Gjiganti gjerman i automobilave “Daimler” konfirmon edhe zyrtarisht se kompanitë private(përfaqësuesit e autorizuar) nuk mund t’iu shesin vetura “Mercedes” nëpërmjet tenderëve publikë institucioneve të Kosovës prej janarit 2012.
Konfirmimi nga prodhuesit e veturës “Mercedes” ka ardhur vetëm disa ditë pasi që gazeta “Zëri” kishte shkruar se tash e tutje veturat mund të blihen vetëm me një leje të posaçme nga prodhuesi, ose në negociata të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e kompanisë nga Gjermania.
Një vendim të tillë “baba” i veturave simbol të kualitetit dhe qëndrueshmërisë e ka marrë për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit në Kosovë, të cilën gjë e potencon edhe “Transparency International” në raportet e publikuara.
Ute Ëest von Vellberg, menaxher i lartë për komunikime, integritet dhe çështje ligjore në “Daimler Ag” në Shtutgard të Gjermanisë, ka theksuar për gazetën “Zëri” të hënën se kompania e tyre aderon në mënyrë strikte dhe në përputhje me parimet e integritetit në të gjithë botën…
Po B. pse ia shiten këta?
… dhe shqiptarët në ndërkohë ende lejojnë që qeveria nga Prishtina të lodroj me këmbët e tyre të ndyta në mendjen e tyre …
Kush ka ustallek me shume per korrupsion, ne apo Kosovaret?
Shqiptaret jane mjeshtra dhe kosovaret NXENES.
Ne kemi 21 vjet eksperience. Ata vetem 13 (numur ters).
Keshtu shpjegohet qe e kane si perendi Saline. U ka dhene zanatin.
Ti shikojne hajrin!