Kontratat, LSI shpenzoi 250 mijë dollarë për të lobuar pranë zyrtarëve amerikanë

10 Janar 2012, 16:04Politika TEMA

Një parti e vogël me portofol të madh. E tillë mund të cilësohet Lëvizja Socialiste për Integrim nëse flitet për shpenzimet e bëra në fushën e lobimit me kompanitë amerikane. Sipas dokumenteve që disponon agjencia “Lajmifundit” në marsin e vitit 2010, Lëvizja Socialiste për Integrim e përfaqësuar nga kryetari i saj Ilir Meta ka firmosur një kontratë lobimi me kompaninë amerikane “Blue Star Strategies” me qendër të Uashington për shërbim konsulence. Kontrata kishte një vlerë totale prej 94,298 dollarë amerikanë për një periudhë gjashtë mujore që përfundonte në 30 shtator 2010. Çdo muaj kontrata duhet të rinovohej dhe të firmosej gjatë kësaj periudhe. Në hapësirën e fushës së lobimit që kompania merrte përsipër bie në sy fakti se kompania merrte përsipër të trajnonte liderë jo qveritarë dhe sa i takon prioriteteve dhe qëllimeve të politikës së jashtme. Këtu përfshihej edhe puna me organizatat jo qeveritare sa i takon çështjeve të integrimit të Ballkanit, lëvizjes pa viza të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, marrëdhënieve rajonale. Kompania duhet të kontaktonte me zyrtarë amerikanë, stafe të kongresmenëve për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe.

“Lajmifundit” konstaton se një element shumë interesant është se në kontratën e firmosur në prill 2010 përcaktohen edhe aktivitete që do të organizohen nga kompania lobuese për llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një nga çështjet që shkruhen në kontratë është trafikimi i femrave ku thuhet se “Ne do të punojmë me zyrtarët e Departamentit të Shtetit dhe institucioneve të politikës së jashtme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të nënvizuar përpjekjet e LSI-së për të qenë një lider në fushën e luftës ndaj trafikimit të femrave në Ballkan”. Një tjetër fushë është përmendur ligji mbi shërbimin informativ ku thuhet se “ne do të punojmë me zyrtarët e sigurisë për të nënvizuar ndryshimet në ligjin mbi shërbimin inteligjent shqiptar”.

Kjo nuk është e vetmja kontratë lobimi për Lëvizjen Socialiste për Integrim pasi “Lajmifundit” konstaton se ajo për periudhën e tre mujorit të parë të vitit 2009 ka firmosur një kontratë me kompaninë “Dutko Ëorldëide” me vlerë 30 mijë dollarë. Çështja specifike e paraqitur për lobim është ajo e demokracisë dhe të drejtave të njeriut të lidhura me zgjedhjet e pritshme parlamentare.

Lëvizja Socialiste për Integrim me të njëjtën kompani ka një kontratë tjetër që mbulon kohën (1 prill 2009 deri në 30 qershor 2009) me vlerë 100 mijë dollarë. Si objekt i lobimit paraqitet sigurimi i mbështetjes për miratimin e një rezolute nga Senati i SHBA-ve ku të kërkonte zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri. Gjithashtu duhet që kompania të garantonte edhe një seancë dëgjimore në Komisionin amerikan të Helsinkit për zgjedhjet e lira e të ndershme. Fusha e veprimit të kompanisë së lobimit janë edhe kontaktet me përfaqësues nga senati, këshilli për sigurinë kombëtare dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Për të njëjtin objektiv lobimi, Lëvizja Socialiste për Integrim firmos një kontratë tjetër me kompaninë amerikane për periudhën tjetër nga 1 korriku deri në 30 shtator 2009 me vlerën shtesë 30 mijë dollarë./lajmifundit

6 komente në “Kontratat, LSI shpenzoi 250 mijë dollarë për të lobuar pranë zyrtarëve amerikanë”

  1. mergim tari says:

    Vetem per LOBIM shikoni sa paguajne, mendoni sa paguajne keta gryksa per te blere pushtetin, per te blere nje deputet, nje komisioner, per te blere nje rrugac si Ristani, ose me keq nje shtrige e shemtire ne shpirt si SASHENKA BEZHANI.

    1. mergim tari says:

      KERKOJ FALJE, NE FUND TE FJALISE,
      BEHET FJALE PER SASHENKA JONUZIN PASI
      EMRI I PERMENDUR ATJE ESHTE NJE GRUA TEPER E NDERUAR.
      NDJESE TE MADHE PER ZNJ. BEZHANI, MESUESE TEPER E RESPEKTUAR,
      ME FALNI ME GJITHE SHPIRT

  2. Shefqet Cela says:

    Te gjitha para nga thesari yne i grabitur nga Ilir Floriri.

  3. Luli says:

    Ska asgje per tu cuditur!
    Vjedhjet e tyre nuk mbarojen, e per pasoje dhe te ardhurat nga to.
    Dihen perfitimet e Z.Kokemadh nga nafta e gazi (Rusia), po tani ndihma qe i jep Z.Vasili me portofolin e ilaceve, nuk eshte e vogel. Tenderat miliona e miliona kalojne dhe ne dore te zotit te vet.
    Pa llogaritur ketu te thera e te tjera.
    Mos harroni dhe keshin ne lek qe shperndau per fushaten e felliqur.
    Kjo eshte LSI dhe KRYEKOMANDANTI I SAJ.

  4. daku says:

    Edi Rama e Fiqeri Xibri i harxhuan parate tu paguar njerzit qe te vinin dhe te vdisnin ne tirane se do i benin heronj….

    1. fule says:

      Pse flet perallat e Saliu. Mendo i qete qe nga 130 te arrestuar ate dite asnje lidhje per organizim e pagese nuk gjeti dot policia e Saliut.

      Nejse ju shpellaret keni vene baben perpara – dhe dum baben dini, bota permbys le te kthehet. Menatalitet bolshevik.

      Mire tha Biberaj, e ka kthy Saliu partine ne cerdhe ish-sigurimash e komunistash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje