Një firmë e vogël në SHBA, ka prezantuar të shtunën në Tiranë një mega-projekt ndërtimor dhe turistik, për të cilin shifra shkon deri në 2 miliardë dollarë. Pas këtyre shifrave astronomike fshihen aksionerë që në SHBA kanë ndërmarrje me dy punëtorë dhe bilanc modest në shitje. Firma në fjalë është “SIVA Partners” që prezantoi të shtunën në “Sheraton” një projekt gjigand për një resort turistik, ku, përveç fushave të golfit e porteve për jahte – tashmë të dëgjuara – deklaron se është e gatshme të ndërtojë edhe dy kulla binjake, me nga 75 kate secila. Projekti do të realizohej në grykëderdhjen e Vjosës, në 505 hektarë, në një zonë të mbrojtur nga laguna e Nartës dhe vlera e saj do të luhatej nga 1.5 deri në 2 miliardë dollarë. Në qendër të këtij projekti ndodhet një super-kazino. Me fjalë të tjera, investitorët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendojnë të ndërtojnë një Atlantik Siti në brigjet e Adriatikut në kulmin e krizës globale, një qendër të turizmit elitar, që do të ofronte vend për anijet luksoze nga më të mëdhatë dhe kaq shumë vende për bixhozxhinjtë e botës, sa do të rivalizonte çdo port tjetër turistik në Mesdhe.
Më 20 janar 2012, ky grup investitorësh u prit edhe në zyrën e kryeministrit Sali Berisha, ku kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm të japë dritën jeshile për investime të tilla, aq më tepër që amerikanët synojnë edhe sektorë të tjerë.
Presidenti i Grupit “SIVA Partners”, Simon Elyakim, i prezantoi më 20 janar kryeministrit Berisha projektin “The Millennium Casino & Resort”, që konsistonte në ndërtimin e një resorti turistik me vila dhe hotele, fusha tenisi, golfi dhe kazino. Ky projekt, tha ai, është rezultat i klimës tërheqëse të biznesit në Shqipëri, i gjeografisë së saj dhe klimës shumë tërheqëse për turistët. Ai synon krijimin e një qendre të madhe turistike në Ballkan. Po kështu, ai prezantoi portofolin e interesave të grupit për investime në Shqipëri në fushat e infrastrukturës, në rrugë, hekurudha, ku përfshihet edhe hekurudha Shqipëri-Kosovë, si dhe vepra të tjera si tunele, porte, në fushën e hidrokarbureve, përfshirë edhe privatizimin e Albpetrolit, etj, si dhe realizimin e tramvajit në Tiranë. Si zakonisht, para propozimeve të tilla, Berisha është ngazëllyer, duke thënë se kanë bërë shumë mirë që kanë përzgjedhur Shqipërinë, pasi qeveria e tij ka bërë shumë për të krijuar një klimë të përshtatshme për investimet e huaja.
Pas këtyre shifrave marramendëse fshihet një kompani – pak të thuash – modeste në tregun amerikan dhe botëror të të patundshmeve dhe investimeve, që mund të mburret deri tani vetëm me një hotel-vilë dykatësh në San Paolo të Brazilit. “Shtyllat” e këtij grupi të pretenduar janë dy shqiptarë: Valentin Gurraj (29 vjeç) dhe Gjergj Frangaj, rezidentë në SHBA. Ky i fundit është pronar i një kompanie punimesh mermeri, me dy punonjës dhe me 304 mijë dollarë shitje të deklaruara gjatë një viti, sipas të dhënave nga organet tatimore të Amerikës./shqiptarja.com
Po s’mbeti njeri pa tall topet dhe genjyer,kete PSIKOPATIN tone,mor aman.
Po pse kaq budallenj keta djemte e fisit shqipetar,mor Zot,pse??????
Jo ore jo, nuk genjehet kollaji psikopati. Psikopati merr pjesen e tij duke futur duart ne xhepat tane (Popullit Shqiptar) dhe duke e justifikuar vjedhjen me mashtrues te te gjitha kategorive qe nga Amerika e deri ne Arabine Saudite!
Nuk eshte dhe aq budalla sa duket i biri i Sheqeres prej Vicidolit!
jo mo jo se edhe pjese nuk mer…..
parate e atij projekti jane parete tona,,,grupi amerikan ka vetem emrin..
prapa tyre eshte luli,,shkelzeni e argita.
ps kur te vij ne pushtet nga keta duhet ta nise.
Po sikur te themi qe ato jane pronat e blera te familjes Berisha qe tani do ti ricikloje ne nje investim..dhe qe ato parate jane te “familjes” dhe duhen reinvestuar…!!!
Aman edhe ju moderatoret e TemA-s, po 100 mije dollare i ka Frangaj dhe 1 miliard e 500 milion i ve Berisha, ja u mbarua puna. Pse jeni kaq pesimiste?!
Hajduti pret per vizite vetem hajdute…………..
Me duket se quhet kompleks turistik e jo resort, pasi resort turistik ne shqip sdo te thote asgje !
Pas ketyre firma fantazma te regjistruara ne Amerike, por jo te regjistruara ne Stock exchange mund te fshihet vete Berisha me te birin apo ndonji Mafjoz i Politikes Kombetare apo Nderkombetare.
Shteti Shqiptar nuk ka as njilloj kopetence per te perndjekur te tilla kompany apo persona qe fshihen pas ketyre firmave, ne rast shkeljeje. Aferim republika e bananeve, jepi Sali masoni.
O njerez futuni njeher ne faqen zyrtare ne internet te kesaj firme,dhe shikoni cfare ndodh,nje faqe fantazem me emra shqiptaresh dhe qe gjene me te rendesishme te saj,ka takimin me saliun,shikoni cfare mashtrimesh ben saliu
po te shohesh website e firmes do shihni se compani partnere eshte nje e fazllicit dhe nje e argites. leri ti investojne dhe pastaj tua marrim
http://www.sivapartners.com/en/
Ky quhet ndryshe si “Saigonizimi i Shqiperise” ?
“Zinxhiri” komandues i kompanise ne fjale sipas sitit te saj:http://sivapartners.com/en/bio_valentino_gurraj.
Vetem emra katundaresh…
Chairman and CEO
Valentino Gurraj
President
Simon Elyakim
Executive Team
Robert Buchsbaum
Oltjan Hoxholli
Charles C. Russo
Joshua Weiner
John Fricioni
Mark Donnelly
Alfonc Rakaj
Deena De Courmakou
Partners
Martin Gurraj
Kol Gurraj
Peter Gurraj
Niko Gurraj
Timmy Vuktilaj
George Frangaj
Blerim Grainca
Managing Directors
Sam Dardha
Mohammad Ali
Hesham Khafaga
Directors
Dimitry Gutman
Jesse Harris
Ilir Konomi
Rezart Sina
Problemi nuk eshte kush jane keta investore. Problemi eshte kush fshihet pas tyre. Te njejten gje patem me shitjen e armeve dhe plasi Gerdeci. Keta bilionere me 300000$ ne xhepa jane si puna e mon kukaleshit, jane te tjeret qe pastrojne dhe ngrene biznese, jane Berishat, Bashat, Vokshit, Topalleeettttt, Metat etj. Per sa kohe do jene keta ne krye, investore te tille do vine.
Po ska nevoje per puntore, sklleverit i gjen ne salistan, biles me matrapik gati ke ushtari panjoft.
Hahah Sam Dardha
kemi nevoje per investime por per investime serioze dhe afatgjate qeveria duhet te kontrolloje seriozitetin e ketyre zoterinjve dhe se cdo gje eshte ne rregull me ligjet e shtetit shqqipetar dhe ka perfitim dhe punesi per popullin mire se te vin …por duhet te jen serioz dhe ata qe kontrrollojne””’
Kuptohet qarte Sali Bisha njohu dhe lejoi qellimisht per ineresa personale dhe pa asnje ndrojtje te kunderligjeshme levrimin e “parave te pista” te droges ne Bankat Shqipetare, qe sot keta persona kane mberthyer prej gryke gjithe ekonomine shqipetare.
Edhe keto emrat qe i ka tek site firmes,nuk punojne.Valentino dhe Martini punojne kur gjejne me ly ndonje shtepi ne Bronx.Ne Shqiperi hahet cdo gje.Por ala si nuk ka gjet ndonje njeri me te fisem per te genjyer,si gjithmone.
Dean!
Nuk genjehet “kollaj” ky psikopati yne.Genjehet populli i pa ditur,militant qorr i Berishes,si dhe ata qe jane perfitues prej ketij psikopati.Ne nje koment te bere diten e prezantimit te ketij “plani”,e kam denoncuar ate pa patur te dhenat e sotme.E denoncova vetem per faktin se thuhej “…nje kompani e re…”.Vetem ne Shqiperine e hajdutit Berisha,mund te besh kaq shume para per nje kohe disa vjecare.Ne Amerike,duhet te “vjellesh” gjak ne pune dhe mbas disa brezash mund te arrish te sigurosh kaq para kesh,sic pretendon kjo “KOMPANI” prej dy njerezish,(njeri prej te cileve qenka per cudi me mbiemrin Frangaj).
Ne se eshte afer te vertetes njoftimi per “interesat” e kesaj “kompanie”,per mua eshte nje vjedhje tjeter e pasurive kombetare nga Berisha dhe klani i tij.Me nje vendim qeverie,Berisha i shet per nje Euro gjithe ate siperfaqe toke,perle te natyres son,apo e licenson ne drejtime te tjera me perspektive per te ardhmen.
Tani qe po i vjen fundi,duhet ruajtur nga ky qen i terbuar me emrin Sali Berisha.Partija Socialist ,opozita ne teresi dhe cdo Shqiptar i ndershem duhet jo vetem t’a denoncojne kete veprim por edhe te kerkojne ndalimin e tij.Eshte nje rast i njejte me taktiken e perdorur nga “Taci Oil” per privatizimin e Albpetrolit nga ajo gjoja kompani Amerikane e Teksasit.
Ne shqiptaret edhe pse jemi popull i vjeter ende larg jeminga kultura,po pse more burra po e quni psikopat prf dr berishen i cili i bashkoi shqipetaret me te tjeret dhe i hoqi nga mjerimi gjysem shekulli,po e di se ju te kuqt perparimin e quani tmerr turp per juve se per juve te kuqet vetem diktatura vlen e asgje tjeter,pshurrni me nje pjat e kqyrne vetin se qka jini o njerz te shekullit 15 .
Po ky Valentini pse nuk rregullon veten me shptepi qe jeton ne manhaten nen toke ?