S'është mirë të jesh mbret

21 Dhjetor 2011, 18:23Politika TEMA

“Wall Street Journal”

Nëse je monarkist i vërtetë, duhet të ndjesh për Shqipërinë. Me një figurë në krye të shtëpisë së Zogut, mund të ketë shpresë në horizont. Por, rrallë, për të mos thënë kurrë, ndonjë komb evropian ka pasur kaq fat të keq me sundimtarët mbretërorë.

Princi i parë i këtij shteti ishte Uilliam Uidi i Gjermanisë. I instaluar nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1914, mbretëria e tij zgjati pak para se të ikte në prag të shpërthimit të Luftës së parë Botërore.

Mbreti i vetshpallur i Shqiptarëve(jo i Shqipërisë), Zogu i Parë, erdhi në pushtet në vitin 1929, për t’u rrëzuar më 1939 nga Musolini.

Kur, Zogu vdiq më 1961, djali i tij Leka, lindur dy ditë pas invazionit tialian, pretendoi fronin. Por, ai kurrë nuk u ngjit në fron, meqë regjimi komunist i Shqipërisë kishte shuar ligjërisht mbretërinë në vitin 1946.

Kur Leka ndërroi jetë më 30 nëntor të këtij viti, mbreti vetëm në emër për 50 vjet, disa u kutjuan të merrnin shënime.

Në shumë aspekte, ky është një rrëfim i vjetër.

Shekulli i XX nuk ishte i mirë për monarkët; ata që mbijetuan Luftën e Parë Botërore e gjetën vetën të rrëzuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Faruku i Parë i Egjiptit kishte parashikuar se së shpejti do të mbeteshin vetëm pesë mbretër – mbreti i Anglisë dhe katër mbretërit e kartave të pokerit.

Megjithatë, edhe më tej një numër i ish shtëpive mbretërore kanë kërkuar dinjitetin e tyre të venitur. Huan Karlosi i parë e rivendosi fronin spanjoll në vitin 1975.
​​Oto von Habsburg, biri i perandorit të fundit të Austrisë dhe mbretit të Hungarisë, ishte anëtar i Parlamentit Evropian dhe gëzoi respekt të madh për idenë e tij të pan-evropianizmit.

Car Simoni II i Bullgarisë shërbeu si kryeministër nga viti 2001 deri në vitin 2005.

Për dallim, shtëpia mbretërore e Shqipërisë ka qenë e trazuar.

Ndërsa ishte në pushtet, Zogu ishte një i tërhequr virtual në kryeqytetin e tij, Tiranë, duke shpenzuar energji disproporcionale në rezistimin ndaj tentim-atentateve, ndërsa luante poker dhe pinte 150 cigare të parfumosura në ditë.

Ai zgjodhi për mbretëreshë të ardhshme, Gjeraldinën, një konteshë gjysmë amerikane, që ishte trokë dhe shiste kartolina në një dyqan dhuratash në Muzeun Kombëtar të Budapestit. Fotografia e saj ia kishte rrëmbyer zemrën Zogut.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Zogu u përpoq që të rimarrë fronin, me ndihmën e forcave besnike të mbështetura nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Por, shumë nga ta u vranë apo u zunë peng, duke iu falenderuar shërbimeve të inteligjencës së Bashkimit Sovjetik, që morrën informata nga tradhtari birtanik Kim Filbi.

Zogu madje as që mund të kërkonte azil në SHBA. Ai donte të merrte me vetë shpurën prej 115 vetash në Knollvud, në një rezidencë në Matëntoun të Long Ajlendit.

Por, autoritetet e imigracionit lejonin në kuadër të shpurës vetëm 20 vetë. Kështu që Zogu nuk e pa kurrë Amerikën. Pasi që e shiti rezidencën, vandalët shkatërruan vendin, duke kërkuar për thesarin e shumëfolur.

Për një kohë të gjatë, Leka nuk kaloi më mirë, duke iu falenderuar pjesërisht raporteve të vazhdueshme për tregtinë e tij me armë.

Pak kohë pas martesës në vitin 1975, Spanja i kërkoi atij dhe mbrëterëshës Suzanë që ta lëshojnë vendin, pas raportimit për një depo me armë në shtëpinë e tyre.

Në Gabon aeroplani i tyre ishte rrethuar nga trupat, që pretendonin se Tirana i kishte punësuar për ta zënë; Leka i shpërndau me bazukë.

Më 1993 përfundimisht Leka shkel tokën shqiptare, por vetëm për disa orë, para se autoritetet ta kthenin, duke pretenduar se kishte pasaportë të pavlefshme.

Më 1997 ai u kthye në prag të shpërthimit të trazirave nga skemat piramidale që avulluan shpenzimet jetësore të shumë familjeve dhe pllakosën Sqipërinë në kaos.

“Nuk mund t’ua kthej paratë tuaja”, pati deklaruar ai, “por mund t’ua kthej vendin tuaj”.

Megjithatë, referendumi për monarkinë u rrëzua, dhe një gjykatë më vonë e dënoi atë në mungesë me tre vjet burg për shkak të udhëheqjes së kryengritjes së armatosur pas votimit, gjatë së cilës u vra një person.

Ndërsa, vitet iknin, shteti po tregohej më i ngrohtë ndaj tij dhe monarkisë. Akuzat për kryengrijte u zbutën në posedim ilegal të armëve të zjarrit, dhe në vitin 2002, Qeveria e amnistoi Lekën.

Parlamenti miratoi kthimin e tij, madje duke ia kthyer disa nga pronat dhe tokat e tij.

Presidenti Bamir Topi dhe kryeminsitri Sali Berisha morën pjesë në funeralin e tij në këtë vit.

Në ditën e varrimit, më 3 dhjetor u shpall ditë zie kombëtare.

Tash, kurora e Shtëpisë së Zogut ka kaluar te Leka II. E ardhmja mbretërore e 29 vjeçarit të diplomuar në akademinë ushtarake të Sandurstit në Britani, mbetet e pasigurt.

Por, ai ka qenë këshilltar në disa qeveri shqiptare dhe Tirana duket më dorëshlirë ndaj trashëgimisë së tij. Në vitin 2009, Berisha e quajti gjyshin e tij Zogun si njërin “nga figurat më të shquara që ka dhënë kontribut të madh në historinë e kombit shqiptar”.

Prandaj, Leka mund të ketë një rol si simbol i shtetit të tij, si një burim i krenarisë dhe unitetit kombëtar.

Diku, mbreti Faruk pa dyshim se po mendohet mos ka folur shumë herët./Rel

8 komente në “S’është mirë të jesh mbret”

  1. agim says:

    Zogu ishte nje personalitet vetem per Sali berishen,per shqiptaret e vertet ishte nje satrap i tipit te prapambetur dhe mbylli dereen per ne Shqipri duke tradhtuar e vjedhur,
    Keta Leka i I e i dyte sic i quajn gazetaret dhe Sala jane dicka si pune koti i thot populli,ky qe eshte gjalle e nuk i dihet as shtetsia as emri thirret nga disa princ,po ky i gjori te marre ate rroge e tja fut pordhe aty ku eshte se as shqip sdin e as shkolle ska.

  2. leon says:

    figure qesharake dhe e diskredituar,,nuk ja vlen te merresh me keta maloke

  3. durresstar says:

    Zogu 1re,nuk ishte mbret i shqipetareve pasi ai nuk u zjodh nga populli,por u vetshpall mbret pa as nje merite,ai do te mbahet mend nga shqipetaret si nji tradhetare,ai shiti toka shqipetare,dhe me ndihmen e armikut me te eger te popullit tone erdhi ne pushtet duke rrezuar partine demokratike te Fan Nolit. Dhe pas shume dekatash na erdhi i njejti armik ne pushtet Sali Berisha po me ndihmen e serbo-grekve,dhe i njejti veprim dhe nga ky funderrine shitje te interesave kombetare!!.Pra nga ky popull del gjithmone tradhetari i rradhes,prandaje shqipetaret duhen te ndergjegjesohen qe keto gabime te mos perseriten,pasi do te jete fatale per ceshtjen shqipetare.

  4. zeri says:

    mirmengjes o SHQIPTAR per parashkrimin qe lezuam doja te shtoja qe kemi berishen me falni gabova doja te thoja (bishen) me gjith horrat e tij qe vetem vet shpallja mret i ka ngelur ….. kurse per leken e3
    t. te shkoi andej nga ka arhur sa esht akoma ne koh ,,,,AJDUTA DHE ORDINER KEMI ME TONELATA..

  5. sheqerja says:

    shikojeni cfare surrati si korrak,ky nuk ka surrat si njeri e jo me si mbret,pune muti

  6. beso says:

    humor anglez,qe vetem saliu e merr seriozisht

  7. Xhozi Plehra says:

    Mendoni se cfare pretendenti froni kemi qe punon si sekretar ne ministri te jashtme per Ilir Meten (Fatos Nanon) e per Lul Bashen (Sali Berishen). Tamam ata qe ia futen te atit ne referendumin e 97-s per monarki. Te gjithe e dime qe ne ate kohe monarkia fitoi, por e manipuluan. I ati, Leka I pati te pakten burrerine te dilte ne krye te turmes me revole ne brez per te kerkuar te drejten e tij – jo si keta politikanet tane te ndyre qe fshihen nga fundi e drejtojne me celular.
    Hajde Leka II hajde – zaten ka kujt ti ngjaje, i ngjan gjyshit qe mbushi valixhet me ar e ia mbathi vrapit si lepur para italianeve. Para po ketyre italianeve qe dihet sa trima ishin (i vune greket perpara ne 40-n me dyfek me gjalme). Hajde figure e kombit ZOG I, hajde – te ishte burre kishte ndenjur partizan maleve, po ishte shume lepur per ta bere dhe ate vakum e mbushen mire komunistat qe ja futen sa kraku ketij populli.
    Po ti mor Leka II mos do abdikosh ne favor te Sali Berishes ?
    Mbreti vdiq, rrofte mbreti

  8. studenti says:

    Duhet te jem ne humor qe te shkruaj per zhgaravinat.A ja,ja ja ja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje