Shtypi i Shkupit: Shqipëria “furnizon” Maqedoninë me akademikë falsë

30 Dhjetor 2011, 18:26Politika TEMA
Shtypi i Shkupit: Shqipëria “furnizon” Maqedoninë me

Nga Idriz Tafa

Shqipëria “furnizon” Maqedoninë me akademikë falsë, pasi “në vend të trurit punon paraja”, viti 2011 mbyllet me një skandal ndërballkanik të falsifikimit të diplomave universitare dhe që do të bartet në vitin 2012. Zbulohet se uiversitete shqiptare deri dhe zyrtarë të korruptuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë përfshirë në një “biznes” fitimprurës diplomash. “Ndonëse disa kanale të trafikut të diplomave janë prerë, “biznesi” i tyre nga viti në vit shënon rritje dhe fitime nga ana tjetër, pasi ka “dembelë”, të etur për prefikset: “i diplomuar”, “magjistër”, ose “doktor shkencash”. Përvoja maqedonase e akademikëve të rremë, tashmë prej një dekade sfidë për qeverinë maqedonase, tregoi se shumica e diplomave të falsifikuara vijnë nga Bullgaria dhe Shqipëria”, shkruante nw numrin e 30 dhjetorit gazeta maqedonase “Veçer” e Shkupit në shkrimin me titull “Nëpërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë vijnë “M.Sc.” dhe “Dr.” / Akademikë të rremë, në vend të trurit punon paraja” (Преку Бугарија и Албанија до м-р и д-р / За лажните академици, наместо мозокот, работат парите), shih linkun http://www.vecer.com.mk/?ItemID=3F032F6DFB9E6B4CB2CB554CD10CADBD. Gazeta “Veçer” thotë se kjo rritje e krimit të falsifikimit të diplomave universitare dhe pas-universitare është favorizuar dhe për shkak se këto dy vende (Shqipëria dhe Bullgaria) kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe (me Maqedoninë) për njohjen reciproke të diplomave. Ky fakt ka tërhequr dhe vëmendjen e autoriteteve të larta bullgare, pas njoftimit të agjencisë së lajmve “Focus” të Sofjes, që i referohet gazetës “Veçer”.
Me pak para në xhep, me pak përpjekje, por me shumë vullnet për statusin e akademikut filloi afera e diplomave të falsifikuara, që u bë publike në vitin 2002, kur u zbuluan diploma të rreme nga Fakulteti Ekonomik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”. Gazeta citon burime të besuara, që thonë se sekserët, të cilët punojnë në vendet fqinje kanë lidhje me universitete, por rol luan dhe teknologjia moderne kompjuterike me të cilën skanohen diplomat. 36-vjeçari tetovar I.K., i cili kërkoi të mbetet anonim, thotë se në Gostivar dhe Tetovë ekzistojnë grupe që nxjerrin jetesën me anë të diplomave false, kurse procedura zgjat jo më shumë se pesëmbëdhjetë ditë dhe pagesa për një diplomë është rreth 10 mijë euro. Sipas tij, ka dy mënyra mashtrimi, ose me anë të sekserë ose nëpërmjet lidhjeve politike. Cilado rrugë që zgjidhet, kërkon teknologji të përparuar kompjuterike për skanimin e diplomës dhe të njëjtat fonte për zëvendësimin e emrit të personit. Sipas I.K. kjo procedurë realizohet nga 7 deri në 10 persona, që lidhen me universitetet për të marrë diplomat. Po ashtu janë të nevojshme edhe lidhjet apo njerëzit në Ministrinë maqedonase të Arsimit dhe Shkencës, për verifkimin e diplomave. Shpesh, aftësia për të zbuluar mashtrimet është shumë e vogël për shkak se dokumentet e rreme janë bërë me profesionalizëm dhe të noterizuara, dhe kjo krijon vështirësi në zbulimin e akademikëve të rremë.

11 komente në “Shtypi i Shkupit: Shqipëria “furnizon” Maqedoninë me akademikë falsë”

  1. fush-miloti says:

    Qfare kerkojne keta te shkupit kur ne kemi qeverin
    FALLSO te marrin gjera origjinele, e habitshme
    kerkesa e tyre?

    1. raimondi says:

      Po ca kuptimi ka ky muhabet ?
      Flet kjo gazeta sllave dhe ketu ju i jepni rendesi artikullit te nje gazete totalisht Armike ndaj shqiptareve ………!!!!!!!

      Kjo gazete eshte e pabesueshme –Ata jane shtet koti ,shtet fantazme qe genjejne absolutisht ne cdo gje.
      Ata genjejne ne menyre te pacipe per gjera kardinale ,saqe jane bere karagjozet e botes
      ndersa ju i merni per te verteta kete artikull te nje gazete sllave …..!!!!???

      –Keta te kesaj gazete sllave jane Armiq te betuar te shqiptareve ore kopetentet e gazetes Tema ,se ata perfaqsojne nje komb thellesisht antishqiptar..Nuke kuptoni kaq gje ju ,apo nuk doni te kuptoni ?

      –Ku jetoni ju ore ?

      Shtypi sllav mundohet me cdo kusht te diskretitoje cdo gje shqiptare ,ndersa ju e merni seriozisht fjalen e tyre –Ne vend qe ti kunderviheni shtypit te tyre …..

  2. akil says:

    na merzitet me budalliqe

  3. jaho agai says:

    zoti minister tafaj jepu xhevap ketyre …

  4. fule says:

    Mendoni se cbehet ketu tek ne qe kur Monstra e bastardoi edhe arsimin e larte.

  5. atdhetari says:

    Kete lloj vorbulle ne aresim e kemi peshqesh nga naltmadhenia e tij Sali katunari.I krijoj shkollat e plepave me trute e gomarit dhe e ka persosur aq shume sa veshtire te gjesh njerez me tru e mendje ne toke.Enveri krijoi njeriun e ri te realizmit socialist kurse sali baba njeriun e ri te kusarise.Bir saliu nenes kete qash me pare.

  6. wert says:

    Pse ka akademike akoma Shqiperia????? ahahahaha

  7. Arben LLALLA says:

    Duhet të dimë se vetë sllavomaqedonasit ua shesin Dr shqiptarëve për 6 mijë euro.Po të kontrrolloni shqiptarët e maqedonisë që japin mësim nëpër universitette me gradën DR, një pjesë e tyre i ka marrë brenda 6 muajve nëpër komisionet sllvae.Atëhere lind pyetja,Si është e mundur që një pjesë e tyre mbahen ,,patriot,, dhe kanë marrë këto grada tek mentor dhe komisioner maqedonas? Nuk është vetëm Shqipëria që merren brenda natës tituj të till, por ka universitete në Bullgari, Serbi, Rumani etj.

  8. Epirioti says:

    Maqedonia kjo Fotokopjo e shemtuar e ishJugoslavise, edhe sa koh i kan mbet si shtet???? se qe do te therrmohet si ishJugot kjo sdiskutohet, Megjithate pa dale nga Tema, per Diplomat keta te ashtuquajturit Maqedonas(Bullgare se sjane gje tjeter) kane te drejte, gjith keto Diplloma false edhe Ne do te na kushtojne 1 dite. do te kemi Mjek me diplome qe skan idene e Mjeksise, Jurist qe snjohin Ligjet dhe Kushtetuten, Inxhiniera dhe Aekitekte qe mund te na bejne gjemen. Dipllomat False eshte 1 BUMERANG edhe per vete Ne. Tung te Gjithve

  9. Perralla me Mbret says:

    S’eshte gje e re kjo pune,edhe ne Gjermani Ministri i Brendshem u dorhoqe per shkak te plagjiatures!Titulli eshte vetem nje ego e personave qe duan te ndihen superior, por i pa vlere nese nuk ka merita!Mirpo maqedonasit nuk e bejne edhe pa shkake kte propagande sepse i frikohen titujve te merituar e qe dita e dites shtohen,dhe keshtu sllavet ndihen te kercnuar!

  10. Altini says:

    Mos u merzitni,bre burra, se dhe Enveri pa arsim te larte ka qene,biroja pulatike me ca traktoriste,stalljere,lopcare dhe saldatore plot ishte.Ky i Korese, i biri i te atit, pa shkolle eshte,keni plot te tjere qe jane pa shkolle ose me diploma te blera ,biles kane blere dy diploma ne te njejten kohe dhe sa here iu intereson nxjerrin here njerin dhe here tjetrin karton.Ka dhe nga ata qe mjekohen per debili dhe vazhdojne studimet e larta ose i kane perfunduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje