Nishani: Komuniteti të angazhohet për zhbllokimin e rrugëve

9 Shkurt 2012, 17:59Sociale TEMA

Gjatë seancës së sotme plenare, një pjesë të madhe të diskutimeve e ka zënë situata e krijuar në rrethe të ndryshme të Shqipërisë, pas bllokimit nga bora. Deputetët e opozitës kanë lëshuar akuza ndaj qeverisë për mospërmbushje të detyrimeve dhe neglizhencë në këtë situatë kritike.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka thënë se qeveria ka marrë të gjitha masat për të përballuar situatën. Por, pavarësisht kësaj, ai ka kërkuar ndihmën e komunitetit dhe njerëzve, që të ndihmojnë për hapjen e rrugëve të bllokuara.

Nishani u ka bërë apel deputetëve, duke filluar që nga ata të opozitës, të ndikojnë tek kryekomunarët dhe banorët e zonave të bllokuara, që të angazhohen për të zhbllokuar rrugët.

“Të gjithë deputetët duhet të ushtrojnë influencën e tyre që komunat të angazhojnë komunitetin për hapjen e rrugëve. Shteti është në këmbë dhe gjithë kapacitetet që kemi janë të mjaftueshme për të përballuar këtë situatë me probleme minimale”, ka thënë Nishani.

19 komente në “Nishani: Komuniteti të angazhohet për zhbllokimin e rrugëve”

  1. BERISHA LARGOHU. TE ZHGENJYER EDHE NGA OPOZITA E RAMES! says:

    Ky Nishani eshte sakat ne tru!

    1. Argita_B says:

      Nishani mund te jete sakat nga trute, dhe per vete se honeps dot, po ne ate qe thote ka te drejte. Te jesh ne opozite nuk do thote vetem te kritikosh, te sulmosh dhe te jesh kundra mazhorances.
      Te jesh ne opozite do te thote te mbrosh interesat e shetasve shqiptare, dhe sot kjo mbrojtje kalon nga mobolizimi i çdo individi per te kontribuar e mbrojtur interesin e perbashket.
      Mjaft me parrulla perçarese, Nishani ka te drejte dhe ka sens ne ate qe thote.

    2. Gjethi i thate says:

      Shiko sa doç qe na qenke more Nishan:
      “Shteti eshte ne kembe per keto probleme minimale,por te ngrihet komuniteti qe tja dalim kesaj situate”.
      -Po kur do ta quani problem ju,se tani gati i gjithe veriu eshte i bllokuar,apo kur te vdesin fare ata fakir fukarenj qe votat nuk harrojne tja u japin,dhe pastaj te thoni qe opozita nuk e ndali boren e madhe qe ra!

  2. loni says:

    nishani,,mire,ti ke kerkuar ndihmen e komunitetit,,po ate shprehen tjeter nuk e kuptova mire,,dhe njerezit,,cdo te thote??njerezit e thjeshte apo ata njerez qe paguhen per ate pune,,se po qe se thirrja behet per njerezit e thjeshte,,duhet te na kujtoshe kohen e dulles kur dilte ndonje minister dhe thoshte pune vullnetare,,me duket se po kthehemi pa kuptuar perseri ne ate sistem,,po fondi i emergjences ku eshte,,paguani disa njerez me teper qe te punojne,,perse duhet te vijne pa pagese,,ju cfar beni??merr dhe ti familjen tende,lopaten ne dore qe te dalin dhe njerezit e thjeshte,,o nishani,qe njerezit te dalin me deshiren e tyre duhet qe keta te jene kenaqur ndonjehere nga ky shtet,,por keshtu sic i keni bere ju njerezit nuk del asnjeri,,ju si shtet mos levizni kurre,,dhe fain perseri e ka opozita,,nqs opozita organizon hapjen e rrugeve(qe eshte e pamundur pa pagese)ti perseri o fytyre e shpifme do dalesh ne tv dhe do thuash qeveria beri gjithcka per te miren e popullit,,opozita perseri del shkaktare,,futuni punes mos u merr me fjalime boshe,,por organizo njerezit qe paguhen per kete pune qe te punojnedhe jo te rrine si dembela..

  3. onni says:

    Ky mustaqe misri vjeh e rrjep popullin dhe don qe tja pastroje njerezit rruget…ku e ka shtetin ky…?????

  4. Eri says:

    Jo re jo, askione vullnetare perseri he?
    Po keto jane ideale komuniste more Nishan, si ka mundesi qe po u riktheheni asaj “menzyre”? Sekretarin e partise e kishit, me nje oke turp iu kthyet tezes se kooperativave, arroreve dhe ullishtave per bujqesine dhe se fundmi aksionet vullnetare. Do perfundojme tek shprehja “bar do hame dhe pushtetin nuk e leme”.

  5. Vlora says:

    Po lere komunitetin o debil dhe shiko detyrat e tua.

    C’po ben zotrote? Apo tashti qe u ngeci veza kryq u kujtuat per rruget dhe boren? Dale se pas 1 muaji do kemi permbytje te tjera ne Shkoder. Futi ndonje wisky deri atehere ti se kemi kohe.

    Ju jeni te gjithe ca debila me ne krye ate debilin e madh.

  6. Aldo says:

    Mos merrni zjarr si pushka e jevgeut edhe ju. Ketu mire e ka. Hajdeni shikoni ne Hollande se si njerzit kujdesen per tortuaret prane banesave te tyre ose ne Gjermani ku jane 1.7 milion vullnetare ne raste krizash emergjence! Behuni icik qytetare e mos prisni cdo gje llokum ne goje. Kush nga ju do e ngrinte b… te shkonte te ndihmonte ne raste se do kerkohej ndihma? Asnje, ndaj mos beni ciu ciu!

    1. CallOfDuty says:

      O Aldo ke te drejte kur permend kulturen e vullnetarizmit,qe edhe per mendimin tim nuk ka te beje fare me komunizmin por me humanizmin.Ne anen tjete te krahasosh Hollanden me Shqiperine eshte e padrejte. Po krahason nje nder demokracite me te avancuara ne bote me nje vend qe eshte akoma ne epoken otomane ne mentalitet e sjellje. Nishani dhe nishanet e tjere te Berishes kerkojne perkrahjen e komunitetit ne kete rrast, por kur komuniteti del e proteston qe ato 800 mije eurot qe vjedh Ilir Meta duhet te perdoren per komunitetin ne rast emergjencash e jo per te trashur bythet e Monikes,Nishani,Basha,Berisha,Meta i vrasin e i quajne kokepalare.

    2. Vlora says:

      Aldo,

      po pse si po jetojne sot ata njerez? Me ndihmen e qeverise apo me ndihmen e njeri tjetrit?

      Ai komunitet atje po perpiqet te mbijetoje, me shume se komuniteti i Hollandes. Ata vete po i hapin rruget, po rregullojne linjat, po shpetojne kafshet, po transportojne te semuret.

      Po te dale nje minister debil qe e ka per detyre te marre masa per keto gjera dhe tja lere kete pune komunitetit duket pak si budallallek. Se atehere c’na duhet qeveria? Le te ike fare dhe jemi pa te.

      Se deri tani s’kemi pare gje. As plehrat nuk i mbledhin, as rruget nuk i hapin, as shkollat nuk i ngrohin, as krimin nuk e ndalojne!! Vetem per ligje kot dhe per bakshishe jane.

    3. Palla says:

      Per te pastruar rrugicat prane shtepive po jo rruget qe i lidhin me njera tjetern.Dhe ti ben fjale per shtete ku sundon ligji jo Kanuni i Lek Dukagjinit.Si mendon ti ka komunitet dhe a mund te dalin ata kur me mijra jane te ngujuar nepe shtepi per shkak te gjakmarrjes?

    4. Gazi says:

      Aldo, me vjen keq qe ke dhen nje mendim te till!!!!

      Menyra se si e perdorin popullin “shqiptar” keto udheheqes te ndyre nuk ka faj populli!
      Mos na krahaso Holland, Gjermani, Angli etc me shqiperine!
      Nese Shkodra mbytet perseri, cfare do bejn keta injorante, do kerkojn ndihm vullentare!?
      Mos harro se shtetet qe ke permendur zoterote e ndihmojn popullin per nje gje me te vogel! Kurse keta injorantet deputet “shqiptar” u cojn ndonje thes miell vetem kur duan votat!
      Pse zoti Nishani “mustaqe miu” nuk i mer masat!?

      Kur vjen data per te paguar taksat i duan pik per pik keta qelbesir te ndyre!

      Klm

  7. Fatmir says:

    Komuniteti (njerrëzit e thjeshtë, me zi po mbajnë shpirtin gjallë, e jo të kapin lopatën!) Ty o Nishan, me Saliun në krye, meritoni nga një lopatë në kokë, se e katandisët Shqipërinë, një shtet xhungël!

  8. beni says:

    KOMUNITETI ESHTE POPUULLI ZOTI MINISTER QE JU PAGUAN JUVE DHE ATA NJEREZIT E TJERE QE DUHEN TE MERREN ME KETE PUNE, NE RASTE EMERGJENCASH, DHE KOMUNITETIT PER KETO PUNI I DUHENI JU DHE SHOKET TUAJ POR AKOMA JUVE BASHKE ME SALIUN NUK E KENI KUPTUAR SE PER TE SHERBYER KENI SHKUAR ATY DHE JO PER TU SHERBYER KOMUNITETI JUVE, AI JU SHERBEN NJEHERE NE KATER VJET ME VOTE EDHE ATE JUVE JUA VIDHNI, DHE KUR THONI QE KOMUNITETI TI BEJE PUNET VETE KENI TE DREJTE TE THONI SE KY KOMUNITET NE MBARE VENDIN NUK JUA KA DHENE JUVE VOTEN,POR JUVE E KENI VJEDHUR ATE.

  9. luli·capaculi says:

    Prape pune vullnetare thote ki mo?! Po ne sikur e hodhem komunizmin ne ferre mo!! Kesaj i thone tope tope o aga!

  10. Bardhi Tolabi says:

    Nishan-lli!
    Me pare sqaro:cilat jane rruget e bllokuara?Rruget para shtepive?Jam dakort me thirjen per ti pastruar komuniteti,si ne gjithe boten demokratike.
    Ne se jane rruget rrurale,po te pyes:ja u ke dhene fondet komunave qe te kene mundesine te paguajne mjetet borepastruese?Ne se jo haro mushke Valarene se Ali Pashane e prene,nuk behet me krahe,do mjetet borepastruese,pra duhen pare.
    Ne jane rruge nacionale,me thuaj a ke lidhur kontrata me ata qe duhet te bejne pastrimin e tyre?Ne ke kontrata,na thuaj ku qendron problemi qe nuk jane te hapura rruget,perse nuk i dergon per ndjekje penale ,apo keni ndare parate dhe nuk kane mbetur per te bere pastrimin e debores dhe nuk keni goje te kerkoni llogari?
    Dhe se fundi,duket qe nuk keni asnje lek ne “xhep”,ne buxhet desha te them,sepse po te kishit,do te kishit mundesi te blinit karburant dhe te mobilizonit ushterine dhe mjetet e saj te renda si diagace etj.
    Rruget nuk jane hapur me pune vullnetare atehere kur vetem ti fryje bilbilit dhe te gjithe i kishe me kembe dhe jo tani o sekretar i rinise se djeshme dhe minister i sotem.

  11. QYTETARI says:

    O nishan te kam dhi mu ne nishan e mu ne mustaqe,te me ndjeni per kete gjuhe po keta maskarenj keshtu e duan.

  12. Palla says:

    Po per c;komunitet ben fjale o ish sekretari i rinise sa shkollave ushtarake? Akoma me mendjen e asaj kohe ti?
    E para : Qytetaret paguajne taksat dhe shteti duhet te mbaje pergjegjesine per situaten e krijuar.
    E dyta: Per cfare komuniteti ben fjale ti(je dhe minister i brendshem) Apo nuk e di, me shume duket qe nuk do ta pranosh,qe ne ato zona sundon Kanuni i Lek Dukagjinit dhe jo shteti ligjor(se ky i juaji mund te quhet SHTET IGJORE)

  13. paskuqani says:

    Mos na kerko me dal ne aksin tani,na kerko nimen e komunitetit,komuniteti tani osht ne autobuz se aksioni per ne osht çfaqe e sistemit komunist,nuk te nimojm dot si komunitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje