“Babai shqiponjë” tmerron njerëzit me videon e tij

8 Shkurt 2012, 20:39Lifestyle TEMA
“Babai shqiponjë” tmerron njerëzit me videon e tij

Një baba kinez ka ngjallur zemërim pasi ka postuar online një video ku tregon se si djali tij detyrohet të dalë i zhveshur në borë. Ai madje detyrohet edhe të bëjë pompa në një temperaturë -13 gradë.

E filmuar në Nju Jork në vigjilje të Vitit të Ri Kinez, videoja mban si autor një person që etiketohet si ‘babai shqiponjë’. Ai thotë se i biri i tij ka lindur para kohe dhe mjekët i kanë thënë se ai mund të ketë probleme. Për të kapërcyer këtë gjë, babai e inkurajon të bëjë ushtrime të vështira. “Babai të lutem më përqafo,” lutet vogëlushi, por babai e detyron të bëjë pompa. Ndërkohë më pas nuk mbetet as mamaja, që dëgjohet në video duke qeshur ndërsa i biri kalon sfidat.

http://youtu.be/iORoPWwtM2s

13 komente në ““Babai shqiponjë” tmerron njerëzit me videon e tij”

    1. Gusmari says:

      Do kete marre modelin ekonomik te doktorit tone dhe e ka pershtatur per femijen e vet!

    2. Dean says:

      Poema e Mjerimit

      Neno,du pak dashni
      -Nena Qesh,
      Neno,kam uri
      -Nena perseri Qesh,
      Neno,mardha se ftohtit
      Nena u Dhi tuj Qesh.

      Edhe puna e kesaj Kinezes

  1. fuck all says:

    Hitlerin duhej ta ndalonin vetem mbasi te kishte kaluar ne Kine.

    1. cincuncaucimi says:

      Ne luften e Koreve, keta luftonin Marinsat me pantallona te shkurtra ne temperatura poshte zeros. Dhe faktikisht e bllokuan fitoren e Jugut.

      1. Dean says:

        Ku ishin keta ”trimat me pantallona te shkurtra” kur Japonia marshonte kryq e terthor Kines???
        Di gje ti plako???,se dukesh shume njeri i lexuar.

  2. salistalin says:

    pu pu cpo na shohin syte. keta duhen vrare me buke ne goje

  3. pesimisti says:

    Bravo Gusmari – Je i madh.

  4. denkoka says:

    ku jane ato sherbimet sociale…….
    se ato mbajne qendrime strikte ne situata shum me normale se kjo…

  5. kola says:

    nuk eshte ndonje ngjarje qe duhet komentuar , thjesht nje stervitje qe mund ta bejne qdo njeri ne femit e tije seshte turp , mos harroni qe nje grek mbyti 5 femit e tije ne uij vetem qe te detyronte qe te kthente gruan ne shpi , ai i mbyti 5 femit e tij nje nga nje duke i hedhur ne nje dige rezervari

  6. QYTETARI says:

    Mesaduket qenia njeri ka humbur cdo instikt njerezor,nje kafshe nuk do ta bente nje gje te tille..

  7. albana says:

    Keta prinderit ta harrojne kete femije. Prite kur tua marrin sherbimet sociale edhe tja japin dikujt tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje