Anglia-Kapelos: Nuk do të na mungosh

Postuar në: Sport |

Dorëheqja e Fabio Kapelos nga posti i trajnerit të kombëtares angleze ishte një nga lajmet më befasuese, por duket se në Angli nuk kanë ndonjë pishmanllëk për largimin e italianit.

Guardian e hap faqen me titullin “Lamtumira e Kapelos pa keqardhje”, ndërsa e kritkon italianin që nuk u përpoq të mësonte gjuhën angleze, kulturën dhe madje edhe nuk e kuptoi kurrë futbollin anglez.

Daily Telegraph është akoma më e ashpër. “Ishte koha që të largohej. Kushtonte tetë milionë stërlina, ndërsaAngliakishte mbetur në vend. Kapelo nuk e kupto gjuhën dhe psikologjinë angleze”, shkruan Daily Telegraph.

Times shkruan “Rënia e perandorit Kapelo” dhe vazhdon me faktin se askush prej lojtarëve të kombëtares angleze nuk do të derdhë lot për largimin e tij.

Harry Redknapp, trajneri aktual i Totenhem, shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Kapelos tekAnglia, katër muaj larg Euro 2012 që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

4 Pergjigje per Anglia-Kapelos: Nuk do të na mungosh

  1. Aqifi  --  9 Shkurt, 2012 në 12:41 pm

    Anglise nuk ja kane fajin trajneret, por mentaliteti i Federates Angleze te Futbollit qe kujton se Anglia eshte akoma i vetmi vend ku luhet futboll. Edhe per nje kampionat boteror qe fitoi, ju desh te merrej gjithe bota e futbollit, arbitra, etj. per te dhene gola fantazme. Bota ka ndryshuar, kurse anglezet kane mbetur ne shekullin e 19-te…

    Përgjigjjuni

    • arjani  --  9 Shkurt, 2012 në 5:39 pm

      Bravo Qife.Je i modh vallai.

      Përgjigjjuni

  2. Argita_B  --  9 Shkurt, 2012 në 2:34 pm

    Capello u emerua trajner i kombetares me qellim qe Anglia me brezin e futbollisteve qe kishte tu jepte mundesine te fitonin tituj. E vetmja gje qe fitoi Capello ne Angli sihte paraja.

    Përgjigjjuni

  3. Jimy  --  9 Shkurt, 2012 në 6:07 pm

    capelo ka ik per lesh,po shkon 70 vjec cfare mund te presesh me nga ai.vjen nje moshe qe duhet te heqesh dore vete.capelo,lipi, e mbyllen ciklin e tyre

    Përgjigjjuni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>