BE, miliona për të promovuar ngrënien e insekteve

30 Janar 2012, 23:27Lifestyle TEMA

Bashkimi Europian pritet të shpenzojë tre milion euro vetëm për kërkime për potencialin e insekteve si një burim alternativ proteinash.

Projektet shkencore pritet të mblidhen brenda këtij viti. Ekspertët e ushqimit thonë se insektet mund të futen në ushqime të ndryshme për tu shijuar nga europianët. Kështu ato mund të futen fillimisht në ushqimet e shpejta.

Megjithëse insektet nuk përdoren për ushqim në BE, mendohet se rreth 2.5 miliard njerëz në mbarë botën ushqehen me insekte.

80 përqind e shteteve në botë hanë insekte, të cilat nga pikëpamja e vlerave ushqyese janë shumë më të mira se ushqimet që konsumohen në kontinentin e vjetër. Më përpara ishte vetë OKB që sugjeroi ngrënien e insekteve si një mënyrë për të luftuar mungesën e ushqimit. Disa akademikë besojnë se shpenzimet dhe kostot në mjedis do bëjnë që ngrënia e insekteve do jetë e pashmangshme shumë shpejt. Ndoshta në fund të kësaj dekade, ngrënia e insekteve do jetë përhapur në BE. Ata thonë se është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten psikologjikisht për diçka të tillë. Kjo është pengesa kryesore për të ngrënë një insekt.

6 komente në “BE, miliona për të promovuar ngrënien e insekteve”

  1. Dwight says:

    Po tamam, qe nese duhet me perhap no i smundje ta bejme tak fak pa asnje problem e ti mballosi te gjithe njeherazi. Car jane mer keto dallavere. Njeriu Europian nuk o kinez e indian apo no i fis zulu qe hajne lloj lloj zvarranikesh e insektesh. Ne dum mish mer daj, mish lope, mish vici, keca, qingja co kjo insekt, jo po hajde po hajme tartabiqe e cimka pra. Le ti haj vete ai qe i kalon keto ligje pallavra.

  2. Gjergji says:

    Mos boni rezistence kot. Para 25 vjetesh shqiptarve u dukej e peshtire te henin fruta deti e karkaleca, por tani i perlajne. Gjyshja ime nuk i ha as sot e ksaj dite por ne shkojme gjer ne Vlore e Sarande per ti gjet te fresketa. Eshte e gjitha ceshtje kulture.

    1. gallata says:

      Eshte me se e vertete.Deri vone ne vitet 80 ka qene normale ne ndermarjen shteterore te peshkimit ne Durres,qe ndodhej midis kantierit detar dhe Ndermarjes ndertim Porteve,qe gjithe sasine e karavidheve krostace ,perfshi ARAGOSTAT dergoheshin USHQIM PER DERRAT. Kur e degjova heren e pare kete fakt mu duk shaka,por ma konfirmoi kete gje nje Inxhinier peshkimi me emrin Ilia dhe nje Kapedan i vjeter durresak i quajtur H.Haxhia qe peshkataret e vjeter ne Durres nuk e therrisnin ne emer por Kapidan.

    2. Epirioti II says:

      Frutat e detit (me perjashtim te midhjeve dhe guackave) jo e jo qe nuk haheshin por edhe peshqit e eger te medhenj, te themi psh sinagridha apo dentali nuk i hanin (sot ata jane peshqit me te shtrenjte). Populli donte vetem sardele, barbun, stavridh, krap. Lluksi arrinte deri tek levreku, ngjalat dhe korani.

  3. Horri i bulevardit says:

    Vallaj ke fol te verteten, sot cfar spo hajn shqiptaret dhe me e bukura eshte se ato qe ne si hanim dje, sot jane me te shtrenjtat dhe shiten pernjiher.

  4. stalinsali says:

    Hajdeni ne Shqiperi, gratis dhe me shumice, bubuzhele, karkaleca, tartabiqe, shpellare, dhjare, injorante, tradhetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje