Apollon Baçe konfirmon se nisma mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Kryeministri. Instituti i Monumenteve mbetet pa përgjigje kur pyetet se mbi ç’bazë ligjore do veprohet. Specialistët dëshmojnë hapur skemën e mirëfilltë të korrupsionit
Nga Kristi Pinderi
Duke filluar nga muaji i ardhshëm, Kalaja e Lezhës e bashkë me të edhe 40 kala apo monumente të tjera të trashëgimisë kulturore në të gjithë territorin e Shqipërisë do të jepen me qira dhe, biznesmenët e interesuar do të mund të ndërtojnë nga e para objekte të reja duke ndryshuar identitetin historik dhe strukturor të kalasë, ashtu siç mund të shikoni në fotot që po botojmë!
Një gjë e tillë është krejtësisht e paligjshme nëse bëhet pa aprovimin e të gjitha hallkave shtetërore që janë ngritur për të qenë filtër i mbrojtjes së trashëgimisë, si për shembull Këshilli Kombëtar i Restaurimit, Ministria e Kulturës, apo dhe pushteti lokal. Pjesa më e rëndësishme, debati me opinionin publik, është i domosdoshëm, por siç do ju tregojmë më poshtë me fakte konkrete, edhe kjo hallkë e domosdoshme e qeverisjes demokratike, nuk ka funksionuar fare në rastin në fjalë.
Në pothuajse të gjitha këto hallka institucionale, nisma për të “privatizuar” kalatë shqiptare duket se e ka marrë aprovimin paraprak. Këtë lajm, bazuar në një nismë konkrete të drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, z. Apollon Baçe, të ministrit të Kulturës, Aldo Bumçi e të vetë kryeministrit Sali Berisha, e konfirmoi vetë z. Baçe. Me aprovimin e tij intervista u regjistrua e plotë dhe ne po e botojmë atë.
“Eshtë një kërkesë e ministrit të kulturës dhe e kryeministrit, dhe me iniciativë të Institutit të Monumenteve të Kulturës”, tha z. Apollon Baçe. Ndërsa kur e pyetëm në lidhje me afatet kohorë konkrete për zbatimin e saj tha se: “Kjo është strategji e re, politikë e re për monumentet, mirëpo muajin që vjen, ai që ka fituar projektet, do fillojë punimet”. Kur e pyetëm se cili është “ky që ka fituar projektin”, z. Baçe nuk u përgjigj, por burime të sigurta në Lezhë konfirmuan për gazetën se në fakt bëhet fjalë për të njëjtët individë që tashmë kanë ndërtuar, nën sytë e pushtetit lokal, plot 130 ndërtime pa leje, si hotele, restorante, qendra argëtimi, etj, në pjesën e poshtme të kalasë që bën pjesë gjithashtu në territorin e parkut arkeologjik të Lezhës. Tani synojnë të ndërtojnë edhe brenda mureve të kalasë!
Z. Apollon Baçe mundi të zbulojë vetëm një pjesë të kalasë së Lezhës që do të transformohet kryesisht në qendër argëtimi, e që janë ambientet e xhandarmërisë turke të vitit 1905, por në fakt, ambientet që do të dëmtohen dhe që do t’u transformohet krejtësisht fizionomia historike që kanë, janë edhe disa oda të familjes së njohur të Lekë Dukagjinit dhe në përgjithësi e gjithë kalaja. Në Këshillin Kombëtar të Restaurimit që do të duhet të vendosë për po ose jo, bëjnë pjesë vetë z. Baçe si sekretar që mund të drejtojë mbledhjet në rastet kur mungon ministri, bën pjesë gjithashtu drejtori i Agjencisë së Shërbimit Arkeologjik, z. Roland Olli, një person që s’ka qenë asnjëherë arkeolog, por që pas vitit 2005 duket se ka treguar interes për të qenë menaxher i ndërhyrjeve emergjente arkeologjike sa herë që ndërtimet e reja e lypin nevojën për të kuptuar se mbi çfarë terreni po ndërtohen, bën pjesë gjithashtu drejtori i trashëgimisë kulturore në ministri, z. Olsi Lafe, drejtuesja e arkeologjisë në qendrën albanologjike, Prof. Shpresa Gjongecaj, e të tjerë.
Ose jep dorëheqjen, ose të të heqim vetë!
E gjithë nisma duket se bazohet mbi presione të përsëritura që pushteti lokal në Lezhë dhe sidomos biznesmenë të lidhur ngushtë me LSI në atë qytet, po bëjnë e para për të legalizuar të paktën 130 ndërtime pa leje që janë bërë ndërkohë brenda territorit të Parkut Arkeologjik në Lezhë dhe e dyta, për të marrë një aprovim për të ndërtuar edhe brenda mureve të kalasë së Lezhës, një kala historike e lidhur me Skënderbeun, me Besëlidhjen e famshme, por edhe me disa familje princërore shqiptare si ajo e Lekë Dukagjinit.
E gjithë kjo nismë mbart pas vetes shumë pyetje, përgjigjet e të cilave të çojnë të besosh në një korrupsion të mirëfilltë të organizuar nga institucione shtetërore që duhet të mbrojnë trashëgiminë kulturore. Një vit më parë, kur drejtori i Parkut Arkeologjik të Lezhës, z. Salvator Xheçi, e kundërshtoi hapur nismën për të “privatizuar” kalanë e Lezhës, ai u përball me kërcënime dhe shantazhe të ndryshme që i kërkonin të jepte dorëheqjen, ose në të kundërtën një mision inspektues shtetëror do të dinte si të gjente motive për ta shkarkuar. Zotëria dha dorëheqjen duke menduar se mund të vazhdonte një betejë qytetare i pakërcënuar institucionalisht. I nisi disa letra zyrtare ministrit të Kulturës, në atë kohë z. Xhaferri, kryeministrit dhe gjithë institucioneve të tjera shtetërore. Në ato letra mund të kuptosh thellësinë tragjike të një shkatërrimi të mundshëm të Kalasë së Lezhës, diçka që të shkakton trishtim sidomos në 100 vjetorin e Pavarësisë. Ka disa argumente që e shoqërojnë në Shqipëri gjithmonë angazhimin e një nëpunësi lokal, e që të gjitha kanë të bëjnë se me cilën parti ai x apo y nëpunës është! Një nëpunës në Lezhë ka patjetër pas vetes një konotacion të tillë paragjykues por fakti që luftën e vazhdoi i vetëm edhe kur nuk ishte me drejtor i parkut arkeologjik, përbën një motiv më shumë për ta besuar z. Salvator Xheçin kur i shkruan z. Sali Berisha dhe ministrit të Kulturës sa më poshtë, fiks një vit më parë:
“Mbi rrënojat e Akropolit Antik të Lissit do të ndërtohet një qytezë e re hotelesh dhe restorantesh; trojet historike të mbretërive Ilire do të shiten për gjelltore e për hotele; sarajet e Dukagjinëve të famshëm do të tjetërsohen në bare, restorante, motele, diskoteka, komplekse sportive; odat ku janë mbledhur prijësat shqiptarë për te bërë besëlidhjen do të kthehet në restorant për produkte mishi; atje ku ushtrohej kanuni i dukagjinëve do të ndërtohet një motel; atje ku u dergj Gjergj Kastrioti –Skënderbeu në prag të vdekjes do të ndërtohet thertorja dhe dhomat frigoriferike; atje ku mund të ishte një muze etnografik do të ndërtohen nevojtore publike dhe gropa e zezë e gjashtë godinave të kësaj qyteze të re; mbi rrënojat e kishës së shekullit 13 do të ndërtohet një disko nate; bujtina e miqve të princëve Dukagjinas (e kthyer në xhami pas pushtimit turk) do të kthehet në restorantin e produkteve të mishit të derrit; Në vendin ku arkeologët parashikonin të bëhej muzeu arkeologjik do të hapet një restorant peshku; varrezat mesjetare do të kthehen në vend parkimi për automjetet, etj.”.
Mori vetëm një përgjigje nga një drejtor i Ministrisë së Kulturës, z. Olsi Lafe, që i shkruante se pretendimet e tij ishin të pavërteta. Mirëpo ne zbuluam se në botën e trashëgimisë kulturore paska shumë zëra të tjerë, mes tyre personalitete të arkeologjisë dhe historisë të cilët janë tashmë të skandalizuar nga fakti se një nismë krejtësisht e paligjshme po miratohet dhe për këtë askush nuk ka as informacionin bazik.
Apollon Bace nuk e di se mbi ç’bazë ligjore do jepen me qira 40 kështjella
Zbulimi i parë shokues që bëmë ishte përmes një interviste që mundëm të zhvillonim me z. Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Na shpjegoi se në çfarë konsiston kjo nismë. Argumentimi filozofik, por edhe praktik pas saj duket se kapërdihet kollaj. Qendrat e Trashëgimisë Kulturore në Shqipëri kanë 20 vjet që përballen me nevojën e një menaxhimi efikas, në mënyrë që edhe të prodhojnë mjaftueshëm të ardhura por mbi të gjitha të mund të ruhen të paprekura, e të trashëgohen kështu te brezat pasardhës. “D.m.th, këtu kemi të bëjmë me një nismë të tillë, që, për shembull, në rast se vendet e huaja si Italia ku shteti paguan vetëm 20 përqind (Greqia akoma më pak) të buxhetit për restaurimin e monumenteve, te ne janë akoma ato praktikat e kaluara, që shteti kujdesej për çdo gjë, pra paguante 100 përqind të fondeve për restaurimin”, thotë z. Baçe. Mirëpo kur e pyetëm se mbi c’baza ligjore bazohet e gjithë kjo nismë, zotëria nuk ishte në gjendje të përgjigjej. Më konkretisht ndodhi kështu:
Mbi ç’bazë ligjore bazohet e gjithë kjo nismë?
Apollon Baçe: Meqë po flasim për bazën ligjore, unë nuk jam tregtar mëlçish që të dal në pazar e të filloj të shes mëlçitë e komshiut në kundërshtim me ligjin! Këtu ka ligje! Pasi bëhet projekti, aprovohet në Këshillin Kombëtar të Restaurimit, pastaj pasi aprovohet shikohet se sa qëndron brenda normave të shtetit, caktohet pastaj ajo data që do të jepet me qira, d.m.th për sa vjet do jepet, etj, mund të bëhet ose me qira ose me amfiteoze, nuk ka ndonjë kornizë ligjore që t’i qëndrojë kundër kësaj nisme dhe është bërë gati një liste me 30 apo 40 objekte të tilla, por ndoshta mund të reduktohet pak lista pasi të diskutohet me ministrin, dhe pastaj do shpallet në media.
Mirëpo zhgënjimi më i madh erdhi pikërisht në momentin kur z. Baçe, iniciator i kësaj nisme nuk dinte të përgjigjej konkretisht se cili ishte ligji apo V.K.M ku bazohej nisma. Ndodhi kështu:
Cili është institucioni përfundimtar që vendos pro apo kundër kësaj nisme?
Unë zbatoj diçka që lejon ligji! Kjo është një iniciativë, nuk është reformë.
Cilin ligj konkretisht?
Ua thashë dhe herë tjetër, jam në hetuesi apo në media? Ju kujtoni se unë do mbaj mend këto gjëra?
Jo detyrimisht numrin e ligjit, por, është Ligji për Trashëgiminë Kulturore, apo është ndonjë ligj për koncensionet, apo është VKM…, cili konkretisht?
Ja një minutë, se e kam këtu atë ligjin… Neni 17… eeee neni, pika 17 e ligjit 8048, datë … ee? (një zë i dytë dëgjohet) 9044, 9044! 07/04/2003.
Dmth është VKM e vitit 2003?
Ore zotni, po ta them edhe iherë që është ligj, e fundi i fundit është edhe ditë e shtunë e po humbas kaq kohë me këtë gjë, d.m.th çfarë jeni ju, është hetuesi kjo a çfarë që e dashke me numra, me pika e kështu? Eshtë ligj, është dhe VKM, d.m.th janë dy!
I menjëhershëm ishte reagimi i z. Lorenc Bejko, ish- drejtor i Monumenteve të Kulturës dhe një prej arkeologëve më të mirë aktualisht në Shqipëri. Kontributi i tij lidhet kryesisht me tumën prehistorike të Kamenicës, me tumën e Rëmbecit në Korçë që të gjitha këto gërmime që në tablonë e përgjithshme të arkeologjisë shqiptare i shërbejnë idesë së vazhdimësisë në shekuj kulturore dhe shpirtërore te një popullsie të njëjtë brenda territorit shqiptar, apo e thënë më ndryshe i shërben direkt mendimit se arbrit dhe shqiptarët e mëvonshëm janë pasardhës direkt të ilirëve. Gjithashtu, prof. Bejko është dhe një prej hartuesve të ligjit për trashëgiminë kulturore. Ai tha sa më poshtë:
Gazeta është në dijeni se të paktën 40 monumente të trashëgimisë kulturore do të propozohen që të jepen me koncension (një pjesë e tyre) mbi bazën e një nisme që tashmë është bërë publike nga z. Apollon Baçe. Ju, si një prej personaliteteve të arkeologjisë dhe si një ndër hartuesit e Ligjit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, jeni në dijeni të kësaj nisme dhe nëse po, çfarë komenti keni?
Nisma të përmasave të tilla duhet të jenë objekt diskutimi të një rrethi sa më të gjerë të mundshëm grupesh interesi. Ky është akt i rëndësishëm transparence kur bëhet fjalë për administrimin e një pasurie të çmuar publike. Kur me pasuri publike, pastaj, kemi parasysh trashëgiminë kulturore kombëtare, vendimmarrja për dhënie me qira (deri në 99 vjet!!!) duhet të jetë shumë më serioze dhe e mbështetur në njohje shumë të thelluar, studime të gjera dhe strategji të qartë afatgjatë.
Nëse me ‘rijetëzim’ nënkuptohet ideja shterpë, bajate, tashmë monotone dhe banale e ndërtimit të një restoranti, bari, apo hoteli me salla konferencash në majë të çdo kalaje shqiptare, kjo përbën një rrezik të madh për tjetërsimin e një pjese të mirë të pasurisë sonë kombëtare dhe një shkelje të rëndë të parimeve profesionale të ndërhyrjeve në zonat dhe monumentet arkeologjike, historike dhe arkitektonike të vendit.
z. Apollon Baçe ju akuzoi, gjatë intervistës që ne patëm me të, si një zëdhënës i politikës opozitare. Sa i vërtetë është ky pohim?
Nuk ia vlen të komentoj për këtë çështje. Argumentet që kam promovuar dhe vazhdoj të përdor janë të lidhur me studimin e vlerave dhe ruajtjen e qëndrueshme të monumenteve të kulturës. Këtë e bëj nga pozitat e një njeriu të parreshtuar në asnjë parti politike dhe që as ka synuar në të shkuarën dhe as synon në të ardhmen pozita të natyrës politike. Ndërkohë që akuza që ju i referoheni vjen nga një personazh që s’ka lënë kërcim pa bërë nëpër të gjithë spektrin politik shqiptar. Mbi të gjitha, orientimi politik i debateve për trashëgiminë kulturore është llogorja e fundit e mundshme e sharlatanizmit dhe abuzuesve me trashëgiminë kulturore. Nisma në fjalë bën pjesë për atë pjesë të trashëgimisë kulturore që është në pronësi të shtetit. Shoqëria shqiptare i ka vendosur në mbrojtje këto objekte kulturore për hir të vlerave të mëdha që ato paraqesin, në rradhë të parë si dëshmi historike të së kaluarës kombëtare. Parimet dhe Karta Shqiptare e Restaurimit rregullojnë mënyrën sesi i ruajmë dhe vlerësojmë këto objekte, të cilat kanë rëndësi të shumëfishtë për shoqërinë tonë të sotme. Këto objekte janë me interes të madh edhe turistik, pikërisht sepse janë ashtu siç janë. Të thjeshta, harmonike me mjedisin, të rrënuara dhe rezultat i një historie të gjatë. Në gjendjen që i kemi trashëguar ato na flasin dhe informojnë për të kaluarën. Kalatë tona rivitalizohen duke vlerësuar historicitetin e tyre; duke i bërë qendra informimi dhe edukimi; duke i kthyer në qendra aktivitetesh të komuniteteve lokale dhe të kultivimit të traditave të tyre; duke mirëpritur vizitorët dhe tërhequr ata me informacion të thelluar për rolin e njeriut në histori; duke u ofruar vizitorëve një eksperiencë të veçantë dhe përjetime pozitive për një jetë më qytetare, më reflektive dhe më të përgjegjshme. Do ta shihja me shumë interes kalimin e administrimit të qendrave historike, arkeologjike e kulturore subjekteve të specializuara, private ose komunitare, mbi bazën e një studimi paraprak afatgjatë të menaxhimit të tyre. Eshtë krejtësisht sipërfaqësore të mendosh se duke ndërtuar lokale dhe dhënë me qira për 99 vjet restoratorëve e hotelierëve, kemi zgjidhur çështjen e ruajtjes së kalave dhe monumenteve!
INTERVISTA E PLOTE ME APOLLON BAÇE
Ne sivjet ndoqëm një rrugë tjetër, nisur nga fakti që në rast se në vitet e kaluara përqindja nuk ka qenë e mirë, sivjet fondet që vilen nëpërmjet donacioneve të ndryshme apo biznesmenëve kanë arritur shifrën e 22 milion euro. Ne pra Por arsyeja pse na shtyn ne në një nismë të tillë nuk ka të bëjë vetëm me vështirësitë ekonomike, por edhe me faktin që kjo praktikë (dhënia me qira e monumenteve) ndiqet dhe në vende të tjera të botës (flas për botën e përparuar, nuk di çfarë bëhet andej nga Mozambiku) dhe flas që në vende të tilla pra njeriu që viziton një kala apo kështjellë kërkon të gjejë aty dhe një lokal, këtu te ne gjërat nuk janë të sistemuara, por njeriu gjen vetëm ferra, vetëm dele, papastërti e gjëra të tilla. Kështu që ne patëm filluar me tre objekte. Një nga këto ka qenë Kalaja e Lezhës, një tjetër ka qenë kalaja e Ndroqit, dhe tjetra ka të bëjë me ato kullat në hyrje të kalasë së Elbasanit. Ka patur dhe përvoja të tjera në të kaluarën, si për shembull Kalaja e Lëkurësit mirëpo nuk e marrim dot si shembull të suksesshëm, pasi aty sipërfaqja e shfrytëzimit ka qenë 100 përqind, ndërsa ne synojmë që të japim me koncension diku te 15, deri në 40 përqind në secilin monument.
Për cilat objekte bëhet fjalë konkretisht?
Në rastin në fatlum, aty te Kalaja e Lezhës, duke përfshirë territorin poshtë dhe lart bëhet fjalë që ndërhyrja mund të jetë te 2 përqind, flitet për ato ndërtesat e xhandarmërisë turke të vitit 1905 që kanë një lartësi dy kate, apo një kat e gjysëm dhe mbi to do bëhet një muze arkeologjik, një muze etnografik dhe një lokal që të shërbejë ndonjë limonadë dhe jo kështu gjëra ahengu, e njëjta gjë dhe me Ndroqin me një sallë konferencash, një lokal, etj…
Mirëpo po të flasim për reaksionin që ka patur kjo ide te ne, unë jam pezmatuar dhe më vjen keq që çdo gjë që do kapet me dorë këtu do kthehet në politikë. Kështu që dhe reagimi i këtij krahut opozitar sipas të cilëve ne do marrim kosat e do shkatërrojmë kalanë e Lezhës më duket qesharak. Personat që e ngritën këtë gjë ishin komplet të paaftë duke filluar që nga z. Bejko, ish drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës.
Kjo është strategji e re, politikë e re për monumentet, mirëpo muajin që vjen, ai që ka fituar projektet, do fillojë punimet.
Kush është ky që ka fituar këtë projekt, dhe mbi bazën e cilit legjislacion po bazoheni?
Po pse unë këtu jam në hetuesi, apo në gazetë?
Patjetër që në gazetë, po gazeta kërkon të dijë gjithçka thelbësore, dhe ligji është më thelbësor se çdo gjë tjetër, apo jo?
Epo atëherë hajdeni të enjten në zyrë, të gjej ligjin dhe t’ua analizoj tamam. Por mua, që të më bëni pyetje të tilla ku bazohet e ku s’bazohet, unë nuk jam kompjuter që ti mbaj mend të gjitha. Di që është një ligj që e lejon, kështu që hajdeni të enjten dhe flasim!
Ndoshta me keni keqkuptuar, nuk po bëj gazetarin që kërkon të kuptojë. Nuk po ju pyes për numrat katërshifrorë të ligjeve, dua të di të paktën titullin e ligjit apo ligjeve, dhe fushën që mbulon ai ligj, pasi kur flasim për pasuri të tilla publike dhe historike, atëherë baza ligjore ku nisma të tilla duhet të bazohen, është minimalisht informacioni i parë që duhet të dimë…
Ore, meqë po flasim për bazën ligjore, unë nuk jam tregtar mëlçish që të dal në pazar e të filloj të shes mëlçitë e komshiut në kundërshtim me ligjin! Këtu ka ligje! Pasi bëhet projekti, aprovohet në Këshillin Kombëtar të Restaurimit, pastaj pasi aprovohet shikohet se sa qëndron brenda normave të shtetit, caktohet pastaj ajo data që do të jepet me qira, d.m.th për sa vjet do jepet, etj, mund të bëhet ose me qira ose me amfiteoze, nuk ka ndonjë kornizë ligjore që ti qëndrojë kundër kësaj nisme dhe është bërë gati një liste me 30 apo 40 objekte të tilla, por ndoshta mund të reduktohet pak lista pasi të diskutohet me ministrin, dhe pastaj do shpallet në media.
Përveç kalasë së Lezhës, për cilat objekte të tjera bëhet fjalë që të jepen me qira?
Depoja e kripës në Kavajë, Kalaja e Lalmit, disa ndërtime apo kulla në kalanë e Elbasanit, disa ndërtime të tjera në Berat, etj.
Cili është institucioni përfundimtar që vendos pro apo kundër kësaj nisme?
Unë zbatoj diçka që lejon ligji! Kjo është një iniciativë, nuk është reformë.
Cilin ligj konkretisht?
Ua thashë dhe herë tjetër, jam në hetuesi apo në media? Ju kujtoni se unë do mbaj mend këto gjëra?
Jo detyrimisht numrin e ligjit, por, është Ligji për Trashëgiminë Kulturore, apo është ndonjë ligj për koncensionet, apo është VKM…, cili konkretisht?
Ja një minutë, se e kam këtu atë ligjin… Neni 17… eeee neni, pika 17 e ligjit 8048, datë … ee? (një zë i dytë dëgjohet) 9044, 9044! 07/04/2003.
D.m.th është VKM e vitit 2003?
Ore zotni, po ta them edhe iher që është ligj, e fundi i fundit është edhe ditë e shtunë e po humbas kaq kohë me këtë gjë, d.m.th çfarë jeni ju, është hetuesi kjo a çfarë që e dashke me numra, me pika e kështu? Eshtë ligj, është dhe VKM, d.m.th janë dy!
Vini re
Ato mund ti blene shtetas grek dhe serb dhe prej ketij momenti fillon zhberja e identitetit te tyre
Banda po shkul nga renjet vlerat kombetare dhe llapaqenet e komenteve e luftojme me banalitete.
Paskan vdekur shqiptaret me duket!!!!!!?????
Apollon gagaci eshte nje bythelepires i malokut nje frikacak dhe deshtak.Nuk asnje norme morale kur vjen puna per vleara historike ky burokrat arrin deri aty sa dhe qirane e leshuar nuk e di se kujt ja ka leshuar.
Maloku sic duket ja ka zene koken me dere ketij te pa/afti dhe presioni i graqireve te athines po kalon cdo cak tek kucedra e vucidolit.
Keto kala jane te shitura tashme dhe cfare qiraje flitet ketu eshte kohe e shkuar e kaluar e pershkuar…..
Trojet dhe kalate jane te shitura….kot lodheni ju me bacen.
Cfare e mban malikun per te mos shitur trojet e kalave kur ai monster shet brigje dhe pjese trualli te albanistanit?
ASGJE.Maloku ka arritur tek momenti ku edhe nqs nuk do ta beje nje gje eshte i detyruar ta beje dhe kjo ose nga nje presion i graqireve te athines ose shkjaut te beogradit/moskes ose nga femijet qe po mundohen te ti kthejne cdo gje ne “pasuri te patundshme”
Ky malok gdhe eshte arsyea qe ne histori gjimnazesh shkruhet akoma se demokracine e solli berisha dhe meta!!!????.Ky malok eshte arsyeja qe per 20 vjet albanistanin e kane grabitur serbe e greke ne menyre persistente dhe te organizuar.Ky malok eshte arsyja qe shqipot dhe sot e kesaj dite nuk kane nje histori te qarte dhe reale.
Por ne fund te fundit eshte populli shqiptar pa eshte ky malok…
….shko dhe bej ca serenata tek dritarja e katit te dyte….
Shkrimi eshte i gjate. Lexova vetem titullin.
Eshte e dhimshme dhe e frikshme per historine tone.
Arsyen pse do shiten e kuptojme te gjithe.
Do te shiten qe brenda tyre te behen kjoska me
teneqe dhe cdo lloj materiali tjeter ndertimi qe
shaterron pamjen dhe vlerat shekullore e kulturore
te keshtjellave.
Ne to do te shiten qofte, birra, kukurrece.
Aty do te shkoje te haje si derr WOFLARTH i
OSBE-se, qe te marre fuqi prej shtaze e me
pas te sulmoje opoziten ne menyren e tij te
turpshme prej hajvani politik….
sa skandaloze duket kjo puna e dhenies me qira te objektve historike, kur kerkojn te rjepin edhe keto imagjino me bregdetin cfare kane bere,
siduket kane mbaruar tokat ne bregdet
Nuk eshte çudi qe te ndodhin keto gjera SS, nga njerez te tille mund te ndodhin çudira…Me ardhjen ne pushtet te te majtes, te gjithe keta mostra duhet te perfundojne ne burg…sa me shpet aq me mire…Shikoni ne bashkine e Tiranes po largojne nga puna profesionistet e mare me konkurs dhe po futin ne pune lloj lloj mostrash te pa afte qe rijne gjithe diten ne kafe…
fatale,turkoshaket mund te japin me qera apo te shesin monumentet e historise shqiptare,sepse ato nuk jane identiteti i tyre,per ata cdo gje eshte e huaj,mos harroni se rrezet e tyre jane ne Kaukaz…….
dole edhe historian o shepith
Mire e ka turkofagosi.
Keta plera nuk kane lidhje me dinjitetin e Shqiperise perderisa monumentet i shofin si varreza makinash.
Kjo eshte dhurata me e mire per 100-vjetorin e Pavaresise.
Une them njeren ta blini ju o Kristi, qe te beni seline e ambasades roze……
Sa mire ja bone. E ca na duhen ne keto germadha e mbeturina guri?
Leri more te boj leke partia Ilirit se na duhet me ble ndonje vote fshatari. Po afrojne ato dreq zjedhjesh
pse ka dreq dhe shejtan qe ti ndaloj???? bemat e tyre nuk kam FUND….
Vete Apollon Bace, Neritan Ceka, Ilir Meta do te kene nga nje kala secili. Ne Lezhe paskan ndermend qe ne kala te bejne dhe hotel per kurva dhe restorant. Sa i mjere eshte populli i Shqiperise.
SHQIPERIA PO SHITET,dhe populli do vritet…si ka mundesi o popull qe ti durojme keta kriminele qe po perdhosin c’do gje qe kemi fituar me gjak dhe me shekuj…REVOLUCION ME KOKAT E BERISHISTAVE!!
Lexova vetem titullin e temes se nuk kisha nerva ta lexoja te ter.
1- Sali Berisha, Krimineli i Shqiperise.
2-Ne vitet 90 permbysi cdo gje qe na solli demokracin (per me mire diskutohet)
3-Armatimin e shqiperis e ka shitur te ter!
4-Detin e shiti!
5-Gerdecin e shpertheu!
6-Votat i vodhi!
7-21 Janarin e quan pune te ndershme!
8-Korrupsionit (Metes) tha qe nuk eshte e vertet!
9-Kalat dhe monumentet do i shesi!
A ka gje tjeter shqiperia qe ta shes ky kokerr injoranti!!!
Kam mar vetem pak shembuj se skisha nerva ti shkruaja te tera!!!
Te tera keto do te thone se ky eshte thjesht kriminel qe nuk e do shqiperin.
Zhdukja e identitetit shqiptar,ky eshte plani.
Dhe ushtari i Athine_Beograd BERISHA dhe 90% e klases politike shqiptare,do ta beje kete lufte vetem per te mbajtur pushtetin.
Shqiptaret le te flene,nuk ka problem se neser pasardhsit e tyre do te quhen……JEVGJITE Skipetarie.
Sala: “pare mor pare; na lypen sa ma shume pare se u ka ba keq”…”shitni gjithcka sa i kem n’dore”
LSI – MTKRS (10 vjet më parë, Ndërtimi Tourismen Ministria) është një ndërmarrje thjesht kriminale dhe të shkatërrojë këtë Ilir Meta mafia faqet Idioteno lashtë, “turizmin zonë” të bregdetit, të gjitha pemët dhe mjedisin! Kjo është një mafioz jashtëzakonisht budalla idiot. Një Premiera botërore e idiotësi, kafshëve prmitiver dhe mentalitetit taliban. Ligjet janë injoruar dhe turizmit është prishur.
Po Vilen e Presidentit ne Durres dhe Pallatin e Brigadave pse nuk e permend o Baçe se aty eshte halli i Berishes dhe i Nanos?
Me duket se po te vjen ora, o palo Baçe.
PS-ja dhe ne pergjithesi opozita qe pretendon te vije ne pushtet, duhet jo vetem te reagoje ndaj kesaj masakre dhe shume te tjerave, por te japi nje angazhim ne popull, se kur te vije ne pushtet, do ti coje para gjyqit dhe do ti denoje me ligj te gjithe ata qe po shesin cdo gje, vetem e vetem per te mbushur buxhetin qe vete qeveritaret e boshatisen me pagesa nen dore, si shperblime per vjedhjen e votes.
Opozita duhet te regjistroje cdo afere korruptive si ne gjyqesor, ku vendimet jane skandaloze, ne dem te ligjit dhe ne nxjerrjen te pafajshem pushtetaret.
Te gjitha keto raste duhen ndeshkuar dhe duhet qysh tani ti behet e ditur te gjitheve ne administraten berishiane, se do te perballen me ligjin, qe neser mos te thone, e shkela ligjin se me tha saliu.
Edhe mosdenoncimi i nje krimi apo afere korruptive, denohet nga ligji, panvaresisht kohen dhe kushtet kur eshte bere ai.
me falni po kush do e mari anfiteatrin e durresit??? me siguri olldashi ose ai FRED trapi qe do ndryshoje dhe diellin…do e mushin me uje e do bojne nje pishine antike…..keta jane per burg te perjetshem…
Ne kohen e kooperativave bujqesore u aplikuan “Tufezat” dhe kur erdhen ne popull per te degjuar reagimet nje burre qe nuk kishte grua tha:”Kjo eshte gje shume e mire, por kam nje kerkese, tufezoni edhe grate…” I deleguari beri sikur nuk e degjoi, por tani iku koha e tufezimeve, po behen pronezime duke mos menduar per asgje, po ka krim me te madh se ky lajm makaber?? Si qenka problem vetem e opozites, ky eshte problem edhe e pozites, a ka shqiptare ne ate mori deputetesh pozitare, apo ka vetem antikombetare?? Si valle nuk kundershtoi njeri prej tyre, sikur koken t’i prisnin, se nje dite do vdesim, por do mbetej simbol i kombit. Bota i sajojne simbolet, monumentet, mitet, traditat, heronjte, ne po gerryejme themelet e identitetit tone kombetar. A ka me shume se kaq per nje kriminel?? Po si valle do shiten?? A u ka mbetur pak fytyre ketyre njerezve?? O zot, sa keq jemi ngaterruar! Mbase pushtetaret dhe kapot e politikes dhe biznesit po ndjejne ankthin e krimeve dhe meqe monumentet zakonisht jane maje kodrash, i duan te ndertojne keshtjella per t’u mbrojtur, por nuk ka keshtjelle te mbroje hajdutet dhe tradhetaret e kombit, se themelet e tyre jane te pergjakura, i ze gjaku i te reneve nder shekuj.
Nuk besoj se do ndodhe nje gje e tille, nese ndodh, nuk di c’do te behet me ne qe flasim me gjuhen e nenes, pra qe nuk jemi shqipfoles si shumica e kesaj kategorie, por shqiptare den babaden. Me mire te vrasim veten po i lejuam keto gjera sa te turpshme, aq te qellimshme per te sheshuar themelet e identitetit tone kombetar.
Mundet te ndodhi çdo gja, aq me teper ne Shqiperi asgje sme habit me, po nje gje me ben pershtypje ky Apollon Baçe, qenka nje njeri fare ordiner!
Si mund te jesh drejtor i monumenteve te kultures shqiptare e te flasesh nje nje alabak rruge, pa asnje minumum edukate, pasioni per kulturen e te pareve te tu, si mund te marresh vendime te tilla dhe te mos te dish se na baze te cilit ligjit i ke marre!?
Po mire ky per ate pune paguhet, dikush ne perendim qe jep pergjigje te tilla ne rastin me te mire do te kishte marre nje verejtje te rende per perjashtil nga eprori i tij hierarshik, ky zgerdhihet e si trembet syri!
prove
saliu verdalle ka mbledhur njeres qe per emer ose pare shesin jo vetem nene e babe por edhe femijet e tyre, prandaj eshte e kote ti prekesh ne seder. opozita duhet te tregoje emrat dhe fotografite e ketyre deputeteve qe shesin detin, pasurite kombetare me kontrata te mbyllura, dhe shkaterojne trashegimnin kombetare si tradhetar te kombit.
Jam i shokuar se cfare po lexoj
jam i befasuar me cfar po lexoj ne kete artikull skandaloz qe tregon nje humbje historike kombetare!
ky sal ska len pa i ber me shqiperis dhe prejardhjen kerkon te na i zhduk
Miq te dashur, kur erdhi Ilir Meta per te bere fushaten e kandidatit te saje per kryetari te bashkise e drejtoj gishtin andej nga shtepia e kandidatit tjeter konkurent, piktorit te nderuar te qytetit tone duke mashtruar publikun me keto fjale:”Ja shtepia pa leje e kandidatit te PD.
Ajo dore me gishtin “mashtrues” ka mbetur ende ne memorjen e qytetareve te Lezhes. Me ket gisht tani mund te tregojme te gjithe maskarallekun qe kjo force politike e shkaterroj qytetin tone.
Ky gisht ka mbetur i drejtuar andej nga ish kinemaje dhe oborri i shkollave mbi te cilen LSI ka ndertuar disa pallate 15 katesh. Vendin e shetitores pergjate lumit Drin e mbushi me pallate. Parkun arkeologjik e mbushi me ndertime pa leje. Tani e ka rradhen Kalaja. Vete Ilir Meta do te jete pronar i njeri prej ketyre hoteleve ne kala (fshehur pas mafizit Gjergj Gjoni.) I . Pasi zhvarrosen rreth 100 pale eshtra tek varret e qafe kalase, e çuan rrugen me paret e shtetit, per per te filluar ndertimin e burdellove mbi identitetin e shqipetareve. Kure ata nuk ndalen as para kesaje ushtrie te vdekurish qe pushojne te qete prej qindra vjetesh ne verret e tyre, llogarit se çfare mund te presesh prej tyre…….Zoti e sjellte qe: mos i gezofshin ato çfare po mendojne te sajojne ne kalane tone. E qoft zoti qe edhe varret e ketyre perdhunuesish te kene fatin ketyre eshtrave te zhvarrosura.
Deri ketu po arin kjo qeveri sa po ve dore edhe ne monumentet e kultures! Ndoshta me keq ska ku te vej! Sa turp!
MTKRS, ka nje strategji per marketimin e trashegimise kulturore, ku se pari kerkohet te planifikohet mbi keto vende prioritare. Detyrimi paresor ligjor, per ministrine dhe ministrin eshte te pergatise plane e kode restaurim, por sic duket ministri e te tjere mbi te, prioritet kane detyrimin si te shkelin ligje…, Apollon te pakten morali profesional duhet te te vendose ne krahun e doreheqjes…e mira do ishte te dorehiqen….
Juve Lezhiani moa u qani e mos u perveloni per Lezhen dhe kalane, por pyesini veten pse votoni per kriminelat e PD dhe nul shikoni interesat tuaja? Duhet te pyesni veten se ku do jetojne brezat tuaj te ardhshem? kush do ti shfrytezoje dhe pse? Do ti shfrytezoje Ilir Meta se vete i dhate vota; d.m.th. keni votuar skllaverimin e femijeve tuaj. pra jeni dakord me shfrytezimin. Pse i shani tani pushtetaret e ardhur ne pushtet me vatat tuaja te ligjshme. MBAJINI FORT DHE LEJOINIPER GJITHCKA!
Keshtu eshte kur ne Lezhe nuk ka me gjurme lezhjani, se u krye nje spastrim etnik edhe mbi ne, erdhi Vitor Tushaj me bashkefshataret e tij dhe Lezhen e “shpetoi nga lezhjanet” dhe krijoi vizionin e tij te ri prej cifligari. Normal qe nuk iu dhimbset kalaja atyre, sikurse nuk iu dhimbs edhe qendra e Lezhes qe pervec se u kenaq grykesine e pafund, u kenaq edhe estetiken e syrit te tyre katundaresk.
Sa turpe!!! Ku na ka çuar keta plehra politikane keto 20 vjet. Ne fillim na çnderuan rrugeve te kurbetit (1991-…) ku shume nena qe kane vendosur shamit te zeza dhe qajne edhe sot e kesaj dite femije qe skane per tu kthyer kurre pasi ose jane ne fund te detit ose i ka mbuluar toka greke. Me vone nga poshteruan edhe femrat shqiptare nena e motra te reja (1993-…) per ne rruget e ftohta te evropes dhe burdellot e ngrohta te greqise. Pastaj na moren edhe kursimet qe me gjake i kishim fituar (1995-1997) dhe na ben edhe te vrasim njeri tjetrin. Pastaj na kane marre e shitur te gjitha pasurit qe baballaret tane ndertuan me gjake 50 vjetet e diktatures ku sot nuk ka mbetur asgje nga prona publike sikur tikishin prone te babes. Si perfundim duan edhe te çprishin edhe monumentet qe kane me shekuj qe as pushtuesit skane mundur me i prishe dhe qe ruajne kujtimet e nje historie te tere te nje kombi mijra vjeçare. Me thoni ju çfare emri duhet tu vem ketyre mostrave drejtues 20 vjeçare ? sa turpe!!!