Kuvendi i Kosovës ka shpërndarë fletore pune – falas për të gjithë deputetët. Për ta bërë më interesante këtë punë, në to ka përfshirë “fjalë të urta”. Shumë prej tyre dedikuar femrave. Ato të muajit maj, veçanërisht kanë thënie për femrat që janë diskriminuese dhe paragjykuese për karakterin e tyre.
Për këtë ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. ‘Nuk e di kush e ka bërë përzgjedhjen e këtyre fjalëve të urta dhe cili ka qenë qëllimi i tyre: t’i edukojë deputetët në këtë frymë, që tua kujtojë deputetëve se cili është koncepti shovinist, mashkullor e seksist për gruan apo ndoshta thjerrëza nëpër të cilat duhet të shihen koleget deputete”, ka thënë Haxhiu duke shtuar se këto kanë qenë thëniet më poshtëruese që ka dëgjuar e që përputhen edhe me mendimet e Ilir Mirenës, Halit Krasniqit e Hajredin Kuçit (të gjithë PDK) për femrën. Kryeparlamentari Krasniqi ka kërkuar falje më pas.
Ja disa prej thënieve në fletoren e deputetëve:
1. Te femra gjithçka është zemër, bile edhe koka
2. Heshtja është ari i vetëm që kanë femrat
3. Heshtja dhe modestia janë stolia më e bukur e gruas
4. Luleve u nevojitet dielli, kurse femrave dashuria
5. Gruaja jashtë familjes ngjan me perandorinë e rrezikuar
6. Gruaja është enigmë, qëllimi i saj është fëmija
7. Femrat dashurojnë fitimtarët, andaj i lejojnë edhe t’i pushtojnë
8. Jeta e gruas është e zbrazët, në qoftë se nuk e plotëson dashuria
9. Nuk ka grua që me kohë nuk do të lëshojë pe
10. Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave
11. Kërko femrën që të pëlqen ty, e jo të tjerëve
12. S’ka njeri që gruas së vet i duket mençur
13. Ajo që na tërheq te femra, rrallë edhe na lidh me të
14. Asnjë grua, që kur ekziston bota, nuk është martuar në heshtje
15. Femra që dashuron, nuk plaket shpejt
16. Sikur të mos ishte femra,diamanti do të ishte një gur i rëndomtë
17. Femrës i plaket së pari fytyra, e pastaj zemra
18. Stili ka një gjini, gruaja njihet me një fjalë
19. Gratë nuk zbukurohen aq shumë për meshkujt, sa kundër grave
20. Gruaja e mençur lejon burrin të bëjë atë që i pëlqen asaj
21. Gruaja mbetet pa fjalë vetëm kur puth
22. Femrat mendojnë si mbretërit, se të gjithë u kemi borxh
23. Merrni gruan, e cila nuk beson atë që dashuron
24. Thirreni gruan si të doni, por asnjëherë jo si nënë
bunch of BULLSHIT . A THUA DO TE JA KENE TREGUAR MERKELIT KETO FJALE TE ”URTA” SHKONI MORE GOMARE PO FEMRAT JANE MISHIT DHE GJAKUT SI NE . PO FJALET E URTA PER BURRA KU I KENI?
Femrat shqiptare nuk duhet të ofendohen. Qeveria nga Prishtina mendon se secili burrë dhe grua nga populli të cilin ata e udhëheqin, është krijuar për qejfin e tyre. Këtyre krijesave të marra nuk duhet të ju shohim për të madhe, se nuk e dinë se çka po thonë, dhe çka po bëjnë.