Ambasadori danez: Puna e prokurorisë për 21 janarin, profesionale. Duhet transparencë në gjykim

27 Janar 2012, 17:28Politika TEMA

Ambasadori i Danimarkës në Tiranë, Karsten Jensen, vendi i të cilit ka kreun e radhës së Presidencës së BE-së, ka kërkuar hetim të plotë dhe të gjithanshëm të 21 janarit. Në një takim me prokuroren e Përgjithshme Ina Rama, ambasadori Jensen ka theksuar se duhet transparencë dhe efektivitet në gjykim.

Mbi këtë bazë, ambasadori shprehu mbështetjen e tij për prokurorinë shqiptare dhe punën profesionale të kryer prej saj për 21 janarin dhe më gjerë, si dhe vlerësoi bashkëpunimin midis instutucioneve të akuzës të dy vendeve.

Në takim u diskutua rëndësia se secili institucion duhet dhe e ka për detyrë të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe jashtë çdo ndërhyrjeje, për të garantuar shtetin e së drejtës.

Gjithashtu në takim u vlerësua performanca e prokurorisë shqiptare si një nga hallkat e rëndësishme në ruajtjen dhe zbatimin e ligjit.
Në takim gjithashtu u ra dakort se mbështetja tek ligji, zbatimi me rigorozitet i tij dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë është një nga kushtet themeltarë të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë në vend. /ora-news

13 komente në “Ambasadori danez: Puna e prokurorisë për 21 janarin, profesionale. Duhet transparencë në gjykim”

  1. Shefqet Cela says:

    Skelqesija e tij, ambasadori danez, do te ngelet ne kujtesen e popullit tone si nje personalitet i rralle me perkushtim per demokracine.
    Fjala e tije, pa doreza dhe sperdredhje, degjohet me rrespekt nga njerezit. Shqiperija ka nje mije halle nga e keqja qe i ka kercyer persiper. Ai po na i ngroh zemrat me fjalet e tija te ngrohta dhe te pa interes. Kjo e forcon miqesine tone me ate popull vital.
    RRESPEKTE!

    1. Vlora says:

      eshte vertet nje personalitet i cili nuk ka pranuar qe te shitet tek sala.

      faleminderit per ndihmen qe po i jep prokurorise dhe gjith shqiptareve.

  2. brazili says:

    Pse prokuroria nuk therret doktorrin e spitalit ushtarak,qe priti i pari te vraret,per deklarata te rreme ne nje situate kritike? O Sala ja ka thene ketij,o ky Sales,sepse te dy prononcimet flisnin per vrasje nga afer, per fisheke qe nuk i perdorte garda,etj

  3. Kristo says:

    Historikisht asnje nuk ja ka dashur te mirren Shqiperise,asEuropa dhe as Amerika.Besoj se erdhi koha qe te mendojne seriozisht dhe te ndihmojne konkretisht qe te vendoset nje shtet ligjor dhe nje demokraci e vertete.Po nuk urealizua kjo ,nuk do te vuajme vetem neve,por dhe ata do te kene probleme serioze se do te jemi nje miter qe do te prodhoj vazhdimisht,krime,vrasje dhe cdo gje te keqe qe uren njeriu i ndershem.

  4. Viktor says:

    Zoti ambasador i Danimarkes !
    Faleminderit per te vertetat qe keni thene per politiken shqipetare pa shume “diplomaci”
    Lutem ndihmojeni kete prokurore dhe drejtesine ne Shqiperi nga mafia qe ka zene drejtimin e ketij vendi.
    Me punen tone dhe ndihmen tuaj te pacmuar te behemi edhe ne si kombet e qyteteruare ku respekti per ligjin dhe te drejten te jene njelloj per te gjithe shtetasit.Edhe njehere respekte.

  5. h says:

    Zonja Rama very nice

  6. joni says:

    Ky eshte kopetent ka vlera si diplomat, nuk ka ardhur ketu te mare eurot e berishes por te beje politiken e europes.

  7. tironci says:

    si ka mesuar demokracia ne SHQIPERI .sali DIKTATORI duhet te shkoje i pari ne prokurori dhe te japi llogari per jete e humbura .. bashke me lulin e bashkise qe mbasi vrasin protestuesit ..merr me vota te dhjedhura edhe drejtimin e bashkise se tirones ..
    POSHTE FASHIZMI berishian ..POSHTE KJO DIKTATURE E FUNDIT NE EUROPE

    1. zqk says:

      O tironci,
      Edhe po shkoi i dhjeti ne prokurori dhe i shtati ne burg cuni i Sheqeres, ne prape nuk merzitemi.

  8. LORA says:

    Deri tani,ambasadori danez po i jep,shqiptareve, mesazhe te nje mbeshtetjeje qe nuk i eshte dhene per 21 vjet rradhazi,nga i gjithe faktori nderkombetar.Shto edhe presidencen daneze te Eu-se,ndjej doren e ngrohte per te ardhmen prosperuese te vendit tim.Thanks mr.Jensen

  9. sherifi says:

    O “Brazili”urime po desha te beja nje sqarim;po e di ti kush eshte drejtor ne spitalin ushtarake? eshte Bedri Mihaj nga Cakrani i Fierit qe Berisha e coi per tu bere deputet i PD-se ne Cakran dhe meqe nuk fitoi si deputet Saliu e beri drejtor te spitalit ushtarak.
    -Ndersa per kte z.ambasador te danimarkes nuk di cfar falenderimi ti jape eshte i vetmi qe pas kaq vitesh,vetem ky i thote gjerat hapur,do zoti edhe te tjeret kopjoin sa dopak kete qe te flasin edhe ata me hapur dhe te mos i bjen verdall e verdall.
    -edhe zonja Rama ishalla e con deri ne fund kte qe ka nisur se Saliu po i jep shenjat e para kur thote qe hetimet e 21 janarit do i beje prekurori i ri qe me siguri do jete i Saliut.Nuk e dim cdo behet me kte vende.

  10. Denis says:

    Karsten Jensen – nje personalitet i Demokracise Liberale te Danimarkes dhe diplomacise europiane; prania e tij, nje nder i madh per Shqiperine. Por edhe TemA i ka bere nje nder te madh, duke e vene ne fote perkrah Sirenes bukuroshe te Durresit, ikones me te bukur qe ka skalitur shkolla jone juridike dhe politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje