Tensioni vijoi të jetë i lartë në Australi ndërsa aborigjenët dogjën flamurin përpara parlamentit në Kanberra. Dje ishte Dita e Australisë, por indigjenët e shohin këtë ditë si Ditën e Pushtimit. Ndërsa dogjën flamurin, ata këndonin “Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë toka e aborigjenëve”. Protestuesit aborigjenë sulmuan dje restorantin ku ishte kryeministrja Julia Gillard dhe lideri i opozitës Tony Abbott. Truprojat arritën të largonin kryeministren me shumë vështirësi. Ajo humbi këpucën, e cila u mor nga aborigjenët. Fillimisht pati një postim në eBay se këpuca po shitej, por më pas aborigjenët e kthyen atë. Kryeministrja dënoi sulmin që iu bë duke thënë se nuk pranohet që protestat të kthehen në të dhunshme. Në fakt protestuesit e kishin zemërimin me kreun e opozitës, që kishte kërkuar largimin e tendave të aborigjenëve. Një këshilltar për mediat në qeveri u largua nga detyra pasi mendohet se ishte ai që u dha informacion protestuesve për restorantin.
Po ne ca ti kthejm kti tonit, ka ndonjeri ndonje ide.
Ti rikthejm teseren e PPSH-se ate besoj se nuk e ka dorzuar, veprat e atij, do ti ket ruajtur, emrin e nderuar si sekretar, se merr se tani eshte komandant, cfar ti kthejm!!!!!!!, kush ka ndonje ide te na e thote.
Plumbat qe moren jetet me 21 janar.ide mund te gjejme sa te duash per [email protected] Salpi
e imagjinoni garden tone ne kete situate……te gjith ata protestues do ti kishte shtrire ne shesh te vdekur……..
C’kryeministre eshte ajo? Kryeminister,tamam “Burr Shteti” kemi ne. Nuk ja bene syri terrt. Megjithse brenda keshtjelles se rrethuar me tre gardhe,bridhte neper koridore i lebetitur me kallashnikov ne dore,
nga frika se mos e kapte ndonje gur nga ata qe hidhnin ca “kokepalare”,prandaj dha urdher qe te hapej zjarr. Populli thote: Frikacaku te vret. Mos e besoni po deshet.
Nje koment i qelluar,Vlora dhe Shkembi. Vaj halli PO te ishte garda jone
Por dijeni se cdo e mire dhe cdo e keqe buron prej nesh.
Me pak fajtor eshte keqberesi,kur ato (krimet) i perserit.