Nga Mero Baze
Dy lajme interesante ka prodhuar Jozefina Topalli në udhëtimin e saj në Gjermani. E para, sulmi ndaj Ilir Metës, dhe e dyta, sulmi ndaj Kreshnik Spahiut. Të dyja janë interesante, pasi tregojnë shqetësimet reale të Berishës në këto momente. Sulmet i shqiptoi përmes raportuesit të CDU-së për Shqipërinë, Roderich Kiesewetter, i cili dha me rastin e vizitës së Topallit një intervistë në portalin e Deutsche Welle-s, e cila u botua jo vetëm në gazetën Tema, por “çuditërisht” me ndërhyrje të Berishës, edhe në gazetën Rilindja Demokratike të ditës së djeshme. Kiesewetter është një mbështetës i qartë dhe pa hezitim i Berishës në CDU dhe ka qenë pranë PD në shumë momente delikate të saj, biles dhe në momente jo të këndshme për një perëndimor. Ai qëndron realisht pas vizitës së Topallit në Gjermani dhe është pika e referimit të politikës gjermane ndaj situatës në Shqipëri kohët e fundit. Në intervistën e tij, Roderich Kiesewetter duke mbështetur pa rezerva qeverinë Berisha dhe politikën e saj, dha dy sinjale tepër delikate që duket se ziejnë brenda shumicës në pushtet, problemi Meta dhe problemi Spahiu. Edhe pse vetë Berisha ka shprehur mbështetje për Ilir Metën dhe është përdorur gati si truprojë për të frikësuar gjykatat, duket se është i shqetësuar nga dëmi që i ka shkaktuar pushtetit dhe imazhit të tij historia e video-skandalit, e cila tashmë përfundoi me një pakt mes dy kundërshtarëve dhe me një taksë shumë të rëndë për imazhin e qeverisë Berisha. Jozefina Topalli dihet që nuk e duron dot Lulëzim Bashën. Por së fundmi ajo nuk duron dot sidomos aleancën e Lulëzim Bashës me Ilir Metën, të cilët po funksionojnë si një pol pushteti brenda shumicës. Edhe më tej ajo ndjehet e acaruar nga fakti që dyshja Meta- Basha, për të shpëtuar imazhin e tyre të rrënuar me video-skandalin dhe vrasjet e 21 janarit, kanë nisur të moderojnë gjuhën dhe t’i bëjnë karshillëk pushtetit, duke dashur të kompensojnë problemet me ligjin përmes gjuhës së moderuar. Është kjo arsyeja që ka nxitur zonjën Topalli të jetë porositësja e qartë e sulmit që Roderich Kiesewetter i ka bërë Ilir Metës në këtë intervistë. Ai e përshkruan mosdënimin e Ilir Metës si një gjë të pakuptueshme për qytetarët dhe ky është sulmi më i rëndë që miku i pushtetit të Berishës, një mik dhe i sotëm dhe mbështetës i fortë i tij, e bën me kaq shumë detaje. “Në rastin e Ilir Metës gjykatat nuk morën një vendim të kuptueshëm. Njerëzit prisnin në fakt që ai të dënohej, e nuk kuptohet se përse gjykatat kanë marrë një vendim të tillë”. Siç duket qartë nga teksti, ai është i udhëzuar të flasë me kaq detaje për skandalin Meta dhe faktin që ai i prish punë imazhit të shumicës në Shqipëri, aleat i së cilës është vetë zoti Roderich Kiesewetter. Ngelet për të parë nëse zelli për ta sulmuar publikisht Ilir Metën si hajdut është vetëm i zonjës Topalli apo ka qenë dhe një direktivë e Berishës, i cili ndjehet i shqetësuar nga pakti Meta- Prifti. Ajo që shohim kohët e fundit është se Berisha po kërkon një zgjerim të madh të koalicionit të ardhshëm, një zgjerim deri në atë shkallë sa të mos i duhet më Ilir Meta. Por deri atëherë, mos prisni ndonjë fjalë të keqe prej tij për Ilir Metën, përveç ndonjë sinjali si intervista në fjalë, tek gazeta RD. Është e para herë që gazeta e pushtetit shkruan se mosdënimi i Ilir Metës, ka ngjallur shqetësim tek qytetarët.
Shqetësimi i dytë që lexohet në intervistën e zotit Roderich Kiesewetter është shqetësimi për Aleancën Kuq e Zi. Ai e karakterizon atë si një lëvizje populiste të djathtë, e thekson të djathtë, e cila është e dëmshme, bile dhe e rrezikshme për Shqipërinë. Nga përkufizimi që i bën Aleancës Kuq e Zi si lëvizje e djathtë populiste, ai duket se është i shqetësuar për futjen e kësaj lëvizje në tortën elektorale të PD dhe Berishës, dhe e ka sulmuar atë. Është e qartë se ai nuk është se monitoron Shqipërinë apo çfarë ndodh këtu. Deklaratat e tij gjatë vizitës së zonjës Topalli në Gjermani duhet t’i lexojmë si sugjerime të zonjës Topalli ndaj situatës aktuale në Tiranë. Dhe kjo kuptohet qartë se Berisha ka dy shqetësime kryesore, shqetësimin se Aleanca Kuq e Zi mund t’i marrë vota, dhe shqetësimin se Ilir Meta mund t’i ulë vota. Duke dashur të mos jetë vetë artikuluesi i këtyre shqetësimeve, ai ka zgjedhur një partner të PD-së dhe njeri të besuar të tij në Gjermani që t’i bëjë këto deklarata si shqetësime të Perëndimit. Por në të vërtetë deklarata të tilla nuk është se i prishin ndonjë punë Aleancës Kuq e Zi. Ato e ndihmojnë atë të forcojë identitetin e saj dhe të zgjerojë rrethin e mbështetësve nacionalistë në vend, që i shikojnë edhe mbështetësit perëndimorë të Berishës si kundërshtarë të tyre. Por më shumë se për të dëmtuar Aleancën Kuq e Zi, ajo intervistë e porositur vlen për të kuptuar shqetësimet e Berishës për skenën aktuale politike në Tiranë. Siç shihet nga intervista ai nuk ka prekur fare çështje delikate siç është zgjedhja e presidentit, hetimi i 21 Janarit, apo rënia e drejtësisë nën ndikimin e pushtetit, që janë dhe probleme madhore për Shqipërinë. Ai ka bërë madhore për Shqipërinë ato probleme që janë në këto momente madhore për zonjën Topalli, e cila është e injektuar non stop nga shqetësimet e kryeministrit Berisha. Ndaj në këtë rast kemi arsye të mësojmë për dhimbjet e kokës së Berishës në Tiranë, nga receta që sugjeron një mik i tij në Gjermani, i cili nuk ka harxhuar shumë kohë për të përgatitur ato që ka thënë. Thjesht koha që i duhet përkthyeses së zonjës Topalli për t’ia shpjeguar hallet që kanë në Tiranë.
Aleanca Kuq e Zi eshte dizenjuar per te rrembyer vota nga JUGU dhe per t’ia bashkangjitur BARBARIT te Vucidolit ne 1 koalicion per te ”miren” e popullit pas zgjedhjeve te 2013.Kjo me nder levizje,nuk eshte vecse genjeshtra e radhes.Ato vota nuk levizin nga e ”djathta” pasi ne Shqiperi nuk ka te ”djathte” dhe te ”majte”.Ketu ka vetem JUG dhe veri.Eshte praktikisht e PAMUNDUR,qe ne 1 grupim injorant dhe primitiv njerezish te zhvillohet ideologjia e Djathte,ashtu sikur ndodh ne veri.
Edhe i papune,edhe i paditur,edhe i panxene,edhe i pangrene dhe megjithate i ”djathte”???????????Vetem ne Shqiperin e Siperme ndodh ky fenomen.
o legen mos e sha aleancen kuQ e zi se eshte e vetmja qe do ja ul koken berishes dhe do e heq nga pushteti.
Sorry plako,se e dhjeva fare.Po te pakten une njihem si Tradhetar,mos ma mer per keq.
Meqe ra fjala,shkruhet Kuq e Zi,dhe jo”kuQ e zi”.Thjesht sa per kuriozitet,cfar doje te theksoje me kete Q kapitale ne fund te fjales ”kuQ”?????? Shkronja e pare duhet te jete kapitale,jo e treta.
Relax bro., & ”Respect” Beno!
O Dean o Gje e lige –Po Salen e voton gjysma e jugut te Shqiperise,apo kete nuk e ke degjuar ti?
Vlora,Fieri,Lushnja ,Berati,Korca Saranda etj i japin gjysmen e votave PD-se
Por votat PD-ja i merr ne jug per shkak te Sales –Ta shash Salen ne Vlore ,te zene me gurre
Kreshniku nuk eshte loje e Sales, perkundrzi ai eshte reziku me i madh i Sales,
se shumicen e votave do ja marri PD-se.
Demorkatet jane te gjithe patriote ndaj Kreshniku do i beje dem Sales, kurse PS-ja do perfitoje nga Kreshniku
Mos e vrit mendjen Dean. Arbeni kaq mendjeholle sa eshte, me siguri ka votu per Saliun te pakten ne 2005. Nuk e perjashtoj edhe 2009. Do ta ket lene pd-ja pa pune dhe po ben tifozllik per Topin dhe Kreshon. Puna eshte se ca si ky na e fusin te gjitheve kur votojne si teveqela
Dean nuk me duket qe nje parti e kryesuar nga Topi (Tiranas) dhe Spahiu (kosovar-tiranas), do te mbledhe vota ne Jug. Ata do te mbledhin ato pak vota te Meksit e Dash Shehut, si dhe te tifozave te futbollit qe nuk votojne kurre. Socialistet votat e tyre i kane te fiksume, PD me Lsi do te vihen ne prove sa vota do te vjedhin a blejne me ofiqe e para. Sales i eshte bere cdo gje gogol por kot merret edhe me Bamirin a Spahiun. A do bashkohen me Saliun pas zgjedhjeve? Ka shume mundesi se me Ramen sbejne dot koalicion. Armiku i socialisteve eshte vjedhja e blerja e votave, si the apatia e njerezve qe dine vec te ankohen per opoziten.
Olti?!,kur them ne Jug nuk kuptoj vetem Jugun nga ana administrative por edhe Mentalitetin.Megjitate te mos cuditesh sikur AKZ-ja te nxjerre te pakten 2 deputet ne Vlore dhe 1 ne Tepelen.
Pavarsisht retorikes ”luftarake” me Topin dhe Spahiun,mua personalisht me duket 1 Komedi kjo qe po ndodh ne skenen politike.
Duke i njohur mire praktikat me te cilat funksionon BARBARI i Shqiperise se Siperme,Topi eshte i kapur pasi e ka ”Dosjen” te hapur qysh prej dites qe u zgjodh ”President” me te paguar, dhe ”dosjen” e tij e ka ne sirtar BARBARI.Per rrjedhoje levizjet e Topit jane te kufizuara dhe i detyruar te bej ”Paqe” me BARBARIN kur te vije koha.Plus,Topi nuk eshte as karizmatik dhe as vizionar.Eshte thjesht 1 ”QOFTE”qe fsheh Dobsit e veta pas ”Heshtjes se 1 Burr Shteti”,pavarsisht se kjo eshte reklamuar ne elektoratin Idiot shqiptar si ”Inteligjenc” dhe ”Urtesi”.
Ndersa Spahiu eshte akoma me Enigem dhe/ose Utopi.Nuk njihet se si do organizohet kjo Levizje,si do Financohet,cfare programi ekonomik ka dhe se si doli ne skenen politike ”brenda 1 dite”.
Por cfardo qe te ndodhi,do te kemi 1 fragmentarizim te,me nder teje,se ”Djathtes” por qe ne total se bashku me LSI-ne,me shume vota se PS.Pra PS del me rreth 61-65 deputet,partia me e madhe ne vend,por e paafte per te krijuar qeverine,pasi as1 ”burre shteti” nga ata qe permenda me siper nuk do kish BYTH te bente aleance me EDI RAMEN.Qellimi i pare dhe i fundit qe ka BARBARI i Vucidolit ne kete moment dhe ne zgjedhjet e ardhshme nuk eshte ”mbijetesa”e PD-se,pasi nuk i plas menderja fare per PD-ne,por dalja nga skena politike pa i hyre as1 gjemb ne kemb,gje te cilen do i’a lehtesojne Topi,Spahiu dhe Meta,te cilet nga ana e tyre jane te kenaqur pasi u mbetet pushteti………Etj.
Pra,ku ishe?,asgjekundi dhe ne do mblidhemi prap ketu ke TEMA per te diskutuar se sa i keq apo i pabes u tregua Spahiu apo Topi,kur ne fakt kete Mekat e ka konsumuar Meta tashme,dhe per rrjedhoje rruga per 2 te tjeret eshte e hapur pasi ne fund te fundit ata jane MALOK ose te ”Djathte” sikur njihen per kollajllek.
Klm
mentalitet Jugu?!!!! Si e ka jugu mentalitetin, pa na e thuaj njehere o mjeshter.
Dean edhe ti ndan mendimin me Meron se Berisha po kerkon te dale pa u lagur???? As nuk e llogarit Berisha te largohet pa e djeg edhe nje here Shqiperine. Me vrasje erdhi, qendroji e do te mbreteroje dhe nuk do te rrezohet me formula elektorale.
Ke shume te drejte per cdo gje qe thua por ke premisen e gabuar: Shqiperia eshte diktature qe po rreshket drejt Monarkise ku pasardhesja e Balozit nuk eshte Josefina apo opozita por e bija e Balozit. A me kupton? Nuk ka vlere vota sepse numerohet si te duan nga keta horra te Jugut e te Veriut. Gjalle ne bote nuk merr Kreshniku 2 deputete ne Jug, sepse te djathtet e Meksit e Dashit u privuan edhe nga votat e djathta te familjareve te tyre zgjedhjet e fundit.
Prandaj Shqiptaret jane ne depresion, te palumtur dhe ne ikje, kurse horrat e Balozit te sigurte, arrogante dhe te pafytyre. Ka shkuar e keqja deri ne palce dhe vetem nje votim plebishitar kunder diktatures e shpeton ate vend. Kush thote merrni armet i con njerezit tek kulla per ta mbaruar ate pune qe filluan. Thjesht duhen vite sa te vdese Balozi si dhe te pushojne se rrahuri natyrshem ato 120 000 zemrat e LSI, apo te 220 000 votuesve te Lul Vrasesit.
A mund te kete drite te ardhmeje o Dean ne nje vend qe Kryeministri vret ne mes te dites dhe nje pjese derrmuese e popullsise vazhdon jeten e qete dhe mbron vrasjet si institucionale?
Dean,
Keto supozimet e tua me duken nje rruge Qorre!
Llogari politikanesh te kafeneve dhe teper perçarese!
Une i urrej njerzit si ne Jug dhe ne Veri qe na perçajne Atdheun!
Lereni Kuqezinjt te ecin si te deshirojne vet dhe mos u mundo ti futesh ne asnje thes, as te majte e as te djathte!
Per deri sa ata jane percaktuar per Shqiperine!
Ti dukesh ne pamje te pare i majte, por je politikan kafenesh me nje urrejtje lokaliste.
Si ti kuptoj keto ndarjet e tua te turpshme Jug Veri?….
Ti bie dashur padashur ne Çmendurine e Berishe Kllounit!….
neti unë mendoj se këtu ke një gabim të vogël në nisje!dean nuk fut sherr,përçarje jug e veri!ai thjesht thotë se kjo është një taktikë e berishës për të mbledhur vota nga pjesa e LËKUNDUR dhe nga ajo pjesë që ËSHTË ZHGËNJYER TOTALISHT NGA opozita!një gjë e tillë ka për të ndodhur!ashtu si thot dean nesër si spahiu dhe bomiri do të bashkohen me berishën!
për një gjë nuk pajtohem me dean!
berisha nuk largohet nga pushteti pa qënë i vdekur o në koma!atij nuk i intereson dhe nuk i ka interesuar përfitimi ekonomik!këtë ai se përfill,thjeshtë nuk ka vlerë!interesi ekonomik është i fëmijve të tij!fëmijët e tij i mësuan atij që me para mund të blesh këdo!kështu që ai tërë këto vjedhje e shpërdorime që i bën shtetit i bën vetëm për të mbajtur pushtetin e tij!ëndrrën e tij,dëshirën e tij!
është shumë e vështirë ta besoj se një ditë fëmijët e tij do ta shtrëngojnë që të largohet nga pushteti!tjetër kush nuk mund ta largojë me fjalë!as amerikanë askush tjetër!ai është thjeshtë i çmëndur!
mënyrën tjetër për largimin e tij e ka thënë NAMIK HOTI!KOHA e vërtetoi,’97,dhe po e propozon për herë të dytë!
neti ti shkruan shumë mirë por shpesh je tepër idealist!
kreshnik spahiu përveç se disa fjalëve të modelit “nostradamus” dhe të disa inisiativave të TRASHA-bombastike,nuk ka bërë gjë tjetër!më thuaj një gjë të saktë të tij deri më sot?
çbëri për rregjistrimin grek?veproi aq keq sa nuk harriti të mblidhte nënshkrimet kundër këtij regjistrimi!ai bëri një grumbullim të çorganizuar për të mos grumbulluar asgjë!po flet çdo ditë për të mos thënë ASGJË!dikur ishte nano që fliste dhe skish “polic” që e merte vesh!kurse ky as për të folur nuk di e jo më për ta marrë vesh!neti deri më sot u ngopëm me “atdhetarizmin berishjan”ai është një etalon për të përcaktuar gënjeshtarët e tjerë!unë mendoj se dhe kreshnik spahiu është një i tillë!
përshëndetje neti
Pershendetje anticensure,
Ndoshta dhe gaboj ne ndonje gje, por kur degjoj ndarjen Veri-Jug, me ngrihen qimet e kokes perpjete!
Ne jemi shqiptaret kemi vuajtur historikisht nga perçarja!
Dhe Europa na e njeh mire kete semundje!
Ndaj miqte dhe dashamirsit tane, personalitete te medha boterore si Presidenti Klinton, kryeministri Bler etj kane keshilluar me te drejte:
JU SHQIPTARET SHIKONI ÇFARE JU BASHKON
DHE JO ÇFARE JU NDAN!
Berisha ka lozur ashper me karten e Perçarjes per qellime politike.
Shqiperia, eshte i vetmi shtet ne Europe qe rrethohet ne krejt kufirin e saj shteteror nga bashkkombasit.
Ne se kuqezinjt do largohen nga leitmotivi i tyre, njerzit nuk jane qorra dhe do ti largohen.
Spahiu dhe Topi sot kerkojne largimin e Kriminelit dhe perçarsit, ndaj nuk ka arsye te mos perkrahen dhe nuk duhen paragjykuar, se eshte nje e drejte e tyre. Asnje politikan nuk e merr dot me mend se çfare ka ne zemer, por duhen pare veprimet dhe jo fjalet.
Te pershendes miku im, nuk te shoh me andej nga Shekulli, na krre ndonje koment.
Anijes se Qenit Serb i jane hapur te çara te medha dhe nuk ka polic qe e riparon…..
përçarja është thjeshtë mediatike!është thjeshtë një tym!nuk ka asnjë bazë në popull!është një “përçarje thjeshtë për përfitim”!kush merr nga berisha është kundër të vjedhurve!ne si popull i vjedhur jemi kundër tyre!të cilët i kemi si bashkëqytetarë baskfshatarë e ndonjëherë dhe familiarë!përçarje të vërtetë nuk ka!
paragjykimi!!
kamë vite e vite që kam hequr dorë!gjykoj veprat e njerëzve!si bomiri si kreshniku nuk kanë kërkuar asnjëherë largimin e berishës,nuk kanë dënuar asnjë nga veprimet e tij!kanë folur gjithnjë nëpër tym!dhe “nacionalizmi”i spahiut është shumë shumë i vakët dhe tmerrësisht naiv!
shekulli që pas bojkotit të amerikanëve është këthyer në ujë të vakët!tek tema mund të shkruash më hapur!në një farë mënyre “etika” e temës është më liberale për të shprehur mendimin dhe dufin e përditshëm!dufin kundër kriminelit të çmëndur dhe kundër mashtruesit të nënshtruar 2 metërsh me shalë palesh!
përshënshëndetje
Nqs ai zoteria nga Tropoja din me i ra lapsit dhe njeh statistikat
eshte koshient qe per te treten legjzlitature e pelqejne me pak.Cka mund te beje nje dinak qe e din se ka pro vehtes perfshi dhe gjithe administrate dhe tifoza rreth 35 % apo 40 % te elektoratit.
Do leshoje nja 4 satelite te vockerr qe do ja sjellin votat e te paknaqurve prape tek thesi.PDIU,AK,FRD,LSI
Jam me llogjiken Tuaj Dean.Aleanca kuq e zi kreret e saj jane kali trojes,per te zhvatur votat e Jugut,pasi tek keta t5e fundit ndjenja kombetare eshte shume e fuqishme.Pamvaresisht tullumbaceve qe hedhin kunder njeri tjetrit Kreshnik Spahiu eshte zar i Berishes,ai bente be dhe te vriste per te.Ky ndryshim i pa pritur i tij ha diskutim e dyshim te madh.
Dean dhe E Verteta,jam plotesisht ne nje mendje me ju.
O Mero Baze; ky Roderich Kiesewetter i CDU eshte HOMO dhe e di edhe Angela Merkel, por ne Gjermani politikanet By..Q.. jane shtuar shume e me shume jane tek CDU qe drejtohet nga nje grua sic eshte Angela Merkel, te ciles i ka dale nga duart Partia (CDU) dhe jo pak po duken shenjat se po i del nga duart edhe Qeveria e Koalicionit ku jane 4-By..Q..
Prandaj ky klysh i Doris Pack ne radhet e CDU, edhe pse eshte goxha i shkolluar eshte qylaxhi i pagesave nen-dore te Berishes brenda Partive Popullore Europiane ku ben pjese edhe CDU, qe mesa duket po rrit By..Q.. ne arenen Politike Europiane. Ketej nga Gjermania ka zera se Berisha sshte ne muajt e fundit si Enver Hoxha ne 1984. ZOTI e shpetofte Shqiperine nga Neo-Diktatura e Malokeve Berisha+Meta…
Dean,dikush te paska thene legen,nuk do e perseris.Berishen po e mban ne pushtet jugu dhe shqiperia e mesme.Ju u ka vene ne radhe si ushtaret.B.Leskaj sot e quajti burre shteti dhe Bujari nuk eshte verior.Me mire te thuash se Berishen e mbajne ne pushtet servilet dhe hajdutet.E keta nuk kane te majte e te djathte,jug e veri.
gjithmone zoti baze mbetet shume interesant ne analizen e fakteve,megjithese nga nje mendje mesatare dhe moshe te dyte eshte lehtesisht e lexueshme,na kujtojne partite motra te partise se punes,qe flisnin per lavdine e shqipetareve ne bote,e njenjta gje perseritet edhe sot,prandaj shqiperia dhe shqipetaret mbesin perhere ishull fanari per gjithe boten
E vertete… edhe une bie dakort. Kujt ja merte mendja qe LSI do beheshe bashke me Saliun?! Kujt ja merte mendja qe flamurtari i pare do te ishte pikerisht Dritan Prifti. Kaq mjafton per te kuptuar qe cdo gje eshte e mundur ne kete vend hale
URAGANI KUQ E ZI TMERRON KADAFIN SHQIPTAR !
– Fantazmat e viktimave te tij dhe te casteve te fundit te Muamarit nuk
do ti ndahen as pertej varrit ….
– Panik ne Mafian e dale jashte kontrollit
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kercenimet dhe thirrjet e Lukashenkos se Shqiperise Sali Kadafi per shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga nenkryetar i KLD-se tregojne ashiqare panikun e Padrinos se Mafias shqiptare “qe ka dale krejt jashte kontrollit” , sic ka shkruar tre vjet me pare “The New York Times” “mbreti” i shtypit te lire boteror.
Tmerri i tij dhe paniku berishist nuk qendron thjesht tek personi Kreshnik Spahiu. Aresyeja kryesore e ketij paniku dhe tmerri te Kadafit shqiptar Sali Berisha eshte uragani Kuq e Zi qe ka prekur cdo cep te Botes ku ka shqiptare nga Nju Jorku ne Shkoder, nga Tirana ne Rome, nga Londra ne Kruje, nga Vlora ne Toronto…
Ky panik e tmerr koicindion me njevjetorin e fillimit te uraganit popullor qe rrzoi nga kali i pushtetit dhe fshiu nga faqja e dheut mikun dhe shembelltyren me te sakte e me te zeze te Sali Berishes, Muamar Kadafin, qe vjet ne kete kohe bente ligjin…
Sot jo vetem ai, por edhe krejt klani i tij kusar, i korruptar e vrastar ndodhen ne rrethin e nente te ferrit, ne qelite e burgjeve te tmerrshme libiane apo ne arrati.
Ky panik dhe tmerr do ta shoqeroje edhe Sali Kadafin deri ne bangon e te akuzuarit per krimet pa fund ndaj shqiptareve dhe Shqiperise, qysh nga 2 prilli 1991 e deri tek “pafajsia e paralajmeruar” e buldozerit te kusarise Ilir Meta nga Gjykata e Larte e Kusarise Berisha.
Fantazmat e viktimave te vrastarise dhe kusarise se Berishes bashke me pamjet e casteve te fundit te Kadafit ia kane erresuar syte dhe ia kane coroditur edhe me shume mendjen e tij te fantaksur.
Ato do ta ndjekin ate deri ne fundin e tij pa lavdi, te turpshem dhe makaber si vete politika e tij atdheshitese, e korruptuar dhe despotike .
Drejtesia vonon por nuk harron ! Luigji i 14 shqiptar, Sali Berisha i ka ditet e numeruara!
Pershendetje Mero,
keto shqetesime te Berishes kane te bejne me dicka tjeter. Ai e ka kuptuar se nuk i hyn gje ne kembe nga 21 Janari dhe ka filluar te behet gati per fushate.
Sikur votimet te behen sot Berisha dhe PD-ja marrin rreth 30%. Por Berisha do te perpiqet ti trazoje te gjitha gjerat para zgjedhjeve. Te mos habitemi po ta hedhe Ilir Meten, te perpiqet tani qe ka kohe te minimizoje Aleancen Kuq e Zi dhe po nuk ja arriti muajt e fundit te perpiqet ta beje per vete.
Ilir Meta me Priftin e shoke do te bejne planet e tyre dhe jane gati ta hedhin Berishen ne se Rama ju ofron ndonje shprese. Eshte Ilir Meta dhe LSI mire apo keq ta kesh ne krah ne keto zgjedhje? Kjo mbetet per tu pare.
Rendesi ka faktori nderkombetar ne kete mesele. Ne se Amerika dhe Evropa kane vendosur se Berisha duhet zevendesuar ne keto zgjedhje, atehere do te jete e veshtire per te mejgithe pelivanlleqet e tij qe te mbijetoje politikisht. Dhe te gjithe jane te bindur se ne momentin qe Berisha nuk eshte me kryeminister, ai dhe familja e tij jane te rrezikuara fizikisht.
E ardhmja e Shqiperise ne kete 10 vjecar qe vjen do te varet nga keto zgjedhje. Po me shume se kaq, imazhi i PD-se dhe i Berishes gjate ketyre 20 viteve rrezikohet te shkaterrohet perfundimisht ne keto zgjedhje qe vijne. Berisha do te perpiqet me cdo kusht ta shpetoje anijen e mbytur, por a do te qendroje ai ne anije deri sa te zbrese edhe pasagjeri i fundit, apo do ti iki i pari mbetet ende per tu pare.
Urime Mero për shkrimin. Si gjithnje titujt i ke sh. te bukur. Do sugjeroja qe te gjemonit per siuaten ne te gjithe Shqiperine, po sidomos ne Verilindje e Juglindje!
nuk i shqeteson gje salen dhe shpuren e tij por ty te lumte pena per shkrimet e tua
z mero,,nuk arrij te kuptoj dicka nga shkrimet e tua,,gjithmon flet per percarje brenda mazhorances,,por une i shohe cdo dite dhe me shume te lidhur fort mbas njeri tjetrit,,kjo eshte e vertete,,se e tregojne edhe faktet,,se per cdo gje qe sali berisha kerkon nga kjo mazhorance ata jane te gjithe gati ktu per ta votuar,,edhe kur disa gjera qe kerkon saliu jan exstreme per vendin,,perse ata nuk ngurojne ta kundershtojne,,ku e shikoni ju percarjen brenda kesaj qeverie,,topalli,,basha,,meta,,saliu,,etj etj,,keto fakte qe ju thoni nuk jane asgje,,dhe nuk kan lidhje fare per ndarjen e ketyre mostrave,,ata thjesh bejne te tilla komente per te humbur problemet serjoze,,mbas votimeve parlamentare keta qe ju permendet do te lidhen akoma me shume,,duke bashkuar edhe votat e tyre qe te qeverisin edhe nje 4 vjecar tjeter,,un kam nje parandjenje te forte se edhe kreshnik spahiu do bashkohet me sali berishen mbas 2013,,kjo eshte me se e sigurte,,qe te krijosh nje bindje te forte per percarje mbrenda qeverise,,duhet qe te shikoshe ndonjehere qe nje minister aktual qe eshte ne qeveri,,te pakten duhet te kundershtoje njehere,,dhe kjo gje nuk ka ndodhur kurre me sali berishen mbas vitit 2005 sidomos,,nqs do kishte ndonjehere kundershtime,,atehere un do krijoja pershtypjen e percarjes,,po kjo nuk ka ndodhur deri tani,,z Mero,,kerkoj nje pergjigje te sakte prej jush,,cfare mund te ndodhi sikur sali berisha te vjedhi votat ne 2013,,se ai do humbi shum keqe ne 2013,,?
Xha Jaho, Ber(r)isha do t’ia mbathe i pari, si ai kapiteni i kroceres, qe u mbyt ne Itali dhe mori ne qafe dhjetra jete njerezish. Keni per ta pare, shume shpejt madje. Aq e ka trashe zullumin, sa do keputet shpejt. Keshtu sapo me tha nje “analist popullor”, nga Fani i Mirdites.
DOKOTR ME TE GJITHA QE SHKRUAN ZOTI BAZE PER KETE PD DHE ALEANCATE FORCAVE TE SAJ.UNE DO SHKOJA PAK ME TEJ NE KETE ANALIZE .DUKET QE FUQITE PERENDIMORE PO E SHOHIN QE E ARDHMJA E PD ESHTE NE PIKPYETJE DHE PO RAVIJZOJNE FORCAT ME TE CILAT DUAN TE NDIKOJNE NE POLITIKE SHQIPTARE NEPERMJET TE DJADHTES SEPSE TE MAJTEN E SHOHIN ME TE KONSOLIDUAR,GJERMANET ME SA DUKET E HODHEN PER LESH BERISHEN DHE DUN TE MBESHTETIN JOZEFINEN SI PASARDHES SEPSE NE GJERMANI KANE NJE FEMER NE KRYE DHE SEPSE MBESHTETJEN E KANE ME TE MADHE HISTORIKISHT NE ZONEN E SHKODRES DHE MIRDITES.KURSE AMERIKANET QE JA DINE KAPAKUN E KOKES JOZEFINES DUAN NJE TE RI NE NGJITJE DHE ME QENE SE LIGJERISHT PAS VJEDHJEVE TE VOTAVE BASHA ESHTE ME NJE PUSHTET TE FRESKET TE ZGJEDHUR DUAN TA MBESHTETIN ATE SI YLL NE NGJITJE,POR ME QENE SE KANE FRIKE PER POTENCIALINE TIJ SIDOMOS PA PERKRAHJEN E BERISHES ,I HEDHIN SYTE NE ALEANCEN KUQ E ZI DHE MBESHTETIN SPAHIUN SEPSE ESHTE PERFAQSUSI ME PUSHTET ME PAK I KORUPTUAR NGA E DJADHTA TE PAKTEN SOT NE DUKJE.KESHTU QE BAKLLAVANE E 2013 E KANE ME RAMEN DHE REVANINE DHE KADAIFIN E VITEVE ME VONE E KANE ME SPAHIUN DHE BASHEN.AMERIKANET EDHE SI DIPLOMATE JANE ME REALISTE SE GJERMANET QE MBETEN PAK TE NGURTE DHE TE FSHEHUR DHE NE DIPLOMACI.
Roderich Kiesewetter eshte nje personazh me rendesi te paperfilleshme
ne teatrin e politikes shqiptare.Ka qene eshte ,dhe do jete nje BOSS dhe vetem nje qe komandon trupen teatrale te lidereve te shqiperise.Ky eshte ambasadori amerikan.Kete e vertetoi will rajerson qe i nxorri uje te zi shqiperise deri sa vendosi me puc demokratik ne 1991-1992 majorin e sherbimeve serbe & amerikane sali harram berishen.Hapur fare dhe Arvizu po e deklaron se karta e tyre e djegur keq ne gerdec dhe ne 21 janar SRB duhet te nderrohet ne menyre kushtetuese..qete qete dhe me nderime per sherbimet e tij.Vetem nje budalla nuk e kupton se togeri i ri LULZIM ZHELAL REMZIJE BASHA mori zyrtarisht ne washington njoftimin per te zevendesur heroin e tyre te viqidolit.personazhet e tjere topalli-rama-meta-nano-prifti jane ne role dytesore qe levizin si me nje pult telekomande brenda nje zone te caktuar.Berisha tani eshte si nje aeroplan ne zbritje qe drejtohet nga nje “pilot robot” qe ja boton “shqetesimet” nga Gjermania te gazeta RD.Eshte pikerisht ky “robot” qe pruri ekspertizen e FBI pikerisht ne diten e nje vjetorit te vrasjeve te 21 janarit dhe nuk don te publikoje filmimet e kryeministrise se del fajtor jo vetem berisha por dhe vet roboti..thanks !
Jozefina po kerkon te behet presidente dhe i pelqen te rrije ne maje te plehut ,,ndersa ilir meta po kontribon me pune vullnetare hajdt fisnik ahhhhaah
Mero ,je njish.Opozitar mbi opozitaret.Te kam patur inat kur luftoje ne krah te Sales,sepse nga jugu thone shihi turine pa veri kusine.Nuk ishte sala per te qene ne krye te Shqiperise o Mero.Po tani mendoj dhe te jap te drejte dhe per ate kohe.Ke qene ne opozite per te luftuar korrupsionin.Kjo eshte detyra kryesore e çdo opozite.Ke bere mire.E po ben akoma me mire.Eshte shume e veshtire te besh opoziten me nje bande hajdutesh te maskuar perballe faktorit nderkombetar me kushtetute e ligje demokratike.Ndofta ky eshte regjimi me i tmerrshem qe ka njohur Shqiperia.E tmerrshme te sundohet nje komb i tere nga nje bande injorantesh qe te vetmen vlere kane dipllomat e blera, qe hiqen para botes si demokrate.Urime Mero ne detyren per te mbrojtur te pambrojturit nga pushteti i maskuar me fasade demokratike.
nuk e shqeteson azgje vetem mendjen e kane si te mashtrojne opinionin ndrkombetar
kur nje qeveri zgjat 8 vjet behet e lodheshme edhe sikur te ket punuar mir . jo me pastaj qe ky vicidoli vetem vjedh x vete dhe x popullin derrin .i ka humbur shum pik , por terrorri i tij i vertet eshte formimi i nje formacioni te ri te djathte ,nacionalist te moderuar si ALEANCA KUQ E ZI me mbeshtetjen e z , topi ,dhe me perkushtimin e z , spahiu ku duken qartasi politikat e ture pro kombit . kesaj i terrorizohet sulltani berish se do te ket rrjedhje votash dhe partia pron e tij do i behet kokoshi 1 thel . po ti shtosh ketu dhe disa vendime antikombetare qe ka marr vicidoli qe nga , shitja e detit , te shitja e dokumentave te natos te serbet dhe greket , te privaatizimet super korruptive disfata e tij do jet e turpshme . parashikoj me llogjiken time qe ky njeri fill mas votimeve do vdesi , do bej vetvrasje dhe do shkoj ne ate bot ti tregoj milloshevicit se ate qe nuk e arriti dot ai me shqiptaret , e beri shum mir ky vicidoli , me skamje , mjerim , papunesi ,krim te organizuar dhe shum te zeza qe do na i lej dhurat .
Perpjekjet e fundit te Z.Berisha per te rregulluar imaxhin politik ne perendim krahasohen me ate te ” Schäffer Hund” – Qen i rraces gjermane qe eshte i plagosur dhe perjeton ditet e fundit te jetes tij. Dhembet i kane rene si dhe personat qe e rrethojne kane filluar te mbrojne prapanicen e tyre!
Sa per theniet e Deputetit Gjerman ska pse te behet asnjeri merak: me shume duhet te kujdest Jozefina per kete pasi ajo e ka rradhen te heqe te zezat e Partise Demokratike- per te cilat e meriton te mbaje pergjegjesine e plote. Do te jete shume interesante ky treluftim: Basha-Meta- Topalli. Behet fjala jo vetem mbijetese Politike por edhe per ate Biologjike.
Persa i perket Europes dhe qendrimit te saj kundrejt Shqiperise nuk ka ndryshuar asgje qe nga fillimi i shekullit 19.!
Pasojat e politikes shqipetare i mban ne kurriz populli shqipetar dhe vetem ai do ti zgjidhe kur gjithsecili te votoje me deshiren e tij ate qe deshiron.
P.S. Me habit fakti se perse z.Topalli nuk deklaroi ne Gjermani zhwillimin ekonomik te Shqiperise se n.q.s. me kujtohet pak me pare Berisha dhe qeveria e tij e kane krahasuar ate me Ekonomine Gjermane!
Te lumte! Je brilant! E di qe jeni pak ne Shqiperi (por u mbeshtesin shume te tjere)
ne luften Tuaj per drejtesi dhe shtet funksional. Te lutem shikoje njehere idene e ligjit
100 000 euro, se mos fshihet nje kontigjent i pamase injorantesh kosovare qe paret e
Familjeve te tyre ne emigracion do ti bejne vota per saleserbin
Rama tha qe BankaShq eshte nje me qeverine. Berisha e coi kunaten tek Fullani.
U mbyll qarku I ndereve MetaBerishaGjykLarteBSh
Sa pergjermanet amerikanet dhe BE do ta lejojne akoma kulturen e pandeshkueshmerise
Ne Shqiperi derisa te shitet edhe pak pasuri qe ka ngelur, nenpetkun e stabilitetit, se si duket
Edhe ata vete nuk e dine se deriku do shkoje edhe ekspansioni I Moskes ne Ballkan
Merre thjesht si mbeshtetje ne misionin tend, ska nevoje ta publikosh
ME KETE HISTORINE 100000 EUROVE KA SHUME TE NGJARE QE EDHE ZOTI KRYEMINISTER TE MARRI NENSHTETESINE SHQIPTARE.PERSHENDETJE MEROS.
Si gjithmone artikujt e Mero Bazes jane shume te forte dhe te terheqin me analizen e tyre te mprehte.Aleanca kuq e zi eshte shume e forte dhe perfaqson dhe mbron interesat e kombit.Nuk besoj se Kreshnik Spahiu dhe Bamir Topi do beje ndonjehere aleance me Sali Berishen dhe Jozefina Topallin. Nuk dua ti mbroj ata se une kam lindur e majte dhe e tille do te mbetem deri ne vdekje por nuk besoj se ata do te rrezikonin te humbnin reputacionin e tyre para popullit duke bashkepunuar me Saliun ashtu sic beri Ilir Meta qe per inatin e Edi Rames u shit tek Berisha.Ma merr mendja se me mire do pranonin te rrinin ne opozite ndaj Berishes se sa te benin koalicion me te.Publikimi i videos se Dritan Priftit per Ilir Meten mbetet enigme sepse ata tani kane bere pakt dhe kjo e ka shqetesuar Saliun sic thote Mero Baze ne artikullin e tij. Eh cfare nuk ndodh ne Shqiperi ne kurizin e ketij populli. Problemi eshte tek zgjedhjet e 2013. A do te kene siguri keto zgjedhje? A do te mbrohen nga kusari i vjedhjeve te tyre Sali Berisha? E vetmja zgjidhje qe i mbetet Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut eshte te beje koalicion me Edi Ramen per te miren e kombit. Nuk ka asgje te keqe, te gjitha partite nje qellim kane, intergrimin e Shqiperise ne Europe dhe ne lunften kunder nje bande qe ka zaptuar vendin dhe te gjitha institusionet. Nje gje me cudit me Kreshnik Spahiun dhe Bamir Topin se perse ata nuk nderhyne tek drejtesia kur ata kane bere gjithe ato gjyqe korrupsioni fallso duke denuar njerezit e thjeshte dhe duke mbrojtur mafiozet e pushtetit. I kuptoj qe nuk ju be vone per Kolegjin Zgjedhor per vjedhjen e zgjedhjeve te 2009 dhe te Tiranes ne 2011 e bene nga inati sepse Edi Rama ra dakord me Saliun ne heqjen e kompetencave te Presidentit por nuk i kuptoj sepse ata nuk nderhyne tek gjyqi qesharak kunder Ilir Metes dhe me vone ne denimin e vrasjeve te 21 Janarit por flisnin ne menyre te pergjitheshme. O vella fol troc kishte te drejte Sali Berisha qe i vrau njerezit me 21 Janar 2011? Pse nuk folen as Bamir Topi dhe as Kreshnik Spahiu? Nuk i kam degjuar te flasin me force per kete problem se i prishej qefi Sali Berishes. Sot beri doreheqje Kreshnik Spahiu dhe sigurisht kjo eshte dhe deshira e Berishes qe po i eleminon te gjithe kundershtaret e vet, njeri jep doreheqjen, tjetri iken ne Amerike e keshtu me radhe. Pergjigjen duhet t’ja u japim te gjitheve ne 2013 duke votuar per ata qe e meritojne dhe duke u distancuar nga hajdutet dhe te korruptuarit.
“nuk besoj se ata do te rrezikonin te humbnin reputacionin e tyre para popullit duke bashkepunuar me Saliun”
çmund të më thuash për:
imamin,cekën,pollon,nanon??
kështu moj zëmër!
“Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut eshte te beje koalicion me Edi Ramen per te miren e kombit”
të kujt kombi? të twitwerit?
edi rama të vetmin komb që njeh janë banorët e twitwerit!
nuk njeh minatorët e kromit!as naftëtarët e pushuar nga puna!
“te gjitha partite nje qellim kane, intergrimin e Shqiperise ne Europe”
moj zonjë,partitë duhet të kenë një qëllim!
PËRPARIMIN E VËNDIT!ngritjen ekonomike dhe sovranitetin ekonomik dhe politik të vëndit!pastaj vijnë të tjerat!
zonjë mediet janë fuqi e madhe në rastin tuaj ato janë përdorur keq ju kanë dhënë iluzionin se VETËM INTEGRIMI NË BE ËSHTË RRUGA E SHQIPËRISË!
jo moj zonjë dritë shkurtër,nuk është e vërtetë!hapi sytë këto ditë jo shumë larg teje një vënd antar i BEsë po shkon në katastrofë!nqs ky fakt, nuk të mëson diçka!atëherë nuk ja vlen të diskutosh me ty!
aleanca KUQ e ZI e ka thene qarte asnje politikan ne aleancen tone po te duan te ndajne qellimet tona si aleate por jo pjestar kjo tregon qarte se jane ata qe do behen satelite per ak dhe jo e kunderta pra si intereson asnje krah politik se koha e tyre mbaroi me lindjen e ak-se kush eshte kunder ak-se don te thote se ka interese ne politike pak rendesi se kujt parti i perket
Te nderuar miq!
Me lejoni qe tju drejtohem keshtu ne menyre qe komentet e mia te jene reflektim sjelles per ceshtjet qe dua tju shkruaj.
Une kam pershtypjen ose me sakte deshiren qe te gjithe Ju qe nagazhoheni ketu jeni Shqiptare!
dhe thene kete, mendoj qe do ishte shume me e denje qe cdonjeri nga ju te largohej nga vleresimet lokaliste
Veri-Jug nuk eshte ceshtje sikunder dikush permendi, por ama ka shume qe duan qe nje gje e tille te kthehet ne ceshtje gje qe per mendimin tim nuk do ishte ne asnje rast me vlere e fatsjellese per Shqiperine
Verior kane dhene jete e gjak per keto troje ashtu si shume e shume burra e gra nga Jugu! Veriu ka nxjerre ne keto mijeravjet histori Burra Shteti, Artist, letrare, piktor, muzikant, Sportist ashtu sic edhe Jugu i Shqiperise ndaj kam kurrajon tju kujtoj qe diversiteti eshte i njejte si ne formen gjeografike edhe ne ate demografike
Ne Jug ka Jugore te ndryshem nga nj-tj, nje Tepelenas nuk eshte i njejte me nje Beratas sikunder nje Shkodrane me nje Pukjane ashtu sic ka shume te njejte per nga personalitetim, edukata dhe kultura ne Shkoder e Gjirokaster, Tepelen e Kukes, Librazhd e Dugagjin Lezhe e Himare. E rendesishme eshte qe ne ti bashkojme keto vlera ne te mire te familjeve tona e te nje Shqiperie qe prosperon!
Juni JU, Jemi ne qe duhet ta ndalim kete fryme dasie ketu brenda qe te mendojme sesi Shqiptaret (Shtet i rrethuar nga e njejta Kombesi eshte vetem Shqiperia)te jete mire ne te gjitha aspektet dhe ku qytetaret e ketij vendi te jene krenar qe jane Shqiptare!
Shqiperia ka nevoje per te gjithe ne dhe per kontributin e secilit!
Me respekt Nje Verior
Kenaqsi qe me ne fund pas shume kohesh qe i interesuar si cdo shqiptar qe i ka mbetur sado pak ndershmeri dhe dinjitet shoh ne komentin e Coel nje koment me drite dhe ngrohtesi vllazerore qe ne vitet e fundit fatkeqsisht eshte kthyer ne urrejtje te hapur apo te mbuluar,por mendoj qe persona si Coel duhet te ndihmojne ne qartesimin e opinionit publik nga zona qe ai perfaqson me mendimet e tij dhe njerez me shpirt dashamir dhe me inteligjence shembullore nuk ka pak ne veri te shqiperise. karta qe ka lene berishe ne pushtet ka qene thellimi i hendekut veri – jug qe duam sduam ne egziston por me ndihmen e sinqerte te njeri – tjetrit duhet minimizuar per te miren e Shqiperise dhe te jetes se femijve tane se ne komunitet pa urrejtje dhe kompakt vrapon me shpejte drejt prosperitetit personalisht kjo eshte deshira ime paersonale.Coel te pershendes dhe te uroj per kurajon dhe shkele te tabuve midis nesh.
ioni,
ndoshta kryesia eshte e bashkuar me Berishen,po kur jo baza:per shembull tek zogistet spahia eshte ne dore te berishes,po pos njerezet e vete nuk arrin te mbledhe rreth vetit asnje nga mbretnoret historike edhe u pa ne vorrimin e Mbretit se shume zogista as nuk kishin ardhur sespse nuk e duan ate!
Vetem gazeta tema dhe nje numer i konsiderueshem gazetaresh dhe intelektualesh si pellumb xhufi ,andrea stefani etj etjeetj..jane nje shprese per te menduar se atdhetarizmi eshte akoma gjalle ne kete shtet te vdekur klinikisht.Me kenaqesi shoh se dhe artikujt blind-shpues te mero bazes kane formuar nje “klub” komentuesish permanent qe me pjekuri dhe jashte tifozllikut partiak PD-PS japin mendimet ,idete dhe vizionet e tyre.Ne ditet e sotme vetem nje gje eshte teper shqetesuese dhe brengosese:
Dipllomacia amerikane ka vendosur qe kriminelin berishe do ta mbaje ne pushtet dhe mbas vitit 2013.Koha do tregoje..
Per sa kohe gjykatat jane prone e Berishes s ka vend per shqetesim….
Vidh e ligjero vjedhjen.Fuksionon gjithmone ,ose te pakten per aq kohe sa Arvizu tia beje “Amin”.”Jemi te habitur me vendimin e gjykates po s kemi c bejme”
Nje pyetje idiote :Nese gjykata vendos te pushkatoje Sali Berishen,do thote Arvizu “Jemi te habitur me vendimin po s kemi c te bejme”?
Sot, zyrtarisht, (zarfi me porosi), Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dorëzuan Sali Berishën në duart e popullit. Të dy organizmat e njohur ndryshe si Trojka, u distancuan përfundimisht nga kryeministri shqiptar, i cili duke përdorur gjykatat dhe kërcënime me “varje në palmë”, apo paditë penale të Alibeajt, po përpiqet të hedhë lumin. Sot të gjithë shqiptarët morën një lajm shumë të rëndësishëm, që efektin pritet ta japë brenda muajit shkurt.
Ditët e Berishës janë shkurtuar aq shumë në pushtet, sa nuk mund të mbijetojë më shumë se një muaj. Një mocion mosbesimi në parlament, me këtë mazhorancë të copëtuar, me Ilir Metën e intimiduar publikisht nga BE-SHBA dhe me numrat në rënie në pragdalje të partive të Bamir Topit e Kreshnik Spahiut, do të ishte testi më i mirë. Dhe sa të shkojë deri tek presidenti, ndërkombëtarët kanë menduar se kjo do të ishte zgjidhja perfekte. Ndryshe nuk kemi si t’i kuptojmë deklaratat radhazi të Kukan-Svoboda në emër të BE dhe PE. Nuk kemi si të kuptojmë as letrën e ambasadorit Alexandër Arvizu, në emër të SHBA-ve drejtuar familjes së protestuesit të vrarë më 21 janar, Aleks Nika. Një Trojkë në një zë, në union.
Kukan dhe Svoboda cilësuan pas një viti vrasjet e 21 Janarit të paimagjinueshme. Kushedi si janë ndjerë kur kanë mësuar zyrtarisht dhe shkencërisht se kryegardisti ka vrarë me vetëdije të plotë Faik Myrtaj. Po kur kanë dëgjuar për Berishën që vërtitej me Kallash në dorë nëpër kryeministri e jepte urdhra me kërcënime. Po kur kanë parë se historitë me puç çadra pistoletë e thika me helm dolën fluska sapuni. Po kur u konkludua sekryeministri atakon prokurorinë duke i penguar arrestimet për të dytën herë. A mund të shkojë deri në këtë ekstrem BE dhe të mbështesë një njeri kaq diletant dhe kriminal?!. Shumë edhe kaq, pasi përgjegjësia gjithsesi për këto dy vjet i mbetet “Krokodilit” të BE-së. Po kështu ambasadori Arvizu, që nga “burrë shteti” e ka kthyer Berishën në përgjegjësin kryesor të kësaj situate të krijuar dhe si të dyshuarin e 21 Janarit.
Sot Trojka na e dorëzoi Sali Berishën zyrtarisht. Të shohim se sa do durojë kryeministri përballë urrejtjes popullore. Për më tepër kur prej disa ditësh ka larguar nga Shqipëria edhe familjen e tij
Te gjitha jane te dores se dyte.Shqiperia ka vetem nje problem sesi mund te largoje Berishen nga drejtimi i vendit.Nuk eshte problem e majta apo e djathta por nje person Berisha.Qendron ceshtja pak a shume si me autoritaristet e tjere ne bote, ku diskutohet jo ceshtja e kraheve politike por e udheheqesve autoritare.
Nje e djathte apo PD pa Berishen edhe patjeter krejt ndryshe nga kjo PD e sotme.A mund te arrihet kjo? Kjo eshte e gjithe ceshtja shqiptare e kohes?
malesori ,komentove ne favor te coel por padashje e kundershtove kur the “hendeku veri-jug duam sduam ne egziston”.Me teper se me kete jam dakord me coel qe pak a shume thote qe cdo krahine ndryshon nga krahina ngjitur me te por qe te gjithe kemi kontribuar per kete Shqiperi ne nje menyre apo ne nje tjeter e vetem qeveria aktuale e ketu jam dakord me ty kerkon te krijoje ferkime ne menyre qe te zbatoje thenien e vjeter “perca e sundo”!
g
Gabimi yne i vazhdueshem eshte qe nje jete jemi shume sensibel se cthone te huajt aq sa nuk na ben me pershtypje kur ata vendosin se c’politike behet ne ahqiperi!Ka ardhur koha te arsyetojme te gjithe qe kjo politike vetem ne favor te shqipetareve nuk eshte e te hapim syte mos te na trajtoje asnje qeveri si bageti .
Some truly wondrous work on behalf of the owner of this web site, perfectly outstanding articles.