Pas rëndimit të gjendjes në veri të vendit, Doktori nxori udhëzimin e parë për kontrollin mbi situatën. “Të udhëzohen me SMS shtabet lokale për çdo ndihmë. Secili shtab të veprojë sipas sms që u vjen nga Ministri Nishani”. Sms i shkoi për njoftim dhe Ministrit Nishani. Ky i fundit i kërkoi sekretares ta lidhte në telefon me Doktorin.
-Alo, Bujari ju dëgjon?
-Bujar, si të kam. Të kam nisë një sms. Duhet me komandu me sms krejt shtabet që udhëzimet të jenë të njëjta e të mos ketë konfuzion.
-E mora Doktor, po unë kam probleme shëndetësore dhe s’e përdor dot dorën që shkruaj sms.
-Ashtu, dakord, mirë, dakord, dakord, mirë, i baj vetë. Hajt mirupafshim.
Pas kësaj u mendua si t’ia bënte dhe i ra shkurt. Ç’më duhet mua si është gjendja në terren, tha. Po komandoj TV dhe ato shikon populli.
SMS e Berishës për TVSH:
Berisha- Kopanit: Lajmet e orës 8 i dua të gjitha me përpjekjet për hapjen e rrugëve.
Kopani: Si urdhëron
Berisha: Duhet të lajmëroni qytetarët të pastrojnë borën nga çatitë.
Kopani: Si urdhëron.
Berisha: Duhet të ketë lajme të gëzuara për gra shtatzana që i sjellim të lindin në Tiranë.
Kopani: Si urdhëron.
Berisha: Dhe një lajm që opozita po gëzohet që ka ra borë…
Kopani: E kena bë atë që në drekë.
SMS e Berishës për UTV:
Berishës- Çim Pekës: Sonte duhet të merresh me borën në Has dhe Kukës.
Peka: Me atë do merrem.
Berisha: Merr dikë nga qeveria, po jo Nishanin se është pa qejf.
Peka: S’ka problem, kam vëllain zëvendësministër.
Berisha: Lidhu dhe me dikë në Has si është gjendja.
Peka: S’ka problem se lidhem me vëllain tjetër që është në spital të Hasit drejtues.
Berisha: Po merrni dhe ndonjë banor që është mjekuar dhe është mirë.
Peka: S’ka problem se kemi nusen e xhajës ishte për vizitë tek vëllai në spital në Has dhe mori ca ilaçe.
Berisha: Shumë mirë. Atëherë tu them dhe atyre të Bashkisë të çojnë dhe njerëz të tjerë aty në spital.
Peka: S’ka problem, le të prezantohen tek vëllai t’i thonë jemi shokët e Çimit.
Berisha sms për TV Klanin:
Berisha- Sandrit: Duhet me ba lajme që njerëzit të pastrojnë çatitë.
Sandri: Po Doktor se më tha dhe Fevziu, ia kish thënë Batoni, në Kosovë i pastrojnë, këtu jo.
Berisha: Shumë mirë, lidhu me Batonin.
Sandri: Ja t’i them Fevziut Doktor.
Berisha: Zotëri, të thashë Batonit, jo atij tjetrit se s’du me ia zanë emrin në gojë.
Sandri: Po akoma i mban mëri Doktor, iku ajo tani, u bë çfarë u bë.
Berisha: Dakord, mirë, le të bajë emision për çatijat dhe borën. Ndryshe s’ka të ftuar.
Sandri: Mirë Doktor, po s’na vijnë ministrat, thonë është zënë Fevziu me Doktorin.
Berisha: Tani ministrat s’kanë faj me atë që kanë parë. Reflektoni dhe vinë prapë.
Sandri: Mirë Doktor, ja do bëjmë një shënim që gjithë shqiptarët fërkojnë duart nga të ftohti, Edi Rama fërkon duart nga gëzimi.
Berisha- SMS News 24:
Berisha- Lul Bashës: I thuaj Irfanit të merren pak me situatën në veri dhe suksesin e qeverisë.
Basha: Ke ndonjë shqetësim konkret?
Berisha: Thuaj të lidhet me Sandrin dhe të marrë pamjet.
Basha: Doktor, më kollaj Irfani paguan një helikopter dhe çon ndihma në veri se sa të marrë pamjet nga Sandri
Berisha: Ashtu, epo mirë. Thuaj Irfanit të më sjell ca pamje për Sandrin.
Pasi i shpërndau gjithë udhëzimet, Doktori hapi TV dhe pulti e çoi tek Top Channel. Lajmi i parë ishte i tmerrshëm. Bora katër metra në Nikaj- Mërtur dhe një zë që thërriste për ndihmë se qeveria nuk ishte askund.
I xhindosur mori telefonin dhe kërkoi Bujar Nishanin.
-Përgjoni pak telefonin e atij zotërisë që flet nga Nikaj- Mërturi, gjejeni kush është dhe i thoni të shikojë TVSH dhe të qetësohet se qeveria po punon.
-Si urdhëron, Bujari ju dëgjon, i tha Nishani.
Hahaaha ! Sa komike aq tragjike ! Sa skandaloze aq reale ! Mero, je mjeshter, je artist !
cfare krimi mjere kush drejton vendin tone ..
poshte ky fashizem i vendosur nga sali berisha ..
nje urim kam per sali berishen ..mos te gjet gjalle kjo pranvere qe po vjen
Rrnoft e kjoft ky krymnistri yn se na ka shptue me kshillat qi na ka dhan.
Do t’kishim cof t’tan sikur mos na kish tregue ai me i pastru çatit prej bore.
Si nuk e paskena dit ktë gja na malcort bre por u dashka menia e ndritur e tij për t’na e msue?
Ja pra ça krymnistri kena na, tan bota nuk e ka.
pasi i mbaron te gjitha punet mer ne telefon Edi Ramen:
Berisha: he si tu duken lajmet sot? (ne televizionet e sales)
Rama: jo keq, po ty lajmet e mia? (ne televizionet e edit)
Berisha: mire po e teprove icik.
Rama: nuk ka problem ky popull NUK MER VESH
Berisha: nga do te dalim per te ngrene darken?
Rama: kismet flasim, se akoma nuk kemi mbaruar me kete popull.
DHE HISTORIA VAZHDON……….
Gjeta mbasi can boren me gjoks, takohet me gjelen qe kish ba nji tunel.
Oj ti burrnesh, kah je tuj shkue ori sokolesha e prendit
Po shkoj me gjet prendin se mka hup
Po ku do me e gjet moj burrnesh, a se sheh tan kta bor qe ka ra.
Jo mor Gjet trimi, ka shku me morr nihma, se ka pa mtelevizor Saliun qi ka than, shkoni nkomun merrni nihma se smunema me ja u sjell ke shpeja.
Eu oj burrnesh, a per nji me a,
Po mor Gjet trimi, a si ke pa lajmet, o cu tan qeverria nkam.
Ej ty tnrit dilli oj burrnesh, po vi ne un me ty.
Po aj mor trim.
Kah duhet me ja majt oj burrnesh.
Po un or trim, dojsha me dal knej, por paskam ken keq, se paskam zhgjedh rrugen per ka shpeja jote or trim.
Po ti hajt moj burrnesh, hajt iher ka un dhe masnej ja msyjm kah komuna.
Jo o trim se po na vje marre, po thon gjinja se Gjela e ka korrit Prenen ndit t`hallit, po hajt shkojm iher ka komuna dhe masnej shofim e bajm.
Ta ndrojm rrugn oj burrnesh, tja majm ka kjo an.
Hajt pra or trim.
Mbas asaj kohe Gjeta me Gjelen su pan mo, kerkohet ndihma e qeverise qe me mjetet e tyne te posacme, ta bejn te mundur gjetjen e ktyre dy personave qe kan ik ndrejtim tpaditun.
Njekohesisht Prendi ka ba nji denoncim npolici per tradhti bashkshortore.
Disa zana thon se ja kan msy ntiran, se ngaqe o kallabllik i madh, ska burr nane e polici me i gjet.
Dashni ne kohen e furtunes.
Gjithashtu tyneli qe hapi Gjela ne bore, do te ruhet si prove materiale dhe me e forta eshte se ai tynel do te inagurohet me rastin e zgjedhjeve ne vitin 2013, ftohet Gjela, qe ka kontribu ne hapjen e kti tyneli, te vi dhe te marri pjese ne prerjen e shiritit, qe shoku Sali Berisha qysh sot e ka fut ne protokollin e inagurimeve qeveritare.
Gjeles dhe Gjetes, do ti jepet nje medalje e vecante nga kryeminstri Berisha.
ore jam kurjoz se si mund te hartoni nje komedi se si i urdhonte edvin rama me sms kriminelet ne 21 janar se ku duhet te hishen molotovet ku duhet te goditen policet kur duhet te goditet me arme se po u rendobnin ne brek dhe po u vinte keq qe spo i nxirnin akoma ah dhe dcika tjterte do ishtre mire te dinim sa ishte lista e edvin rames per te vraret ne 21 janar se nje burim i imi brenda ps me thote se rama u merzit shum se ishin vetem 4 por kishte ne planm qe te ishin 10 te vdekur gjithashtu do te isha shum kurjoz se cfar sms dergonte mero ate dite kok palarve qe kishte nxjer ne shesh ai qe ja kishte ber dhurat edvin rames si shenj besnikerie ndaj tij
ketij çim pekes ,top alli ,i thotë qim peka.
sepse ky Qimi sa here e shoh (ulur) ose degjoj emrin, rrufeshem me vjen ne mendje Lek Plepi. Si thu ti Ramy?
Mos ia futni pordhës, atij i thonë ÇIM PORDHA.
ahahah do jete dyfish me nerva me Fevzon se shkoi dhe te 2XL fevzo! cqe ajo cudi mo antena?