova, që kur hyra në parlament, shtëpinë time ta ruaj për një muaj. Në vitin 1996, në gusht më duket, u bë Kongresi i PS-së. Ka vendim Kongresi për përjashtimin nga parlamenti dhe nga PS. Është i shkruar me emër. Nuk është Kastrioti i pari që është përjashtuar, jam unë i pari.

    Më pas çfarë bëtë?

    Deputetët e PS-së, 9 të tjerët u futën në parlament pastaj në fillim të 1997, sa u futën u thanë që ti s’je pjesëtar i grupit parlamentar tonë. Ata u futën vonë dhe më pas u bënë zgjedhjet. Unë e lashë atë punë. Nuk u deklarova kurrë që isha i PD. Sido që të isha nuk e dëmtova PS-në, nuk fola. Që atëherë s’u mora më me atë punë. Paradoksi është se këto që ai thotë sot, ai më ka përjashtuar mua.

  6. Mallakastrioti says:

    …I Nderuar z.Edi Rama, sa per Banden e Sali Vicidollit, e kame thene qe jane te gjithe per ne Spacin e Lavdishem qe te nxjerrin krom, por qe te mos Humbasesh Respektin e atyre Shqipetareve qe te simpatizojne , dhe shikojne te ju, nje “Hije” Drite Jeshile..te lutem mos i Genje..sepse ne radhe te pare do te genjeshe veten,njerezit jane te Lodhur nga Politikane te Deshtuar, dhe te Pafytyre, qe per nje Rroge Qeveritare shesin edhe Nenen e vete..
    1-Prandaj z.Edi Rama, ne programin tuaj thate se do te Hapni 350.000mij Vende pune…Pergezime, sepse edhe ne Gjermani eshte e veshtire qe te hapen kaq vende pune ne nje Kohe per 4-ter vite..une u “Gezova” sepse ne ato vende pune qe do te hapni ju sigurishte qe do te keme edhe une nje “vende Pune”..
    2-Ish-Shefi yte, Fatos Nano, me 1997-ten ne Ballesh te Mallakastres “Siguroj” Miletin se do te hape 50.000mije vende Pune, dhe si rezultate i ketyre “Hapje-vende-punesh” jame edhe une sot i Papune..te siguroj nuk kame “Teseren” e asnje prej 114-te Partive Demokratike-Socialiste..kom..demo..kri..lisi apo rrapi..
    3-uroj z.Edi Rama qe ti beni “Realitet” ato qe thoni….lol

    1. karci says:

      kete llogari mos ja kerko Rames , por Kacit dhe Nanos

  7. arian says:

    vende pune nuk hapin dot shtete te zhvilluara jo ti o edvin qe smerr vesh fare nga qeverisja ik se e ke mire me libra se ti blejne socialistet genje dhe ca kohe

  8. daku says:

    Ty or kaqol po te hikin Deputetet,e ti do te punsosh shqiptaret ik or longaraq ti dhe kush te bie ata 100 vete…

  9. edi says:

    Nje rruge tjeter mjaft normale dhe e detyrueshme per te punesuar, eshte te zevendesohen te gjithe ata qe kane hyre ne pune mbas Vitit 2005, qe kane zene vendet e shume punonjesve te ndershem te administrates, me ata qe jane hequr padrejtesisht. PS duhet te disponoje lista te sakta te punonjesve te administrates te Vitit 2005 dhe te shiikoje me seriozitet proceduren e largimit te punonjesve , zevendesimin e tyre me militante dhe te paafte duke shkelur te gjitha rregullat e ligit ne sherbimin civil, ta konvertoje kete numer militantesh me koeficentin e rritjes se korrupsionit ne administrate dhe sipas rezultatit qe del te behet zevendesimi.
    1-Percdo institucion qendror dhe te pavaryr lista emerore e punonjesve Korrik 2005.
    2-Percdo institucion qendror dhe te pavaryr lista emerore e punonjesve pas marrjes se pushtetit nga PS.
    3-Rezultai=skandal

  10. BERISHA LARGOHU SEPSE JE KRIMINEL DHE I PABESE! says:

    Kam lexuar te pakten shumicen e librit te Rames, por nuk e shikoj si kryeminister te shqiptareve. Prandaj nje pjese e popullit nuk e votojne Ramen. Rama nuk dije te bej opozite me kafshen Berishjane.

  11. pisha flamur says:

    Z- Edi! Po të tregoj një episod real ndodhur në Dukat në kohën e socializmit.Mishi i tollinës në Orikum të Dukatit ishte 1 kg. në muaj. Doktorri i qytetit shkoi në mbeturinat e spitalit Vlorë she gjeti një radio grafit të vjetër dhe e rregulloi duke e shkrehur vetëm një herë sepse u prish. Kush punonte me rreze Rotgen përfitonte shtatë kg. mishë në muaj mbi tollonën. Kështu doktorit nga shtat kg. mish i jepnin me marifet 27 kg. edhe për miqët e shokët.
    Një dit vjen në dyqanin e mishit një dele e therur rreth 30 kg. kur nuk kishte njeri për rreth. Xha Selimi e pa dhe i thot shitëses:
    – Bija e xhait prem dy kile mish, se më ka marrë malli, sepse nuk ka njeri tani.
    – Është i doktorrit mishi xha Selim i përgjigjet shitsja.
    – Pse i doktorrit moj bijë i thot xha Selimi, po ne pse nuk marrim?
    -Doktorri merr rreze vazhdon shitsja dhe sëmuret.
    – Po dhe të sëmuret moj bijë i tha ai.
    – Po kush do i vizitojë njerëzit thekson shitsja.
    – Ska më njerës moj bijë përfundon xha Selimi sepse kanë vdekur të gjithë.
    Për këtë sjprehje xha Selimi u thirr në degë nga llambi Peçini dhe i bënë një lavazh.
    Besoj e kupton se ku rreh çekani o Edi Rama, sa të vdesë Saliu të marrësh pushtetin ti populli ka vdekur dhe nuk ka ç,të duhen komisionet. Edi të gjet si dhelpra që qepej mbas dashit sa ti binin koqet dhe ti hante, por ato ishin lidhur fort si koqet e Saliut dhe nuk shkëputeshin.

  12. dritani says:

    Qe te “garantosh punen” duhet tu kerkosh me pare falje edukatoreve te cerdheve qe i ka nxjerre per vite me detyrim ne mitingje!

    Pastaj kalo tek programi…

    Pardje u zevendesua drejtoresha e cerdhes se femijes tim me DREJTOR.

    Ky eshte padiskutim rasti i pare ne bote:
    Cerdhe qe drejtohet nga nje mashkull!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  13. Drini says:

    He mire jua ben kosovarve Salushi, se jane gje e trashe, i marrin vesh gjerat pas 500 vjetesh.

  14. stalinsali says:

    Edhe pse keni idene dhe iniciativen e mire, veshtire per tu besuar kjo qe thoni z. Rama. Kjo per vete faktin qe, edhe nqs bajraktari shpellar rrespekton voten e popullit ne zgjedhjet e ardhshme qendrore, thjesht eshte e parealizueshme ajo qe thoni sepse buxheti i shtetit eshte poshte vizes se kuqe. Saliu ka perdorur dhe do te perdore te gjithe resourset e shtetit per PD ne zgjedhjete kaluara dhe ato qe do te vijne.
    Fakt eshte se PD-ja e Saliut, te gjithe “parazitet”, militantet, i mban dhe i paguan me para e poste. Dhe kjo eshte me impakt ne arken e shtetit.

  15. Perralla me Mbret says:

    A mos e ka shkruar ke libri,se si do realizoi 300.000 vende pune! Dakord qe te kete nje program dhe ai te jete i kapshem per qytetarin,le te shofim alternativat e PS-se,puntoret dhe te varferit vertet kan nevoj qe te ndihmohen,si dhe te pasurit vertet mund te paguajn me shume tatime,ne parim pajtohem por sa eshte e realizueshme kjo,le te shofim!E ceshtjen e 300.000 vendeve te punes mos e permend me, se do behet si puna e perralles me mbret!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje