Zëdhënësi i Zhoze Murinjos, Eladio Parames, nëpërmjet adresës së tij në Twitter ka konfirmuar se tekniku portugez ka dialoguar me gjyqtarët pas përfundimit të takimit Barcelona-Real Madrid në parkingun e stadiumit.
Ai ka mbështetur versionin e dhënë nga gazeta “Mundo Deportivo”, ndërsa ka shtuar se ato nuk ishin fjalët e vetme që ka thënë Murinjo.
“Artist, ia fute atyre që punojnë. Nuk i respekton profesionistët seriozë. Tani po shkon të pish një puro dhe të qeshësh, i paftyrë!”, janë fjalët që ka thënë Murinjo, sipas versionit të Parames.
Ky i fundit nuk ka ngurruar të sulmojë hapur Barcelonën dhe gjyqtarët e ndeshjes që favorizuan katalanasit. “E them prej shumë kohësh: Nëse Barça luan më mirë se kundërshtarët, fiton. Nëse kundërshtari luan më mirë se Barça, atëherë gjyqtari e bën të fitojë”.
Në fund, nuk ka munguar një polemikë edhe ndaj Dani Alvesh i cili i kishte cilësuar humbës të gjithë ata që ankoheshin pas ndeshjeve. “Çfarë diference ka që nga momenti kur ka ardhur në Spanjë! Ia kanë operuar veshët, ia kanë bërë më të vegjël. Përdor syze intelektualësh… Por një gomar me veshë të zvogëluar dhe me syze nuk bëhet doktor, gomar mbetet përsëri”, ishte komenti i zëdhënësit të Murinjos, duke shërbyer që të ringjallë polemikat mes Realit dhe Barçës.
Nga ana e tij, trajneri ka preferuar që të mos dalë në konferencë për shtyp, duke ia deleguar këtë të drejtë zëvendësit Karanka. Sipas mediave spanjolle, Murinjos nuk i ka shërbyer as surpriza që i kanë bërë lojtarë duke i sjellë një tortë për datëlindjen e tij të 49-të gjatë stërvitjes, pasi ai vazhdon të jetë i inatosur për eliminimin nga Kupa e Mbretit./lajmeshqip
edhe ceca/erla mehilli/ eshte zedhenese e berishes
Keta po rrihen si ne karadak prej disa vitesh…e kane fytyre te debatojne. Arbitri arbitroj shume keq: duhet te kishte nxjerr me te kuqe 2-3 kafshe te Realit shume me perpara.
Special 2 ka 2 vjet qe vetem ankohet kur zhdepet nga Barcelona por kur fitoi ne superkupe nuk la vend pa thene se Reali eshte me larte se Barcelona dhe se hegjemonia e Barcelones tani mori fund ….
Po kot nuk thone sic ka fytyren ka dhe shpirtin……
Special 2 ka 2 vjet qe vetem ankohet kur zhdepet nga Barcelona por kur fitoi ne superkupe nuk la vend pa thene se Reali eshte me larte se Barcelona dhe se hegjemonia e Barcelones tani mori fund ….
Po kot nuk thone sic ka fytyren ka dhe shpirtin……
…………
…………..
O cuna ky esht si puna saliut tone , nuk merret me hallet e popullit po merret me opoziten , kshu dhe puna mourinjos gjate ndeshjes nuk merret me lojtaret e vet,e keni pare gjate gjithe ndeshjes merret me arbitrat, megjithese nuk e pranon ai e di mire qe barca eshte shume planete larg realit por aman e di. Sidomos me kte ndeshjen e fundit ne madrid.
O shoku zylooooo me cfar syri e pe ti ore qe albitri albitroi shume mire sepse te gjitha gazetat spanjolle than se te pakten duhet te ishin dhene tre penallti 1 per barcelonen dhe 2 per realin.Apo zylua zylo eshte e s’ke pse merresh me te hahahahahaaa.